Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Profecite dhe ndryshimet ne bote. Show all posts
Showing posts with label Profecite dhe ndryshimet ne bote. Show all posts

Sunday, 1 July 2018

Luftërat që përfshijnë Iranin, Izraelin, Egjiptin dhe Sirinë janë të ndërlidhura

E Shtunë, 4 Shkurt 2012, në 10:55

Bija Ime tejet e dashur, besnikëria jote ndaj Meje po vihet në provë çdo ditë. Shumë vetë po përpiqen të të ndalojnë në Punën tënde për Mua, megjithatë ata nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të mbrojtjes së shenjtë që të është siguruar nga Qielli. Ata që përpiqen të shkaktojnë dhimbje, vuajtje dhe abuzime mbi ty, do të ndëshkohen. Unë nuk do t’i toleroj veprime të tilla.

Mbaje mend, ka qenë parathënë se asnjë njeri nuk mund ta ndalojë Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë, i cili do të derdhet prej Mesazheve të Mia Më të Shenjta për mbarë njerëzimin.

Prandaj, Unë kërkoj që ti të vazhdosh t’i shpërfillësh pengesat e vendosura para teje dhe shpërfille urrejtjen, sepse ajo vjen nga Satani.

Angazhohu me urrejtjen dhe ajo përhapet.

Shpërfille atë dhe ajo do të zhduket, sepse nuk mund të gjejë ushqimin që i duhet për t’u rritur dhe acaruar.

Tani Unë dua që ti t’iu tregosh fëmijëve të Mi se ngjarjet e parathëna në Librin e Zbulesës tani po shpalosen në botë.

Fëmijët e Mi nuk duhet të frikësohen sepse besimi i tyre dhe lutjet e tyre do të ndihmojnë në zbutjen e efekteve të luftës, gjenocidit, mungesës së ushqimit dhe braktisjes së besimit.

Do të dalin në pah luftëra, të cilat përfshijnë Iranin, Izraelin, Egjiptin dhe Sirinë. Të gjitha do të bëhen të ndërlidhura.

Po ashtu, edhe Italia do të vuajë rrënimin, që është i lidhur me ngritjen e profetit të rremë dhe partnerit të tij antikrishtit.

Lutuni fort që të gjitha vendet të mos tërhiqen brenda një fuqie globale, e cila do t’i kontrollojë paratë tuaja, sepse nëse ata do të kenë sukses, do të jetë shumë e vështirë.

Lutuni tek Hyji Atë, që Ai të mund t’i largojë ligësi të tilla.

Lutja për shpirtrat e të tjerëve do t’ju shpëtojë shpirtrat tuaj. Kjo është e gjitha që Unë kërkoj. Lutje. Lutuni, gjithashtu, për kthim në besim. Nuk do të zgjasë tani që të gjitha gjërat të marrin kuptim, bija Ime. 

Gjithçka do të jetë mirë kur kthimi në besim të ndodhë pas Paralajmërimit. Shko tani dhe tregoju fëmijëve të Mi që kurrë të mos kenë frikë kur ata të shpallin Fjalën Time. Unë do të qëndroj krahë tyre. Nëse ata pësojnë tallje, ata mund të jenë të sigurt për Vërtetësinë e kësaj, Fjalës Sime Më të Shenjtë.

Jezusi juaj i dashur

Saturday, 16 January 2016

Trazirat në botë të shkaktuara prej mungesës së dashurisë për Mua

E Martë, 9 Gusht 2011, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, koha ka ardhur për trazirat në botë ku njeriu do të ngrihet kundër njeriut, vëllai kundër vëllait dhe fqinji kundër fqinjit, ashtu si është parathënë. Ngjarjet do të shpërthejnë tani njëra pas tjetrës. Shumë vende do ta përjetojnë këtë. Ka shumë zemërim në botë, zhgënjim dhe frikë mes fëmijëve të Mi. Tregoju atyre se këto ngjarje janë nxitur nga Satani dhe se trazira të mëtejshme do të shpërthejnë dhe do të intensifikohen përpara Paralajmërimit.

Kjo, bija Ime, është parashikuar pikërisht si një nga shenjat që njerëzimi do të përjetojë gjatë 2011-ës, Vitit të Pastrimit. Fëmijët e Mi do të përjetojnë, me tronditje, ligësinë që ekziston në botë tek shpirtrat e atyre që janë të nxitur nga urrejtja e plotë dhe zemërimi për njëri tjetrin. Asnjëri nuk do të fitojë, bija Ime, në këtë betejë që do të vazhdojë të egërsohet. Është prej dorës së njeriut që këto mizori do të ndodhin. Është për arsye të mungesës së dashurisë për Mua, dhe Atin Tim të Përjetshëm, që ata vullnetarisht bëhen bashkëpunëtorë të Satanit.

Lutuni, fëmijët e Mi, për të gjithë ata që do të vuajnë për shkak të trazirave në botë. Sepse pak vende do t'iu shpëtojnë këtyre shpërthimeve të zemërimit dhe shkatërrimit. Kjo luftë e urrejtjes do të shihet brenda vendeve dhe kombeve të ndryshme. Konfuzion, terror dhe dëshpërim do të ndjehet nga shumë.

Ju lutem që të besoni në Atin Tim, Hyjin Atin e Përjetshëm, sepse Dora e Tij do të ndihmojë në ndalimin e këtyre katastrofave, fëmijë. Qëndroni të fortë, të gatshëm dhe besnikë ndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj të dashur. Gjithçka do të përmirësohet në botë kur ta kuptoni rëndësinë e dashurisë në jetën tuaj dhe rëndësinë e harmonisë dhe kujdesit për fqinjin tuaj. Lutja do të ndihmojë në dobësimin e efektit të trazirave të liga.

Mos harroni, lufta, dhuna dhe vrasja, nuk janë nga Hyji, ato janë krijuar nga Satani. Zemërimi i tij tani ka arritur nivele të papara dhe egërsia e tij po ushtrohet mbi fëmijët e Mi prej infiltrimit të atyre që janë të dobët në shpirt dhe pa dashuri në zemrat e tyre. 

Më dëgjoni Mua tani. Ta doni njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua. Refuzojeni Satanin, vartësit dhe kukullat e tij tani. 

Lutuni tek Shën Mikael Krye-engjëlli për të mbrojtur komunitetin tuaj. Lutuni tek Unë për udhëzim. Lutuni për të kërkuar Shpirtin e Shenjtë që të zbresë mbi vendet tuaja.

Shpëtimtari juaj i Mëshirshëm
Jezu Krishti

Saturday, 28 November 2015

‘Çlirimtarët’ në Lindjen e Mesme duan të kontrollojnë Hebrenjtë

E Shtunë, 11 Qershor 2011, në 22:00

Bija Ime fort e dashur, me dashuri Unë flas me ty sonte, sepse shumë shpejt tani, shumë e më shumë nga ndjekësit e Mi të dashur do të bashkohen në një për të luftuar mashtruesin. Pikërisht tani ai, dhe grupet e pasura influencuese prapa të cilave ai fshihet, janë duke komplotuar për të fituar sa më shumë kontroll mbi të gjithë ju, por ju nuk mund ta shikoni këtë.

Ata do të ndalohen më shpejt nga sa ju e mendoni. Shumë prej tyre do të kthehen në besim gjatë Paralajmërimit. Kjo do ta dobësojë Grupin Mbarë Botëror të Satanit në një shkallë të tillë saqë shumë do ta pyesin veten se cilën udhë të marrin, kaq të çorientuar do të jenë ata. Shumë do të kthehen atëherë tek Unë, fëmijë, sepse ata do të kërkojnë shpengim.

Hakmarrja, kontrolli, pushteti dhe urrejtja të kombinuara, krijojnë kërcënimin më të madh ndaj mbijetesës së njeriut. Të gjitha luftërat që ju i shikoni të ndodhin në Lindjen e Mesme dhe përtej kanë qenë orkestruar. Ato nuk janë një rastësi. Kuptojeni se kaq shumë shtete në të njëjtën kohë nuk u ngritën vetë, ato u ndihmuan nga grupi djall
ëzor në të gjitha qeveritë, ato qeveri që kontrollojnë botën. 

Këta udhëheqës në Lindjen e Mesme tani po hiqen për të hapur udhën për çlirimtarët, ata që do të shpallin drejtësi dhe mjete paqësore për të ndihmuar fëmijët e Mi. Por ky nuk është qëllimi i tyre. Qëllimi i tyre është që të marrin kontrollin e popullit Tim të dashur, Hebrenjve, të cilët janë nën kërcënim tani nga të gjitha anët.

Të gjitha këto ngjarje do të ndërpriten nga Paralajmërimi. Të gjithë ata që përfshihen në këtë grup global djallëzor do të duhet gjithashtu të përballen me Mua, një nga një, kur Unë do t’iu tregoj atyre se sa shumë ata më fyejnë Mua. Shumë do të bien në gjunjë dhe do të lypin shpengim.

Kjo, fëmijët e Mi, është shumë e rëndësishme, sepse sa më shumë mëkatarë ngado, dhe sidomos ata që kontrollojnë mirëqenien tuaj, të kthehen tek Unë, aq më e madhe do të jetë Mëshira Ime. Lutuni që të gjithë ata që e dëshmojnë të Vërtetën, kur gjatë Paralajmërimit do ta kuptojnë se Unë i dua, të mund të kthehen.

Lutja, fëmijët e Mi, është shumë e fuqishme. Kur t’i luteni Hyjit Atë në Emrin Tim për shpëtimin e këtyre shpirtrave dhe të të tjerëve, Ai nuk do t’ju refuzojë.

Besnikëria juaj ndaj Meje dhe lutja e përditshme kërkohen urgjentisht për ta dobësuar mbërthimin që Satani mban mbi fëmijët e Mi, të cilët me të drejtë janë të Mitë.

Shpëtimtari juaj i Përherë-Mëshirshëm
Jezu Krishti

Monday, 9 November 2015

Profecia në Garabandal do të bëhet tani një realitetet

E Martë, 31 Maj 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, ne kemi arritur shumë në një kohë kaq të shkurtër. Kjo ishte për një arsye. Sepse ishte e gjithë koha e duhur për ta përhapur Fjalën Time Më të Shenjtë në një botë që ka etje për Dashurinë Time. Prapë ata nuk dëgjojnë, sepse nuk duan t’ia dinë. 

Ndërsa shumë nga ndjekësit e Mi besnikë janë vigjilentë tani, ndaj ndryshimeve që vijnë, sa shumë nuk kanë aspak interes në paralajmërimet e dhëna botës nga Nëna Ime e dashur deri tani. Profecitë e dhëna në Garabandal do të bëhen tani një realitet.

Përgatituni tani për këtë ngjarje, sepse ju keni vetëm pak muaj të mbetur për t’i përgatitur shpirtrat tuaj.

Të lutem të mos kesh frikë, bija Ime, sepse Unë e di se këto ngjarje të kanë trishtuar sepse ti po mendon për të ardhmen e fëmijëve të tu. Paralajmërimi do të ndryshojë çdo gjë. Por ai do të paraqesë një degëzim në rrugë. Njerëzimi, kur të jetë zgjuar ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Hyjit, atëherë, përmes vullnetit të tij të lirë, do të zgjedhë njërën prej dy udhëve, udhën e shpëtimit, ose udhën e mallkimit.

Ndëshkimi do të fshijë një pjesë të madhe të botës 

Lutuni fort që njeriu të zgjedhë të parën. Sepse nëse ai nuk e zgjedh, bota do të vuajë ndëshkimin më të ashpër ku shumë prej saj do të fshihet.

Përse fëmijët e Mi do ta dëshironin këtë? Por, për shkak të mëkatit, njeriu për fat të keq do të vendosë ta shpërfillë premtimin Tim dhe të ndjekë udhën e mashtruesit. Unë jua kam thënë, Unë nuk do t’ju jap një datë për Paralajmërimin, sepse ajo dihet vetëm nga pak shpirtra të zgjedhur. 

Sepse nëse kjo datë do të bëhej publike, njerëzit do të ishin të tunduar për të kërkuar falje prej ndjenjës së përulësisë së rreme. Kini besim në Mua. Gjithçka do të jetë mirë, fëmijë. Ju jeni të bekuar që po ju jepet kjo Dhuratë Zbulese e mrekullueshme. Bota tani do të duket të bëhet më e qetë dhe disi e çuditshme në muajt që vijnë, që çojnë drejt Paralajmërimit. Sepse kur të ndodhë, edhe pse do të jetë me pamje spektakulare në qiell, kaq e qetë do të jetë kjo eksperiencë mistike, sa ju do të jeni më të përgatitur për këtë takim të heshtur me ndërgjegjen tuaj.

Kujtoni se sa më shumë njerëz të jenë paralajmëruar për këtë ngjarje, aq më shumë shpirtra do të shpëtohen. Lusni, lusni Mëshirën Time Hyjnore për ata shpirtra që do të vdesin gjatë Paralajmërimit. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Thursday, 29 October 2015

Zbulime të reja për Përmbytje në Francë këtë Verë (2011)

E Diel, 22 Maj 2011, në 14:30

Bija Ime e dashur, zbulesa që t’u dha më 18 Mars 2011 në mesnatë, se shpërthimi vullkanik në Islandë do të ndodhte në Maj ka ndodhur tani. 

Ti mund të pyesësh veten përse ishe kaq e tronditur kur kjo ndodhi ashtu siç ishte parathënë. Prandaj Unë do ta shpjegoj. Megjithëse shumë nga dyshimet e tua janë larguar në lidhje me vërtetësinë e komunikimeve të Mia me ty, gjendej akoma një frikë nga ana jote se ti nuk po i kuptoje këto profeci me saktësi. 

Ti duhet të ngrihesh tani me mirëbesim dhe të më lejosh Mua të ta largoj frikën. Vazhdo tani dhe publiko, pa hezitim, ngjarje të tjera që Unë t’i kam zbuluar. Duke e bërë këtë, më shumë njerëz do ta kuptojnë se jam Unë, Jezu Krishti, i Cili tani kërkon vëmendjen që kërkohet për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave.

Kur këto profeci të konfirmohen, do të ketë fare pak dyshim në zemrat e ndjekësve të Mi për vërtetësinë e tyre. Por shpirtrat e ngurtë, që refuzojnë të besojnë dhe që gjithmonë do të gjejnë një përgjigje logjike kur ata dëshmojnë të Vërtetën, akoma nuk do të jenë të bindur.

Përmbytje në Francë, valë të Nxehti në Turqi
 
Më dëgjoni Mua tani. Përmbytje do të ndodhin në jug të Francës këtë verë. Një valë të nxehti do të ndodhë në Turqi. Ngjarje të tjera ekologjike, që do të shkaktojnë rrëmujë, përfshijnë një tërmet në Angli (por jo menjëherë) disa prej të cilave do të ndikojnë mbi shtete të tjera Evropiane. Priteni një ngritje në nivelet e detit në Mesdhe, që do ta tronditë këdo. Tërmete do të ndjehen gjithashtu në Norvegji dhe në Amerikën e Jugut. 

Bija Ime, Unë do të zbuloj ty ngjarje të tjera, por vetëm me një arsye në mendje. Ajo është për të kthyer në besim fëmijët e Mi. Kur dhe nëse ata do ta pranojnë së Unë u flas atyre përmes teje, atëherë kjo do të më japë Mua gëzim. Unë nuk kam asnjë dëshirë t’i tremb fëmijët e Mi, por këto ngjarje do të vazhdojnë të përshkallëzohen nëpër botë si pjesë e Ndëshkimit të Madh që do të vijë. Ato janë një pjesë e nevojshme në betejën kundër mashtruesit.

Lutuni tani, fëmijët e Mi, për t’i dobësuar dhe shmangur këto ngjarje, sepse lutja është tepër e fuqishme si një mjet faljeje.

Shkoni tani në paqe. Mos kini frikë t’i publikoni këto profeci, sepse ato do të ndodhin.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Sunday, 11 October 2015

Rusia dhe Kina do të shkaktojnë trazira

E Diel, 1 Maj 2011, në 21:00

Bija Ime e dashur, tregoji botës se përgatitjet janë tani gati për të përgatitur shpirtrat për Parajsën e Re në Tokë, të cilën Unë e kam premtuar.

Data për Ardhjen Time të Dytë në Tokë nuk është për t’u ditur nga ju. Megjithatë të jeni të sigurt se premtimet e Mia gjithmonë do të përmbushen. Askush nuk mund ta ndalojë Veprën Time të madhe të Mëshirës për të shpenguar njerëzimin. Satani nuk e ka këtë fuqi. Ai, mashtruesi, do të shkatërrohet, bija Ime, dhe nuk mund të mbijetojë. Koha e tij është shumë e shkurtër tani. Unë i paralajmëroj ata që e ndjekin atë përmes mëkatit, se u kanë mbetur pak mundësi për të shpenguar veten. Ata duhet të largohen tani nga mëkati nëse ata duan të shpëtojnë. Për ata nga ju ndjekësit që mund të kenë një pjesëtar familjeje apo një mik të veçantë që po ndjek udhën e mëkatit, është detyra juaj që të përpiqeni dhe t’ia hapni sytë ndaj të Vërtetës.

Përgatituni tani për të shmangur marrjen e shenjës së bishës


Shumë ngjarje si në Tokë dhe në Qiell kanë për të ndodhur tani, të cilat do ta kthejnë rrjedhën e historisë. Përgatituni, të gjithë ju, gjatë kësaj kohe. Unë ju kam thënë më parë se paraja do të pakësohet prandaj ju lutem përpiquni t’i përgatisni familjet tuaja për mbijetesë, me qëllim që të mos ju duhet të pranoni shenjën. Ju lutem të mos i shpërfillni kërkesat e Mia.

Grupet e Lutjes janë jetike tani për t’u mbrojtur dhe për të shpëtuar botën nga persekutimi i organizatave globale – politike, bankare dhe të ashtu-quajtura “për të drejtat e njeriut”. Qëllimi i tyre është për pushtet dhe kontroll përmbi ju, fëmijët e Mi, edhe pse shumë nga ju nuk mund ta shikojnë këtë. Ju megjithatë do ta shikoni me kohën. Dhe ajo kohë është afër. Filloni përgatitjet për mbijetesën tuaj të ardhme tani dhe vazhdoni të luteni, sepse Unë do t’ju ofroj hiret e Mia të veçanta për mbrojtjen e të gjithë juve. Ju lutem të mos kini frikë sepse gjithçka që do të ketë me të vërtetë rëndësi do të jetë besnikëria juaj ndaj Meje.

Ndërsa Rendi Mbarë Botëror merr nën kontroll Lindjen e Mesme, ju do të habiteni se sa shumë vende do të jenë nën kontrollin e tyre, sa shumë shpirtra të pafajshëm do të besojnë se këto regjime të reja do t’iu ofrojnë atyre liri. Por nuk do të jetë kështu.

Rusia dhe Kina do të shkaktojnë trazira

Shikoni tani ndërsa Rusia dhe Kina të bëhen grupi i tretë në shkaktimin e trazirave. Shumë shpejt tani, ata prej jush që ia kanë dhënë kontrollin e vendeve tuaja grupeve pa fytyrë që ju trajtojnë si kukulla, së shpejti do t’i shohin grupet e liga – këto forca politike, jo të Hyjit, duke u përpjekur që t’ju diktojnë se si të jetoni. Mbrojeni veten përmes lutjes. Çdo ditë dhe çdo orë Unë do t’jua lehtësoj vuajtjen. Më merrni Mua në Eukaristinë e Shenjtë dhe ju do të fitoni një forcë që do t’ju mbrojë në nivele të jashtëzakonshme gjatë këtij persekutimi.

Unë, Jezu Krishti, nuk dëshiroj të shkaktoj panik në jetën tuaj. Por Unë nuk mund të rri mënjanë dhe të mos ju paralajmëroj për këto ngjarje. Prej Mëshirës Sime, Unë Jam duke ju dhënë një mundësi për t’u përgatitur; jo vetëm për mirëqenien tuaj shpirtërore, por për mbijetesën e familjeve tuaja. Për t’ju shmangur vulës, ju lutem të përgatiteni me kujdes.

Paralajmërimi, pa dyshim, do ta lehtësojë ndonjë persekutim të tillë, sepse shumë do të konvertohen. Lutuni, lutuni tani për konvertim mbarë global, dhe për të dobësuar ndonjë mundim që do të ngjasë gjatë mbretërimit të antikrishtit dhe profetit të rremë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/05/01/russia-and-china-to-cause-disruption/

Tuesday, 28 July 2015

Tërmet në Evropë dhe Luftë Botërore

E Premte, 18 Mars 2011, në 00:00

Bija Ime fort e dashur, është me Dashuri të madhe që Unë vij të komunikoj me ty këtë mbrëmje. Sepse Unë e njoh torturën që ti po e vuan. Vuajtja, të cilën ti e ke ofruar tani për shpirtrat, do të thotë se ata do ta ishin përballur me mallkimin nëse ti nuk do ta kishe bërë këtë me gëzim.

Bija Ime, këto Mesazhe janë të vërteta, por ti duhet vetëm të komunikosh me Mua gjatë lutjes ose pas lutjes. Kjo është e rëndësishme sepse mashtruesi mundet nganjëherë të provojë të ndërhyjë nëse ti nuk je në lutje të qetë me Mua.

Luftë Botërore

Bija Ime, profecitë rreth të cilave Unë fola kanë për të ndodhur. Zëdhënësit Tim të dashur nuk i ka mbetur shumë kohë në Vatikan, duke u bazuar në ngjarjet që ndodhën në Mars. Ngjarje të tjera që do të dëshmohen tani nga njerëzimi përfshijnë një tërmet në Evropë, i cili do të tronditë shumë. Por ky pastrim do t’i ndihmojë njerëzit të bashkohen, që do të jetë për të mirën e secilit. Ngjarje të tjera globale përfshirë shpërthimin vullkanik do të ndodhin tani, (*hollësirat e vendit dhe muajit janë me vizionaren) ndërsa lufta në Lindjen e Mesme do të përfshijë kombe të tjera. Kombet e tjera nga Perëndimi do të provokojnë një reagim nga Rusia dhe Kina. Gjithçka do të përfundojë në një Luftë Botërore.

Lutja do ta dobësojë shkallën e rëndesës së këtyre ngjarjeve

Lutja do të krijojë konvertim. Konvertimi do ta zbusë, përmes lutjes, shkallën dhe brutalitetin e këtyre ngjarjeve.

Vuajtja do të sjellë Përulësi – Përulësia do të shpëtojë shpirtra

Bija Ime, ndërsa bota vazhdon t’i përjetojë këto ngjarje tronditëse, ata që vuajnë do të bëhen të përulur. Përmes përulësisë ata mund të shpëtojnë. E gjithë kjo është e nevojshme për ta përgatitur botën për Ardhjen Time të Dytë. Kjo kohë nuk është larg. Do të jetë, bija Ime, një ditë e lavdisë së madhe për besimtarët. Mbajeni këtë ditë në qendër të mendjes suaj sepse çdo vuajtje të mëparshme që ju do të keni duruar në Emrin Tim do të jetë harruar atëherë.

Të gjitha profecitë e parathëna në Librin e Zbulesës tani po i shfaqen botës. Për ata që e kuptojnë domethënien e këtyre ngjarjeve ju lutem, ju lutem shpjegojani rëndësinë të tjerëve që kanë nevojë t’i kërkojnë Hyjit faljen e nevojshme për t’i pastruar shpirtrat e tyre.

Dyshimi i Mesazheve të Mia

Bija Ime, gjithmonë, gjithmonë dëgjoji Mesazhet e Mia me zemrën tënde. Ti e di se ato vijnë nga Unë, Shpëtimtari yt Hyjnor, edhe pse të tjerët nganjëherë do të kenë bindur ty se ato nuk vijnë. Kjo më lëndon Mua aq shumë. Unë e kuptoj se shumë nga dyshimet e tua burojnë nga preokupimi se ti do të urreje t’i gënjeje njerëzit. Ti tani përfundimisht duhet t’i largosh të gjitha këto lloj mendimesh.

Dorëzoje vullnetin tënd tek Unë

Ti, bija Ime, do të ishe më e fortë po të të ishte dhënë mbështetja shpirtërore që të duhej nga një prift. Për fat të keq, asnjëri prej tyre nuk do ta marrë Kupën Time siç duhet – një fakt, që Unë e shoh thellësisht fyese. Prandaj ti duhet të besosh tani plotësisht tek Unë. Dorëzoje vullnetin tënd përfundimisht tek Unë dhe gjithçka do të duket shumë më e qartë. Bëj lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore, ashtu si të kam kërkuar më parë, çdo ditë, si dhe Rruzaren e Shenjtë. Gjithashtu ndiq adhurimin të paktën një herë në javë në një Kishë. Të gjitha këto dhurata të vogla për Mua do të të sjellin më pranë Meje. Sa më e afërt bëhesh, aq më të lehta dhe të thjeshta do të jenë detyrat e tua.

Mbrojini këto Mesazhe

Respektojeni këtë Shkrim Më të Shenjtë. Mbrojeni atë. Pranojeni se ai do të sulmohet dhe copëtohet, sidomos nga ata që deklarojnë të jenë ekspertë të cilët do të kërkojnë fragmente, të cilat ata thonë se bien në kundërshtim me Mësimet e Mia. E vetmja kontradiktë do të jetë interpretimi i tyre i gabuar i Mësimeve të Mia. Këtu është aty ku ata e kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar Fjalën Time të Shenjtë, sepse iu përshtatet atyre ta bëjnë këtë.

Rëndësia e qëndrimit në gjendjen e hirit të Zotit

Bija Ime, më ke munguar ti dhe komunikimet e tua të afërta me Mua nga zemra. Më kërko Mua hiret për të të mbajtur të fortë dhe ty do të të jepen ato. Unë kam plane për ty, bija Ime. Ato janë shumë të rëndësishme. Prandaj dhe është thelbësore që shpirti yt të jetë i pastruar dhe që ti të mbetesh në gjendjen e hirit në çdo kohë. Ndërsa transformimi yt përfundimtar po shkon drejt përsosmërisë shpirtërore, ti bija Ime, do të vuash. Por Unë do të të përgatis për këtë. Opinioni i të tjerëve nuk duhet të të merakosë. Ata, që nuk janë në Dritë, të cilët të shqetësojnë – shpërfilli. Por lutu për ata. Megjithatë, bëj kujdes se ata mund të të largojnë kaq larg nga Unë, pa e kuptuar ti, saqë në kohën kur ti ta kuptosh, do ta kesh mbyllur zemrën tënde ndaj Meje.

Shën Agustini dhe Shën Benedikti të dy janë duke punuar me ty. Kërkoje ndihmën e tyre dhe do ta kesh gjithçka shumë më të lehtë. Të bësh Punën Time, të kryesh ato detyra që Unë t’i kërkoj është e vështirë. Në çdo hap të udhës do të bëhen përpjekje për të të bërë që të rrëzohesh. Zemërim, shqetësim dhe argumente do të dalin rreth teje dhe do të intensifikohen. Të gjitha janë krijuar për ta dobësuar vullnetin tënd nëse ti i lejon.

Ti duhet ta bekosh shtëpinë tënde dhe të mbash Rruazat e Rruzares, një Kryq Benedikti si dhe Ujë të Bekuar gjatë gjithë kohës tani. Ji e guximshme tani. Beso plotësisht tek Unë. Më në fund lëri gjërat të kalojnë. Ma ofro Mua vullnetin tënd të lirë tani dhe Unë do të hedh mbi ty të gjitha hiret që të duhen për ta kryer Punën Time me përsosmëri.

Unë të dua ty, bija Ime e zgjedhur. Unë do të vazhdoj të të bëj më të fortë nga sa je. Unë do të të udhëzoj. Që kjo të ketë me të vërtetë efekt, ti duhet të më dorëzohesh Mua në trup, mendje dhe shpirt. Por oferta duhet të vijë prej teje dhe të Më jepet Mua si një dhuratë e çmuar. Unë thjeshtë nuk mund ta marr atë sepse vullneti yt i lirë është një Dhuratë e veçantë nga Hyji, Ati Im i Përjetshëm.

Shko tani, bija Ime, në paqe. M’i dorëzo Mua shqetësimet dhe preokupimet e tua. Çliroje mendjen, trupin dhe shpirtin tënd. Pastaj kur ti ta dorëzosh vullnetin tënd të lirë, ti do të bashkohesh përfundimisht me Mua. Kjo dhuratë për Mua do të sigurojë që Fjala Ime të dëgjohet më me sukses nëpër botë.

Shpëtimtari yt i dashur i Njerëzimit
Jezu Krishti, Gjykatësi i Drejtë

Wednesday, 22 July 2015

Ngritja e Botës Arabe – 3 Udhëheqës të Botës do të vriten

E Enjte, 17 Shkurt 2011, në 23:45

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam plot gëzim sot, tani që ky varg i rëndësishëm Mesazhesh po përgatiten për t’iu njoftuar gjithë njerëzimit. Shumë shpejt do ta shohësh se të gjitha vendet do t’i kërkojnë këto Mesazhe. Mos u shqetëso për sigurinë tënde, sepse Unë do të mbroj ty dhe familjen tënde në çdo kohë. Edhe pse Unë Jam i mbushur me dashuri për ty, fëmija Im, Zemra Ime po thyhet nga dëshpërimi i thellë për vuajtjen, që po shkaktohet nga shoqëria dinake që po thur komplote për të marrë nën kontroll shtete.

Ata do ta bëjnë këtë duke hequr me zgjuarsi Udhëheqësit*. Pastaj ata do të ofrojnë ndihmë. Pastaj ata do ta blejnë miqësinë e regjimeve të reja derisa t’i kontrollojnë ata. Ky kontroll i ri do të jetë më i keq se diktatorët e etur për pushtet të cilët u rrëzuan në emër të lirisë.

Shiko tani, bija Ime, shpejtësinë me të cilën bota Arabe do të bashkohet kundër popullit Tim, Hebrenjve. Shiko se si të gjithë aleatët e tyre do të largohen duke i lënë ata të ekspozuar.

Bija Ime, kur të ndodhë Paralajmërimi Fjala Ime do të dëgjohet me më shumë dëshirë, pasi që kthimi në besim të ndodhë. Kjo do të jetë koha për ndjekësit e Mi të shenjtë që të bashkohen të vendosur kundër tiranisë që do të dalë në Botën Perëndimore sidomos në Evropë. Luftoni për të drejtën tuaj për t’u lutur. Nëse nuk e bëni, nuk do të jetë një luftë fetare, por një luftë gjenocidi.

