Kerko Mesazhet ketu

Thursday 28 June 2012

Virgjëra Mari: Unë, bashkë me Birin tim, mund t’ju japim hiret dhe rrethin e mbrojtjes të cilin asnjë engjëll i rënë nuk mund ta depërtojë

E Mërkurë, 20 Qershor 2012, në 07:46

Fëmija im, sa shumë vuan Biri im në këtë kohë dhe sa shumë dhimbja ime është e ndërthurur me të Tijën.

Ata që i shkaktojnë vuajtje të tjerëve e kryqëzojnë Birin tim. Kur ata bëjnë gjëra të tmerrshme që u shkaktojnë vështirësi, dhimbje dhe vdekje fëmijëve të Hyjit, ata e rikrijojnë Mundimin në Kryq të Birit tim.

Ata që ndjekin udhën e mashtruesit po tundohen çdo sekondë prej engjëjve të rënë të udhëhequr nga Satani.

Shumë prej tyre nuk e dinë këtë prandaj dhe ju duhet të luteni për ta.

Shumë prej tyre nuk e kuptojnë se ata po përdoren nga i ligu, që ai t’ia arrijë për ta shkatërruar racën njerëzore.

Shumë shpejt ata do të skartohen prej Satanit kur të mos i nevojiten për qëllime të mëtejshme.

Biri im do të jetë duke pritur që t'i mirëpresë këta mëkatarë në Krahët e Tij të Shenjtë, kaq i mëshirshëm është Ai.

Planet djallëzore që po kryhen nga Satani, të padukshme për të gjithë, kanë për t’i sjellë hidhërim Atit Tim të Përjetshëm. Duke i lënduar vëllezërit dhe motrat e tyre, këta mëkatarë të ngurtësuar, e lëndojnë Hyjin.

Kurrë mos mendoni se ata do të realizojnë gjithçka që vendosin të bëjnë.

Mua, Nënës së Hyjit, si Bashkë-Shpenguese dhe Ndërmjetëse më janë dhënë hiret për ta shkatërruar gjarprin.

Duke më kërkuar mua që t'ju ndihmoj, unë mund t'ju ofroj mbrojtje fëmijë, nga frika.

Unë, bashkë me Birin tim, mund t'ju japim hiret dhe rrethin e mbrojtjes të cilin asnjë engjëll i rënë nuk mund ta depërtojë.

Satani nuk mund t’i lëndojë apo t’i sulmojë të gjithë ata që e thonë Rruzaren time të Shenjtë çdo ditë.

Duke recituar tri ose më shumë Rruzare ju mund ta zgjeroni këtë mbrojtje për të tjerët. Nëse edhe madje 100 njerëz të mund ta bënin këtë, ata do të mund ta shpëtonin kombin e tyre nga ndotja e përhapur prej të ligut.

Ju duhet të mblidheni së bashku fëmijë dhe të luteni për të mbrojtur veten tuaj.

Ju duhet të jeni bujarë në zemër dhe të luteni për armiqtë tuaj, sepse shumë prej tyre nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë.

Duke pasur besim në Birin tim plotësisht dhe duke i pranuar dhuratat që Ai tani ju sjell përmes mësimeve dhe profecive të Tij, ju mund ta fshini gjithë frikën tuaj.

Satani e përdor frikën për të gjuajtur dhe e ushqen atë. Përballuni me të Vërtetën dhe përdoreni lutjen për t’i dobësuar planet djallëzore që po kryhen nga këto grupe të liga që duan ta shkatërrojnë njerëzimin.

Ndjeni dashurinë e Birit tim duke i hapur zemrat tuaja. M'i dorëzoni mua, Nënës së Shpëtimit, shqetësimet tuaja dhe unë do t'i çoj ato tek Biri im.

Pastaj unë do t'ju mbuloj me mantelin tim më të shenjtë dhe ju do të ndjeni një forcë që mund të vijë vetëm nga Qielli.

Vetëm atëherë ju do të mbusheni me paqe, kurajo dhe me vendosmërinë për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Hyjit. Kjo ushtri, që tashmë po formohet, është e përbërë prej shumë vetëve nëpër çdo komb.

Ata do të marshojnë deri në fund dhe nuk do të mposhten.

Faleminderit fëmija im që iu përgjigje thirrjes sime.

Tuesday 26 June 2012

Asnjë profeti nuk i janë dhënë mesazhe nga Nëna Ime e Dashur dhe nga Trinia e Shenjtë me kaq shumë bollëk

E Hënë, 18 Qershor 2012, në 20:36

Bija Ime fort e dashur, ti nuk duhet të lejosh që refuzimi mizor i mesazheve të Mia të Shenjta prej atyre ndjekësve të Mi, që ti e di se janë veçanërisht të përkushtuar ndaj Vullnetit Tim të Shenjtë, të të çorientojë ty. 

Prite që ky lloj refuzimi të rritet në intensitet, ndërsa Fjala Ime do të bëhet copë-copë dhe të hidhet tutje sikur të mos ishte asgjë. 

Dhimbja e refuzimit që ti ndjen është dhimbja Ime. Përbuzja dhe tallja që shkaktohet mbi ty është persekutimi Im. Në vend që ta lejosh një mos-aprovim të tillë për të të lënduar, ti duhet ta pranosh atë në heshtje. 

Qëndro e gëzuar në mes të lotëve të tua sepse ti e di tashmë se Unë gjithmonë kam qenë i refuzuar madje edhe nga vetë dishepujt e Mi. 

Nëse ti lejon që refuzimi i Fjalës Sime të të vonojë në përhapjen e mesazheve të Mia, atëherë më pak shpirtra do të shpëtohen. 
Gjithmonë kujto se dëshira Ime më e madhe është që të shpëtoj shpirtra. 

Misioni Im nuk duhet të njolloset nga opinione njerëzore të krijuara për të të nënvlerësuar ty. 

Fjalët që po të jap këtë mbrëmje nuk janë për të dhënë ngushëllim, por për të theksuar urgjencën e paralajmërimeve të Mia për botën. 

Shumë prej lajmëtarëve të Hyjit kanë ardhur përpara teje, bija Ime, për ta përgatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë. 

Asnjë profeti nuk i janë dhënë mesazhe nga Nëna Ime e Dashur dhe nga Trinia e Shenjtë me kaq shumë bollëk. 

Vetëm këto mesazhe mund të zbulojnë sekretet e kohëve që do të vijnë dhe të ofrojnë bekimet që iu nevojiten të gjithë fëmijëve të Hyjit deri në ditën e fundit. 

Merreni dhuratën e Fjalës Sime që i jepet gjithë njerëzimit për t'ju dhënë jetën.

Pa ndihmën Time ju do ta keni shumë të vështirë për t'i bërë ballë sprovave që do të vijnë.

Të gjithë lajmëtarët e Mi të vërtetë po i përgatisin fëmijët e Hyjit për Ardhjen e Dytë. 

Dijeni se kjo do të ndodhë gjatë kohës së jetës së këtij brezi. 

Merreni Kupën Time, pini prej saj, lëreni atë t'ju mbushë me dhuratën e dijes që kështu ju të mund të më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtra. 

Jezusi juaj

Sunday 24 June 2012

Planet e tyre djallëzore përfshijnë gjithashtu edhe një vaksinim të ri global që do të krijojë sëmundje në mbarë botën

E Diel, 17 Qershor 2012, në 20:15

Bija Ime fort e dashur, planet e grupeve Masonike për të marrë kontrollin e valutave të botës po shkojnë drejt përfundimit.

Planet e tyre djallëzore përfshijnë gjithashtu edhe një vaksinim të ri global që do të krijojë sëmundje në mbarë botën, për të shkaktuar vuajtje në një shkallë të paparë ndonjëherë. 

Shmangni çdo vaksinim të tillë global të shpallur papritmas sepse do t'ju vrasë. 

Intrigat e tyre djallëzore do t’i tronditnin të gjithë ata shpirtra të pafajshëm që nuk e kanë idenë se sa të fuqishëm janë ata. 

Të shtyrë nga një epsh për fuqi, pasuri dhe një dëshirë për të qenë si hyji në gjithçka që bëjnë, ata besojnë se janë të pamposhtur.

Ata kontrollojnë bankat, qeveritë dhe janë përgjegjës për shkaktimin e terrorit në Lindjen e Mesme. 

Ata kontrollojnë shumë prej mediave të botës dhe e vërteta e ligësisë së tyre është e fshehur prapa të ashtuquajturave organizata humanitare. 

Për fat të keq shumë pak nga fëmijët e Hyjit i njohin planet e tyre.

Dijeni se Dora e Atit Tim do të bjerë krejt papritmas dhe me shpejtësi mbi ato kombe që mbrojnë udhëheqës të tillë djallëzorë. 

Ato do të goditen me Tsunami e tërmete të një shkalle të tillë saqë do të fshihen tutje. 

Ata që besojnë se janë kaq të fuqishëm do ta shikojnë zjarrin të bjerë nga qiejt menjëherë përpara Ardhjes Sime të Dytë. 

Detet do të bëhen liqene zjarri dhe ata do ta kenë të vështirë për t’u fshehur nga dora e ndëshkimit të derdhur përmbi ato shpirtra të ligj që do ta refuzojnë Kupën Time. 

Të pabindur deri në fund ata do ta luftojnë Atin Tim të Përjetshëm dhe fuqinë e Qiejve.

Duke marrë anën e antikrishtit, nga grupet prej të cilave ai del, ata do ta kuptojnë gabimin e udhëve të tyre kur të jetë tepër vonë për ta. 

Shumë prej këtyre grupeve, duke përfshirë udhëheqës bankash, qeverish, kryetarë të bizneseve të mëdha, të gjithë të ndërlidhur dhe në punë së bashku për t’i varfëruar njerëzit e zakonshëm, do të konvertohen pas Paralajmërimit. Prandaj kjo është e mirë. 

Koha që Unë t’i ndaj ato shpirtra që më duan Mua nga ato që mbajnë anën e të ligut, nuk është shumë larg. 

Jeni të paralajmëruar. Do të ketë vetëm kaq kohë për t’u kthyer në besim. Shpirtrat që kanë më shumë nevojë për Mëshirën Time i përkasin atyre grupeve djallëzore që nuk kanë asnjë respekt për ligjet e Hyjit.

Ju duhet të luteni që ata të shikojnë të Vërtetën. 

Ju duhet të luteni që ata të ndalojnë së krijuari vështirësi përmes ligjesh të tmerrshme që ata kanë për qëllim të sjellin. 

Ju duhet të luteni për ta ndaluar gjenocidin që ata planifikojnë, që është më keq se çfarë bëri Hitleri në Luftën e II-të Botërore.

Ky grup, më i madhi në numër që nga formimi i tyre në mesjetë, janë ushtria e Satanit. Ata do të udhëhiqen nga antikrishti. Ata kanë planifikuar për dekada të tëra për të sjellë kontrollin e tyre të bankave. 

Ata e kanë planifikuar futjen e Shenjës së Bishës, një kartë elektronike (chip), që çdo burrë dhe grua do të detyrohen ta implantojnë në trupat e tyre për të pasur akses tek ushqimi, për 15 vjet. *(kjo i referohet 15 viteve të shkuara në të cilat kjo ka qenë planifikuar).
 
Tani që ka ardhur koha që ata të zbulojnë Monedhën e tyre të Re Botërore, dijeni se lutja, dhe shumë prej saj mund të ndihmojnë për të shmangur shumë prej planit të tyre. Këtu është një lutje për të shmangur Kontrollin Mbarë Botëror.

Lutja e Kryqëzatës (61) Për të shmangur Kontrollin Mbarë Botëror

O Ati Qiellor i Dashur, në përkujtim të Kryqëzimit të Birit Tënd të Dashur, Jezu Krishtit, unë të lutem Ty të na mbrosh ne, fëmijët e Tu, nga kryqëzimi që po planifikohet për t’i shkatërruar fëmijët e Tu nga antikrishti dhe ndjekësit e tij.

Na dhuro Hiret e duhura për ta refuzuar shenjën e bishës dhe na jep ndihmën që na duhet për të luftuar ligësinë në botë, të përhapur nga ata që ndjekin udhën e Satanit. Ne të lutemi Ty, Atë i Dashur, që t’i mbrosh të gjithë fëmijët e Tu, në këto kohë të tmerrshme dhe të na bësh mjaft të fortë për t’u ngritur dhe për të shpallur Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë. Amen.

Bija Ime Mua më trishton që më duhet t’i zbuloj këto gjëra. Ndjekësit e Mi kanë nevojë që ta kuptojnë se çfarë po ndodh. 

Ata që nuk besojnë në këto mesazhe, nuk do të kenë asnjë dyshim kur antikrishti ta paraqesë veten ashtu si Unë e kam parathënë. 

Ju duhet të bashkoheni në grupe në mbarë botën në lutje. 

Sa më shumë nga ndjekësit e Mi që ta bëjnë këtë, aq më e fortë do të jetë prania e Shpirtit të Shenjtë dhe aq më e dobët do të jetë ushtria e Satanit. 

Mundohuni që të mos frikësoheni sepse një persekutim i tillë mund të përballet pa frikë. 

Kur ju të përgatiteni mirë, duke i ndjekur udhëzimet e Mia dhe duke e mbajtur lutjen ditore, koha do të ecë shpejt. 

Kini besim tek Unë gjithmonë.

Mbajeni mend, Unë vdiqa për mëkatet tuaja. Është më se e duhur që ju të më lejoni Mua t'ju udhëheq në këtë kohë drejt Mbretërisë së Re në Tokë.

Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund t'ju udhëheq. Mbajeni mend se pa Mua ju nuk jeni asgjë. 

Jezusi juaj

Saturday 23 June 2012

Qiejt do të çmbështillen sikur të hapej një çati

E Shtunë, 16 Qershor 2012, në 19:40

Bija Ime fort e dashur, Fjala Ime po dëgjohet nga miliona njerëz në mbarë botën ndërsa Unë i përgatis të gjithë fëmijët e Hyjit për Mëshirën Time Hyjnore.

Ata që janë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë do ta kuptojnë menjëherë, kur t'i lexojnë Mesazhet e Mia, se ato vijnë nga Buzët e Mia Hyjnore.

Ata që thonë se më njohin Mua por që nuk arrijnë të më dallojnë Mua, prapë nuk mund t’i rezistojnë leximit të Fjalës Sime, edhe pse ata luftojnë kundër Meje.

Ata më refuzojnë Mua, e megjithatë janë akoma të tërhequr tek Mesazhet e Mia.

A nuk e kuptojnë ata se ky është Shpirti i Shenjtë, i cili edhe pse i fjetur në shpirtrat e tyre, akoma i tërheq ata drejt Meje?

Unë iu them atyre këtë. Koha ka ardhur ku shumë shpejt fyerjet tuaja do t'ju tregohen gjatë Paralajmërimit.

Urrejtja juaj për Fjalën Time do t'ju zbulohet dhe atëherë ju do ta njihni të Vërtetën.

Kur kjo të ndodhë, ju duhet t’i bashkoheni vëllezërve dhe motrave tuaja dhe të luftoni për të drejtën për ta mbrojtur Kishën Time mbi tokë.

Qiejt do të çmbështillen sikur të hapej një çati për të zbuluar zjarrin dhe flakët e Mëshirës Sime Hyjnore.

Toka do të tundet me një forcë të tillë saqë asnjë njeri nuk do t'i shpëtojë Syve të Mi, Shpirtit Tim apo Dhuratës Sime.

Shumë do të dridhen nga frika sepse do të jetë vetëm atëherë që shumë do të bëhen të vetëdijshëm për gjendjen e shpirtrave të tyre për të parën herë.

Ata do ta kuptojnë se dashuria që ata kanë për trupat e tyre dhe të gjitha ndjenjat që kërkojnë t’i ushqejnë nuk kanë kuptim.

Ata do ta shikojnë çdo pjesë të shpirtit, por nuk do ta shikojnë atë përmes syve të tyre. Ata do ta shikojnë shpirtin e tyre përmes Syve të Mi.

Ata do të ndjehen keq dhe të neveritur ashtu si dhe Unë ndjehem kur e shikoj shëmtinë e keq-bërjeve të tyre të mjerueshme.

Ata do të shikojnë se sa e kalbur ishte sjellja e tyre ndaj të tjerëve dhe të keqen që ata kanë bërë përmbi njerëzit e tjerë, vëllezërit dhe motrat e tyre.

Pastaj ata do të shikojnë dashurinë e tyre për vetveten, kotësitë dhe dashurinë për idhujt e rremë dhe do ta kuptojnë se sa shumë kjo më fyen Mua.

Për ata që i kanë mëkatet kaq të errëta, ata do të ndjehen të sëmurë, me dhimbje dhe nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë ballë tmerrit që kanë për të parë. Ata do të kenë nevojë për çdo lloj force për të përballuar pastrimin që nevojitet për t’i bërë ata të aftë të mbijetojnë dhe të ndjekin udhën e së Vërtetës.

Është e rëndësishme që të kuptoni se Paralajmërimi është pikërisht kjo. Unë vij për t’i paralajmëruar fëmijët e Hyjit se mëkatet e tyre mund dhe do të falen.

Unë vij për t'iu treguar atyre se si do jetë Dita e Gjykimit. Kjo do të thotë se ata që kërkojnë shpengim në këtë fazë, do të shpëtohen.

Atyre që akoma më refuzojnë Mua, do t'iu jepet kohë për t’u penduar por jo shumë. Nëse ata akoma e çojnë dëm Dorën Time të Mëshirës, atëherë do të më duhet të heq dorë.

Pastaj Unë do t’i ndaj të drejtët në njërën anë dhe të padrejtët në anën tjetër. Edhe një tjetër mundësi do të ketë atëherë për të kërkuar shpengim dhe ata që e refuzojnë Dorën Time të Dashurisë dhe Mëshirës, do të flaken në Ferr.

Kjo profeci ka qenë parathënë që prej fillimit.

Kushtojini vëmendje Paralajmërimit dhe shpëtojini shpirtrat tuaj ndërsa e keni mundësinë.

Thursday 21 June 2012

Paralajmërimi, edhe pse nuk duhet t’i trembeni, do të shkaktojë dhimbje tek ata që nuk janë në hirin e Zotit

E Enjte, 14 Qershor 2012, në 18:15

Unë, Jezusi yt i dashur dëshiroj që ti, bija Ime fort e dashur, t'iu kërkosh të gjithë ndjekësve të Mi që t'iu kushtojnë vëmendje Udhëzimeve të Mia.

Shikoni çdo pjesëtar të vetë familjes suaj, ata në mesin tuaj, që nuk i ndjekin Mësimet e Mia.

Shikoni midis jush për ata shpirtra që janë të humbur për Mua, që nga ana e jashtme më refuzojnë Mua. Pastaj Unë kërkoj që ju të luteni fort për ata në këtë kohë.

Ju duhet të luteni për Mëshirë për shpirtrat e tyre. Lutjet dhe sakrificat tuaja mund t'i shpëtojnë ata nga një vuajtje e tmerrshme gjatë Pastrimit në kohën e Paralajmërimit.

Paralajmërimi, edhe pse nuk duhet t’i trembeni dhe duhet të mirëpritet si Dhurata Ime e veçantë, do të shkaktojë dhimbje tek ata që nuk janë në hirin e Zotit.

Përgatitni shpirtrat tuaj përpara kohe sepse shpirtrat e shëndetshëm do ta shohin Paralajmërimin si një Ngjarje të Gëzueshme.

Ata nuk do të vuajnë sepse do të jenë në gjendjen e hirit të Zotit, sidomos nëse ata e marrin Sakramentin e Rrëfimit rregullisht.

Forca e tyre do t’i ndihmojë ata që duhet të kalojnë përmes dhimbjes së Purgatorit pas Paralajmërimit.

Ndihmojini ata që nuk do t'ju dëgjojnë, përmes lutjes ditore të Kurorëzës së Mëshirës Sime Hyjnore.

Ofroni një sakrificë, tek Unë Jezusi juaj, në shpërblim për mëkatet e familjeve tuaja.

Unë do të tregoj Mëshirë ndaj të gjithë atyre që e pranojnë gjendjen e zezë të shpirtrave të tyre, kur t'iu tregohen mëkatet e tyre gjatë Paralajmërimit.

Vetëm ata me një përulësi të vërtetë dhe me zemër të pastër do të falen.

Ata, përfshirë edhe fëmijët që më braktisin Mua, kanë nevojë të madhe për lutjet tuaja.

Këtu është lutja të cilën ju duhet ta recitoni për kthimin e tyre gjatë Paralajmërimit.

Lutja e Kryqëzatës (60) Lutje për kthimin në besim të familjeve gjatë Paralajmërimit

O Jezus i dashur, 
unë kërkoj Mëshirë për shpirtrat e familjes sime
(Përmendi ata këtu).
Unë të ofroj Ty vuajtjet, sprovat dhe lutjet e mia 
për të shpëtuar shpirtrat e tyre 
nga fryma e errësirës.
Mos lejo as edhe një prej këtyre, bijve të Tu, 
të të mohojnë Ty 
apo të refuzojnë Dorën Tënde të Mëshirës.
Hapi zemrat e tyre për t'u ndërthurur 
me Zemrën Tënde të Shenjtë, 
që të mund të kërkojnë faljen e nevojshme 
për të shpëtuar veten nga zjarret e Ferrit.
Jepu atyre mundësinë për t’u përmirësuar, 
që të mund të kthehen në besim 
me Rrezet e Mëshirës Tënde Hyjnore.
Amen.

Fëmijë të Hyjit, përgatituni çdo ditë për Paralajmërimin, sepse ai mund të ndodhë në çdo kohë.

Wednesday 20 June 2012

Një Betim për besnikëri ndaj Vullnetit Hyjnor të Hyjit Atë

E Mërkurë, 13 Qershor 2012, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, ashtu si Ati Im i Përjetshëm i ka dhuruar njerëzimit Dhuratën e Madhe të Vulës së Tij, po ashtu edhe fëmijët e Tij, duhet të betohen për besnikërinë e tyre ndaj Vullnetit të Tij Hyjnor.

Unë iu kërkoj të gjithë fëmijëve të Hyjit që do të marshojnë përpara në ushtrinë e Tij për të ndihmuar të shpëtojnë shpirtrat e gjithë fëmijëve të Hyjit, përfshirë edhe mëkatarët e ngurtë, që të bëjnë këtë premtim.

Lutja e Kryqëzatës (59) Një Betim për Besnikëri ndaj Vullnetit Hyjnor

O Hyji Më i Larti, 
O Ati Qiellor, 
unë të betohem Ty për besnikërinë time të fortë për të nderuar dhe për t’u bindur Ty 
në gjithçka që ka lidhje me Vullnetin Tënd Hyjnor në Tokë. 
Unë, përmes Gjakut të Shenjtë të Birit Tënd të vetëm-lindur, Mesisë së Vërtetë, 
të ofroj Ty mendjen, trupin dhe shpirtin tim, 
në emër të gjithë shpirtrave, 
që ne të bashkohemi si një në Mbretërinë Tënde Qiellore që do të vijë, 
në mënyrë që Vullneti Yt Hyjnor të kryhet në Tokë, ashtu si është në Qiell. 
Amen.

Ju duhet t’ia premtoni shpirtrat tuaj Atit Tim Qiellor si një shenjë e Besimit tuaj dhe në përkujtim të Vdekjes Sime në Kryq, me qëllim që secili prej jush të mund të pijë nga Kupa e Shpëtimit.

Testi i një profeti të mirëfilltë qëndron në lutjet që i janë dhënë për njerëzimin

E Martë, 12 Qershor 2012, në 17:58

Bija Ime fort e dashur dije se Unë nuk do t’i dënoja kurrë ata që thonë se vijnë në Emrin Tim, por që nuk vijnë.

Unë i dua të gjithë fëmijët e Hyjit, duke përfshirë edhe profetët e rremë të dërguar për ta ngatërruar njerëzimin në këtë kohë.

Shumë shpirtra të tillë janë plot me dashuri për Mua dhe e ndjejnë të nevojshme për t’u bërë më të afërt. Ata mund të imagjinojnë se po marrin mesazhe hyjnore, edhe pse nuk është faji i tyre. Ju duhet të luteni për shpirtra të tillë. Ju kurrë nuk duhet t’i gjykoni ata.

Pastaj janë ata që thonë se vijnë në Emrin Tim, por që mbajnë stemën e bishës. Si ujqër të veshur në petka deleje, ata dalin për të futur në grackë shpirtrat e pastër dhe i njollosin ata me mëkatin e mashtrimit.

Këta janë të rrezikshmit profetë të rremë, qëllimi i të cilëve është që ta shtrembërojnë të vërtetën e Mësimeve të Mia në mënyrë të atillë që të mos arrihet të vihen re.

Ata, përmes një fasade të jashtme përulësie të rreme, do t'ju bëjnë që të besoni një gënjeshtër në Emrin Tim. Ata do të paraqesin një maskë tolerante të mashtrimit dhe do t’ju bindin se ata janë duke përhapur të Vërtetën.

Testi i një profeti të mirëfilltë qëndron në lutjet që i janë dhënë për njerëzimin.

Kthimi në besim përhapet me shpejtësi nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë kur mesazhet vijnë nga Qielli dhe ato i mbulojnë të gjitha besimet, të gjitha fetë për t’i bashkuar si një.

Unë ju bëj thirrje për lutje në këtë kohë për shpirtra të tillë, të cilët kanë qenë mashtruar për të besuar se ata flasin me zërin nga Qielli. Lutuni për ta që t'iu jepet forca për ta kërkuar përulësinë, në mënyrë që ata të mundësohen për ta parë të Vërtetën.

Lutuni që ata të mos lejojnë që shpirtrat e tyre të përdoren nga mashtruesi për të shkaktuar çorientim midis fëmijëve të Hyjit.

Lutuni, gjithashtu, për ata që nuk flasin në emër të Hyjit por që me vetëdije flasin me gjuhën e Satanit. Ata gjithashtu kanë nevojë për lutjet tuaja, sepse ata po përdoren pa mëshirë nga Satani si një mjet për të përhapur gënjeshtra.

Tuesday 19 June 2012

Mbajeni mend, kjo është një luftë e cila do të fitohet nga Kisha Ime e Mbetur mbi tokë

E Hënë, 11 Qershor 2012, në 16:30

Bija Ime fort e dashur shumë shpejt tani ata shpirtra të ndezur flakë prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, për shkak të këtyre Mesazheve, do të mblidhen si një në të gjitha kombet.

Ata do të bashkohen si një grup i vetëm për ta shpallur Fjalën Time me qëllim që çdo shpirt i humbur të mund të rrëmbehet nga kthetrat e bishës.

Kisha Ime e Mbetur do të mblidhet me shpejtësi dhe do të rritet nëpër botë dhe lutja do t'i lidhë ata bashkë si një Kishë e Shenjtë.

Unë do t’i dërgoj ndihmë secilës prej dy Kishave të Mia, Dy Dëshmitarëve të Mi mbi tokë. Atëherë ato do të ngrihen dhe me kurajo do ta shpallin të Vërtetën në çdo skaj të botës.

Zëri Im, do të gjëmojë si bubullimë dhe ata që me të vërtetë më duan Mua nuk do mbesin pa më njohur Mua. 

Hiret e Shpirtit të Shenjtë do t’i ndezin zjarr shpirtrat e ushtarëve të Mi dhe ata do të marshojnë përpara dhe do të më ndihmojnë Mua ta shpëtoj njerëzimin.

Gëzoni Ushtria Ime sepse ju jeni të bekuar që jeni zgjedhur për këtë detyrë të lavdishme.

Përmes dashurisë suaj për Mua, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, ju do të ndihmoni në shpëtimin e vëllezërve dhe motrave tuaja që të mos humbasin tek i ligu.

Ejani tani ndjekësit e Mi dhe më lejoni Mua që t'ju udhëheq nëpër xhunglën e dendur dhe me gjemba, për në Dritën e Mbretërisë Sime të Re mbi tokë.

Kurrë mos iu frikësoni Dorës Sime ndërsa Unë tani ju drejtoj të patrembur për në betejën kundër antikrishtit.

