E
Shtunë, 24 Shtator 2011, në 22:15
Bija
Ime fort e dashur, përse njeriu këmbëngul për ta mohuar ekzistencën e Ferrit? Shumë
nga fëmijët e Mi, të cilët e konsiderojnë veten të jenë modernë në pikëpamjet e
tyre, publikisht e mohojnë ekzistencën e Ferrit, ndërsa e deklarojnë besimin e
tyre në Hyjin Atin e Përjetshëm.
Ata i çorientojnë fëmijët e Mi kur përdorin
justifikimin se Hyji është Përherë Mëshirëplotë. Duke i bindur fëmijët e Mi se
të gjithë do të shkojnë në Qiell, ata pa dashur bëhen përgjegjës për ata që
ndjekin doktrinën e tyre të gabuar.
Satani
ekziston po ashtu edhe Ferri.
Ferri është një vend ku Satani i merr ata
shpirtra që tregojnë besnikëri ndaj tij mbi Tokë. Këta janë shpirtrat që i
shtyjnë mënjanë të gjitha mendimet e Hyjit dhe inkurajojnë pranimin e veprave
të liga në botë. Në disa raste njerëzit mund edhe t’ia shesin shpirtrat e tyre
Satanit, në shkëmbim për një jetë pasurie, fame dhe pushteti. Shumë njerëz në
industrinë e muzikës e kanë bërë këtë ndër vite. Pak konsideratë i jepet
mënyrës se si bëhet besnikëria e tyre, shumë shpesh përmes inaugurimeve në grup
të kryera përmes praktikave okulte.
Nga
ana tjetër janë ata që jetojnë ato çfarë ata i konsiderojnë të jenë thjesht
jetë të shkujdesura, plot hare, ku ata vazhdimisht kërkojnë vet-kënaqje. Ata
janë thjesht disa prej shpirtrave, të cilët, në mbërritjen tek portat e Ferrit,
mbesin të tronditur dhe tundin kokat e tyre në mosbesim për fatin që i pret
ata. Ata nuk arrijnë ta pranojnë se ky terror që ata përballin është përgatitur
nga ata vetë. Liria që iu pat dhënë atyre mbi Tokë ishte abuzuar në favor të çdo gjëje
që e fyen Hyjin.
Fëmijët
e Mi, ju lutem t’ia shpjegoni tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndaj
ekzistencës së Satanit. Nuk ka rëndësi nëse ata qeshin dhe hedhin abuzime mbi
ju. Është detyra juaj t’i paralajmëroni ata për fatin e tmerrshëm që e pret
cilindo shpirt të gjorë që përfundon atje.
Ateistëve,
të cilët në shtratin e vdekjes, besojnë se vuajtja e tyre do të përfundojë me
frymën e tyre të fundit, më dëgjoni Mua tani. Për ata prej jush që e mohojnë
Ekzistencën e Hyjit në këtë Tokë, megjithëse e Vërteta ju ka qenë zbuluar gjatë
jetës suaj, vuajtja juaj në zjarret e Ferrit do të jetë vetëm fillimi i
mallkimit të përjetshëm. Ju, shpirtrat e Mi të gjorë që kryeni mëkat të rëndë
përmes vullnetit tuaj të lirë, po më refuzoni Mua. Përkundrazi, ju po zgjidhni
Satanin. Ai ju pret ju pas vdekjes. Unë nuk do të gjendem askund. Sepse, në atë
kohë do të jetë tepër vonë për t’ju treguar Mëshirën Time.
Lutuni, lutuni, të gjithë ju, që së bashku ne të
mund t’i shpëtojmë këta shpirtra. Satani nuk duhet lejuar që t’i vjedhë
shpirtrat e tyre. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata ndërsa janë akoma gjallë mbi
Tokë.
Jezusi
juaj i dashur