E
Diel, 14 Gusht 2011, në 14:25
Bija
Ime fort e dashur, ti vazhdon ta mbrosh Fjalën Time, kur në fakt, nuk është e
nevojshme. Fjala
Ime do t'i përshkojë zemrat e besimtarëve si një shpatë kur ata meditojnë mbi
Mesazhet e Mia të dhëna ty për botën. Ata do ta njohin të Vërtetën kur ta
lexojnë Fjalën Time, sepse Drita Ime Hyjnore do të ndikojë mbi ata në një
mënyrë që do ta kenë të vështirë ta shpërfillin.
Shumë e vënë në pyetje dhe
vazhdojnë ta vënë në pyetje ashtu si ata bënë gjatë kohës së Noehit. Ata u
paralajmëruan, por nuk dëgjuan. Ata e bllokuan Zërin e Atit Tim kur Ai dërgoi
Mesazhe përmes Noehit dhe profetëve të tjerë. Vetëm ata që dëgjuan dhe u bindën
shpëtuan.
Dëgjojini
Mesazhet e Mia tani. Hapini zemrat tuaja dhe lejojeni Fjalën Time që t'i flasë
shpirtrave tuaj, fëmijë. Shpërfillini kënaqësitë e botës. Vetëm përqendrohuni
tek Zëri Im. Duke bërë kështu, ju do të shpëtoni shpirtrat tuaj.
Ata
që nuk duan të dëgjojnë sepse e kthejnë shpinën, me kalimin e kohës, do të
kthehen me gojët e uritura për ta përlarë Fjalën Time Më të Shenjtë, pasi të
ndodhë Paralajmërimi. Sepse atëherë, ju do të jeni gati për ta ndjekur
udhëzimin Tim, që Unë të mund t'ju drejtoj siç duhet drejt Parajsës së Re mbi
Tokë ku ju, familja juaj dhe të dashurit tuaj do të shijoni Jetën e Lavdishme
që ju pret për 1,000 vjet. Pa sëmundje. Pa mungesë ushqimi. Pa shqetësime.
Vetëm dashuri në formën e vet më të pastër, një ekzistencë e lavdishme që është
trashëgimia juaj legjitime.
Ju
lutem që të luteni fort tani për dijen për ta pranuar Fjalën Time të Shenjtë
kur t'ju paraqitet, fëmijë. Konsiderojeni atë një nga dhuratat më të mëdha në
jetën tuaj. Përqafojeni atë në trup, mëndje dhe shpirt. Sepse vetëm atëherë ju
do të gjeni paqen e vërtetë.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti