Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 21 February 2016

Dyshimet ju bëjnë më të fortë në dashurinë tuaj për Mua

E Mërkurë, 21 Shtator 2011, në 22:00

Unë vij në Emër të Jezusit, i Cili erdhi me trup dhe qe bërë njeri.

Bija Ime e dashur, ti tani je kaq pranë Zemrës Sime, por mund të ndjehesh kaq larg. Herë pas here ti mendon se je ndarë nga Unë, kur në fakt, ti vetëm je afruar më shumë në bashkim me Mua.

Kaq të fortë tani, bija Ime, Unë Jam duke e forcuar besimin tënd, që ti të mund të vazhdosh ta shpallësh Fjalën Time tek njerëzimi. Ky është një Mision shumë i rëndësishëm. Për shkak të djajve të lëshuar me miliona nga Satani në këto kohë, ata po të sulmojnë në çdo cep. Të parët njerëz që ata do të përdorin do të jenë besimtarët, të cilët do të vihen në radhë për të të hedhur ty gurin e parë.

Ndërsa Vepra Ime madhështore e Mëshirës për njerëzimin sa vjen e afrohet, po ashtu dhe djajtë do të përpiqen ta bllokojnë të Vërtetën dhe t’i pengojnë njerëzit, njerëzit e mirë, të shpenzojnë kohën që Unë e dua prej tyre për t’i shpëtuar shpirtrat e fëmijëve të Mi pa aspak besim. Mos i lejo fyerjet mizore, të cilat po marrin vrull, për të ta larguar vëmendjen nga Puna Ime.

Dëgjojeni tani profecinë Time. Për çdo njeri që pendohet në këtë kohë, tre shpirtra më tepër mund të shpëtohen për njeri. Mendojeni këtë kështu. Bekimet e hedhura mbi njeriun që kërkon falje do t’iu jepen familjeve të këtyre njerëzve. Çdo shpirt që më lutet Mua tani dhe më kërkon Mua që t’ia shpëtoj familjen e tyre dhe miqtë më të afërt do ta marrë Mëshirën Time me bollëk.

Lutja është shpëtimi juaj, fëmijët e Mi. Sa më shumë të luteni, aq më shumë Unë do t’jua hap zemrat dhe do t’jua zbuloj të Vërtetën Time. Favorizimet e Mia tani janë zgjeruar në një mënyrë të padëshmuar mbi këtë Tokë më parë. Megjithatë, Unë nuk mund t’i hedh këto hire të fuqishme nëse ju nuk i kërkoni ato.

Bija Ime, ta dish se një përndjekje, që do të habisë, do të shihet tani në një sulm në rritje mbi këto Mesazhe hyjnore. Shpërfilli ato. Mbylli sytë tuaj. Bllokoji veshët tuaj. Në të kundërt, lutu që shpirtra të tillë të mund të shohin ndriçim.

Dyshimet, bija Ime, janë sprova të përjetuara, jo vetëm nga ti, por nga ndjekësit e Mi të dashur. Edhe pse ato mund të jenë shqetësuese, ato janë të lejuara nga Unë për t’ju bërë të gjithëve më të fortë në dashurinë tuaj për Mua.

Qetësohuni tani, fëmijët e Mi. Pranojeni Fjalën Time. Jetoni jetët tuaja ashtu si Unë e pres prej jush. Vendosni familjet tuaja të parat, përpara çdo gjëje. Ato kurrë nuk duhet të neglizhohen për hatrin Tim. Lutuni tani me mirëbesim të qetë dhe të jeni të sigurt se profecitë e Mia do të shpalosen me Urdhrin e Atit Tim të Përjetshëm. Ato do të ndodhin sipas kohës së përkryer të parashtruar nga Ati Im.

Kurrë mos harroni, fëmijët e Mi, se shumë sekrete të dhëna vizionarëve dhe lajmëtarëve të Mi, që parashikojnë ngjarje të ardhshme që do të vijnë, janë lehtësuar përmes lutjes. Shumë, shumë shkatërrime ekologjike janë evituar prej përkushtimit të treguar ndaj Nënës Sime të Bekuar. 

Të përkushtuarit e saj kanë evituar shumë tërmete, përmbytje dhe tsunami për shkak të lutjeve të tyre. Lutja mund të jetë shumë të fuqishme. 

Lutjet dhe vuajtja e një personi mund të shpëtojnë një komb. Ta mbani mend këtë.

Unë i dua të gjithë, fëmijët e Mi. Fuqia për të shpëtuar njëri tjetrin shtrihet në duart tuaja, fëmijë. Mos harroni se çfarë Unë kam thënë më parë. Lutja është mburoja juaj kundër të ligut në këtë botë. Lutja mund të dobësojë shkatërrime globale. Vazhdoni të luteni për paqe në botën tuaj. Lutuni, gjithashtu, për një kalim të lehtë për në Parajsën e Re mbi Tokë, e cila i pret të gjithë fëmijët e Mi që kërkojnë shpengim.

Jezusi juaj i dashur