Kerko Mesazhet ketu

Monday, 28 March 2016

Ardhja Ime do të jetë më herët nga sa ju e prisni

E Hënë, 24 Tetor 2011, në 19:00 

Bija Ime fort e dashur, ti nuk duhet t’i lejosh ata që vazhdojnë ta dyshojnë dhe ta gjykojnë Fjalën Time Më të Shenjtë të të shqetësojnë. Shpërfilli këto pyetje. Qëndro e heshtur. Lutu për ta dhe vazhdo sepse nuk ka shumë kohë tani. 

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju, fëmijë të dashur, që të uleni qetësisht dhe të luteni tek Unë për Mëshirë. Ju lutem, mos u frikësoni sepse Unë vij vetëm për t’ju shpëtuar dhe jo për të Gjykuar. A nuk e dini ju këtë? Nuk ka asgjë për t’u frikësuar thjesht besoni tek Unë plotësisht. 

Ardhja Ime do të jetë më herët nga sa ju e prisni, prandaj ju lutem t’i përgatisni shpirtrat tuaj. Lutuni për të gjithë shpirtrat që mund të më mohojnë Mua apo ta refuzojnë Dhuratën Time të Mëshirës Hyjnore. Ju, shpirtrat e Mi të vegjël, më sillni Mua kaq ngushëllim dhe e lehtësoni mundimin dhe vuajtjen që Unë e duroj kur Unë shikoj urrejtje kudo në botën tuaj.

Afrohuni tek Unë, fëmijë, dhe më lejoni Mua t’ju përqafoj për t’ju dhënë forcën dhe besimin që ju duhet për të më përshëndetur Mua. Ju, ushtria Ime e veçantë, jeni të bashkuar me Mua dhe nëse e kuptoni apo jo, ju po udhëhiqeni nga Shpirti i Shenjtë që të luftoni për të shpëtuar shpirtra. 

Uluni qetësisht, të vegjlit e Mi, dhe mos harroni se Unë Jam me ju gjatë gjithë kohës. Gëzohuni dhe priteni ardhjen Time kur Unë do t’i hedh hiret e Mia për të mbuluar të gjithë ndjekësit e Mi të dashur kudo. 

Nuk ka rëndësi se ku jetoni, nuk ka rëndësi se nga cila pjesë e botës jeni, ju jeni të Mitë. Unë ju dua. Shikoni me zemra të hapura dhe besim ndërsa ne i afrohemi Paralajmërimit

Jezusi juaj