Bija Ime fort e dashur, të mos kesh asnjë iluzion, mashtruesi ta ka larguar kokën nga Unë për këto pak ditët e fundit. Ti ia ke vënë faktit që ishe e ngarkuar, por kjo nuk është krejtësisht e vërtetë. Kaq dinak është ai sa qëllimisht e ndërpreu çdo minutë të vetme të kohës tënde. Gjatë kësaj kohe ti ishe e vetëdijshme se nuk po më kushtoje kohë Mua. A nuk është kështu?
Ti u ndjeve e shpërqendruar dhe e humbur dhe më pas e kuptove se ishe bosh përbrenda pa Mua. Pranë teje gjatë gjithë kohës, Unë prapë se prapë, të lejova ty që të ndjeheshe e braktisur nga Unë. Sepse tani ti ke përjetuar dëshpërimin e ndjerë nga shpirtrat të cilët Unë i refuzoj, për shkak të mëkatit. E gjithë kjo është e rëndësishme për zhvillimin tënd shpirtëror.
Ndërsa mund të duket pa shkak që Unë ta lejoj këtë, kjo është një pjesë e përgatitjes tënde drejt shenjtërimit që Unë e dua dhe e kërkoj prej teje. Ti, bija Ime e shtrenjtë, do të vazhdosh të ndjesh një formë braktisjeje, herë pas here, ashtu siç do ta ndjejnë shumë shpirtra që janë në po të njëjtën udhë.
Shkalla drejt përsosmërisë shpirtërore është shumë e gjatë. Shpirtrat do të marrin një, dy e më shumë hapa mbrapsht, për çdo hap të vetëm që ata kryejnë drejt Meje. Unë të kërkoj ty, bija Ime, t’iu tregosh gjithë ndjekësve të Mi që të përgatiten me kujdes për këtë shkallë, e cila është thelbësore përpara se të jetë arritur maja.
Në Mesazhin Tim të 24 Nëntorit
2010, kur Unë për herë të parë të tregova për këtë shkallë, Unë të shpjegova se
si disa njerëz i ngjisin këto shkallë tepër me shpejtësi. Por ti e di se do të
ishte një gabim. Të jesh e vetëdijshme se jam Unë Ai që të udhëzon ty përgjatë
shkallëve gjatë gjithë kohës.
Fëmijët
e Mi, ju tani duhet të ngjisni çdo hap të shkallës shpirtërore përpara se të
arrini në hapat në majë për tek dera e Parajsës. Kini durim. Mos u dëshpëroni
kur ju rrëzoheni. Thjesht ngrihuni përsëri dhe filloni t’i ngjiteni gjithë
udhës.
Fëmijë,
Unë do t’ju mbaj për dore dhe do t’ju shpie deri në majë nëse ju më lejoni Mua.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti