E
Diel, 18 Shtator 2011, në 18:50
Bija
Ime fort e dashur, përse njeriu vazhdon të kërkojë përgjigje rreth ekzistencës së
tij përmes shkencës? Ata kërkojnë e kërkojnë, por përgjigjet në të cilat ata
arrijnë janë të pavërteta dhe kaq shumë larg ndaj Ekzistencës së Vërtetë të
Realitetit Shpirtëror të Mbretërisë së Atit Tim, saqë ju duhet të luteni për
këta shpirtra.
Unë
e di se për ta pranuar të Vërtetën e Ekzistencës Sime dhe atë të Atit Tim të
dashur, është shumë e vështirë, fëmijë. Sepse sa herë që sytë tuaj e shohin
kalimthi të Vërtetën, Satani e kthen kokën tuaj në anën tjetër. Në pjesën më të
madhe të kohës ai do të përdorë logjikën për t’i bindur fëmijët e Mi se
Mbretëria e Atit Tim është thjesht një krijim i imagjinatës së njerëzve. Ai
pastaj do të përdorë rehatinë e botës materiale për t’ju bindur se ato duhet
të jenë përparësia juaj.
Pastaj
janë shpirtrat që e kuptojnë të Vërtetën. Ata bëjnë një gabim klasik kur
përpiqen të afrohen më pranë Meje. Është e lehtë për ta të sigurojnë që sapo të
mirat e tyre materiale të jenë arritur, ata pastaj të mund të vazhdojnë në udhëtimin
e tyre shpirtëror.
Por nuk funksionon kështu.
Ju duhet, me çdo mjet, të mbroni
familjet dhe shtëpitë tuaja. Ju duhet t’i ushqeni ata që varen nga ju. Pas
kësaj, ju duhet të më vini Mua të parin, përpara të gjitha gjërave materiale.
Kjo do të jetë pasaporta juaj për në Qiell. Njeriu s’është asgjë pa Hyjin.
Asnjë luks material nuk mundet dhe nuk do ta zëvendësojë Dashurinë e Hyjit. As
dhe nuk mund t’i konsideroni të vlefshëm apo të vendosni të njëjtën vlerë mbi
to, nëse ju dëshironi me të vërtetë që të më përqafoni Mua në zemrën tuaj.
Kini
besim tek Unë dhe pjesa tjetër do të ketë kujdesin e vet. Nëse ju përpiqeni të
bëni gjithçka sipas vetes suaj dhe mbështeteni pas pasurisë, për të pasur më të
mirën e të dy botëve, ju do të mbeteni të zhgënjyer.
Mbajeni
mend, Dashuria Ime për ju do t’i ushqejë shpirtrat tuaj. Pasuria materiale do
të ushqejë dëshirat tuaja trupore, por ato do të shkojnë me kalimin e kohës dhe
ju do të mbeteni pa asgjë.
Ju
lutem, fëmijë, pavarësisht nga sa e vështirë është, më lejoni Mua t’ju drejtoj
në udhën e vërtetë drejt lumturisë së përjetshme. Thjeshtë më kërkoni Mua
ndihmë dhe Unë do t’ju përgjigjem.
Mësuesi dhe
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti