E Diel, 4 Shtator 2011, në 21:50
(Ky Mesazh u mor pasi vizionarja recitoi Rruzaren e Shenjtë dhe pas një
shfaqjeje ku Nëna e Bekuar u shfaq për një periudhë që zgjati 20 minuta, në një
dhomë private lutjeje.)
Unë
vij në Emër të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit. Unë jam Nëna e Shenjtë e
Hyjit.
Fëmija
im, ti po vuan për Birin tim dhe java e kaluar s’ka qenë e lehtë ndërsa ti
ndeshesh me forcën e ligë me qëllim që të qëndrosh besnike ndaj Birit tim të
shtrenjtë. Unë vij tek ti sonte për të provuar që të shpjegoj se çfarë po
ndodh. Si një shpirt viktimë ti do të përjetosh periudha braktisjesh kur
mendimet e Birit tim hiqen nga mendja jote. Pastaj ndërsa ti të përpiqesh për
ta përkushtuar kohën për t’u lutur, do ta shohësh se nuk do të mund ta bësh.
Pas kësaj ti do të jesh e paqartë dhe më pas vetmia për Praninë e Birit tim, do
të shkaktojë ty ankth.
Mos u shqetëso, sepse sado e rëndë që është, kjo është
një formë e vuajtjes, që ti duhet ta përjetosh si një shpirt viktimë.
Të
lutem që të lutesh për guximin dhe për hiret për ta pranuar këtë formë të re të
vuajtjes, që do të të ngatërrojë. Vazhdo me Meshën tënde ditore dhe me marrjen
e Eukaristinë Më të Shenjtë, pavarësisht se çfarë shtrihet përpara. Ti do të
provokohesh nga mashtruesi për t’ia kthyer shpinën kësaj Pune. Ti së shpejti,
edhe një herë, do të fillosh t’i lejosh dyshimet që ta pushtojnë shpirtin tënd.
Kërkoji të gjithëve që të luten për ty tani. Sepse dhurata jote ndaj Birit tim
po vazhdon të shpëtojë shpirtra kudo. Kurrë mos e harro këtë pavarësisht se sa
e vështirë është vuajtja jote.
Bija
ime, unë gjithmonë do të komunikoj me ty kur ti ta humbasësh ndjesinë tënde të
drejtimit, sepse unë jam Nëna jote e dashur. Unë gjithmonë do të jem këtu për
të të mbrojtur dhe drejtuar ty drejt Birit tim, me qëllim që dëshirat të Tij të
respektohen. Shko në dashuri dhe paqe.
Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Paqes