Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 23 January 2016

Si të më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj të zgjidhni shqetësimet tuaja

E Mërkurë, 17 Gusht 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, hiret e hedhura mbi ty po të jepen për të të bërë edhe më të fortë në këtë Punë, duke të dhënë konfidencë të mëtejshme.

Konfidenca tek Unë, fëmijë, është shumë e rëndësishme. Po, ajo sjell shumë gëzim në Zemrën Time të Shenjtë kur Unë e ndjej dashurinë tuaj për Mua. Megjithatë, është vetëm kur ju me të vërtetë besoni tek Unë dhe i lëshoni të gjitha shqetësimet tuaja duke m’i dorëzuar ato Mua, për t’u kujdesur për to, që ju mund të ndjeni një ndjesi paqeje të Vërtetë.

Sa shumë nga fëmijët e Mi luten për qëllime të veçanta. Unë e dëgjoj çdonjërin prej tyre. Por ju duhet që, kur luteni tek Unë për diçka shumë të rëndësishme për ju, ta largoni frikën. Frika nuk është nga Unë. Ajo ju jepet nga Satani si një mjet për t'ju torturuar. 

A nuk e kuptoni ju këtë? Kur ju keni frikë nga diçka, që ju e ndjeni se e ka mbërthyer jetën tuaj, sa më shumë të keni frikë, aq më shumë acarohet problemi.

Është vetëm kur ju ndaloni dhe më thoni Mua:

“Jezus, unë t’i dorëzoj Ty të gjitha shqetësimet e mia në këtë çështje, në mirëbesim, që problemi tani të jetë i Yti për t’u zgjidhur, sipas Vullnetit Tënd Më të Shenjtë.”

që mendja juaj mund të jetë në paqe. Kjo është ajo që Unë e quaj konfidencë, fëmijë.

Konfidenca tek Unë do të thotë se ju tregoni një besim të madh. Besoni tek Unë. Unë vdiqa për mëkatet tuaja – për çdonjërin prej jush të gjallë sot, edhe në këtë epokë. Përse nuk do të besonit tek Unë?

Unë ju dua si asnjë krijesë tjetër mbi këtë Tokë. Askush nuk mund dhe nuk do t'ju dojë ashtu si Unë ju dua. Kujtojeni këtë, në çdo kohë.

Shkoni tani në dashuri dhe paqe. Unë Jam krah jush në mëngjes, gjatë ditës dhe natës vetëm duke pritur për thirrjen tuaj.

Miku dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti