Kerko Mesazhet ketu

Friday, 1 January 2016

Bëjini thirrje personaliteteve të profilit të lartë për ta përhapur Fjalën Time

E Mërkurë, 13 Korrik 2011, në 16:15

Bija Ime fort e dashur, kur ti ma kthen Mua shpinën, më pas do ta kesh të vështirë për të më gjetur Mua përsëri. Unë e kuptoj që ti beson se Unë bëj kërkesa të vështira për ty, por Fjala Ime, për t'iu dhënë botës, është e një urgjence të tillë saqë ti duhet të më bindesh Mua ashtu si Unë të kam kërkuar. Mbaje mend, ti e dorëzove vullnetin tënd të lirë tek Unë, bija Ime, e cila ishte një dhuratë e mrekullueshme. Ta nderosh atë dhuratë nuk është e lehtë për ty, sepse ti në fund të fundit je veçse njeri. Unë tani të bëj thirrje përsëri që ta dëgjosh thirrjen Time dhe të kalosh më shumë kohë në Shoqërinë Time. 

Unë kam nevojë që ti ta ndjesh Dashurinë Time, jo vetëm Dashurinë që Unë kam për ty, por atë që Unë e mbaj për çdo fëmijë të vetëm Timin mbi këtë Tokë.

Unë dëshiroj që ndjekësit e Mi ta përhapin Fjalën Time të paqes dhe harmonisë në të gjithë botën. Ata duhet të dalin vullnetarë kudo për t’ia kujtuar secilit nevojën për t’i promovuar Mesazhet e Mia të Dashurisë. Ju lutem kërkojini këngëtarëve, medias, personaliteteve apo çdonjërit që i dëgjohet dhe respektohet zëri, që t'i dëgjojnë thirrjet e Mia. Merreni Kelkun Tim të Dashurisë. Pini prej tij, sepse do t'ju sjellë shpëtimin që dëshironi, jo vetën në këtë botë, por në jetën tjetër. Ndajeni këtë me vetë ndjekësit tuaj.

Se si ju e bëni këtë varet nga ju, sepse atyre që i përgjigjen thirrjes Sime do t'iu jepet Dhurata e hireve që nevojiten për ta kryer këtë Punë më të Shenjtë. Fëmijë mbajeni mend këtë. Sa më shumë prej jush të ngrihen tani për ta përhapur Fjalën Time Më të Shenjtë dhe t’ia tregojnë gjithkujt të Vërtetën, aq më e lehtë do të jetë për fëmijët e Mi të kalojnë përmes Ndëshkimit të Madh, si dhe përmes persekutimit të planifikuar nga Rendi i Ri Botëror.

Mesazhi Im për njerëzimin duhet të dëgjohet, të vlerësohet dhe pastaj të veprohet për t'i kujtuar të gjithë se ata duhet të hapin mendjet e tyre për ta pranuar Ekzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, të Shenjtë, të Plotfuqishëm, sepse kur ata ta pranojnë, paqja do të mbretërojë përsëri.

Për hir të Sakrificës që Unë bëra për të gjithë ju përmes vdekjes Sime në Kryq, dëgjojeni thirrjen Time dhe bëni çfarëdo që të mundeni për t’ia bërë të ditur kujtdo që ju njihni, se Unë Jam duke i komunikuar botës ashtu siç bëri Ati Im përmes profetëve përpara kohës Sime në Tokë. 

Jini të fortë. Jini trima. Lutuni tek Unë për udhëzim gjatë kryqëzatës suaj në Emrin Tim dhe të Atit Tim të Përjetshëm.

Jezu Krishti
Mbreti i Njerëzimit
Shpëtimtari dhe Shpenguesi