E
Martë, 4 Tetor 2011, në 15:30
Bija
Ime fort e dashur, Epoka e Re do të bëhet një realitet, në të ardhmen e afërt. Epoka
e Paqes do të shijohet nga të gjithë ndjekësit e Mi. Ajo do të jetë një
periudhë e dashurisë, lumturisë dhe paqes. Nuk do të ketë asnjë sëmundje,
dhimbje, shqetësime financiare, sepse gjithçka që do t’ju duhet do ju sigurohet
nga Unë. Ju, fëmijët e Mi, nuk do të keni nevojë për asgjë, pasi Unë do ju
ushqej dhe do ju përqafoj në Parajsën Time të Re ashtu si një prind do ta
ushqente një foshnje. Kjo është për t’u mirëpritur. Është një qëllim për të
cilin ju të gjithë duhet të përpiqeni.
Nuk
ja vlen të prisni për t’u përgatitur për të hyrë në Parajsën Time të Re të
paqes. Sepse ju mund ta lini atë tepër vonë. Planifikoni sot, sepse ju nuk do
ta dini se kur kjo do të ndodhë. Në fakt ajo do të ndodhë kaq shpejt dhe
papritur saqë ju, ndjekësit e Mi, thjesht do ta gjeni veten atje sa hap e mbyll
sytë. Prandaj ju duhet të filloni që t’i përgatisni shpirtrat tuaj tani, sepse
vetëm shpirtrat e pastër mund të hyjnë.
Koha
është thelbësore. Kjo, fëmijët e Mi, është një nga thirrjet e fundit për ju për
t’i përmirësuar jetët tuaja përpara Paralajmërimit. Përgatituni çdo ditë dhe
besoni në Fjalën Time Hyjnore pasi ju tani po urdhëroheni për t’i ndjekur
thirrjet e Mia për shpëtimin e shpirtrave.
Epoka
e Paqes nuk është larg tani dhe Unë ju bëj thirrje që t’i përgatisni familjet
tuaja që ju të jeni të bashkuar në një në Mbretërinë Time të Re.
Shpëtimtari juaj
Hyjnor
Jezu Krishti