Do të jenë 3 udhëheqës bote që do të vriten së shpejti, njëri pas tjetrit. Mbajeni mend se secili do të vritet përmes komplotit të grupit të lig – organizatat nën kulturore që sundojnë në të gjitha kombet – edhe pse ju nuk mund t’i shikoni ata sepse janë burracakë. Por nuk do të fshihen për një kohë të gjatë. Kur kontrolli të jetë marrë prej tyre, ata do të përpiqen për vëmendjen tuaj dhe do të kërkojnë respekt.

Paralajmërimi do të ndihmojë në shpëtimin e të gjithë fëmijëve të Mi ngado. Kthimi në Besim, një Dhuratë nga Unë, do t’i jepet madje edhe atyre që komplotojnë dhe intrigojnë për të fituar kontrollin mbi Tokën e Hyjit. Nëse ata vetëm do ta kuptonin se ky pushtet nuk do të jetë kurrë i tyre, ata mund të ndalonin. Por ata janë të verbër.

Më shumë prej engjëjve** të Mi, të cilët tani depërtojnë në Tokë si qenie njerëzore, do të ndihmojnë për t’ia treguar këtyre shpirtrave të gjorë të gabuar të Vërtetën. Shumë do të kthehen. Të tjerët jo.

Bija Ime, shko dhe përhape Fjalën me shpejtësi. Ti ke vetëm javë. Përdor çdo mjet të mundshëm. Trego guxim. Bëj absolutisht gjithçka për t’i lejuar të gjithë fëmijët e Mi, të gjitha kombet, që ta kuptojnë kuptimin e Dhuratës Sime të veçantë – kur Dora Ime të zgjatet nga Qielli për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.

Ata që nuk kthehen në fillim, do ta bëjnë këtë përpara persekutimit, kur më shumë e më shumë shpirtra do të kthehen tek Unë. Kjo do të jetë një kohë shumë e vështirë për të gjithë. Por kini durim, do të ketë kohë të mira përpara, kur paqja do të kthehet në Tokë. Fëmijët e Mi, pas kësaj thirrjeje për zgjim, do ta shikojnë Dashurinë që Unë mbaj dhe do të vijnë duke vrapuar drejt Krahëve të Mi. Atëherë kur kjo të ndodhë, ushtria Ime do të formohet, dhe do të mbrojë Mbretërinë Time kundër mashtruesit sundimi i të cilit do të jetë shumë i shkurtër.

Kjo është një pikë kthimi në historinë e njerëzimit, fëmijë. Ju do ta kuptoni këtë shumë shpejt. Në atë kohë, çfarëdo lloj mendimi skeptik që të keni, në kohën e Paralajmërimit, kur ai të ndodhë, ju do t’ia hapni zemrat tuaja të Vërtetës.

Shko tani, bija Ime, në paqe dhe dashuri për gjithë Njerëzimin.

Jezu Krishti
Mbreti i Hebrenjve

ShënimVizionarja dëshiron t’ia bëjë të qartë botës se arsyeja që ajo nuk mund t’i postojë emrat e udhëheqësve, DY PREJ TYRE NGA BOTA ARABE DHE NJË NGA EVROPA KONTINENTALE, ËSHTË PREJ RESPEKTIT PËR FAMILJET E TYRE DHE PËR TË SHMANGUR SHQETËSIM TË PANEVOJSHËM. Megjithatë ajo ia ka dhënë Mesazhet disa klerikëve dhe mediave, të bllokuara, gati për publikim menjëherë sapo vrasjet të ndodhin së shpejti (të gjitha brenda një periudhe shumë të shkurtër nga njëra-tjetra).

** Është kuptuar nga vizionarja se referencat ndaj engjëjve i referohen “lajmëtarëve” që janë zgjedhur në mbarë botën për të komunikuar Mesazhet Hyjnore për të ndihmuar në përhapjen e kthimit në besim. 

Monday, 6 July 2015

Censura në Media dhe të tjera që do të vijnë

E Shtunë, 1 Janar 2011, në 02:00

Bija ime e dashur, koha ka ardhur edhe për një vit tjetër kur fëmijët e Mi të dashur do të mësojnë më shumë nga Unë, se si ta përshtatin jetën e tyre me qëllim që kur Unë të vij si Gjykatës, njerëzimi të jetë gati.

Bijtë e Mi të mrekullueshëm, që të gjithëve Unë ju mbaj pranë Zemrës Sime të Shenjtë, ju duhet të më dëgjoni Mua tani. Unë kurrë nuk do t’ju braktis kur të më njihni Mua dhe të Vërtetën e Parajsës së Re – premtimin që Unë ju dhashë të gjithëve ju para se të vdisja në Kryq për mëkatet tuaja. Koha po afrohet tani, bijtë e Mi të dashur. Kurrë mos kini frikë. Nëse ju më doni Mua dhe besoni tek Unë, çfarë ka për të pasur frikë? Sepse dashuria nuk është e frikshme. Dashuria është gëzim, lumturi dhe për të gjithë ju që besoni në jetën e përjetshme në Qiell, nuk ka asgjë për të pasur frikë. Unë ju dua të gjithëve.

Roli i Nënës së Hyjit në Ardhjen e Dytë të Krishtit

Nëna Ime e dashur, e cila ishte përgjegjëse në marrjen e Kupës për ta pranuar Ekzistencën Time, në momentin e Ngjizjes, për të lajmëruar një fillim të ri për njerëzimin, do të lajmërojë gjithashtu Ardhjen Time të Dytë.

Unë do t’i shpengoj të gjithë ata që kthehen tek Unë për Mëshirë. Nëna Ime, e dërguar nga Ati i Përjetshëm për t’i sjellë shpengim dhe shpëtim botës, do të qëndrojë krah Meje këtë herë të dytë.

Nëna Ime e dashur, Engjëlli i Dritës, do të triumfojë tani në përhapjen e Mëshirës Sime dhe në lajmërimin e Ardhjes Sime të Dytë në Tokë. Nëna Ime e përkushtuar, Zonja e Papërlyer, si Ndërmjetëse, do të ndihmojë në përgatitjen e botës për Ardhjen Time të Dytë. Ajo e ka përgatitur njerëzimin për shumë shekuj, por tani në 100 vitet e fundit, është përpjekur për të futur dashuri në zemrat tuaja, ta ndezë dashurinë nganjëherë të fjetur që ju keni për Mua dhe për Atin Tim të Përjetshëm.

Ka qenë një kohë kur Nëna Ime, e cila, përmes Shfaqjeve Hyjnore, do të ushtronte vëmendje mbi Tokë. Për fat të keq, që nga Fatima dhe Garabandali, pak nga shërbëtorët e Mi të shenjtë i marrin shfaqjet e saja Hyjnore seriozisht. As edhe vizionarët e saj, të zgjedhurit e paktë, nuk merren seriozisht. Këtë herë, ndërsa viti 2011 fillon, shumë, shumë ndryshime në botë janë tani gati për të ndodhur. Kjo është sepse bota, bijtë e Mi, ashtu si ju e njihnit njëherë, ka për të ndryshuar.

Sekreti i Fatimas – lidhja me të ardhmen

Sa shumë prej jush, shpirtra të pafajshëm dhe besues nuk arrini ta kuptoni ligësinë që ka për t’u shpalosur. Bijtë e Mi, dhe Unë përfshij edhe ata që i lexojnë këto Mesazhe për herë të parë, nga kurioziteti, që mund të ndjeni një boshllëk në mirëqenien tuaj shpirtërore, dëgjoni tani.

Ju dhe bashkë-vëllezërit dhe motrat tuaja jeni duke u çuar drejt një bote të komanduar nga grupi, i parathënë në Sekretin e fundit të Fatimas, për të cilin ju nuk keni dijeni, ku ju së shpejti do të gjeni gjërat e mëposhtme.

