E
Diel, 25 Shtator 2011, në 11:45
Bija
Ime fort e dashur, se si t’i bindësh të rinjtë dhe ata që janë të kapur pas një
stili jetese të zënë dhe pa kuptim, kjo është sfida që Unë ta paraqes ty. Puna
jote është të përdorësh çdo lloj mjeti të komunikimit modern të vlefshëm për të
bindur një shoqëri të re, moderne për të Vërtetën e Ekzistencës Sime.
Unë
premtoj se të gjithë atyre fëmijëve të rinj që iu jepet e Vërteta, përmes
këtyre mjeteve, do ta ndjejnë Praninë Time sapo ata t’i lexojnë Mesazhet e Mia.
Përhap dhe konverto tani, bija Ime, në çdo skaj të botës. Ky është roli për të
cilin ti ke qenë zgjedhur.
Duke e përhapur Fjalën Time vazhdimisht, më shumë
njerëz mund të arrihen. Përdore Internetin dhe median. Ndjekësit e Mi të
përfshirë, me kalimin e kohës, do ta përhapin të Vërtetën kudo.
Ky
Mision vetëm sapo ka filluar. Themelet janë hedhur. Tani sipas kohës së
përkryer të Atit Tim bota do t’i kushtojë vëmendje tani këtyre Mesazheve
hyjnore.
Unë
premtova se do të kthehesha. Për ta shtruar udhën Unë tani kam dërguar profetët
e Mi në botë, përfshirë ty, bija Ime. Shumë tani po i përgjigjen thirrjes Sime
në çdo vend në botë, edhe pse zërat e tyre janë të vegjël. Me kalimin e kohës,
edhe ata gjithashtu do të dëgjohen, dhe kështu ata mund ta shpallin Lavdinë
Time për të lajmëruar kthimin Tim.
Duhet
njëfarë kohe përpara se ky kthim i lavdishëm të ndodhë. Deri atëherë
përgatituni, fëmijët e Mi. Paralajmërimi do të kthejë në besim miliona, por
është vetëm fillimi. Periudha pas tij duhet dhe do të shpenzohet duke i ushqyer
shpirtrat për të siguruar që ata të jenë të përgatitur siç duhet, në mënyrë që
ata të jenë të denjë për të hyrë në Parajsën e Re mbi Tokë të Atit Tim.
Ju
duhet të duroni shumë, fëmijë, por oh sa shumë për të shpresuar përpara kur
t’ju jepet hyrja për në këtë Epokë të Re të mrekullueshme të Paqes, gëzimit dhe
lumturisë mbi Tokë. Këmbëngulje kërkohet tani. Kurajë dhe vendosmëri do t’iu
jepet atyre që e thërrasin Shpirtin e Shenjtë. Ju atëherë, ushtria Ime, do t’i
ngritni lart shpirtrat e atyre që largohen nga Unë. Mos lejoni asnjë nga këta
shpirtra që të largohen, të humbur, në shkretëtirë. Lutuni për ta. Tregoni ndaj
tyre dashuri dhe mirëkuptim. Kurrë mos iu thoni atyre se janë të dënuar apo t’i
akuzoni për mëkat, sepse kjo është një fyerje e rëndë në Sytë e Mi. Në vend të
kësaj, jini të vendosur por të mirësjellshëm. Thjesht tregojuni atyre të
Vërtetën. Do të jetë në dorë të tyre pastaj.
Ju nuk mundeni, fëmijë, t’i fitoni të gjithë
shpirtrat. Ju vetëm mund të bëni më të mirën tuaj.
Jezusi juaj i dashur