Bija Ime e dashur, ty do të dërgohet udhëzim nga një drejtues shpirtëror, së shpejti. Por mbaje mend se shumë nga ndjekësit e Mi janë të thirrur nga Unë, por jo të gjithë pranojnë. Unë nuk mund të ndërhyj, siç e di, me vullnetin e lirë, një Dhuratë për njerëzimin. Nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme tani të vazhdosh me këtë Punë urgjente me qëllim që fëmijët e Mi të dëgjojnë dhe të shpëtohen.
Shenjat
Mos u gaboni, ndryshimi po ndodh dhe së shpejti do të ketë aq shumë shenja sa do të ketë fare pak njerëz në këtë Tokë që nuk do të arrijnë t’i vënë re. Shenjat për të cilat flas, janë ato, që po jepen me anë të vizionarëve të Mi përmes shfaqjeve të Nënës Sime të Bekuar të dashur në Evropë. Shumë njerëz që i hapin mendjet e tyre dhe i çlirojnë shpirtrat e tyre të mbërthyer do ta kuptojnë se ky komunikim vjen nga Qielli. Kur fëmijët e Mi të shikojnë shenjat e mrekullueshme, të cilat do të jenë të dukshme përmes diellit, ata atëherë do ta njohin të Vërtetën.
Shpërfille përbuzjen, talljen dhe urrejtjen që do të tregohet kur njerëzit të lexojnë përmbajtjen e këtij dorëshkrimi. E njëjta gjë u ndodhi edhe Apostujve të Mi, të cilët, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë e kryen Punën e tyre. Edhe ty, bija Ime, të është dhënë kjo Dhuratë. Kurrë mos e refuzo apo ta vësh atë në dyshim. Ajo është e vërtetë dhe ti tani e di këtë. Dyshimet e tua, më në fund, filluan të zbehen.
Unë, ashtu si të kam thënë, do të të dërgoj ndihmë. Prova e këtij premtimi tani po fillon të zbulohet. Unë gjithashtu do të jap ty informacione për ngjarje të ardhshme, të cilat ti duhet t’ia tregosh të gjithëve përfshirë edhe jobesimtarëve. Çfarë rëndësie ka nëse ata nuk do të besojnë në fillim, sepse kur ngjarjet të shpalosen, ata nuk do të kenë asnjë zgjedhje përveçse ta njohin të Vërtetën?
Plani për të orkestruar një luftë
Ekziston një plan mizor i zbatuar nga fuqitë botërore për të orkestruar një luftë – me qëllimin për të pakësuar popullsinë botërore. Lutuni, lutuni, tani, për të ndihmuar në dobësimin e nivelit të dëmit që këta njerëz të ligj duan të shkaktojnë në Tokë. Aleanca e tyre e pamend ndaj mashtruesit, do të thotë se përmes fuqive satanike që ata marrin nën ndikimin e tij, ata janë të vendosur për ta kryer këtë detyrë me çdo kusht.
Plane për të rrëzuar Papa Benediktin
Ka gjithashtu në zbatim plane për të marrë nën kontroll kisha dhe besime të ndryshme përfshirë Vatikanin. Papa Im, Benedikti Im i dashur, është i rrethuar nga ata që komplotojnë rrëzimin e tij. Lider të tjerë të botës, të pavetëdijshëm për forcat e nëndheshme të fshehura brenda radhëve të tyre, do të jenë gjithashtu në shënjestër, me qëllimin për t’i rrëzuar ata.
Fëmijët e Mi, zgjohuni dhe luftoni. Kjo është një luftë shumë reale e pakrahasueshme me ndonjë luftë të dëshmuar mbi Tokë. Ajo është një luftë ndaj jush, secilit dhe çdonjërit prej fëmijëve të Mi. Ju jeni shënjestra. Problemi është se ju nuk mund ta shihni armikun. Si frikacakë në zemër, ata nuk e kanë guximin për ta treguar veten.
Takimet Sekrete
Të vet-obsesionuar, ata takohen fshehurazi brenda komunitetit tuaj dhe janë të shpërndarë në çdo fushë të jetës. Ju do t’i gjeni ata jo vetëm në korridoret e qeverive tuaja por edhe në sistemet tuaja gjyqësore, në forcat e policisë, në komunitetet e biznesit, në sistemet arsimore dhe në ushtri.
Kurrë mos i lejoni këta njerëz t’ju diktojnë se si të luteni. Shikoni se si ata do të përpiqen ta kontrollojnë jetën tuaj, dhe filloni të përgatiteni tani për çfarë shtrihet përpara.
Paralajmërimi mbi Vaksinimet Globale
Para së gjithash, lutuni në grupe. Lutuni për këta njerëz që janë mbështetës të flaktë të Satanit. Lutja do të ndihmojë në shmangien e disa prej këtyre katastrofave. Mbajini sytë hapur për ligësitë që ata do të përpiqen të shkaktojnë përmes vaksinimit. Mos ia kini besën asnjë iniciative të papritur globale për vaksinim, e cila mund të duket me qëllim të mirë. Bëni kujdes. Vend për vend, këto grupe po komplotojnë të kontrollojnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur.