1.Paraja juaj do të bëhet pa vlerë dhe e vetmja mënyrë për të tregtuar do të jetë me ar dhe argjend.
2. Do t’ju duhet që të luteni në grupe dhe të gjeni një shërbëtor të shenjtë, mjaft trim, për të qëndruar përpara persekutimit.
3. Ju duhet të gjeni streha për lutje sepse kishat tuaja do të shiten për fitim monetar.
4. Ruani Shkrimet e Shenjta, ju mund të mos i keni lexuar kurrë më parë, por të jeni të sigurt se do të jetë e pamundur të blini kopje në të ardhmen.
5. Ngritni Grupe Lutjesh për t’u lutur për shpëtimin e njerëzimit. Në një kohë prej 3 vitesh ju do ta kuptoni përse kjo është e rëndësishme.

Censura e Medias

Mediave, Unë kam këtë për t’i thënë. Si komunikuesit e botës, arroganca që ju shfaqni sot do të kthehet në dëshpërim kur fjala juaj të mos dëgjohet më. Edhe ju gjithashtu do ta kuptoni shpejt rëndësinë e lutjes kur njerëzimi të largohet nga e Vërteta. Fjala juaj sot akoma mund të përfaqësojë të vërtetën e rëndësishme të pavarur. Por kjo dhuratë do të hiqet tani nga ju. Përkundrazi, e Vërteta do të fshihet tani nga njerëzimi përmes diktaturës që keni për të dëshmuar gjatë Mundimit të Madh. Më pas fjala juaj do të mohohet ashtu si u mohua Fjala Ime.

“Kanali Sekret” i Komunikimit

Askush nuk do t’ju dëgjojë sepse e vetmja fjalë që do t’i jepet njerëzimit, e cila do të ketë njëfarë efekti, do të jetë përmes Kanalit Sekret të dhënë botës përmes teknologjisë. Ju do ta gjeni veten të braktisur dhe do të përfundoni duke u përpjekur të komunikoni me një botë mosbesuese, ashtu si Unë bëj në këtë periudhë, kur fjala juaj të mos dëgjohet.

Kujdes nga Diktatorët

Ju mos kini frikë, pavarësisht se sipas cilës udhë ju e ndiqni Hyjin, vetëm më dëgjoni Mua tani. Luftojini ata që imponojnë diktaturë në botën tuaj, sepse ata janë nga Satani. Kurrë mos u gënjeni prej tyre pavarësisht se sa shumë ju paguajnë për të raportuar gënjeshtra. Ata do të përballen me mallkimin e përjetshëm nëse nuk pendohen; edhe pse koha nuk është në favor të tyre. Luftoni për lirinë për t’i raportuar padrejtësitë që ju dëshmoni. Nuk ka rëndësi që ju të besoni tek Unë, sepse kur ta shikoni këtë profeci të shpaloset, atëherë do ta kuptoni të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Libri i Zbulesës

Sot, në një botë që mund të duket e dërrmuar dhe e lënduar prej rënies ekonomike është e lehtë të besoni se gjërat do të rregullohen. Po, bijtë e Mi, në të kaluarën ky do të ishte një supozim i natyrshëm, por nuk është më i tillë. Intrigat e kurdisura nga grupi themelor i organizatave, ngado në çdo vend, me origjinë satanike, tani janë gati për t’u shfaqur. Ata mes jush që nuk besojnë tek Unë, tani, më në fund do t’i kuptojnë profecitë e përmbajtura në Librin e Atit Tim dhe Librin e Zbulesës.

Mos u trembni, bijtë e Mi. Kthehuni tek Unë dhe më flisni Mua privatisht me fjalët tuaja dhe Unë do t’ju jap forcën, shpresën dhe energjinë për ta kapërcyer këtë kalim të errët në historinë e njerëzimit.

Ata prej jush që po e lexojnë këtë Mesazh, mendoni me kujdes. Nëse ju e vini në dyshim përmbajtjen, atëherë shikoni përreth dhe vendosni nëse do të guxoni t’i merrni në konsideratë shenjat. A e vëreni se liria e vullnetit tuaj të lirë, e dhënë juve si një Dhuratë nga Ati Im i Përjetshëm, tani po shtrembërohet? Unë dhe Ati Im i Përjetshëm, nuk do të ndërhynim kurrë me këtë Dhuratë Hyjnore, kaq Dhuratë e Shenjtë është ajo. Por nëse njeriu vendos të pranojë Satanin dhe flakët e Ferrit, atëherë ashtu le të jetë.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, nuk mund ta ndalojë këtë. Megjithatë Satani do të përpiqet ta marrë këtë Dhuratë të vullnetit të lirë nga ju. Kur ta shikoni se vullneti juaj i lirë po ju rrëmbehet, përmes forcave të fuqishme, mbi të cilat ju nuk keni asnjë kontroll, atëherë ju do ta dini se i ligu është pas kësaj.

Satani nuk do të fitojë kurrë

Ju lutem, ju lutem të jeni në gatishmëri, bijtë e Mi të çmuar. Mos u dorëzoni. Nëse mjaft nga ju luten dhe qëndrojnë të palëkundur, ju do të shpëtoni shpirtra. Satani dhe ushtria e tij nuk do të fitojnë kurrë. Ata nuk munden. Kjo është e pamundur. Vetëm Hyji e ka fuqinë t’i japi fund këtij konflikti të tmerrshëm.  

Unë, Shpëtimtari juaj dhe Gjykatësi i caktuar, ju bëj thirrje tani që të ngriheni në këmbë, të jeni të guximshëm dhe të luftoni për çfarë është e drejtë në zemrat tuaja, edhe nëse ndjeni frikë. Frika ju është dhënë nga Satani. Frika kurrë nuk është vënë në zëmrat tuaja nga Unë apo nga Ati Im i Përjetshëm.

Uleni mburojën dhe hapeni zemrën tuaj ndaj dashurisë, jo ndaj frikës. Dashuria vjen prej Hyjit. Unë jua kam treguar se dashuria nuk është diçka që ju ndjeni, pa e hapur zemrën tuaj. Dashuria dhe Hyji Ati i Përjetshëm, Krijuesi i kësaj Toke, shkojnë krah për krah. Ata nuk mund të ndahen. Kur ata ndahen atëherë Satani është në punë.

Shkoni tani, bijtë e Mi, dhe ndajeni mendjen. A doni që Dashuria t’ju mbështjelli përmes Zemrës Sime të Shenjtë, apo frika? Ky është vendimi juaj.

Mësuesi juaj Hyjnor, Shpëtimtari dhe Gjykatësi i Drejtë i Mëshirës

Friday, 9 January 2015

Nëna e Shpëtimit: Shumë zëvendësime do të ndodhin deri kur feja e re përfundimisht të formohet

E Shtunë, 3 Janar 2015, në 17:05

Bijtë e mi të dashur, fytyra e Kishës së Birit tim në tokë do të ndryshoj përtej njohjes dhe do të zëvendësohet nga një, e cila nuk është e Birit tim. Zëvendësim pas zëvendësimi do të kryhet ndërsa Mësimet e Birit tim do të kthehen përmbys dhe do të zëvendësohen me doktrina të rreme jofetare.

Nuk ka vënd për asgjë tjetër përveç se Fjalës së Hyjit në çdo Kishë, që e deklaron veten të eci në gjurmët e Jezu Krishtit. 

Por, do të vij një kohë kur Kisha e Birit Tim do të bëhet pjesë e një lëvizje politike në një shkallë të madhe, dhe më pas ajo do të çoj në gjithçka që ka lidhje me botën, përveç se nuk do të qëndroj besnike ndaj Fjalës ashtu si u vendos nga Hyji. Të gjitha këto gjëra do të ndodhin, ashtu si janë parathënë, pasi Ati im I Përjetshëm i lejon armiqtë e Tij ta shkatërrojnë Trupin e Birit të Tij të vetëm – por vetëm për një kohë të kufizuar. Ai i lejon këto sprova për të testuar forcën e atyre që e njohin të Vërtetën dhe ata që qëndrojnë besnikë ndaj Kishës së Tij; si dhe ata që do ta shpërfillin atë në favor të doktrinës së errësirës.

