Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 2 February 2016

Shumë shpirtra po dënohen në Ferr për shkak të mëkatit të pornografisë

E Diel, 28 Gusht 2011, në 17:00

Bija Ime fort e dashur, dëgjoje Fjalën Time Më të Shenjtë ndërsa Unë e paralajmëroj njerëzimin për urgjencën për t’i lypur Atit Tim faljen e mëkateve të tyre.

Koha është e shkurtër tani, ndërsa Paralajmërimi pothuajse është afër. Kurrë mos e lini për nesër çfarë ju duhet ta bëni sot. Pendesa për mëkatet tuaja është vendimtare, përpara se të kërkoni që mëkatet tuaja të falen. Sepse pa pendesë të vërtetë ajo është e kotë.

Sa shumë shpirtra të nxirë shoh Unë në botën tuaj, bija Ime. Ka fare pak Dritë dhe po ta shikoje thellësinë në të cilën ka rënë njerëzimi, ti do të tronditeshe. Kaq shumë miliona nga fëmijët e Mi po zhyten përditë, në një humnerë të korruptimit mëkatar, nga e cila do ta kenë të pamundur të tërhiqen nëse ju nuk luteni për ta. Ata janë të verbër ndaj të Vërtetës madje edhe po t’ju tregohej Drita Ime tani, ata do të përpëliteshin dhe do të fshiheshin prej Meje. Lutuni për ata.

Fëmijët e Mi që janë fajtorë për mëkatin e urryer, e gëzojnë faktin që sjellja e tyre e ligë duartrokitet për vlerën e vet argëtuese. Pornografia futet në kaq shumë shtëpi nëpër botë, prej kanaleve televizive, që i shfaqin këto paturpësi të liga si argëtim i padëmshëm, humoristik – po këto kanale që refuzojnë ta flasin Emrin Tim. Dhuna është zbukuruar gjithashtu jo vetëm në TV, por në lojëra, duke i bërë ato kaq të pranueshme sa njerëzit e konsiderojnë tani aktin e dhunës si një gjë të natyrshme.

Djajtë e Satanit, kur futen në shpirtra, fillojnë të shfaqen në trupin e njeriut aq sa veprimet e tyre bëhen të qarta për ndjekësit e Mi, të cilët tmerrohen për çfarë iu duhet të dëshmojnë. Trupi i njeriut, i infektuar me djajtë satanikë do të sillet në mënyrë groteske. Lëvizjet e tyre fizike do të jenë të shtrembëruara dhe do të shprehin mesazhe satanike të përdorura nga i ligu për të joshur njerëzit e dobët me mendime të ngjashme. Shpirtrat e dobët, të zbrazur prej dashurisë për Hyjin, do të tërhiqen drejt tyre dhe gradualisht do t’i imitojnë, kështu që edhe ata, po ashtu, do ta nderojnë Satanin dhe gjithçka që ai përfaqëson me mënyrën se si ata gjithashtu sillen.

Fëmijë, a nuk mund ta shikoni se si Satani punon? Ndjekësit e Mi, ju duhet t’iu tregoni atyre që nuk e kuptojnë se si ai punon në biznesin e pornografisë. Kjo është kur Satani fillon t’i shkatërrojë shpirtrat dhe t’i fundosi pjesëmarrësit në flakën e përjetshme. Ata fajtorë për sjelljen seksuale devijuese dhe ata që e reklamojnë trupin e tyre në një mënyrë të turpshme, imorale do të vuajnë dhimbje të padurueshme përjetësisht.

Ndihmoni në shpëtimin e tyre tani, fëmijë, sepse ata nuk e kanë idenë se sa më neverit Mua papastërtia e tyre imorale. Ata janë të mbuluar në errësirë. I sillni ata tek Unë, që Drita Ime të mund t’i pushtojë ata dhe t’i shpëtojë nga flakët e Ferrit.

Mëkatet e mishit janë të neveritshme për Mua. Kaq shumë shpirtra po dergjen në Ferr prej mëkatit të pornografisë dhe akteve seksuale devijuese. Le ta dinë ata se çfarë fati do të kenë nëse nuk tregojnë pendesë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/08/28/many-souls-are-perishing-in-hell-because-of-the-sin-of-pornography/