Mbajeni mend, kjo është një luftë e cila do të fitohet nga Kisha Ime e Mbetur mbi tokë.

Kujtoni gjithashtu se numri i shpirtrave që mund të shpëtohen do të varet nga forca e Besimit tuaj, bujaria juaj shpirtërore dhe vendosmëria juaj për të vuajtur në Emrin Tim të Shenjtë.

Unë ju dua.
Unë ju bekoj.

Unë ju jap hiret që ju duhen tani për ta marrë armaturën tuaj dhe për të marshuar drejt Jetës së Përjetshme.

Monday 18 June 2012

Nëna e Shpëtimit: Lutuni për Kishat e Krishtera që atyre t’iu jepen hiret për ta mbrojtur Besimin e tyre

E Hënë, 11 Qershor 2012, në 12:02

Të gjithë fëmijët e Hyjit janë duke u thirrur në mbarë botën që të mblidhen bashkë si një, për të kërkuar Mëshirën e Atit Tim të Përjetshëm në këtë kohë.

Fëmijë hapini zemrat tuaja ndaj Atit Tim dhe kërkojini Atij që t'ju mbrojë dhe t'ju mbulojë me gjakun e çmuar të Birit të Tij.

Ju duhet të keni kujdes çdo ditë prej tani e tutje që t’i luteni Hyjit Atë në emër të Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të Botës, për çdo mbrojtje nga forcat djall
ëzore që janë të lëshuara tani në çdo skaj.

Lutuni, lutuni, lutuni për Kishat e Krishtera mbi tokë që atyre t’ju jepen hiret për ta mbrojtur Besimin e tyre.

Kurrë mos e humbisni shpresën fëmijë sepse kur ju e ofroni besnikërinë ndaj Birit Tim dhe luteni për forcë, lutjet tuaja do të marrin përgjigje.
Ky muaj i është kushtuar kthimit të shumë kombeve.

Agjërimi duhet të vazhdojë për të shpëtuar shpirtra dhe mund të kryhet sipas mundësive të gjithsecilit. Vazhdoni fëmijë që të luteni për kthimin në besim, kaq të nevojshëm në këtë kohë.

Sunday 17 June 2012

Profeti i Rremë jo vetëm që do ta pushtojë Kishën Katolike, por edhe do të diktojë mbi të gjitha Kishat e Krishtera

E Diel, 10 Qershor 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, Unë iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi që të tregojnë kurajo në këtë kohë.

Kjo nuk është koha që të rrëzoheni dhe të qani. Është koha që të luftoni për shpëtimin tuaj.

Unë iu bëj thirrje të gjitha Kishave të Krishtera, klerikëve të Mi dhe të gjithë atyre që m’i kanë kushtuar jetët e tyre Mua, Jezusit të tyre, t’i dëgjojnë thirrjet e Mia.

Kurrë mos e braktisni të vërtetën e mësimeve të Mia.

Kurrë mos më braktisni Mua.

Kurrë mos e braktisni Kishën Time. Sepse Unë jam Kisha.

Kurrë mos e braktisni Trupin Tim, sepse Unë jam Buka e jetës.

Kurrë mos i pranoni gënjeshtrat, që së shpejti do të mbillen midis jush, për ta zhvendosur Kishën Time në tokë.

Është koha që të përgatiteni.

Së shpejti ju do të detyroheni që të kapërdini një fe të re, e cila do të jetë e krijuar nga njeriu.

Së shpejti ju do të detyroheni që të ushqeheni me atë çfarë do të duket si Eukaristia e Shenjtë, por që nuk do të jetë Trupi Im. Ajo do të bëhet e zbrazët, e shterpë dhe nuk do të përmbajë fare jetë të vërtetë.

E vetmja Eukaristi e Shenjtë që ekziston është mënyra me të cilën Prania Ime bëhet e njohur në Sakrificën e Shenjtë të Meshës kështu siç është tani.

Kurrë mos devijoni nga kjo madje edhe nëse do të jeni të detyruar ta bëni këtë nga të pafetë, të cilët do t’i pushtojnë Kishat e Mia të Krishtera.

Ata do t’i përdhosin Kishat e Mia dhe do t’i kthejnë ato në asgjë më tepër se vende argëtimi dhe qendra sociale.

Ju gjithmonë duhet të ndiqni hapat që Unë iu mësova Apostujve të Mi në Darkën e Fundit.

Tani ju duhet të bëni të sigurt që gjithçka të jetë në vend përpara se sulmi të fillojë.

Sepse shumë shpejt ju do ta keni të pamundur që të ndiqni një doktrinë të rreme të imponuar mbi ju nga neveria që shtrihet para.

Profeti i Rremë jo vetëm që do ta pushtojë Kishën Katolike por edhe do të diktojë mbi të gjitha Kishat e Krishtera të cilat ai do t’i bashkojë si një të vetme.

Por nuk do të jem Unë, Jezu Krishti, ai mbi të cilin do të ngrihet Tempulli i Ri. Ai do të jetë një tempull, për të zëvendësuar Selinë e Shenjtë, e për të nderuar bishën.

Vërini veshin tani fjalëve të Mia sepse shumë shpejt ju do ta shikoni të Vërtetën.

Për ata që janë mjaft të guximshëm për t’i bërë ballë këtij persekutimi të besimit tuaj, ju duhet të planifikoni që tani.

Për ata që nuk e kanë forcën për ta luftuar sundimin e antikrishtit dhe profetit të rremë, bini në gjunjët tuaj tani dhe lutuni tek Unë për t'ju ndihmuar.

Unë do t'ju udhëzoj përmes udhëheqësve të Mi të rinj që do të burojnë midis jush, të udhëhequr nga Dy Dëshmitarët e Mi.

Henoku dhe Elia, të pranishëm në Kishat e Mia të Krishtera mbi tokë dhe në Shtëpinë e Izraelit, do të ndikojnë në predikimin e Ungjillit nëpër mbarë botën, së shpejti.

