Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 26 January 2016

Mundimi i Madh po zbutet përmes lutjes

E Enjte, 18 Gusht 2011, në 20:45

Bija Ime, ata ndjekës të Mi, që janë të mësuar në çështjet e Shkrimit të Shenjtë, tentojnë të largohen me vetë interpretimet e tyre njerëzore, prandaj dhe mësimi që Unë predikova për ta dashur njëri tjetrin është harruar me kaq lehtësi. Duajeni njëri tjetrin. Nderoni nënën dhe babanë tuaj. Nderoni Krijuesin tuaj, Hyjin Atë, dhe jetoni ashtu si Unë ju kam treguar në dashuri dhe frikë ndaj Atit Tim. 
 
Sa shumë njerëz të mësuar, të kapur pas analizave të tyre mbi Mësimet e Mia, e harrojnë një gjë. Ajo është, kur Unë të vij përsëri për të Gjykuar. As edhe për një moment ata nuk e konsiderojnë se kjo kohë mund të ndodhë fort mirë në jetën e tyre dhe jo në të ardhmen e largët. Përse atëherë ata kërkojnë dhe vazhdojnë të kërkojnë për kuptime të mëtejshme në Shkrimin e Shenjtë kur e Vërteta është kaq e thjeshtë? Përse ata nuk e kujtojnë se dashuria është gjithçka që Unë kërkoj? Dashuri për Mua, Shpëtimtarin tuaj. Dashuri për Hyjin Atë dhe dashuri për njëri tjetrin.

Për ata ekspertë intelektualë që deklarojnë të jenë të aftë për t'i analizuar Mësimet e Mia dhe pastaj shkojnë deri aty sa të provojnë që të parashikojnë një datë se kur Unë do të vij përsëri, Unë iu them këtë. Nëse provoni të besoni se ju jeni në gjendje ta kuptoni vitin për kthimin Tim, atëherë ju për fat të keq e keni gabim. Askujt nuk do t'i jepet kjo datë, as edhe engjëjve në Qiell apo Nënës Sime të dashur. Por këtë Unë mund ta zbuloj. Mundimi ka filluar disa kohë më parë. Mundimi i Madh do të fillojë në fund të 2012-ës. Kjo periudhë e tmerrshme po zbutet përmes lutjeve të ndjekësve të Mi të dashur. Ajo, gjithashtu, do të dobësohet përmes kthimit në besim të arritur pasi të ndodhë Paralajmërimi. Kjo ngjarje është lajm i mirë, fëmijët e Mi. Ajo është për të ndihmuar në zhdukjen e skllavërisë së njeriut ndaj të ligut.

Ekspertët fetarë shfaqin një arrogancë, që Unë e shoh fyese

Shumë, për fat të keq, do t'i shpërfillin thirrjet e Mia për t'u përgatitur, kaq të mbërthyer janë ata në këtë të ashtu-quajturin debat fetar intelektual, të bazuar në arsyetimin njerëzor, ku njëri përpiqet t’ia kalojë tjetrit për të provuar se ai apo ajo është më i ditur. Këta ekspertë tregojnë një arrogancë, që Unë e shoh fyese. Ata nuk janë më t
ë mirë nga sa ishin Farizenjtë. Injoranca e tyre e bllokon të Vërtetën kur ajo iu paraqitet para vetë syve të tyre.

Fjala Ime po shpërfillet nga shërbëtorët e Mi të shenjtë

Fjala Ime ka rënë në veshë të shurdhër. Fjala Ime po shpërfillet nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, ndërsa Unë përpiqem të komunikoj me ata në këtë moment në histori. Por, pas Paralajmërimit nuk do të ketë asnjë justifikim për ta që të mos ngrihen dhe t’i dëgjojnë udhëzimet e Mia. Sepse atëherë ata do t’i shtrijnë duart duke m'u lutur Mua që t'i udhëheq përmes Ndëshkimit të Madh. Sepse kur kjo profeci t'iu shpaloset atyre që e dyshojnë Fjalën Time, përmes kësaj lajmëtareje, Unë ju bëj thirrje atëherë që ta merrni Kupën Time të Shenjtë, të pini prej saj dhe të luftoni për të shpëtuar shpirtra.

Unë ju bëj thirrje të gjithë juve, përfshirë atyre ekspertëve të vetë-deklaruar të shkrimit, që të uleni me përulësi dhe të bëni këtë pyetje. Përse Unë do t'i inkurajoja besimtarët e thjeshtë të përfshihen në një argument mbi kthimin Tim në Tokë? Gjithçka që ka rëndësi tani është se Unë po vij. Të jeni të përgatitur në çdo kohë. Kurrë mos i gjykoni të tjerët në Emrin Tim. Kërkoni dhuratën e përulësisë me çdo kusht sepse ajo do të jetë pasaporta juaj për në Qiell.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti