E
Premte, 7 Tetor 2011, në 21:45
Bija
Ime fort e dashur, arsyeja që Unë dërgoj kaq shumë Mesazhe tek Fëmijët e Mi
është për t’i ndihmuar ata që t’i përgatisin shpirtrat e tyre në një mënyrë, që
nuk ishte e mundur deri tani.
Shumë
nga fëmijët e Mi nuk e kanë lexuar Biblën e Shenjtë, as dhe nuk janë të
vetëdijshëm për të gjitha Mësimet e Mia.
Më
shumë kohë përdoret nga shërbëtorët e Mi të shenjtë duke u përqendruar mbi
pjesën e Mësimeve të Mia ku Unë ju kërkoj të gjithëve që ta doni fqinjin tuaj,
e cila është një gjë e mirë, por asnjë e folur nuk bëhet për pasojat që do të
përballte njerëzimi po ta refuzonin Atin.
Përse shërbëtorët e Mi të shenjtë e mohojnë ekzistencën e Ferrit dhe
përse ata i japin Purgatorit një pamje zbukuruese?
Fëmijëve
të Mi iu janë mësuar shumë gjëra të mira përmes kishave, të cilat e shpallin
Lavdinë e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm. Por për fat të keq, ekzistenca e
Purgatorit dhe Ferrit është nënvlerësuar deri aty sa fëmijët e Mi nuk tregojnë
interes për ekzistencën e tyre.
Fëmijët
e Mi po gënjehen gjithashtu rreth ekzistencës së të ligut. Madje shumë nga
shërbëtorët e Mi të shenjtë e mohojnë ekzistencën e tij. Oh sa të marrë janë
ata që besojnë se njeriu mund ta forcojë besimin e tij pa e ditur apo kuptuar
të vërtetën e fuqisë së të ligut.
Kjo
mungesë e drejtimit nga ana e shërbëtorëve të Mi të shenjtë ka bërë që ligësia
në botë të zhvillohet në një mënyrë që mund të kishte qenë ndaluar përmes
lutjes. Satani është lejuar të endet i lirë mbi këtë Tokë për ca kohë për shkak
të verbimit të shërbëtorëve të Mi të shenjtë. Nëse fëmijët e Mi do të kishin
qenë informuar siç duhet për këtë rrëmujë të shkaktuar nga Satani, atëherë
lutja për ta dobësuar influencën e tij do të kishte qenë shumë më e fortë.
Ekzistenca e
Purgatorit
Ekzistenca e
Purgatorit është keqkuptuar. Shumë besojnë se ai është thjeshtë një periudhë
pritjeje e pastrimit përpara se shpirtrat të mund të hyjnë në Parajsë, për ata
shpirtra që mund të mos kenë qenë në gjendjen e hirit në kohën e vdekjes. Ka
nivele të ndryshme në Purgator, fëmijë, dhe të gjithë shpirtrat ndjejnë një
dhimbje djegëse të errësirës, e cila intensifikohet më shumë në nivelin më
poshtë. Kjo do të thotë se shpirtrat në Purgator që për pak i shpëtuan rënies
në Ferr e vuajnë dhimbjen e djegies më shumë. Edhe pse të gjithë shpirtrat në
Purgator eventualisht do të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim, ai nuk është një
vend ku fëmijët e Mi do të ndjeheshin të kënaqur që të hynin. Prandaj ju duhet
ta luftoni mëkatin dhe të kërkoni falje sa më rregullisht të jetë e mundur për
të qëndruar në gjendjen e hirit. Prandaj dhe ju duhet t’i bindeni 10
Urdhërimeve në çdo kohë. Prandaj dhe ju duhet të luteni gjithashtu për ata
shpirtra që janë atje, sepse pa lutjet tuaja ata nuk mund të hyjnë në
Mbretërinë e Qiellit deri në Ditën finale të Gjykimit.
Është
koha tani që të përballeni me të Vërtetën, fëmijë.
Lutuni
për hiret që ju duhen për të qenë të lirë nga mëkati, që ju të mund të hyni në
Parajsë. Të jeni gati çdo ditë, sepse ju nuk i dini planet, të cilat janë
tashmë gati, që ju presin. Unë jua jap këtë Mesazh që e Vërteta të jetë e
qartë. Këto Mesazhe të rëndësishme nuk ju janë paraqitur qartë, fëmijë, ndër
dekada. Është e rëndësishme që ju të jeni të përgatitur mirë.
Fjala
Ime sot është thjeshtë një kujtesë e të Vërtetës e cila ju është mohuar prapa
maskës së tolerancës. Kjo është pak si prindi i një fëmije të cilin e llastojnë
sepse e duan fëmijën kaq shumë. Nëse prindi e ushqen fëmijën më tepër atëherë
shëndeti i fëmijës do të dëmtohet. Por prindi vazhdon t’i japë fëmijës ushqim,
ndaj të cilit fëmija tani është mësuar prej dashurisë së treguar gabimisht. Kjo
mund të çojë në keqësimin e shëndetit të fëmijës. Si pasojë, ky fëmijë bëhet i
paditur se çfarë ushqimesh të shëndetshme të hajë, sepse ai nuk di gjë për to.
Atij nuk i është thënë kurrë.
Shkoni
tani dhe tregojani vëllezërve dhe motrave tuaja të Vërtetën rreth Ferrit dhe
Purgatorit përpara se të jetë tepër vonë. Sepse nëse ju nuk e bëni, askush
tjetër nuk do ta bëjë.
Mësuesi dhe
Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti