Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 13 January 2016

Ditëlindja ime është një Ditë Feste shumë e veçantë

E Enjte, 4 Gusht 2011, në 20:30

Nesër, fëmija im, është një Festë shumë e veçantë për mua, Nënën tuaj të dashur, sepse është ditëlindja ime.

Zemra ime është e rënduar me hidhërim për shkak të abuzimit, që Biri im i dashur po vuan për mëkatet e njeriut. Unë buzëqesh tek shikoj fëmijët e mi të devotshëm që bëjnë gjithçka të munden për të shpëtuar shpirtra, por lotët e mi akoma vërshojnë sepse unë nuk mund të duroj ta shoh vuajtjen në botën tuaj.

Fëmija im, mos e kthe shpinën për as edhe një moment kur shpërndan Mesazhet nga Biri im, Jezu Krishti dhe Hyji Më i Larti, sepse koha po mbaron. Përkushtoi sa më shumë kohë të mundesh kësaj Pune. Vazhdo bija ime. Unë do të mbuloj me Mantelin tim të Shenjtë gjatë gjithë kohës.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit