Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 6 March 2016

Rënia juaj bankare ishte planifikuar nga antikrishti

E Enjte, 6 Tetor 2011, në 22:45

Bija Ime fort e dashur, lutu fort sepse antikrishti është gati për të dalë nga vrima ku është fshehur dhe do të hidhet mbi botën për t’i mbërthyer fëmijët e Mi.

Plani i tij djallëzor do të fshihet prapa një pamjeje të jashtme tërheqëse, joshëse dhe të artikuluar, por kur fëmijët e Mi t’i vështrojnë sytë e tij, ata do të shohin errësirë, sepse ai nuk ka shpirt. Ai nuk u krijua nga Dora e Hyjit Atë.

Lutuni, fëmijët e Mi, tani, secili prej jush, për ta ndaluar atë të shkatërrojë të gjithë ata që ai i kontrollon nga brenda Rendit Mbarë Botëror.

Lutja mund të dobësojë shumë nga planet e tij të neveritshme, të propozuara kundër njerëzimit. Për fat të keq, shumë do të gënjehen prej tij. Kurrë më parë Unë nuk iu kam kërkuar fëmijëve të Mi kaq shumë lutje, sepse pa lutjet tuaja komploti që ai po orkestron do të përmbushet ashtu siç është parathënë në Librin e Zbulesës.

Prania e tij mbi Tokë ndjehet në mbarë botën, por veprimet e tij janë të fshehura nga pamja. Ai është si një gur, që kur hidhet në ujë, krijon valëzime që mund të shkojnë me milje. Ai kërkon t’ju shkatërrojë sepse ju jeni fëmijët e Mi.

Fëmijët e Mi që e ndjekin çdo lëvizje të tij në një mënyrë skllavëruese janë të verbuar. Ligësitë sekrete të kryera nga këta njerëz krijojnë pikëllim të madh në Qiell.

Fëmijë, Unë duhet t’ju kërkoj që t’i luteni 
Shën Mikaelit Krye-engjëll për ta qortuar Satanin gjatë këtyre kohëve të turbullta. Antikrishti po lëviz me shpejtësi dhe ndikimi i tij po e shpejton komplotin global për t’i unifikuar valutat tuaja kudo.

Rënia juaj bankare ishte qëllimisht e planifikuar nga antikrishti që kur vendet tuaja të kishin nevojë për ndihmë, ai dhe vartësit e tij djallëzorë do të ngriheshin për t’i shpëtuar vendet tuaja.

Zgjohuni të gjithë ju dhe shikoni se çfarë po ndodh në të vërtetë para syve tuaj. Ai po pret për t’u hedhur në sulm, por lutjet tuaja mund t’i dobësojnë veprimet e tij dhe ta ndalojnë atë në hapat e tij. Duart e tij të ndyra po presin për t’ju rrëmbyer në një mbërthim, nga i cili ju do ta keni të vështirë që të shkëputeni.

Mos harroni, fëmijë, koha që i ka mbetur Satanit mbi Tokë është e shkurtër. Antikrishti është dërguar për t’i vjedhur shpirtrat nga Ati Im. Këta shpirtra vijnë nga Ati Im, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Premtimi i antikrishtit për një univers të përjetshëm është i kotë. Shumë shpirtra tani po joshen nga kjo doktrinë e re dhe e paudhë. Unë shikoj se si ata bien në këtë strofull mashtruese të errësirës dhe derdh lot të hidhur. Sepse sapo këta shpirtra e ndjekin këtë udhë të mashtrimit ata infektohen. Sjellja e tyre ndaj të tjerëve, përfshirë familjen e tyre, ndryshon ndërsa zemrat e tyre bëhen të ftohta.

Fuqia e Satanit është e fortë, por Hyji Atë do të ndërhyjë dhe do t’i ndëshkojë ndjekësit e tij mbi këtë Tokë me ashpërsinë më të madhe. Paralajmërimi është mundësia e tyre e fundit për t’ia kthyer shpinën antikrishtit.

Lutuni që Drita Ime ta përshkojë secilin shpirt gjatë Paralajmërimit, që shpirtrat e humbur, në veçanti, të mund të shpëtohen nga kjo errësirë e tmerrshme.

Jezu Krishti juaj i dashur