Kerko Mesazhet ketu

Friday, 18 March 2016

Virgjëra Mari: Ju do të bini nën hetim dhe sulm të madh

E Mërkurë, 12 Tetor 2011, në 14:22

Fëmija im, kjo është një kohë që kur ti Punon për Birin tim, ti do të biesh në hetim dhe sulm të madh. Ti gjithmonë duhet t’i nderosh dëshirat e Birit tim dhe t’i bindesh Atij gjatë gjithë kohës. Kurrë mos e mbro Fjalën e Tij Më të Shenjtë, sepse Ai nuk dëshiron që ti ta bësh këtë. Mos u përgjigj apo të merresh me ata që e kundërshtojnë apo e keq-interpretojnë Fjalën e Tij, gjë që mund të shkaktojë debat dhe dyshime.

Ti do të sulmohesh tani nga mashtruesi, por ti duhet të lutesh për mbrojtjen time dhe kurrë të mos dorëzohesh ndaj provokimeve të tilla. Ai, mashtruesi, punon përmes të tjerëve për të të lënduar, dhe nëse e lejon ta bëjë këtë, ti po angazhohesh me të dhe po i jep atij fuqinë që ai dëshiron.

Qëndro këmbëngulëse në këto rrethana, fëmija im, dhe gjithmonë kthehu tek unë. Unë do të mbuloj ty me Mantelin tim Më të Shenjtë për të të mbrojtur nga ai dhe gjithçka do të jetë mirë.

Qëndro e guximshme dhe pranoje këtë si një Dhuratë nga Hyji Më i Larti, sepse pa një forcë të tillë, ti nuk do mund ta bësh këtë Punë me sukses. Gjithmonë ta kujtosh se nuk je e vetme në këtë Punë, sepse shenjtorët të gjithë ndërhyjnë në emrin tënd dhe ty po të jepet çdo lloj mbrojtjeje hyjnore.

Vazhdo me bindjen tënde ndaj Birit tim dhe përpiqu të jesh e gëzuar ndërsa e pranon vuajtjen që Ai e lejon për shpëtimin e shpirtrave. 

Ti duhet të vazhdosh që të thuash 
Rruzaren e Shenjtë çdo ditë dhe të lutesh me mua me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtohen.

Unë të bekoj ty, bija ime. Qielli gëzon me këtë Punë Më të Shenjtë në emër të Birit tim të shtrenjtë, i Cili e do gjithë njerëzimin, por që loton me dëshpërim për ata shpirtra që do ta refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës pas Paralajmërimit.

Nëna juaj e dashur