Bija Ime e dashur, është me gëzim të madh që Unë të tregoj përsëri për konvertimin që po ndodh tani në botë, ndërsa më shumë mizori po kryhen nga njeriu, përmes influencës së Satanit, më shumë nga fëmijët e Mi po fillojnë ta vënë në pyetje nivelin e qëllimeve vrastare tani mbizotëruese në botën tuaj. Ndërsa më shumë ligësi ju paraqiten, po ashtu edhe të kuptuarit se Satani, në fakt, ekziston. Për ata që nuk besojnë se ai ekziston atëherë më lejoni Mua t’ju shpjegoj se si mund t'i dalloni punët e tij djallëzore.
Çdo herë që fëmijët e Mi dëshmojnë vrasje, vetëvrasje, luftë, korrupsion të qeverive dhe të atyre në pushtet, lakmi, arrogancë dhe padrejtësi, ta dinë se këto veprime janë shfaqje të Satanit. I ligu është bërë i tërbuar tani, për t'i helmuar mendjet e fëmijëve të Mi. Ai do të bëjë gjithçka të mundet në këtë kohë në histori, kaq i acaruar është zemërimi i tij. Ju, fëmijët e Mi, jeni shënjestrat e tij. Ndërsa ai e ka të lehtë t'i infektojë shpirtrat, që e lënë veten të hapur ndaj influencës së tij – ata që vazhdimisht kërkojë vet-lavdi mbi Tokë – ai po e gjen gjithmonë e më të vështirë për ta dobësuar shpirtin e ndjekësve të Mi të devotshëm. Kaq të bekuar janë ata, prej Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, sa ai, Satani, është i pafuqishëm kundrejt tyre.
Për të gjithë ata që i binden udhëzimit Tim për t’u lutur ata do të bëhen më të fortë në mendje dhe shpirt.
Pastaj ata nuk do të duan t’ia dinë nëse Satani iu sulet me tërbim, sepse mburoja e armaturës së tyre është kaq e fortë. Kjo nuk do të thotë se ai s’do të përdorë çdo metodë për t'ju joshur përmes dëshirave të mishit. Kjo nuk do të thotë se ai s’do t'ju lëndojë duke pëshpëritur në veshët e atyre pranë jush dhe të atyre që ju i doni.
Qëndroni të palëkundur, ndjekësit e Mi, sepse do të jetë përmes forcës suaj që ai do të shtypet përgjithmonë. Ai, fëmijët e Mi, do të bëhet i pafuqishëm ndërsa kthimi në besim të përhapet. Sepse si mundet ai t'ju bëjë të pini nga kupa e tij e ligë e urrejtjes për njerëzimin, kur ju nuk keni etje për të gjitha premtimet boshe të tij? Sa më të fortë të jeni aq më pak do t'ju shqetësojë ai.
Dijeni tani se kur ju dëshmoni trazira globale, është mashtruesi në veprim. Ndjekësit e Mi tani e njohin menjëherë ligësinë e Satanit kur punët e tij janë kaq qartësisht të dukshme. Lutuni që vëllezërit dhe motrat tuaja ta jenë gjithashtu dëshmitarë të punëve të tij të liga dhe t'i njohin ato për atë çfarë janë. Është vetëm kur jo-besimtarët më në fund e pranojnë se Satani ekziston, që ata do të kthehen tek Unë për strehim.
Lutuni tani për konvertimin global, konvertimin që do të ndodhë, jo thjesht për shkak të Paralajmërimit, por për shkak të së Vërtetës.
Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti