E
Premte, 23 Shtator 2011, në 21:30
Bija
Ime, ndërsa bota mund t’i trembet Paralajmërimit, ata duhet ta pranojnë se profecitë e përmbajtura në
Librin e Zbulesës janë përmbi ne. Shteti i shenjtë i Kishës është tani në
rrezik, ashtu siç është edhe Shteti i Izraelit. Profecitë do të shpalosen,
ndërsa bota do të kontrollohet nga antikrishti, i cili do të përpiqet që t’ju
kontrollojë përmes një Monedhe të Re Botërore. Kur dhe nëse do të jeni të
kontrolluar në këtë mënyrë, ju do të jeni të kontrolluar në çdo aspekt tjetër.
Paralajmërimi
do t’i vërë një fre kësaj dhe të tjera mizorive djallëzore që po planifikohen nga
forcat botërore, të cilat janë përtej të kuptuarit të fëmijëve të Mi kudo në
botë. Si gurë shahu të pafajshëm në një lojë jo të krijuar prej jush, ju do të
mbroheni nga Dora Ime e Drejtësisë.
Ngrihuni,
fëmijët e Mi, dhe e luftoni këtë varg ligësish përmes lutjes. Kontrolli dhe
persekutimi global që po planifikohet, pikërisht në këtë moment, mund të
parandalohen përmes lutjes. Jo të gjithë prej jush munden apo do të shpëtohen,
i tillë është mbërthimi i antikrishtit që do të mbajë mbi ju.
Fëmijët
e Mi, Satani nuk do të fitojë kurrë. Atij nuk i është dhënë pushteti dhe ndërsa
mbërthimi i tij të fillojë të dobësohet, tani ai do të tërheqë me vete sa më
shumë shpirtra të mundet brenda gropave të Ferrit bashkë me të. Unë derdh lot
me dhimbje të thellë për Krijimin Tim të bukur dhe për ata shpirtra të Mi të
shtrenjtë. Oh sikur ata vetëm ta dëgjonin të Vërtetën.
Vlerësimi
shkencor është budallallëk, sepse asnjë shkencë nuk do ta zëvendësojë
realitetin e Mbretërisë Sime Hyjnore. Asnjë person mbi Tokë nuk mund ta kuptojë
bukurinë dhe mrekullinë që ju pret të gjithëve, sepse ajo është e
papërshkrueshme në terma njerëzore.
Së
shpejti ju do t’i kuptoni planet që Unë kam për ta shpëtuar botën nga duart e
mashtruesit.
Unë
ju dua të gjithëve dhe do t’i mbroj ndjekësit e Mi në çdo fazë gjatë ndonjë
persekutimi të planifikuar.
Shikoni
drejt Meje. Hapini krahët tuaj dhe më lejoni Mua t’ju mbaj dhe t’ju mbroj që të
gjithëve.
Fëmijët
e Mi të cilët besojnë tek Unë nuk kanë asgjë për t’u frikësuar.
Krijuesi juaj i dashur
Hyji Më i Larti
Hyji Atë