Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 5 March 2016

Grupet Globale nën kontrollin e antikrishtit

E Mërkurë, 5 Tetor 2011, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam i kënaqur me mënyrën në të cilën ti e ke shtuar numrin e orëve në Adhurim për Mua. Kjo është mirë sepse hiret e Mia të dhëna ty gjatë kësaj kohe të veçantë do ta forcojnë vullnetin tënd për t’i përhapur Mesazhet e Mia më tej.

Tani që më shumë nga fëmijët e Mi po e kuptojnë që atmosfera në botë, si politike dhe ekonomike, ka ndryshuar përtej njohjes së tyre, së shpejti ata do ta shohin të Vërtetën. Udhëheqësit globalë për të cilët Unë flas, të cilët prej frikës fshihen aty ku ju nuk mund t’i shihni ata, po i shtojnë planet e tyre për dominim global.

Ata po ndërtojnë ushtri, armë dhe substanca helmuese të gjithë me një qëllim në mendje, për t’i shkatërruar fëmijët e Mi. Teoritë konspirative denoncohen vazhdimisht, kur ata vëzhgues të mprehtë e publikojnë të vërtetën. Sepse ju duhet ta kuptoni, kaq të fuqishme janë këto grupe, të gjitha të kombinuara në një front të bashkuar të respektuar, saqë ata mund ta devijojnë të vërtetën dhe ta fshehin atë nga syri publik.

Pranojeni, fëmijë, se grupi i lig ngrihet në betejë kundër vetë ndjekësve të Mi dhe udhëheqësve në Kishë. Ata madje kanë arritur të depërtojnë në Kishën Time nga brenda. Helmi i tyre lëshohet si rrëke që buron dhe vërshon në të gjitha drejtimet. Ka një plan jo vetëm për t’ju mashtruar ju, por edhe për t’ju rekrutuar në mënyrën e tyre të të menduarit. Nga jashtë ata do të shihen t’i ofrojnë botës shpëtimin nën maskën e përpjekjeve humanitare. Zgjedhjet e tyre krijuese për ta bërë jetën më të lehtë për ju do të jenë në formën e unifikimit të parasë suaj, ushqimit, shëndetit, mirëqenies dhe fesë suaj në një, të gjitha nën një kontroll, kontrollin e antikrishtit.

Ju lutem refuzojini përpjekjet e këtyre njerëzve të ligj për t’ju tërhequr ju, fëmijët e Mi të pafajshëm, në planin e tyre djallëzor. Ata duan që ju, përmes vetë pranimit tuaj, ta refuzoni Hyjin, Atin Tim të Gjithëpushtetshëm. Menjëherë sapo ata t’ju kontrollojnë, ju jeni të humbur. Ata do të kontrollojnë çfarë ju hani, në çfarë praktikash fetare ju merrni pjesë si dhe ilaçet që do t’ju japin.

Lutuni, lutuni tek Hyji Atë për t’i ndaluar mizoritë e tyre djallëzore tani dhe kërkojini Atij që t’i shpengojë shpirtrat e tyre gjatë Paralajmërimit. Pavarësisht se cilat janë planet e tyre djallëzore, ata kanë nevojë për lutjet tuaja më shumë se gjithçka. Ata janë kukullat e Satanit, shpirtrat e gjorë të gënjyer, dhe në shumë raste nuk e dinë se çfarë janë duke bërë, apo urdhrave të kujt po iu përgjigjen.

Lusni
 Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore për këta shpirtra, çdo ditë nëse mundeni, për aq gjatë sa të mundeni. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata.