E
Shtunë, 10 Shtator 2011, në 15:30
Unë flas me ty sot, bija Ime fort e dashur, për nevojën që të më bindesh Mua në të gjitha gjërat. Bija Ime, të gjithë ndjekësit e Mi, për të qenë të denjë për Dashurinë dhe përkushtimin Tim, duhet që t’i nderojnë Urdhërimet e Atit Tim. Ndërsa ata mund të lëkunden herë pas here, ata duhet të përpiqen në çdo kohë që të ndjekin Rregullën e Dashurisë.
Duajeni njëri tjetrin dhe e vendoseni fqinjin
tuaj para nevojave tuaja. Pastaj çdo gjë tjetër do të shkojë në vend.
Ata
që e quajnë veten ndjekës të Mi, duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si ata e
përhapin Fjalën Time Më të Shenjtë. Nëse ata bien brenda kurthit të arrogancës,
vet-pëlqimit apo kur ata i dënojnë të tjerët në Emrin Tim, ata më fyejnë Mua
shumë. Kurrë mos i kërcënoni të tjerët me ndëshkimet që ata mund të presin nga
Unë. Kurrë mos i thoni dikujt tjetër se Unë do t’i ndëshkoj ata për shkak se ju
ndjeheni të zemëruar me ta për çfarëdo lloj arsyeje; sepse kur e bëni këtë ju
do të jeni fajtorë që po më mohoni Mua, sepse ju do të jeni duke e shtrembëruar
të Vërtetën për t’ia përshtatur interesave tuaja. Kurrë mos u ndjeni përmbi të
tjerët për faktin se ju keni qenë privilegjuar me të Vërtetën.
Fëmijë,
Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi, edhe kur ata gabojnë dhe largohen. Lutuni për
ta në çdo kohë nëse ju pohoni se jeni një ndjekës i vërtetë i Imi. Me patjetër
predikojeni të Vërtetën. Tregojuni atyre gjithmonë për Dashurinë Time të thellë
për fëmijët e Mi. Por ju nuk duhet kurrë t’i gjykoni ata. Kurrë mos iu thoni të
tjerëve se mëkatet e tyre apo ato që ju i mendoni të jenë mëkate, do të
ndëshkohen nga Unë në ndonjë mënyrë të caktuar, sepse ju nuk keni asnjë të
drejtë për ta bërë këtë.
Mesazhi
Im sot është i thjeshtë. Kur ju më doni Mua dhe flisni në Emrin Tim ju nuk
duhet kurrë që ta lartësoni veten për shkak të kësaj. Ju nuk duhet kurrë t’i
kërcënoni vëllezërit dhe motrat tuaja apo të hidhni akuza në Emrin Tim.
Mbajeni
mend, meqenëse ju jeni ndjekësit e Mi, ju do të shënjestroheni nga mashtruesi
pikërisht për shkak të besimit tuaj. Prandaj ju duhet të jeni të kujdesshëm që
ai të mos ju mashtrojë për t’ju bërë që të mëkatoni kundër vëllezërve dhe
motrave tuaja.
Ju
duhet të qëndroni të fortë, fëmijët e Mi. Unë jua jap këtë Mesazh për t’ju
udhëzuar dhe për t’ju mbajtur në udhën e drejtë për tek Unë.
Jezusi juaj i dashur
Mbreti i Njerëzimit