E
Mërkurë, 24 Gusht 2011, në 16:38
Bija
Ime fort e dashur, çdo komb në botë do të përpiqet t’i lexojë Mesazhet e Mia të
dhëna ty. Sepse do të jetë kur ata ta dëshmojnë Paralajmërimin, që do të
kërkojnë pastaj drejtimin Tim për t’ju dhënë forcë.
Ti
je e lodhur tani, bija Ime, ndërsa vuajtja shtohet, por ty do të jepet një
pushim në pak ditë. E gjithë kjo kërkohet nga ty sepse Unë kam nevojë për
vuajtjen që të më ndihmojë Mua t’i shpengoj ata njerëz në mëkat të tmerrshëm.
Përpiqu dhe shikoje dobinë që ajo sjell. Sepse një ditë ti do të gëzosh me Mua
kur t’i shikosh Frytet e kësaj Pune.
Marshoni
përpara, fëmijët e Mi, me forcë sepse ashtu si profecitë e treguara përmes
kësaj profeteje shpalosen tani, po ashtu do të jetë edhe besimi në vërtetësinë
e kësaj faqeje elektronike.
Lutuni
tani, fëmijët e Mi, që ju, ushtria Ime, të rriteni në numër dhe të bashkoheni
në një të vetëm për të luftuar betejën shpirtërore që vijon përpara.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti