Kerko Mesazhet ketu

Friday, 1 January 2016

Mos kini frikë, kthimi në besim do të krijojë një ndjenjë të madhe të dashurisë dhe paqes

E Diel, 10 Korrik 2011, në 12:10

Bija Ime fort e dashur, për shumë nga fëmijët e Mi që janë të frikësuar nga Mesazhet e Mia dhe e kanë të vështirë që të përballen me to, atëherë ju lutem më dëgjoni Mua tani. Ligësia që është duke u rritur në botë është prej dorës së njerëzimit përmes mëkatit. Kjo nuk mund të vazhdojë. Ju lutem mos kini frikë, sepse kjo nuk do t'i ndryshojë planet tashmë të përgatitura nga Grupi djall
ëzor Mbarë Botëror. 

Ju, fëmijët e Mi, duhet të bëheni të vetëdijshëm për çfarë po ndodh. Është e rëndësishme që çdonjëri të paralajmërohet rreth veprimeve të këtij Grupi dhe planeve të tyre të mbrapshta të cilat ata i kanë krijuar për t'ju kontrolluar.

Ju lutem mirëpriteni Paralajmërimin

Paralajmërimi Im, Vepra madhështore e Mëshirës, është një Dhuratë tepër e madhe e Dashurisë, prandaj ju lutem mirëpriteni atë, sepse do të çojë në shumë kthime në besim. Kthimi në besim do të jetë aq i përhapur saqë ai do të krijojë një ndjenjë të madhe dashurie dhe paqeje kur fëmijët e Mi të jenë përulur nga kjo Ngjarje Madhështore. Atëherë do të gjendet forcë në radhët e tyre. Sa më shumë njerëz të besojnë në të Vërtetën, aq më i dobët do të jetë më pas ndikimi i Grupit të Ri Botëror. 

Lutja dhe shumë prej saj mund të evitojë shumë nga dëmi që ata do të përpiqen të shkaktojnë. Prandaj ju lutem, kurrë mos harroni të lusni Rruzaren e Shenjtë dhe Mëshirën Hyjnore, sepse të dyja të kombinuara do të ndihmojnë që të fshijnë shumë nga kjo ligësi e mbetur. Shkoni tani dhe mos kini frikë. Kërkojeni me entuziazëm një fillim të ri, një paqe të re ku e keqja do të nxirret jashtë më në fund.

Ky është premtimi Im për ju, fëmijë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti