E Premte, 9 Gusht 2013
Bija ime, çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për t'i inkurajuar të gjithë shpirtrat, përfshi ata që janë më të afërt me Zemrën e Birit tim, për ta refuzuar dhe mohuar Ardhjen e Tij të Dytë.
Ashtu si shpirti djallëzor luftonte kundër meje, Nënës së Hyjit, në kohën që çonte drejt lindjes së Jezusit, i njëjti kundërshtim do të dëshmohet kur Ardhja e Tij e Dytë të afrohet.
Shumë njerëz janë të verbuar ndaj Premtimit të bërë nga Biri im, kur Ai tha se Ai do të vinte përsëri. Shumë, që nuk e pranojnë se Ardhja e Tij e Dytë do të ndodhi së shpejti, janë të papregatitur sepse ata nuk mund ta pranojnë që ajo do të ndodhi gjatë jetës së tyre. Por, në ditët menjëherë pas vdekjes së Birit tim në Kryq, apostujt e Tij menduan se ata do të dëshmonin Ardhjen e Tij të Dytë.
Ky besim ishte përhapur gjithashtu edhe në mëndjet e të Krishterëve me qindra vite më vonë. Por kjo nuk është e njëjta sot. Disa besojnë se Ardhja e Dytë i referohet një pjese të vjetër të Shkrimit të Shenjtë dhe ajo është një ngjarje që i përket të ardhmes. Ata nuk besojnë se Ardhja e Dytë ka ndonjë kuptim për ata në botën e sotme moderne. Gjithçka në botë sot është e bazuar në materializm, inteligjencën moderne njerëzore dhe mrekullitë e mëdha që janë si rrjedhojë e zhvillimeve në shkencë.
Fëmijë, ju duhet të pregatiteni. Ju nuk duhet të frikësoheni. Është për arsyen e dashurisë së madhe të Birit tim për ju që Ai vjen përsëri së shpejti për t’ju sjellë një paqe të madhe, një liri të madhe nga trishtimi dhe dëshpërimi – që shkaktohen si rezultat direkt i mëkatit në botë.
Ardhja e Dytë e Krishtit është çfarë i nevojitet njerëzimit për të mbijetuar. Nëse Jezusi nuk do të vinte shpejt, ashtu si është parathënë, atëherë bota do të shkatërrohej dhe njeriu do të braktisej. Kjo Dhuratë do t’ju sjelli juve një jetë të re, një fillim të ri të mrekullueshëm dhe të lavdishëm në Parajsën e Re. Ajo do të jetë ripërtëritja më e madhe e Tokës dhe bashkë me atë do të vij Jeta e Përjetshme. Cili njeri mund ta refuzonte këtë ekzistencë të re të përkryer? Askush, nëse do t’i jepej njohuria e plotë e kësaj Epoke të Re të Paqes, ku Parajsa do të rivendoset, nuk do t’i kthente shpinën. As edhe një mëkatar i vetëm nuk do të donte të përjashtohej, por për fat të keq mëndjet e shumë njerëzve do të verbohen ndaj të Vërtetës. Në të kundërt, ata do të besojnë se paqja do të jetë e tyre kur të gëlltisin gënjeshtrat, që së shpejti do t’ju tregohen atyre, në besimin e gabuar se ato vijnë nga Hyji.
Lutuni, lutuni, fëmijë, që ju të bekoheni me Dhuratën e dijes, të dhënë atyre që janë të denjë të mbushen me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Vetëm ata që e pranojnë Dorën e Mëshirës, prej Dorës së Hyjit, do të çohen në jetën e përjetshme.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/09/mother-of-salvation-what-man-could-ever-reject-this-new-perfect-existence/