Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 9 January 2016

Thirrje drejtuar priftërinjve dhe murgeshave në Kishën Katolike të Romës

E Hënë, 25 Korrik 2011, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, fjala po përhapet tani me shpejtësi ashtu si është parathënë, në lidhje me Paralajmërimin.

Shërbëtorët e Mi të shenjtë të gjorë po vuajnë, bija Ime. Të lutem kërkoju të gjithë atyre që i lexojnë Mesazhet e Mia që të luten fort për të gjithë ata shërbëtorë të shenjtë – priftërinj, murgesha, pastorë dhe të gjithë ata që drejtojnë kongregacione të Krishtera në mbarë botën.

Kisha Katolike po persekutohet përtej durimit të vet. Satani dhe ushtria e tij e kanë sulmuar Kishën Katolike të Romës përmes infestimit. Është dëshira e tij ta minojë Kishën Time përmes ligësisë së abuzimit klerikal, që ka çuar në këtë situatë të tmerrshme.

Fëmijët e gjorë që vuajtën abuzim seksual qenë sulmuar nga vartësit e Satanit, të cilët ishin të pranishëm në këta shërbëtorë të shenjtë që ia lejuan vetes të josheshin nga i ligu.

Satani ecën në Kishën Time sepse ai dëshiron të sjellë rënien e saj. Sa për murgeshat dhe priftërinjtë e Mi të gjorë të pafajshëm, edhe ata janë viktimë e paragjykimit në duart e atyre që i fajësojnë mëkatet e të tjerëve mbi ata.

Thirrjet e Mia për priftërinjtë, murgeshat, dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë të dashur janë këto. Mos u dorëzoni. Mbajeni mend, përmes sprovave tuaja ju do të lartësoheni në Sytë e Mi, nëse mund t'i duroni këto paragjykime. Më lejoni Mua t'ua fshij lotët tuaja tani, sepse ju po persekutoheni në një mënyrë të padëshmuar kurrë më parë nga Kisha Ime.

Ju, shërbëtorët e Mi të dashur, jeni apostujt e Mi dhe kurrë nuk duhet të dorëzoheni ndaj këtyre presioneve të jashtme. Ju kurrë nuk duhet të hiqni dorë nga thirrja juaj për të më ndjekur Mua. Sepse ta kujtoni, Unë Jam Kisha juaj. Unë derdh Lot dëshpërimi të madh për ju. Ju tani po vuani për mëkatet e vëllezërve dhe motrave tuaja, që iu nënshtruan të ligut. Lutuni, lutuni, lutuni për kurajën tani që të ngriheni me dinjitet për ta përcjellë Fjalën Time të Shenjtë.

Unë kam nevojë për mbështetjen tuaj, më shumë se ndonjëherë. Unë kam nevojë që ju t'i administroni Sakramentet tek një kongregacion i uritur për vdekje dhe i zhgënjyer. Ju lutem mos më braktisni Mua sidomos në këtë kohë kur Satani e ka infiltruar Kishën e Krishterë me ndjekësit e tij.

Kthehuni tani dhe lutuni fort që të shpëtoni veten nga profeti i rremë, i cili ecën në korridoret e pushtetit, brenda Vatikanit. Ai do të ngrihet së shpejti. Mos u ktheni nga ai përndryshe ju do të jeni të humbur për Mua përgjithmonë. Ky është premtimi Im. Gjunjëzohuni me përulësi dhe thirreni Shpirtin e Shenjtë për ta ndriçuar shpirtin tuaj që të jeni të aftë ta dalloni të Vërtetën nga gënjeshtrat, të cilat do të detyroheni t’i kapërdini, nga profeti i rremë.

Kurrë mos u dekurajoni me sprovat që i duroni. Pranojini ato, për çfarë ato do t'ju ofrojnë – forcë të mendjes dhe të shpirtit. Atëherë ju do t'i udhëhiqni fëmijët e Mi për në kohët e fundit me përulësi, dinjitet dhe forcë. 

Të jeni trima tani. Unë Jam duke ju udhëzuar. Kthehuni tani dhe lutuni për hire të mëtejshme për t'ju bërë më të fortë në Misionin tuaj Hyjnor.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti