E
Enjte, 13 Tetor 2011, në 00:10
Bija
Ime fort e dashur, Unë duhet të të informoj se është e nevojshme që të
përmbahesh në mbrojtjen e Fjalës Sime Më të Shenjtë.
Ata
që e vënë në pyetje Fjalën Time duhet të luten tek Unë për drejtim. Unë Jam
duke të udhëzuar ty tani që kurrë të mos përpiqesh t’i interpretosh Mesazhet
nga Buzët e Mia Hyjnore.
Unë
ta kam thënë këtë shumë herë dhe ty nuk të është dhënë autoriteti që ta bësh
këtë. Përkundrazi, pranoji Mesazhet e Mia ashtu si janë. Mos i dysho ato. Mos u
përpiq t’i analizosh ato, sepse njeriu di fare pak rreth planeve Hyjnore apo
caktimit të kohëve. As edhe për antikrishtin njeriu nuk di gjë, edhe pse ai
mendon se di. Vetëm këto çështje të një rëndësie të tillë mbeten të ditura
vetëm nga Ati Im i dashur.
Unë
kërkoj që ti kurrë të mos më mbrosh Mua, pasi kjo është e panevojshme. Vullneti
i Atit Tim për t’i komunikuar njerëzimit përmes teje dhe profetëve të tjerë
është gjithçka që ka rëndësi. Ashtu si e kam thënë më parë, ti je shkrimtarja.
Unë Jam Autori. Ti je instrumenti. Unë Jam Drejtuesi.
Bindja
ndaj Meje gjatë gjithë kohës pritet nga ti. Duke bërë ashtu si them Unë është e
thjeshtë. Puna jote do të jetë më e lehtë nëse përmbahesh nga pjesëmarrja në ndonjë
debat intelektual fetar në lidhje me çështjet e Shkrimit të Shenjtë për të
cilat ti nuk di asgjë.
Kujtoje
rëndësinë e përulësisë, bija Ime. Qëndro si një fëmijë, e vogël gjatë gjithë
kohës në Sytë e Mi dhe ti do të gjesh paqe. Sprova do të dërgohen ty gjatë
kësaj Pune. Pranoi ato. Mos i refuzo ato. Dhurata jote e vullnetit tënd të lirë
tek Unë është pranuar, por ti duhet ta mësosh rëndësinë e mos refuzimit të
vuajtjes, sepse kjo është e rëndësishme për shpëtimin e shpirtrave.
Unë
të dua, bija Ime, por e ndjej të nevojshme të t’i kujtoj ty udhëzimet e Mia të
qarta. Unë nuk kam nevojë që të mbrohem. Fjalët që të jepen ty janë të pa
ndotura dhe nuk bien në kundërshtim me të Vërtetën ashtu siç iu dha njerëzimit
që nga fillimi i kohës. Shumë versione të së Vërtetës të përmbajtura në Bibël
janë shtrembëruar për t’iu përshtatur programit të vetë njeriut. Unë Jam e
Vërteta. Unë Jam Buka e Jetës. Pa Mua nuk ka jetë.
Ec
përpara me një mendim më të qartë se çfarë pritet nga ti. Ti je e mbrojtur
gjatë gjithë kohës.
Faleminderit, bija Ime, për forcën që po tregon tani, por
gjithmonë më lejo Mua të të drejtoj ty gjatë gjithë kohës. Kështu ky udhëtim do
të jetë më i lehtë.
Jezusi
juaj i dashur