Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 20 February 2016

Ngjarja më e rëndësishme që nga Ringjallja Ime

E Hënë, 19 Shtator 2011, në 20:15

Bija Ime fort e dashur, është qëllimi Im që të sjell çdo burrë, grua dhe fëmijë brenda Parajsës Sime të Re mbi Tokë, sepse po qe se edhe një shpirt do të lihej pas, kjo do ta thyente Zemrën Time. Ja përse numri i lajmëtarëve që Unë tani i dërgoj në botë është rritur. Kjo është me qëllim që ata të mund ta përhapin Fjalën Time të Shenjtë për të inkurajuar kthimin në besim.

Unë nuk i dërgoj lajmëtarët për të frikësuar fëmijët e Mi. Përkundrazi, roli i lajmëtarëve të Mi është për të përgatitur çdo person mbi këtë Tokë, që ata të jenë gati dhe të denjë për të jetuar në këtë Parajsë të Re.

Fëmijët e Mi, kohët në të cilat ju po jetoni nuk janë të këndshme. Ligji dhe rregulli janë shembur. Lakmia ka bërë që stabiliteti juaj financiar t’ju vidhet. Vet-lavdia dhe dhënia pas ambicieve kanë bërë që Besimi juaj gjithashtu t’ju hiqet tutje.

Si një shtëpi ku nuk ka asnjë kontroll prindëror

Ju, fëmijët e Mi, jeni si në një shtëpi ku nuk ka asnjë kontroll prindëror. Ashtu si fëmijëve të përkëdhelur, ju janë dhënë të gjitha rehatitë materiale që i dëshironi pa iu dashur që t’i fitoni ato. Ju është dhënë ushqim, për të cilin nuk ju duhet të punoni. Gjithçka që nuk ju kënaq zëvendësohet me një tjetër gjë të re, një tjetër stimulues. Megjithatë, asgjë nuk ju kënaq për një kohë të gjatë. Pastaj grindjet ndodhin midis fëmijëve, ku secili kërkon ta kontrollojë tjetrin për të pasur të drejtë për vete. Luftëra fizike munden atëherë shpërthejnë. Por asnjëri nuk është në kontroll dhe kështu ata lëndojnë njëri tjetrin, nganjëherë me pasoja të rënda.

Ja se si Unë e shikoj botën. Fëmijët e Mi janë të pakënaqur, ju mungon ngushëllimi shpirtëror, por refuzojnë të udhëhiqen nga Kisha Ime. Kisha Ime sot nuk mund të kontrollojë një popull të tillë pa rregulla që nuk e sheh përkushtimin ndaj Meje të jetë aq stimulues sa kënaqësitë e trupit.

Lufta po e shkatërron njerëzimin dhe rënia shpirtërore ka krijuar një zbrazëti në botë, që pjesa më e madhe e juaj, tani, ia ndjen efektet në zemrat tuaja. Asgjë nuk është ashtu si duket. Lavdia materiale shkëlqen nga jashtë, me dritën e saj që i tërheq ata që kanë etje për rehati, por nuk ka asgjë tjetër përveçse errësirë prapa saj.

Unë Jam Drita që mungon në jetët tuaja të vetmuara, të ngatërruara dhe disi të frikshme. Ja përse koha është afër për Mua që të ndërhyj dhe të marr kontrollin. Ju, fëmijët e Mi, duhet ta mirëprisni këtë dhe të përgatiteni për Mëshirën Time të madhe.

Ju duhet të luteni për vëllezërit dhe motrat tuaja dhe të prisni krahë-hapur për ta mirëpritur ndërhyrjen Time. Jini pozitivë. Qëndroni me shpresë. Kini besim se madje edhe mëkatarët më të ngurtë do të lehtësohen gjatë ndodhjes së kësaj Ngjarjeje Madhështore, më e rëndësishmja që nga Ringjallja Ime.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti