E
Shtunë, 1 Tetor 2011, në 20:30
Fëmija
Im, lutu për të gjithë ata shpirtra që e kanë refuzuar Birin tim dhe që janë
krenarë për këtë fakt. Koha
po afron ndërsa Biri im përpiqet edhe një herë ta shpëtojë botën nga mallkimi.
Është e rëndësishme, bija ime, që ti të vazhdosh të jesh e bindur në të gjitha
gjërat që kërkohen prej teje nga Biri im i shtrenjtë.
Ai
vuan dhe dëshiron t’ju shpëtojë të gjithëve nga mbërthimi i mashtruesit. Ai,
mashtruesi, po përgatitet për Paralajmërimin. Ndërsa Biri im me Mëshirën e Tij
do të fillojë t’i shpëtojë shpirtrat e të gjithëve, ai, mashtruesi, do të
përpiqet t’i bindë ata se Paralajmërimi ishte një iluzion.
Satani
duhet të pengohet për të mos i rrëmbyer ata shpirtra që nuk dyshojnë.
Mbajini
ata në të gjitha lutjet tuaja, sepse këta janë ata që kanë më shumë nevojë për
lutjet tuaja.
Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Qiellit