Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 21 January 2016

Hyji e krijoi botën – Asnjë planet tjetër nuk mund të banohet nga njeriu

E Shtunë, 13 Gusht 2011, në 17:00

Kthimi në besim, bija Ime, duhet të jetë një prioritet tani për fëmijët e Mi, ndërsa ju tregojnë të tjerëve për Mesazhet e Mia në botë. Edhe vetëm një shpirt në ditë më sjell Mua gëzim të madh, fëmijët e Mi, kur të tjerët fillojnë t'i hapin sytë ndaj të Vërtetës.

Bija Ime e dashur, kur njeriu është kaq i ngarkuar çdo ditë, mbetet fare pak kohë për lutje në jetën e tij. Lutja, fëmijët e Mi, mund të thotë një moment, një orë, një fjalë, apo çdo lloj komunikimi me Mua. Nuk ka rëndësi se ku njeriu më thërret Mua. Mund të jetë në shtëpi, në kopësht, në makinë, në punë, si dhe në Kishën Time. Ku ju flisni me Mua nuk është e rëndësishme, megjithatë ju mund të më kënaqni Mua më shumë kur flisni me Mua në Shtëpinë Time.

Shumë njerëz gabimisht besojnë se Unë nuk mund t'i dëgjoj mendimet e tyre, të ndjej dhimbjen e tyre, dëshpërimin apo gëzimin e tyre. A nuk e kuptojnë ata se u krijuan nga Ati Im, Krijuesi i Gjithëpushtetshëm i të GJITHA gjërave? Ai i Cili di gjithçka ju bën thirrje të gjithëve që të ndaloni vetëm për një moment në ditë. Kërkoni ndihmën Time për t'ju forcuar. Vetëm një moment është e gjitha që Unë kërkoj, këtë moment të veçantë kur ju më thërrisni Mua për të më lejuar Mua që t’ua përshkoj shpirtin tuaj me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Madje edhe një pëshpërimë kur ju thërrisni për ndihmën Time do të dëgjohet. Nëse ju nuk më thërrisni Mua, Unë nuk mund të përgjigjem sepse Unë kurrë nuk do të ndërhyja me vullnetin tuaj të lirë.

Unë Jam si një baba që vështron një grup fëmijësh të luajnë, të gjithë të ngarkuar, duke vrapuar, duke biseduar me njëri tjetrin, disa qeshin dhe në raste të tjera duke u zënë mes tyre. Shumë fëmijë reagojnë ndaj një të rrituri kur iu tërhiqet vëmendja. Por disa janë kokëfortë, e kthejnë shpinën dhe refuzojnë të bëjnë siç iu kërkohet. Disa fëmijë janë të dashur, disa nuk janë. Megjithatë pak do të tregojnë urrejtje absolute, në një moshë kaq të vogël. Megjithatë kur Unë i vështroj ata fëmijë të Mi në botë sot, Unë shoh urrejtje dhe madje më keq, mospërfillje të plotë ndaj Ekzistencës Sime, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të tyre të dashur. Për shumë, ata madje e urrejnë edhe tingullin e Emrit Tim.

Kohët që ju po i përjetoni, fëmijë, kanë parë një grup të pakontrolluar të fëmijëve të Mi me pak disiplinë që besojnë se bota është e tyre për ta sunduar, kontrolluar, abuzuar, apo madje për ta dëmtuar, ashtu si ta shohin të përshtatshme. Pak nderim tregohet ndaj Atit, Krijuesit të të Gjitha Gjërave. Kaq arrogant është njeriu sot sa ai beson se ka dalë nga një hierarki akoma më e lartë se ajo e Atit Tim të Përjetshëm. Kështu ai vazhdon të kërkojë më tepër për origjinën e tij edhe pse e Vërteta ka qenë aty që ai ta shikonte gjatë gjithë kohës. Kaq shumë kohë po harxhohet për kërkime të kota. Ëndrra pa vlerë, të gjitha të krijuara nga mendjet e atyre shkencëtarëve krenaria e të cilëve në vetë inteligjencën e tyre, një Dhuratë nga Hyji Atë, do të thotë se ata besojnë se do të gjejnë fakte të reja mbi origjinën e tyre.

Përse këta fëmijë nuk e kuptojnë se Toka u krijua për njeriun? Asnjë planet tjetër nuk mund të banohet nga njeriu, sepse kjo nuk është pjesë e planit të Atit Tim. Sa i marrë mund të jetë njeriu kur përpiqet për ta plotësuar zbrazëtinë shpirtërore brenda shpirtit të tij. I gjithë ushqimi dhe plotësimi mund të jenë të tijat nëse ai ulet dhe e pranon të Vërtetën. Të Vërtetën e Ekzistencës së Hyjit Atit të Përjetshëm, Krijuesit të Universit.

Shpëtimtari juaj i dashur, Mësuesi dhe Gjykatësi i Drejtë
Jezu Krishti