Unë do t’ju pajis ju, ushtria Ime, me lutjet që ju nevojiten për t’u recituar për të shpëtuar shpirtrat.
Këto grupe lutjesh do të zgjerohen dhe brenda radhëve të saj do të ngrihet një ushtri e vërtetë me ndjekës të devotshëm për të shpalosur të Vërtetën e Premtimit Tim Hyjnor të Shpëtimit për të gjithë.
Këto grupe do të formojnë ushtrinë sipas udhëzimeve të Atit Tim të dashur, e cila do të trajtoj errësirën e keqe e shkaktuar nga Satani, besimtarët dhe ndjekësit e tij.
Këto lutje janë shkruajtur në Qiell dhe premtojnë Hire të jashtëzakonshme.
Ato kanë vetëm një qëllim dhe ai është që të shpëtoj shpirtrat e gjithsecilit; të çdo fëmije; të çdo besimi, të çdo seksi; të çdo grupi fetar dhe ateistëve. Kjo është dëshira Ime më e madhe.
Ju, dishepujt e Mi, jeni nën drejtimin Tim. Hiret që Unë hedh mbi ju po japin tashmë fryt. Së shpejti forca që Unë ju jap, përmes Hireve të Fushatës së Lutjeve, do të tërheqi mijra shpirtra të rinj.
Si mund të mendoni ju, një grup i vogël lutjesh mund të arrij kthime të tilla? Përgjigja është e thjeshtë.
Do të jetë për arsyen se ju jeni të mbrojtur nga Ati Im, dhe udhëzoheni direkt nga Unë, që ju do të keni sukses. Ju nuk mund të dështoni.
(Mesazhi i 10 Gushtit 2011)
Durimi, lutja ditore në heshtje, formimi i grupeve të lutjes, recitimi ditor i Kurorzës së Mëshirës Hyjnore, argjërimi dhe kombinimi i Rozares së Shenjtë ndaj Nënës Sime të Dashur, veprojnë si formula e përkryer për shpëtimin e shpirtrave.
Grupet e Lutjes
Të paktën dy njerëz duhet të mblidhen. Me kalimin e kohës ndoshta shumë do të bashkohen në këtë Mision për të shpëtuar të gjithë shpirtrat. Kjo mund të bëhet nëpër shtëpi apo në vënde publike ku jeni të lejuar të mblidheni. Nëse është e mundur kjo mbledhje të bëhet në shtëpitë e adhurimit. Njerëzit duhet të takohen sa më shpesh të jetë e mundur.
Madje edhe nëse ju duhet të filloni me një apo dy ditë në javë dhe të keni njerëz të ndryshëm që vijnë çdo ditë, nëse jeni në gjëndje të takoheni çdo ditë i cili është edhe qëllimi, kjo të paktën do t’ju bëj të filloni. Nëse grupi juaj është mjaft i madh ju mund të keni një drejtues dhe një organizator vullnetar ose njerëz të ndryshëm mund të ndajnë përgjegjësitë apo bëni program dhe ndajeni këtë përgjegjësi. Ndoshta ju mund të lëvizni nga shtëpia në shtëpi.
Është e rekomanduar që të filloni me lutje.
Të paktën një Mister i Rozares Më të Shenjtë të Zonjës së Bekuar të thuhet ngadalë dhe me shpirt duke i kushtuar vëmëndje asaj që ju thoni, dhe të kuptuarit e asaj që thoni dhe se kujt i flisni të dyja këto janë të rekomanduara në Rozaren dhe në Fushatën e Lutjeve dhe në Kurorëzën e Mëshirës Hyjore. Përveç kësaj të gjitha Lutjet e Litanisë dhe Fushata e Lutjeve 1, 30, 33 102 duhet të thuhen përditë.
Mbajeni mënd se Zonja e Bekuar ka premtuar të vendosi një rreth mbrojtës rreth atyre që luten tre Mistere të Rozares së saj Më Të Shenjtë përditë. Zonja e Bekuar i ka kërkuar njerëzve të të gjitha besimeve ta thonë Rozaren e saj.
Si të luteni me Rozaren do të thuhet më poshtë.
Mesazhet e fundit, që janë dhënë që nga takimi i fundit, duhet të lexohen ngadalë dhe me respekt. Askush nuk duhet t’i interpretoj Mesazhet sepse Jezusi tashmë ka thënë se madje as Maria e Mëshirës Hyjnore nuk është e kualifikuar t’i interpretoj ato. Një interpretim i gabuar mund t’i largoj shpirtrat dhe qëllimi i këtij Misioni është që të arrij tek të gjithë shpirtrat e të gjitha besimeve apo tek ata pa besim. Askush nuk është i përjashtuar. Do të jetë e dobishme që kopjot e Mesazheve që ju lexuat të mund të shpërndahen për ata që nuk kanë kompjuter.