Do të marri kohë para se të gjitha këto ndryshime të ndodhin por farat jan
ë mbjellë. Të gjitha fetë do të bashkohen në një dhe më pas do të bashkohen me qeveritë si pjesë e një njësie të re globale dhe ata do të udhëheqin deri kur njeriu i mëkatit të futet për të zënë vëndin e tij. Shumë zëvendësime do të ndodhin deri kur feja e re përfundimisht të formohet dhe ajo do të deklaroj gjithçka që duket, në sipërfaqe, të jetë për të mirën e të gjithëve. 

Lutuni, lutuni, lutuni fëmij të dashur për forcën për të duruar dhimbjen, që do të vijoj më pas. Biri im, Jezu Krishit, derdh lotë dëshpërimi të madh për mënyrën në të cilën Ai do të tradhëtohet dhe për shpirtrat që do të jenë të humbur për Atë në udhë e sipër. Do të varet nga shërbëtorët e Tij besnik për të drejtuar anijen, e cila do ta ruaj Kishën e Tij të Vërtetë në udhë të drejtë ndërsa lundron në ujëra të trazuara dhe të stuhishme. Por ju lutem të jeni të sigurtë se çdo hir i mirë do t’i dhurohet atyre që qëndrojnë besnikë ndaj Shpëtimtarit dhe Shëlbyesit të botës gjatë këtyre kohëve të vështira dhe të trazuara.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Friday, 26 December 2014

Për çdo punë të mirë që bëni, mos thoni asgjë

E Martë, 16 Dhjetor 2014, në 23:00

Bija Ime e dashur, ata që thonë se vijnë nga Unë, që janë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë, identifikohen lehtë nga ata me dijen e vërtetë. Këta kurrë nuk do të kërkojnë vëmëndje përsonale apo adhurim. Ata kurrë nuk do të kërkojnë popullaritet, as edhe nuk do të jenë të njohur, sepse kur flisni me Zërin e Hyjit kjo ju sjell shumë kritika sepse e Vërteta përbuzet nga bota jofetare.

Fjala e Hyjit gjithmonë do të ketë sulmuesit e vet dhe ajo kurrë nuk është mbështetur me entuziasëm nga një botë jofetare. Kur të vij dita që ju të dëshmoni bashkimin e Kishës Sime me botën jofetare, qëndroni vigjëlentë. Shërbëtorët e Mi që qëndrojnë besnikë ndaj Meje dhe që publikisht e deklarojnë Fjalën, ashtu si i ishte dh
ënë njerëzimit në Biblën e Shenjtë, kurrë nuk janë të njohur. Ata mund të tolerohen por zërat e tyre rrahë dëgjohen dhe e Vërteta zakonisht shpërfillet me përbuzje.

Janë ata mes jush që e reklamojnë veten e tyre sikur t
ë jenë mësuesit e Fjalës Sime, të cilët parhapin të pavërteta rreth Fjalës së Hyjit, edhe pse ju fshiheni pas fjalëve të zgjedhura me kujdes. Unë e di përse ju e bëni këtë dhe nuk është për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat. Përkundrazi, ju dëshironi t’i largoni shpirtrat nga Unë, sepse ju jeni kundër Meje.

Tradhëtarëve të Kishës Sime, përfshi edhe besimtarëve t
ë thjeshtë, Unë kam këtë për t’ju thënë. Kujdesuni për kopshtin tuaj sepse është i lënë pas dore dhe toka është jopjellore. Barërat e këqija kanë zënë rrënjë dhe bimët e shëndetshme kurrë nuk do të rriten nëse ju nuk e shkulni kalbësirën dhe ta zëvendësoni dheun me të ri dhe pjellor. Vetëm kur ju e përtërini kopshtin tuaj, dhe filloni nga e para, mundet që kopshti juaj të ketë përsëri jetë. Përndryshe nuk do të ketë aspak jetë dhe të gjitha gjërat në të do të vdesin. Ju do të shkatërroni jo vetëm jetën tuaj por edhe të atyre pranë jush sepse kundërshtari Im nuk ka besë, madje edhe ndaj atyre që ai i mbërthen si skllevër për të zbatuar urrejtjen e tij kundër Meje.

Ata që janë të Mitë janë si Unë, në shumë mënyra. Sa më të afërt të jenë me Zemën Time, aq më shumë ata më imitojnë Mua. Ata do të jenë të përulur sepse kurrë nuk do të mburren për njohuritë e tyre për Mua. Ata flasin vetëm çfarë Unë do të flisja dhe ajo është e Vërteta, madje edhe kur mund të tërheqi urrejtje kundrejt tyre. Ata do ta kenë të sikletshme po të nderohen apo të lavdërohen për ndonjë punë të mirë që ata bëjnë sepse ky nuk është qëllimi i tyre. Ata kërkojnë të bëjnë vetëm Vullnetin Tim Të Shenjtë.

Zërat që bërtasin “më shiko mua – unë jam një shërbëtor i Hyjit” dhe që tregojnë me krenari, për t’i parë gjithë bota, punët e mira që ata bëjnë në Emrin Tim, më neveriten Mua. Për çdo punë bamirësie që ju përfundoni, vazhdoni tek puna tjetër – dhe mos thoni asgjë. Mos kërkoni lëvdata, sepse është Puna Ime që ju bëni. Të gjitha punët e mira, të kryera në Emrin Tim, duhet të më ofrohen Mua në shërbim të përulët.

Ju kurrë nuk duhet ta lartësoni veten në Emrin Tim sepse kjo është e shëmtuar për Mua. Kur ju i shërbeni Hyjit, ju i shërbeni popullit të Tij dhe ju duhet ta falenderoni Atë për dhënien e hirit për t’i bërë këto gjëra. Ju nuk mund të thoni se ju kryeni punë të tilla në Emrin Tim nëse ju kërkoni falenderime, vlerësime apo lavdërime nga të tjerët. Nëse ju e bëni këtë, atëherë ju jeni një hipokrit.

Jezusi juaj

Përkundrazi, ata do të bien në grackën e veçimit të dogmës nga doktrina

E Hënë, 15 Dhjetor 2014, në 21:55

Bija Ime fort e dashur, kur Farizenjtë dërguan një forcë për të më sulmuar Mua, duke përdorur çdo marifet të mundshëm, në të njëjtën kohë ata predikonin në tempujt profecitë për ardhjen e Mesias. Ndërsa ata më tallnin Mua dhe përpiqeshin të përhapnin të pavërteta rreth Moralit Tim, ata citonin pjesë nga Shkrimi i Shenjtë. Ndërsa Farizenjtë më persekutonin Mua – duke më thirrur Mua çdo lloj emri duke fyer Atin Tim – ata vazhdonin të pregatisnin popullin e Hyjit për ardhjen e Mesias. Edhe pse Unë isha i pranishëm mes tyre, ata refuzuan të më pranonin Mua por ata nuk mund të më shpërfillnin Mua sepse Unë isha i mbushur me Shpirtin e Shenjtë. Kur Unë u ringjalla së vdekuri, Farizenjve ju dha prova e Ringjalljes Sime por, në të kundërt, ata zgjodhën të përhapnin gënjeshtra për të fshehur të Vërtetën. Si rezultat i veprimeve të tyre ata larguan miliona shpirtra nga trashëgimia e tyre e drejtë – Dhurata e Shpëtimit të Përjetshëm.

