E
Enjte, 15 Shtator 2011, në 23:50
Bija
Ime fort e dashur, ti tani po dëshmon më shumë hollësira mbi dhimbjen që Unë
vuajta gjatë Kryqëzimit Tim. Braktisje. Refuzim. Izolim. Mospranim nga tundjet
tallëse të duarve të autoriteteve dhe sidomos nga ndjekës të përkushtuar të
Mitë. Madje dhe apostujt e Mi më refuzuan në kohën kur Unë kisha nevojë.
Prandaj ti nuk duhet të çuditesh që kjo po të ndodh edhe ty.
Ty
gjithashtu t’u tregua sonte një vizion i Imi duke qëndruar para ekzekutuesve të
Mi, të cilët Unë duhej t’i dëgjoja kur gënjeshtrat e tyre të ndyra më dënuan
Mua dhe të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Po ashtu edhe ti dhe ndjekësit e Mi do
të trajtoheni në duart e atyre që nuk mund ta pranojnë të Vërtetën apo që e
shohin atë të pakëndshme.
E
Vërteta, bija Ime, zakonisht është e trajtuar me kujdes të skajshëm, mospranim
të plotë dhe e konsideruar shpesh herë si blasfemuese. Kurrë mos ki frikë,
sepse Fjalët që Unë të jap nuk janë gjë tjetër veçse e Vërteta. Ti kurrë nuk
duhet të kesh frikë për të publikuar çfarë Unë të jap ty. Përse do të jepja Unë
ty të pavërteta? Përse do të përpiqesha Unë t’i nënvlerësoja këto Mesazhe duke lejuar
ndonjë të pavërtetë që t’iu hynte atyre ndonjëherë? Sepse kjo do të ishte në
kundërshtim me Vullnetin e Atit Tim. Madje edhe Satani nuk do të lejohet të
interferojë me këto Mesazhe, pavarësisht se sa fort ai përpiqet.
Ndërsa
këto Mesazhe bëhen më intensive, ato do të bëhen subjekt i shumë debateve dhe
talljeve. Megjithatë shumë do të tërhiqen tek ato, sepse përtej gjithë kësaj,
ata nuk do të mbesin pa u prekur nga Shpirti i Shenjtë, i cili ua prek
shpirtrat e tyre.
Me
kohën, ata, fëmijët e Mi, do të më falënderojnë Mua që i ndihmova ata të ecin
përmes pengesave të shkurreve me gjemba, të cilat do t’i bllokojnë ata për të
mos arritur portat e Parajsës, sepse pa udhëzimin Tim tani, në këtë kohë, ata
do të ishin të humbur. Ata nuk do ta gjenin forcën për t’u marrë të sigurt
përmes Portave të Parajsës së Re, Epokës së Re të Paqes mbi Tokë, e cila i pret
të gjithë ata që më binden Mua dhe Mësimeve të Mia.
Shpëtimtari dhe
Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti