E
Shtunë, 27 Gusht 2011, në 00:10
Bija
Ime, sikur vetëm më shumë priftërinj dhe pjesëtarë të Kishës së Krishterë t’i
hapnin mendjet e tyre dhe ta pranonin se Unë Jam duke i folur botës
tani përmes këtyre Mesazheve, atëherë Zemra Ime do të ishte më e
lehtë.
Janë
ndjekësit e Mi të devotshëm që e mbajnë qiririn e dritës ndërsa ata çajnë
përpara për të përhapur paralajmërimet e Mia në botë, për t’i inkurajuar
fëmijët e Mi që ta shpengojnë veten e tyre në Sytë e Mi. O sa trishtohem Unë tek
shikoj se sa të mbyllura janë mendjet e atyre shërbëtorëve të shenjtë që
pohojnë të komunikojnë Fjalën Time, Mësimet e Mia, në botë. Ata e thyejnë
Zemrën Time, kaq të ngurta janë bërë zemrat e tyre.
Mësimet
e Mia mbështesin faktin se zbulesat Hyjnore ndodhin dhe kanë ndodhur që nga
fillimi i kohës. A menduan ata se Nëna Ime apo Unë, nuk do të komunikonim me
fëmijët e Mi ndër shekuj? Ata janë të kënaqur që t’i kushtojnë vëmendje fjalës
së shenjtorëve që kanë kaluar, shumë kohë pasi që mesazhet e tyre iu qenë dhënë
botës, por jo kështu sot. Ndryshimi gjatë kësaj kohe është se atyre nuk do t’iu
ofrohet aspak kohë, për t’iu dhënë mundësinë që t’i përvetësojnë këto Mesazhe
pas ngjarjes. Sepse koha nuk do të jetë më ashtu si ju e njihni atë.
Unë
ju bëj thirrje, shërbëtorëve të Mi të shenjtë dhe Zëdhënësi Im i Shenjtë, që t’i
lexoni Fjalët e Mia për njerëzimin tani. Kurrë më parë ju nuk keni pasur nevojë
për ndërhyrjen Time në ngjarjet e botës ashtu si tani. Mos harroni, se Unë u
ringjalla së vdekuri dhe premtova se Unë do të kthehem.
Sa të përgatitur jeni ju
tani?
Sa shpesh i kujtoni fëmijët e Mi për nevojën për ta shpenguar veten e
tyre në Sytë e Mi?
Koha nuk po ofrohet për dëgjesën e Rrëfimeve. Ju
më keni zhgënjyer Mua, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe për këtë ju më fyeni
Mua së tepërmi. T’ua mohoni fëmijëve të Mi të drejtën ndaj Sakramenteve është e
pafalshme. Zgjohuni tani dhe ndiqni udhëzimin Tim. Bëni detyrën tuaj ndaj
fëmijëve të Mi ashtu si më premtuat Mua përmes betimeve tuaja të shenjta. Ju
lutem të mos i ktheni shpinën Mësimeve të Mia.
Besimi,
dhe sidomos ai i shërbëtorëve të Mi të shenjtë të dashur, po dobësohet në
mënyrë të konsiderueshme. Kjo është shkaktuar nga mallkimi i Satanit, i cili ka
ecur midis jush për disa kohë, duke shkaktuar rrëmujë brenda dhe jashtë Kishës
Sime. Kujtojeni këtë, shërbëtorët e Mi të shenjtë. Ky është Satani në veprim.
Ju kurrë nuk duhet të dorëzoheni ndaj torturave të tij që të largoheni nga
detyra juaj ndaj Meje.
Me
dëgjoni Mua tani. I kushtoni vëmendje paralajmërimeve të Mia dhe përgatiteni
grigjën time, që ata të mund të kërkojnë shpengim për mëkatet e tyre tani.
Lëvizni atëherë, që Kisha Ime të vazhdojë të luftojë për të Vërtetën e Mësimeve
të Mia dhe mos lejoni që ngacmimet nga shoqëritë laike t’ju shtyjnë në qoshe të
trembur nga frika. Sepse nëse e bëni këtë, ju do të jeni duke iu dorëzuar
tundimeve të të ligut, gënjeshtrat e të cilit kanë shkatërruar tashmë shumë prej Kishës Sime.
Ju
jeni jeta Ime, shërbëtorët e Mi të shenjtë, dhe Unë kam nevojë për ju tani që
të më ndihmoni Mua për t’i shpëtuar fëmijët e Mi të shtrenjtë, ndërsa ata hasin
torturat që ia ngatërrojnë mendjen ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia dhe
Ekzistencës së Atit Tim të Përjetshëm.
Unë
ju bëj thirrje tani që të më dëgjoni Mua kur ju thërras.
Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti