E
Martë, 6 Shtator 2011, në 20:20
Unë
vij në Emër të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit. Unë jam Nëna juaj e Bekuar.
Ti,
fëmija im, po persekutohesh. Çdo përpjekje është duke u bërë nga mashtruesi për
të të gënjyer. Ti, fëmija im, duhet t’i bindesh vetëm një Zëri dhe ai është
Zëri i Birit tim të shtrenjtë, Jezu Krishtit.
Armatosu
tani, fëmija im, sepse sulmet mbi ty do të rriten, ashtu si edhe vuajtja jote.
Ti, përmes hireve që unë do të të jap, do t’ia dalësh kësaj. Ndaloji mendimet e
tua të frikshme dhe lëri mënjanë të gjitha dyshimet.
Mos
lejo shpërqendrime, sepse ato vijnë nga puna e mashtruesit. Ato nuk vijnë nga
Biri im.
Gjithmonë
dëgjoje zëmrën tënde, dhe ti do ta njohësh të Vërtetën. Unë, Nëna jote e
dashur, të dua, prandaj të lutem më lejo mua të t’i ofroj të gjitha mbrojtjet e
mia nga i ligu.
Shko
në paqe dhe dashuri.
Nëna juaj e dashur
Nëna Mbretëreshë e Paqes