Asgjë nuk do ta ndalojë mësimin e të Vërtetës.

Këtë herë do të jetë e vështirë por ngrihuni dhe ndiqeni Ushtrinë Time në tokë dhe më shumë shpirtra do të shpëtohen. Mos e braktisni grigjën që Unë jua kam caktuar për ta drejtuar.

Mos kini frikë sepse vetëm duke ndjekur Udhën Time drejt Jetës së Përjetshme ju mund të shpëtoheni.

Ndiqni udhën e Profetit të Rremë dhe jo vetëm që ju do të jeni të humbur për Mua por edhe do të çoni shpirtra të pafajshëm drejt udhës për në Ferr.

Jini të guximshëm shërbëtorët e Mi të shenjtë.

Pranojeni se koha për kthimin Tim është krejt afër. Ju nuk keni kohë për të humbur.

Saturday 16 June 2012

Hyji Atë: Unë do të luftoj në Betejën e Armagedon-it bashkë me Hierarkinë në Qiell

E Shtunë, 9 Qershor 2012, në 15:45

Bija Ime e ëmbël ki besim se Unë, Ati juaj Qiellor, do të bëj gjithçka në fuqinë Time për t’i shpëtuar të gjithë fëmijët e Mi në tokë.

Ndërsa Unë duhet ta respektoj dhuratën e vullnetit të lirë, të dhënë nga Unë si një prej dhuratave më të mëdha për të siguruar që njerëzimi të më donte Mua sipas vetë dëshirës së tyre, dhe jo forcërisht, Unë do të bëj çudira dhe do të krijoj mrekulli për t'i sjellë fëmijët e Mi në shtëpi tek Unë.

Si Hyj i Drejtësisë, unë kurrë nuk mund ta justifikoj apo ta pranoj të keqen, por Unë do t'i fal të gjithë ata që kthehen tek Biri Im dhe kërkojnë shpengim, kur ata të mësojnë mbi përmbajtjen e Librit të së Vërtetës.

Unë do të luftoj në Betejën e Armagedon-it bashkë me Hierarkinë në Qiell dhe, Unë premtoj, se do ta mposht armikun dhe djajtë e nxjerrë nga dora e Luciferit.

Koha po afrohet që Satani të mbyllet për 1,000 vjet dhe mjerë njerëzit që nuk e mohojnë atë apo ligësinë e tij.

Të gjithëve do t'iu tregohet e vërteta për Dashurinë Time Hyjnore dhe për dëshirën Time që Mbretëria Ime e shkëlqyer, Parajsa Ime, të jetë e bashkë-ndarë me të gjithë.

Çdo përpjekje, nëpërmjet profetëve të Mi, do të bëhet për t'i sjellë ata në krahët e Birit Tim.

Fëmijët e Mi, mos më braktisni Mua, Atin tuaj të Dashur.

Ejani ta dëgjoni Thirrjen Time.

Mos e refuzoni trashëgiminë tuaj.

Ju tani po përballeni me krizën më të madhe që nga krijimi i racës njerëzore, sepse koha ka ardhur që ju të bëni zgjedhjen e përfundimtare.

Dijeni se çdo gënjeshtër, çdo tundim për të kërkuar mbështetje në krahët e Satanit dhe të djajve të tij, do të bëhet për t’ua vjedhur shpirtrat tuaj.

Vetëm ata që e kalojnë kohën duke e mbrojtur Fenë e tyre, përmes lutjes dhe sakramenteve, do të jenë mjaft të fortë për t'i bërë ballë fuqisë së tyre.

Kujtoni që Satani nuk mund të fitojë sepse ai nuk e ka fuqinë. Ai tani do t’i sulmojë të gjithë, madje edhe shpirtrat e shenjtë, për të më refuzuar Mua dhe Birin Tim të Dashur.
Në të kundërt ai do t'ju tërheqë brenda një humnere të errësirës dhe rrëmujës dhe ju do të ngecni në një rrjetë të ngatërruar mashtrimi nga e cila nuk do të jeni në gjendje që të liroheni.

Më dëgjoni Mua tani. Beteja finale ka filluar. Mos e bëni gabimin ta refuzoni këtë thirrje, që ju bëhet nga Qielli, sepse do të thotë se ju do të jeni të humbur në përjetësi.

Oh sikur ju ta d
ëshmonit tragjedinë e shpirtrave, që do ta refuzojnë Kupën e Shpëtimit.

Ata do të bien të pashpresë bashkë me Satanin brenda thellësive të Ferrit nga i cili nuk ka asnjë kthim.

Unë, si Ati juaj, duhet t'jua tregoj rreziqet që ndeshni.
Përse ju nuk doni të dëgjoni?

Nëse ju besoni tek Unë, atëherë dijeni se Unë do t’i dërgoj profetët e Mi për t'ju paralajmëruar.

A nuk e bëra Unë këtë më parë? A dëgjuan ata? Jo, shumë nuk dëgjuan dhe më pas profecia u shpalos përpara syve të tyre mosbesues.

Këtë herë Unë vij për të shpallur se koha që Biri Im, Mesia i Vërtetë, të vijë përsëri, është afër.

Satani e di këtë. Urrejtja e tij për Mua është kaq e fuqishme saqë ai do të bëjë çdo gjë për t'i rrëmbyer fëmijët e Mi nga Unë.

Unë jam Hyji juaj, fillimi dhe mbarimi.

Unë e krijova botën që nga fillimi dhe do të jetë prej dorës Sime që botës, ashtu siç ju e njihni, do t’i vijë fundi.

Por për fëmijët e Mi të dashur që e refuzojnë Satanin, bota e re, Parajsa e Re mbi tokë, ju pret në gjithë lavdinë e saj.

