Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 9 February 2016

Ndërsa besimi i ndjekësve të Mi bëhet më i fortë, sulmet mbi ta rriten

E Martë, 6 Shtator 2011, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, sa vuan për Mua dhe sa e fortë je bërë si rezultat i kësaj. Mbrojtja Ime është kudo rreth teje. Mos ki frikë. Ashtu si kjo Punë vazhdon për të kthyer në besim shpirtra, po ashtu, vazhdojnë edhe sulmet nga Satani. Pranoje këtë. Mos e lër atë që të shqetësojë ty. Ngrihu përmbi sfidat dhe mbaji sytë tek Unë në çdo kohë. Sepse kur ti e bën, asgjë tjetër nuk do të ketë rëndësi.  

E njëjta vuajtje do të ndjehet nga gjithë ndjekësit e Mi ndërsa Shpirti i Shenjtë vazhdon pa pushim t’i tërheqë shpirtrat e gjithë fëmijëve të Mi kudo, ndërsa besimi i tyre tek Unë bëhet më i fortë, po ashtu edhe sulmet mbi ta nga të tjerët do të rriten. Ata, ndjekësit e Mi do ta vënë re se do t’iu duhet të përballen me argumente, të kenë të bëjnë me komente dhe reagime të pazakonta dhe abuzive nga jo-besimtarët, që ata do ta kenë të vështirë për t’i trajtuar. 

Ju lutem t’iu tregoni atyre që ta presin këtë tani, ndërsa koha për Paralajmërimin po afrohet.

Satani dhe djajtë e tij, të padukshëm ndaj syrit të njeriut, po përpiqen ta shkatërrojnë dashurinë në shpirtrat e fëmijëve të Mi. Ai frymëzon mosbesim kundrejt njëri-tjetrit. Ai shkakton argumente dhe mbjell dyshime. Ai është plot me urrejtje për njerëzimin. Ai do të shkaktojë luftë midis vendeve, bashkë-atdhetarëve dhe grindje brenda familjeve. Këto janë të gjitha taktikat e tij të preferuara dhe janë gjithmonë një shenjë e punës së tij djallëzore.

Njiheni këtë për atë çfarë është – Satani në veprim. Luftojeni atë, fëmijë, duke qenë të fortë. Kërkojini Nënës Sime të dashur që t’ju mbrojë, pasi ajo është kundërshtarja e tij më e madhe. Fuqia e Satanit do të dobësohet nëse ju e thërrisni atë për t’ju ndihmuar.  

Këto kohë janë sfiduese për të gjithë ndjekësit e Mi gjithandej. Çdo përpjekje, nga çdo lloj burimi – nga miqtë, nga familja dhe nga kolegët do të bëhet, përmes punës së mashtruesit, për t’ju inkurajuar ju, fëmijët e Mi, që të më ktheni shpinën Mua.

Ndalojeni atë ashtu si Unë ju kam treguar. Lutja dhe përkushtimi ndaj Zemrës së Papërlyer të Nënës Sime të Bekuar do të jetë mburoja juaj.

Qëndroni të fortë tani. Unë ju dua të gjithëve.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/06/as-the-faith-of-my-followers-becomes-stronger-attacks-on-them-increase/