Në kohën që Unë tani e pregatis botën për Ardhjen Time të Dytë, shërbëtorët e shenjtë në Kishën Time në tokë do të bëjnë të njëjtën. Ata do të predikojnë rreth Ditës së Madhe kur Unë do të vij përsëri por do të besojnë se kjo ditë do të ndodhi në një shekull tjetër. Ata nuk do t’i pregatisin shpirtrat në mënyrën që Unë e dëshiroj. Ata nuk do t’i shtyjnë njerëzit e Mi të kërkojnë shpengim; të luten; të kërkojnë Sakramentet dhe t’i përmbahen Fjalës së Shkruar me përpikmëri. Përkundrazi, ata do të bien në grackën e veçimit të dogmës nga doktrina dhe do të refuzojnë të pranojnë mesazhet e dhëna profetëve të Hyjit.

Sa të verbuar janë ata kur Unë ju flas tani, përmes Librit të së Vërtetës. Sa të paditur janë ata që thonë se drejtojnë Udhën drejt Mbretërisë Sime kur ata në të vërtetë nuk e njohin udhën e duhur, që të çon atje. 

Ata duhet të lexojnë Biblën e Shenjtë, ta studjojnë atë dhe të pranojnë përmbajtjen që është bënda saj në fillim, sepse përndryshe, si mund të më njohin Mua? Si një hajdut natën Unë do të vij dhe ata nuk do të jenë gati të më përshëndesin Mua sepse nuk e ndjejnë të nevojshme të pregatiten.

Tani, Unë qëndroj para jush shërbëtorët e Mi të shënjtë dhe ju kërkoj të më dëgjoni Mua. Unë kërkoj që ju të besoni se Kush Unë Jam, çfarë Unë bëra për ta shpenguar njeriun nga mëkati dhe çfarë është që Unë duhet të bëj tani për të kryer Besëlidhjen e Atit Tim. Ndërsa koha afron, shenjat do t’ju jepen se Dita Ime është e afërt. Unë do ta bëj këtë që ju të zgjoheni nga përgjumja dhe ta dëgjoni Zërin Tim. Unë ju bëj thirrje të flisni të Vërtetën rreth mëkatit; të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë të Hyjit dhe se se ajo kurrë nuk duhet prekur si dhe të Vërtetën e Hyjnisë Sime.

Kur këto shenja t’ju jepen, Unë solemnisht deklaroj se Shpirti i Shenjtë do të hidhet mbi ju dhe ata prej jush që më duan Mua me bindje të thjeshtë do ta dinë, në çast, se Unë ju flas në këtë kohë. Atëherë Unë do t’ju mbush me Dashurinë Time dhe ju do t’i shikoni gjërat ashtu si janë në të vërtetë, me një qartësi të mëndjes dhe një kuptim në çfarë kërkohet nga ju për të më ndihmuar Mua të kryej Planin Tim për të shpëtuar botën dhe çdo fëmij të vetëm të Hyjit.

Dëgjoni. Pregatituni. Lutuni për Forcën Time; Kurajon Time dhe kurrë mos e harroni detyrën tuaj ndaj Meje.

Shkoni në paqe për të më dashur dhe shërbyer Mua, tani dhe përgjithmonë.

Jezusi juaj

Monday, 22 December 2014

Feja e re për të gjithë njerëzit do të tërheqi besimet jo të Krishtere

E Enjte, 11 Dhjetor 2014, në 21:50

Bija Ime fort e dashur, Unë ju sjell sot lajme që do ta ndriçojnë zemrën tuaj. Ju, dishepujve të Mi të dashur, besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, do t’ju jepen hire të veçanta nga Unë. Këto Hire, që do të hidhen mbi të gjithë ata që vuajnë në Emrin Tim të Shenjtë, do t’ju sjellin ngushëllim të jashtëzakonshëm në sprovat që shtrihen përpara.

Unë gjithashtu ju jap Hirin për t’i shpëtuar të gjithë ata shpirtra të gjorë të trazuar, të gënjyer dhe të shqetësuar të cilët më kanë shkëputur Mua nga jeta e tyre. Lutjet dhe qëndrueshmëria juaj janë gjithçka që Unë kërkoj kur i ofroni këto tek Unë në shpërblim për shpirtra të tillë. Kjo Dhuratë është e jashtëzakonshme dhe Unë e dhuroj këtë sepse shumë shpejt një rrëmujë e përmasave të mëdha do të trazohet mes të gjitha feve t
ë Krishtere, sa shumë do të më braktisin Mua.

Ashtu si ata që rekrutohen në një ushtri, gati për luftë, njerëzit do të futen në një fe të re, e maskuar si e Krishtere, të cilës ata do t’i referohen si feja e popullit – një fe që përfshin të fortin, të dobëtin dhe të gjithë mëkatarët, që ata do të thonë përshkojnë të gjitha ndarjet politike. 

Shumë do të besojnë se janë duke mbështetur të vetët por ata do të më braktisin Mua. Udha për këtë mashtrim të madh tani është shtruar dhe liderat në fenë e re janë caktuar. Në heshtje, të zellshëm dhe të vendosur, ata e kanë mbjellë farën në shumë vënde disa kohë më parë dhe së shpejti rezultatet do të shihen.

Feja e re do të duket kaq mëshiruese. Feja e re për të gjithë njerëzit do të tërheqi besimet jo t
ë Krishtere dhe çdo gënjeshtër bindëse do të parashtrohet për të mbrojtur këtë lëvizje. Ligjet e Hyjit do të shpërfillen plotësisht dhe çdo përpjekje për të justifikuar këtë metodë të re të ungjillizimit global do të bëhet. 

Fjalimet e paraqitura nga ata në Kishënn Time, për të mbrojtur ndryshimet, që do të duhen për të futur pjesën e parë të kësaj pseudo-doktrine të re, do të ketë një fallcitet dallues. Fjalët e përdorura për të përshkruar Mësimet e Mia nuk do të jenë të njohura për t
ë Krishterët që me të vërtetë më duan Mua. Gjuha e përdorur, kur më referohet Mua, do të jetë degraduese dhe fyese ndaj Hyjnisë Sime. 

Unë i njoh të Mitë dhe ata më njohin Mua. Unë i njoh armiqtë e Mi dhe ata do të thonë se më njohin Mua, tek kushdo që i dëgjon ata. Kur armiqtë e Mi, që thonë se janë nga Unë, që flasin me nënçmim për Mua, që tregojnë fare pak respekt për Fjalën Time apo që përpiqen ta ri-quajnë atë, bëni kujdes. Sepse madje dhe armiku Im më dinak do ta pengoj veten sepse gjithçka që vjen nga kundërshtari Im gjithmonë do të ngatërroj. Çdo gjë që vjen nga Hyji, dhe ku Shpirti I Shenjtë është i pranishëm, kurrë nuk do të më vër Mua, Jezu Krishtin, në lojë në asnjë mënyrë.

Kur të dëshmoni rrëmujë në Kishën Time dhe të shikoni një doktrinë të re, e cila nderon nevojat dhe dëshirat e njeriut, atëherë asgjë që ajo jep nuk është e drejtë. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të jeni të shqetësuar, të frikësuar dhe të mbushur me dëshpërim. Është për shkak të këtyre gjërave që do të vijnë që Unë ju jap atyre prej jush që me të vërtetë më duan Mua, Hiret për të më ndihmuar Mua të shpëtoj fëmijët e Hyjit nga kjo paturpësi e madhe, që së shpejti do ta nxjerri kokën e vet të shëmtuar.

Pranojini Dhuratat e Mia; Premtimin Tim për t’ju ndihmuar dhe për t’ju udhëzuar, të cilat Unë ju sjell tani. Fjala Ime i është dhënë njerëzimit kohë më parë. Fjala nuk është e re. Njeriu që i shton asaj dhe e ndryshon atë do të vuaj së tepërmi. Kjo është parathënë në Biblën e Shenjtë dhe tani kjo është pikërisht çfarë do të ndodhi. Kundërshtari Im do të ndërhyj tek Fjala Ime dhe bota do t’i gëlltisi gënjeshtrat, të cilat do të dalin si pasojë e saj.

Jezusi juaj