Është e rekomanduar që e gjithë Fushata e Lutjeve dhe Litanitë të thuhen duke ju dhënë kohë të mjaftueshme kur kërkohet që njerëzit të thonë qëllimet e tyre personale. Është më mirë për njerëzit t’i thonë qëllimet e tyre në heshtje. Ndoshta njerëzit mund ta ulin dhe ta ngrenë kokën kur kanë mbaruar me qëllim që ju të vazhdoni pa ndërprerë njeri. Dijeni se disa njerëz kanë familje të madhe dhe shumë qëllime dhe është e rëndësishme që të gjitha këto të përfshihen. Në Litaninë e Dytë është e rekomanduar që shpirtrat në errësirë të plotë dhe ata që do të vdesin në këtë ditë të përfshihen me qëllimet tuaja të tjera.
Nëse grupi bëhet mjaft i madh ndoshta një drejtues mund të qëndroj në krye të grupit dhe kështu ata do ta dinë kur njerëzit i kanë përfunduar qëllimet e tyre dhe kështu lutjet mund të vazhdojnë.
Pastaj recitimi i Kurorëzës së Mëshirës Hyjnore e thënë me shpirt e ndjekur nga lutja e veçantë e dhënë nga Zoti Ynë e cila do të tregohet më poshtë. Kurorëza mund edhe të këndohet. Pjesa tjetër e Mistereve të Rozares mund të thuhet gjithashtu nëse koha e lejon që grupi ta bëj këtë së bashku. Nëse jo të gjithë nuk munden të qëndrojnë për Misteret e fundit është e rekomanduar që ata që janë në gjëndje të qëndrojnë t’i bëjnë lutjet e tyre.
Mbajeni mënd se ka një fuqi të madhe kur luteni së bashku si një Grup i Fushatës së Lutjeve.
Diskutimet e Mesazheve duhet të kufizohen në pjesët direkte dhe të sakta nga mesazhet origjinale. Është shumë e rekomanduar që të gjithë të luten për dije në lidhje me Mesazhet për shkak të rrezikut të madh të keq-interpretimit të Mesazheve. Është e rekomanduar se nëse keni vështirësi të kuptoni një Mesazh të veçantë atëherë ju lutuni për atë.
Nëse grupi bëhet mjaft i madh ju mund ta bëni me radhë recitimin e Rozares nga një anë e kishës tek tjetra.
Është shumë e rëndësishme të mos nxitoni. Këto Grupe Lutjesh do të bëjnë punë të madhe sepse ato janë pjesë e ushtrisë së Zotit në këtë betejë për shpirtrat. Lutja është arma. Ju lutem ta mbani në mëndje se sa më e mirë lutja aq më e mirë arma.
Ndërsa Zoti Ynë ka kërkuar që ne ta bëjmë lutjen e Kurorëzës së Mëshirës Hyjnore në orën 3:00 (mbasdite), Ai gjithashtu kërkoi që ne ta themi atë shumë herë në ditë.
Në 1933, Zoti i dha Motër Faustinës një vizion të mbrekullueshëm të Mëshirës së Tij.
Misteret e Rruzares
Misteret e Gëzimit
- Lajmërimi – Maria Mëson se ajo është zgjedhur të bëhet Nëna e Jezusit.
- Vizita - Maria viziton Elizabetën, e cila i thotë asaj se ajo gjithmonë do të kujtohet.
- Lindja – Jezusi lind në një ahur në Betlehem.
- Kushtimi në Tempull – Maria dhe Jozefi e morrën foshnjën Jezus në Tempull dhe ja kushtuan Zotit.
- Gjetja e Jezusit në Tempull – Jezusi gjendet në Tempull duke diskutuar për fenë e tij me mësuesit.
- Pagëzimi i Jezusit në Lumin Jordan – Zoti shpalli se Jezusi është Biri I Tij i dashur.
- Martesa në Kana – me kërkesën e Maries, Jezusi kryen mbrekullinë e Tij të parë.
- Shpallja e Mbretërisë së Zotit – Jezusi i bën thirrje të gjithëve të kthehen dhe t’i shërbejnë Mbretërisë së Zotit.
- Shndërrimi i Jezusit – Jezusi ju shfaqet në lavdi Piterit, James dhe Gjonit.
- Themelimi i Eukaristisë – Jezusi ofron Trupin dhe Gjakun e Tij në Darkën e Fundit.
- Agonia në Kopësht – Jezusi lutet në Kopshtin e Getsemanit natën para se të vdesë.
- Goditja me kamzhik në Shtyllë – Jezusi fshikullohet me kamzhik.
- Kurorëzimi me Gjëmba - Jezusin e tallin dhe e kurorëzojnë me gjëmba.
- Mbajtja e Kryqit – Jezusi e mban Kryqin që do të përdoret për ta kryqëzuar Atë.
- Kryqëzimi - Jezusi gozhdohet në kryq dhe vdes.
- Ringjallja – Hyji Atë e ngriti Jezusin nga vdekja.
- Ngritja në Qiell – Jezusi kthehet tek Ati i Tij në Qiell.
- Ardhja e Shpirtit të Shenjtë – Shpirti I Shenjtë vjen për të sjellë jetën e re tek dishepujt.
- Ngritja në Qiell e Maries – Në fund të jetës së saj në tokë, Maria u çua me trup dhe me shpirt në qiell.
- Kurorëzimi i Maries – Maria është kurorëzuar Mbretëreshë e Qiellit dhe e Tokës.