Mos kini frikë, sepse Unë do t’i mbroj ndjekësit e Mi që më luten Mua. Lutuni gjithashtu edhe për ata shpirtra guximtarë mes jush që kanë vendosur ta përhapin të Vërtetën. Shumë nga këta njerëz po përqeshen, por ata po flasin, për pjesën më të madhe, të Vërtetën.
Grumbulloni ushqime
Mos u mbështetni në furnizuesit e ushqimit. Përgatituni tani për të ardhmen. Filloni të mblidhni ushqim dhe të mbillni ushqimin tuaj. Mbani ushqime rezervë sikur të vinte një luftë. Ata që e bëjnë do të jenë në rregull. Lutja dhe përkushtimi do ta forcojnë shpirtin tuaj dhe do t’ju shpëtojnë nga udhët e liga të këtyre njerëzve. Kurrë mos i lejoni ata t’ju kontrollojnë mendjen apo besimet tuaja përmes insistimit të tyre për të futur ligje të krijuara për të shkatërruar familjet. Ata do të përpiqen të ndajnë familjet duke e inkurajuar ndarjen, përfshirë inkurajimin e divorcit, lirisë seksuale dhe fetare.
Vrasje e Liderëve të Botës
Ata do të nxisin urrejtjen ndërmjet kombeve, do të eliminojnë lider të botës përmes vrasjes dhe do të kapin lirinë e njerëzve duke i detyruar ata të mbështeten në diktaturën e tyre.
Zemërimi i Hyjit do të shihet së shpejti, pasi Ai nuk do ta tolerojë ligësinë e tyre për shumë gjatë, me përjashtim që këta njerëz, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin organizatat e tyre me frymëzim satanik, t’ia kthejnë shpinën kësaj mizorie të ligë. Lutuni për ta.
Bëni kujdes për cilët njerëz ju votoni në vendet tuaja. Vëreni se si ata ju paraqiten prej fjalëve që ata flasin. Dëgjojini ata që po përpiqen t’ju paralajmërojnë ju. Unë ju bëj thirrje që të luteni për ata që nuk e bëjnë, me qëllim që ata të kthehen, që edhe ata gjithashtu të mund të shpëtojnë.
Këto ngjarje, për të cilat Unë po flas, do të fillojnë të ndodhin së shpejti. Qëndroni të bashkuar fort, mbajini rezervat tuaja ushqimore gati, kërkoni të mbillni zarzavatet tuaja dhe gjëra të tjera për të mbijetuar. Kjo është një luftë kundër jush, por nuk do të duket si e tillë. Vetëm qëndroni vigjilentë.
Kishat do të ndalohen
Ata prej jush që do ta marrin guximin për t’u kthyer tek kisha juaj, kurrë të mos kini frikë të luteni apo ta tregoni hapur besimin tuaj. Për ata nga ju që e marrin të mirëqenë Kishën Time, mos e bëni. Sepse vetëm kur kjo Dhuratë, që e përfaqëson besimin tuaj haptas, t’ju merret tutje, atëherë e Vërteta do të zbardhet më në fund për ju. Dhe kjo do t’ju irritojë.
Bija Ime, thuaji njerëzve të Mi të mos bien në panik. Ata, ndjekësit e Mi, do të shpëtohen dhe do të ngrihen me Mua brenda reve për të pritur Parajsën Time të Re mbi Tokë. Ata do ta shijojnë Parajsën Time të Re dhe do të ribashkohen me familjet e tyre të ndjera në këtë jetë të re të përjetshme. Ata duhet të qëndrojnë të fortë, të luten dhe të tregojnë dashuri për njëri tjetrin. Lutuni, lutuni, lutuni sidomos për ata shpirtra të humbur, të mashtruar të cilët nuk e kanë idenë se çfarë do të thonë veprimet e tyre për të ardhmen e tyre në jetën tjetër.
Ata me shpirt të vakët
Lutuni gjithashtu edhe për fëmijët e Mi të tjerë, ata me shpirtra të vakur. Ata duhet të kthehen tek Unë dhe shpejt. Fëmijë, për dashurinë e njëri-tjetrit, mos hezitoni t’i paralajmëroni këta njerëz për të Vërtetën. Tregojuni atyre, përmes shembullit, rëndësinë e lutjes, me qëllim që edhe ata të mos humbasin.
Qëndroni të fortë. Kurrë mos iu dorëzoni ushtrisë së mashtruesit. Kurrë. Qëndroni për çfarë ju besoni.
Mbrojeni familjen tuaj, tani. Kthehuni tek Unë. Lusni Mëshirën Time Hyjnore për çdo ditë.
Për të Krishterët kudo, lusni Rruzaren. Lejoni që Nëna Ime t’ju sjellë përsëri tek Unë përmes ndërhyrjes së saj.
Fëmijët e Mi, Unë ju thërras të gjithëve dhe kam nevojë për ndjekësit e Mi, tani, që të mblidhen në fuqi me Mua kundër kësaj ligësie.
Fëmijët e Mi, Unë ju thërras të gjithëve dhe kam nevojë për ndjekësit e Mi, tani, që të mblidhen në fuqi me Mua kundër kësaj ligësie.
Lutja është përgjigja.
Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/26/global-plan-to-deplete-world-population-and-overthrow-world-leaders/
Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/26/global-plan-to-deplete-world-population-and-overthrow-world-leaders/