E
Mërkurë, 31 Gusht 2011, në 21:00
Bija
Ime fort e dashur, dashuria që Unë kam për ty dhe për ndjekësit e Mi vërshon
përmes Meje dhe më sjell Mua kaq gëzim. Sa ju dua Unë të gjithë ju. Dedikimi,
përulësia, besimi dhe dashuria juaj e pastër për Mua, po bëhet më e fortë çdo
ditë. A nuk mund ta ndjeni këtë? Kjo është Dhurata Ime për secilin prej jush,
shpirtrat e Mi të pastër, që jeni tërhequr nga jeta juaj e përditshme për të më
ndjekur Mua në udhën drejt Parajsës.
Fëmijët
e Mi të cilët janë zgjuar nga Shpirti i Shenjtë, i cili u derdh mbi botë në
Maj, do të ndjejnë tani një përkushtim ndaj Meje të panjohur nga shumë prej
tyre më parë. Unë Jam duke e mbledhur ushtrinë Time shpejt tani dhe kjo do të
zgjerohet në një grup prej më se 20 milion shpirtrash së shpejti. Sa më e madhe
ushtria, aq më i fuqishëm do të jetë Shpirti i Shenjtë në bashkimin e fëmijëve
të Mi në një për të luftuar mashtruesin. Udhëheqja Ime Hyjnore tani është
rrënjosur në shpirtrat tuaj nëse ju e kuptoni këtë apo jo. Është sikur të keni
një çelës të brendshëm. Kur Dashuria Ime ju thërret, ju do të përgjigjeni
natyrshëm për t’i kthyer të tjerët në besim. Kjo është Fuqia e Shpirtit të
Shenjtë dhe tani po ndjehet në çdo skaj të Tokës.
Të
gjitha fetë, të gjitha besimet, të gjitha racat dhe të gjitha kombet do të
përgjigjen ndaj Dritës së të Vërtetës tani. Ata janë të gjithë kaq të shtrenjtë
për Atin Tim të Përjetshëm. Ai po afrohet tani tek çdo burrë, grua dhe fëmijë,
që ata ta dëgjojnë thirrjen e Tij. Satani nuk do të jetë në gjendje për t’i
bërë ballë lutjeve, që po recitohen nga ndjekësit e Mi. Mbërthimi i tij do të
dobësohet, dhe së shpejti. Lutjet, dhe besimi i ndjekësve të Mi, po e egërsojnë
atë. Për arsyen se ai është i pafuqishëm në përpjekjet e tij për të hedhur
dyshime në mendjen e besimtarëve të Mi, ai do ta kalojë vëmendjen e tij tek
mëkatarët e dobët. Këta fëmijë janë tashmë kaq të ngatërruar, dhe të
shkatërruar nga mëkati mortor, saqë do të tërhiqen drejt tij. Për shkak të
errësirës në shpirtrat e tyre, ata do të jenë të paaftë të mbrojnë veten.
Lutuni fort që shpirtrat e tyre të mund të shpëtohen.
Kjo
është një epokë kur Kisha Ime, edhe pse po përballet me pengesa të
jashtëzakonshme të shkaktuara nga mëkati, do të rindërtohet tani nga ndjekësit
e Mi në Tokë. Kjo do të marrë kohë, por kur të ndodhë, Kisha Ime do të kthehet
në Lavdinë e saj të mëparshme dhe do të jetë e rilindur në forcë.
Ajo,
së bashku me të gjithë njerëzit e Mi të zgjedhur, do të bashkohet në Mbretërinë
e Lavdishme të Atit Tim. Ëmbëlsia e kësaj ngjarjeje, kur bota do të çlirohet
nga Satani dhe të gjitha gjërat e liga, duhet të mirëpritet fëmijë. Kjo është
Epoka e Re e Paqes që ju duhet ta prisni në Tokë.
Kohët para jush mund të jenë
të vështira, fëmijë. Përqendrohuni tek Unë dhe ju do të mbijetoni. Pastaj do të
vijë paqja që ju po e prisni.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti