E
Mërkurë, 19 Tetor 2011, në 14:00
Bija
Ime, përgatite botën për ardhjen e Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, sepse Ai
vjen tani, ashtu siç është parathënë, për ta shpëtuar njerëzimin edhe një herë.
Ardhja
e Tij do të lajmërohet nga trumbetat në Qiell dhe nga kori i engjëjve që do të
këndojnë me adhurim për ta njoftuar këtë Ngjarje të Madhe.
Dhurata
Ime e madhe për njerëzimin po ju tregohet në formën e Birit Tim të dashur, i
Cili po dërgohet për t’ju shpëtuar përpara Gjykimit Final.
I përgatisni shpirtrat tuaj, sepse kur t’ju tregohen
mëkatet tuaja, Unë ju urdhëroj që të bini me përulësi në këmbët e Birit Tim dhe
të lypni Mëshirë. Ju duhet t’i kërkoni Atij t’ju falë dhe ta pranoni ndëshkimin
e kërkuar për t’i pastruar shpirtrat tuaj.
Mëshira
e Tij është kaq e madhe sa asnjë mëkat, pavarësisht se sa i rëndë, nuk mund të
falet nëse tregohet pendesë e vërtetë. Përulësi kërkohet nga të gjithë ju që të
jeni të denjë të hyni në Epokën e Re të Lavdishme të Paqes në Tokë, koha e së
cilës është shumë afër. Vetëm ata shpirtra që me të vërtetë pendohen dhe
tregojnë besnikëri të vërtetë ndaj Birit Tim të dashur do të jenë të denjë për
të hyrë tek portat. Sepse ju duhet të jeni pa mëkat për të hyrë në këtë Parajsë
të Re të mrekullueshme në Tokë.
Fëmijët
e Mi të dashur, Unë e kam përgatitur këtë Parajsë me Dashuri të madhe për
secilin prej jush. Kjo është trashëgimia që ju keni qenë duke pritur. Në këtë
mënyrë Dhurata e Tokës iu prezantua fillimisht Adamit dhe Evës.
Çdo
njeri që e refuzon këtë Parajsë mbi Tokë, ku asnjë ligësi nuk do të ekzistojë
në ndonjë formë, po ia kthen shpinën shpëtimit.
Kjo
është mundësia juaj e fundit për t'i çliruar shpirtrat tuaj nga mbërthimi i
Satanit dhe influenca e keqe që ai ka mbi jetën tuaj.
Përqafojeni
këtë Dhuratë të mrekullueshme të Mëshirës së madhe. Përmes kësaj Dhurate juve
po ju ofrohet një mundësi e shpëtimit të vërtetë dhe një Parajsë e Lavdishme,
të cilën ju nuk mund ta merrni me mend.
Për
ata mëkatarë të gjorë që e refuzojnë ofertën e Birit Tim për falje, juve do
t’ju jepet pak më shumë kohë për t’u kthyer tek besimi juaj. Megjithatë, juve
nuk do t’ju jepet edhe aq shumë kohë, sepse Durimit Tim po i vjen fundi.
Priteni tani kthimin e Birit Tim për t’ju shpëtuar edhe një
herë nga mëkati dhe për t’ju sjellë shpëtimin e përjetshëm.
Hyji Atë