Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 4 February 2016

Zgjidhni njerëz që i njihni dhe ejani para Fronit të Atit Tim për t’i shpëtuar ata

E Martë, 30 Gusht 2011, në 14:30

Bija Ime fort e dashur, Zemra Ime po rëndohet me dëshpërim ndërsa Unë vështroj fëmijët e Mi të shtrenjtë, të cilët janë të pavetëdijshëm ndaj ndryshimeve që shtrihen përpara.

Unë i dua ata kaq shumë sa lotoj me një trishtim të thellë kur i shoh ata të enden duke më kërkuar Mua, por të pamundur për ta bërë këtë. Ata e dinë se diçka mungon në jetën e tyre, por nuk mund ta përcaktojnë se çfarë është. Ajo mungesë është dashuria. Unë Jam Dashuria. Unë Jam çfarë ata po kërkojnë, por nuk e dinë ku të kërkojnë. Por, Unë Jam duke qëndruar atje duke pritur dhe pritur me durim që ata të kthehen tek Unë.

Sa shumë kohë është duke u harxhuar kot, bija Ime. Fëmijët e Mi kërkojnë në të gjitha vendet e gabuara, duke kërkuar kënaqësitë dhe paqen që ata e dëshirojnë. Por ata nuk do të jenë në gjendje ta gjejnë atë nëse nuk e pranojnë se do të jetë vetëm përmes përulësisë që ata do ta kenë këtë të mundur.

Derisa fëmijët e Mi ta kuptojnë se ata nuk mund të ekzistojnë pa dashuri për Atin Tim, Hyjin Më të Lartin, ata do të vdesin pa dashuri dhe paqe në zemrat e tyre. Unë Jam i lodhur, bija Ime. Sikur vetëm ata që më kanë braktisur Mua të mund të ktheheshin tek Unë. Sikur vetëm të ndalonin përpjekjet e tyre për pushtet, para dhe lavdi, nga zotërimet materiale atëherë ata do ta dinin të Vërtetën.

Unë dua që të gjithë ju, ndjekësit e Mi, të vazhdoni të luteni për shpirtrat e verbër që janë të humbur. Kurrë mos u dorëzoni, sepse lutjet tuaja do të sillen para Fronit të Atit Tim. 

Ju lutem të recitoni si më poshtë:

“Hyji më i Larti, unë vij përpara Fronit Tënd, këtë javë, për t’u lutur për shpirtrat e vëllezërve dhe motrave të mia që refuzojnë të njohin Ekzistencën Tënde. Unë të kërkoj Ty t’i mbushësh ata me Hiret e Tua, që t’i hapin zemrat e tyre për të dëgjuar Fjalën Tënde Më të Shenjtë.”

Ju lutem të zgjidhni ata shpirtra që janë të njohur për ju dhe që nuk duan ta njohin Hyjin Atë, dhe vendosini emrat e tyre përpara Atit Tim. 

Dhurata juaj e lutjes do të shpërblehet me shpëtimin e tyre. 

Shkoni tani, ushtria Ime, dhe përgatituni për fazën tjetër në këtë luftë shpirtërore kundër të ligut.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/08/30/chose-people-you-know-and-come-before-my-fathers-throne-to-save-them/