E
Premte, 19 Gusht 2011, në 23:00
Bija
Ime fort e dashur, Dashuria Ime për të rinjtë, sidomos ata në adoleshencë dhe
pjekuri të hershme, është shumë e thellë. Ashtu si prindërit e tyre, Unë ndjej
dashuri, lumturi, shqetësim dhe ndonjëherë zemërim tek i shikoj ata të rriten.
Oh sa thyhet Zemra Ime, kur Unë i dëgjoj të thonë se nuk besojnë në Hyjin, Atin
Tim të Përjetshëm. Ata, fëmijët e Mi të vegjël, janë kushtëzuar për ta mohuar
Atë, me qëllim që të shihen se përshtaten me miqtë e tyre, që të mos duken
ndryshe nga ata.
Fakti
është se nuk është më e lehtë për një të ri që ta deklarojë dashurinë e tij për
Mua, madje edhe kur e pranon Ekzistencën Time. Ky pranim mund t’ju sjelli atyre turp kur një besim tek Unë, Jezu Krishti apo Ati Im i Përjetshëm, përbuzet në
favor të të ashtu-quajturës ‘qenie më e lartë’. Çfarë është që i shtyn ata të
kenë kaq turp për Mua? Përse ndjehen se duhet t’i përshtaten një bote të
zbrazët nga shpirti apo nga interesi për shpirtin?
Muzika
dhe artet kanë një influencë të madhe mbi këta shpirtra të shtrenjtë, të vegjël të
cilëve nuk iu është treguar mbi të Vërtetën e Qiellit apo të Ferrit. Ata, ashtu
si gjithë fëmijët e Mi të tjerë, që ngulmojnë të shmangin çdo përmendje Timen,
të Mësimeve të Mia, apo të Ekzistencës së Atit Tim të Përjetshëm, në të njëjtën
mënyrë mund të humbasin në shkretëtirë.
Prindër,
Unë ju bëj thirrje t’jua tregoni fëmijëve tuaj të Vërtetën e ekzistencës së
tyre mbi këtë Tokë; prej nga erdhën ata si dhe fatin që i pret pas kësaj jete.
Është detyra juaj t’i ndihmoni ata që t’i hapin zemrat ndaj Dashurisë Sime. I
sillni ata tek Unë me butësi, por përdorni çfarëdo lloj mënyre të mundur për të
ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të tyre. Bëjeni këtë prej dashurisë për ata.
Ju mund t’i keni shmangur detyrat tuaja këto vite, por tani është koha që të
bëni përmirësime. Duke lutur Mëshirën Hyjnore për shpirtrat e tyre, ju mund t’i
ndihmoni ata. Është më mirë nëse ata ecin drejt Meje me duart e zgjatura tek
Unë në këtë jetë, me dëshirën e tyre.
Të
rinjve, Unë ju them këtë. Nëse ju besoni tek Unë, mos kini frikë ta pranoni
këtë në publik. Mos më mohoni Mua sepse Unë Jam jeta juaj, pa të Cilin nuk ka
jetë. Kur të tjerët ta shohin se sa i fortë është besimi juaj, ata do të jenë
më të prirur për t’i hapur zemrat e tyre ndaj Meje. Kjo kërkon shumë guxim nga
ana juaj, por hiret që ju do të merrni nga Unë do ta tejkalojnë frikën tuaj.
Kur ju i tregoni njerëzve se Unë Ekzistoj, kur ju i tregoni atyre respekt dhe
dashuri dhe i tërhiqni ata drejt vetes, ata do t’ju respektojnë që flisni për
Mua. Mund të duket e çuditshme që të flisni për Mua nga njëra anë dhe për
çështjet e botës nga ana tjetër, por ju do të bëheni më të fortë në besimin
tuaj kur ta bëni këtë. Jo vetëm që do të përjetoni një pasurim të dashurisë në
zemrën tuaj për Mua, por kjo do të shpëtojë shpirtrat e miqve tuaj.
Përdoreni
Internetin për ta përhapur Mesazhin Tim. Flisni për to. Nuk ka rëndësi se kush
ju tall. Sepse kur ta bëni këtë, shumë, shumë të rinj në botë do të kenë jetën
e përjetshme për shkak të kthimit në besim të krijuar si rezultat i kësaj.
Marshoni
tani, ushtria Ime e re, e shtrenjtë. Është koha për ju tani që të merrni
guximin për t’i përhapur Mesazhet e Mia, që po i jepen këtij brezi në botë për
t’i kujtuar ata se Kush Jam Unë, përse Unë ju shpëtova të gjithëve nga
thellësitë e Ferrit dhe përse Unë tani Jam duke u përpjekur për t’ju shpëtuar
edhe një herë.
Kjo është koha që Unë të arrij t’i bashkoj duart tuaja me të
Miat.
Unë ju dua.
Shpëtimtari dhe Miku
juaj i dashur
Jezu Krishti