Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 2 March 2016

Gëzohuni kur qielli të shpërthejë, sepse ju do ta dini se Unë Jam duke ardhur

E Diel, 2 Tetor 2011, në 15:00

Bija Ime fort e dashur, situatat e motit tani po ndryshojnë si akoma një tjetër shenjë që kohët kanë për të ndryshuar. Ndryshime të tjera do të ndjehen. Dielli do të fillojë të pulsojë dhe të rrotullohet ndërsa i prin botës që përgatitet për Paralajmërimin.

Kryqi Im do të shfaqet në fillim. Ata do të tronditen, por kjo është duke u dhënë si një Shenjë që ju të mund t’i përgatisni shpirtrat tuaj dhe të kërkoni shpengim për mëkatet që ju i keni kryer. Duke e bërë këtë ju nuk do të vuani gjatë Paralajmërimit.

Lutuni, lutuni, lutuni, ndjekësit e Mi ngado. Gëzohuni kur qielli të shpërthejë, sepse ju do ta dini se Unë me të vërtetë Jam duke ardhur në botë. Më në fund njerëzimi nuk do të jetë në gjendje të më mohojë Mua. Dashuria Ime do të rrezatojë në çdo cep të botës ndërsa Unë përpiqem t’i tërheq të gjithë shpirtrat kudo.

Kaq e papritur do të jetë kjo ngjarje saqë bota do të ndalojë me tronditje të madhe. Kur ata gradualisht të përmenden, shumë do të jenë akoma të pasigurt rreth asaj që ndodhi. Ndërsa Unë vij, po ashtu do të vijë edhe Satani dhe djajtë nga Ferri, të cilët do të përpiqen t’i gëlltisin shpirtrat e fëmijëve të Mi. Prandaj dhe Unë duhet t’ju bëj thirrje të gjithëve ju që t’i spërkatni shtëpitë tuaja me Ujë të Bekuar dhe të mbani qirinj të bekuar kudo. Ju duhet ta mbani veten tuaj të mbrojtur.

Deri në atë ditë, Unë ju kërkoj këtë. Lutuni për të gjithë ata që nuk arrijnë ta pranojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia në zemrën e tyre. Lutuni sidomos për ata që bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të më mohuar Mua, edhe pse ata janë të vetëdijshëm për Kryqëzimin Tim për t’i shpëtuar ata.

Mos harroni, Unë vdiqa për secilin prej jush për t’ju shpëtuar. Ta dini se këtë herë Unë vij përsëri për t’ju shpëtuar, secilin prej jush. Unë nuk e përjashtoj asnjërin.

Tani është mundësia juaj, fëmijë, që të siguroni një vend në Epokën e Paqes mbi Tokë. Përse nuk do të donit ju të ishit pjesë e kësaj? Përse dikush me vetëdije do të zgjidhte thellësitë e Ferrit në shkëmbim për këtë Dhuratë të madhe?

Gëzohuni. Lutuni, falënderoni Hyjin Atë, për këtë Paralajmërim të Madh. Pushtojeni këtë Dhuratë me dashuri dhe gëzim në zemrat tuaja.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti