E
Enjte, 22 Shtator 2011, në 21:00
Fëmija
im, ti duhet t’iu kërkosh fëmijëve të mi që të më luten mua, me qëllim që unë
të mund t’i mbuloj ata me Mantelin tim Më të Shenjtë në këto kohë. Puna e
mashtruesit është duke u rritur dhe duke u përhapur si zjarr i pakontrolluar,
kontrolli i lig që ju shikoni kudo rreth jush është duke u drejtuar nga ai dhe
ushtria e tij e djajve. Ata shkaktojnë shumë vuajtje dhe dhimbje në botë.
Lutja
e Rruzares Sime Më të Shenjtë do ta ndalojë atë të shkaktojë dëmin që ai synon
të sjellë mbi këtë botë.
Lutuni,
fëmijët e mi, kudo që të jeni, për mbrojtjen time të veçantë kundër të ligut.
Lutuni
për ta lehtësuar vuajtjen e Birit tim të dashur, i Cili ka shumë nevojë për
ngushëllimin tuaj. Ai ka nevojë për lutjet tuaja, fëmijë, ndërsa bëhet gati për
ta shpëtuar njerëzimin nga jetët e tyre mëkatare dhe të mbrapshta, akoma edhe
një herë.
Lutuni
tani siç nuk jeni lutur kurrë më parë.
Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Paqes