Mos e ktheni kurrizin.

Mos lejoni që arsyetimi i gabuar njerëzor t'ju pengojë ju dhe të dashurit tuaj për të hyrë në këtë Parajsë të shkëlqyer ku ju nuk do të keni nevojë për asgjë.

Zgjidhni Parajsën Time të dashurisë, gëzimit dhe bukurisë, një vend i veçantë ku ju do të jetoni në harmoni të përkryer, në mendje, trup dhe shpirt.

Asnjë korruptim. Asnjë mëkat. Vetëm dashuri, ku ju do të jetoni të bashkuar me Vullnetin Tim Hyjnor.

Friday 15 June 2012

Vullneti i lirë nuk mund të hiqet prej jush. Unë nuk mund t’ju urdhëroj që ju të më ndiqni Mua

E Premte, 8 Qershor 2012, në 19:05

Bija Ime fort e dashur shumë që i lexojnë këto, Fjalët e Mia të Shenjta që po i jepen njerëzimit prej dashurisë sime, i keqkuptojnë qëllimet e Mia.

Si Biri i Njeriut, premtimi Im është që ta shpëtoj mbarë njerëzimin.

Kryqëzimi Im në Kryq nuk ishte thjesht një moment në kohë, apo një moment në histori.

Ishte një Sakrificë e bërë për t'ju ofruar secilit prej jush, edhe sot e kësaj dite, dhuratën e Jetës së Përjetshme.

Ky është një premtim solemn. Jeta e botës që do të vijë, Mbretëria Ime në tokë, është për të gjithë.

Unë po vij tani për t'ju përgatitur.

Unë jua kam thënë më parë se ndërsa Unë vij për t'ju paralajmëruar mbi rreziqet e refuzimit të Mësimeve të Mia dhe të 10 Urdhërimeve të dhëna nga Ati Im i Përjetshëm, Unë nuk mund t’i komandoj apo t’i urdhëroj fëmijët e Hyjit që të më dëgjojnë. Sepse të gjithë njerëzimit i ishte dhënë një dhuratë e veçantë, po ashtu si edhe engjëjve në Qiell; dhurata e vullnetit të lirë.

Vullneti i lirë nuk do të hiqet prej jush. Unë nuk mund t'ju urdhëroj që ju të më ndiqni Mua.

Unë mund t'ju paralajmëroj, t'ju tregoj gabimin e udhëve tuaja, por nuk mund t'ju urdhëroj që t'i përgjigjeni thirrjes Sime.

Unë vetëm mund të kërkoj.

Vullneti i lirë, ndërkohë që është një dhuratë, mund të bëhet gjithashtu një pengesë sepse mund të përdoret nga Satani për të mbjellur gënjeshtra në mendjen tuaj.

Ai mund t’ju bëjë urdhëresa të një natyre shumë detyruese, të cilat ju do t’i keni shumë të vështira për t'i luftuar, e tillë është fuqia e tij.

Durimi Im është duke u vënë në provë në këto, kohët e fundit, si kurrë më parë.

Pavarësisht nga Vdekja Ime në Kryq, ku Jeta Ime ishte dhuruar me dashuri për të shpëtuar secilin prej jush, shumë e kanë harruar se çfarë do të thotë me të vërtetë kjo Sakrificë.

Kur Unë e dhashë jetën Time për shpëtimin e njerëzimit, përse nuk dëgjojnë fëmijët e Mi?

Nëse ata nuk duan të më dëgjojnë Mua tani, përmes këtyre mesazheve, kjo është zgjedhja që ata e bëjnë sipas vullnetit të tyre të lirë. Atëherë përse ata vazhdojnë ta keqinterpretojnë dhe ta shtrembërojnë përmbajtjen e Biblës së Shenjtë?

Pa marrë parasysh se sa shumë Unë jam i refuzuar, Unë kurrë nuk do të heq dorë nga detyra Ime për t'ju paralajmëruar për rreziqet që po vijnë.

Rreziqet për të cilat Unë flas nuk janë vetëm vuajtjet e planifikuara nga dishepujt e ligj të Satanit përmbi kombet tuaja, kontrolli i parave tuaja, i ushqimit tuaj apo i jetës njerëzore.

Jo, rreziqet për të cilat ju duhet të jeni në dijeni, më shumë se të gjitha, janë rreziqet e humbjes së shpirtit tuaj tek Satani dhe engjëjt e tij të rënë.

Nëse ju i kushtoni vëmendje Fjalës Sime tani, kjo varet tërësisht nga gjithsecili prej jush.

Gjithçka që Unë kërkoj është që ju të dëgjoni. Mosarritja për të dëgjuar, për t’i pranuar hiret e veçanta që Unë ju dhuroj tani, do të thotë që ju mund të mos pajiseni ashtu si duhet për ta shpëtuar shpirtin tuaj nga bisha.

Unë ju bekoj të gjithëve. Atyre që janë të ngatërruar, Unë ju bëj thirrje që të zgjidhni lutjet që ju janë dhënë përmes këtyre mesazheve.

Ato do t'ju ndihmojnë që t'i përgjigjeni Thirrjes Sime nga Qielli.

Thursday 14 June 2012

600,000 engjëj të rënë u lëshuan vitin e shkuar nga gropat e Ferrit. 5 milionë të tjerë janë lëshuar tani

E Enjte, 7 Qershor 2012, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, është koha për të marrë armët në betejën Qiellore që është ndezur përsëri me Satanin dhe engjëjt e tij të rënë.

Tani, të lëshuar në çdo komb, ushtria e engjëjve të Satanit dhe e dishepujve të tij të devotshëm në tokë po i infektojnë fëmijët e Hyjit në çdo lloj mënyre.

Shenjat e dukshme janë tashmë. Kriza në Kishën Time, Kishën Katolike, u krijua nga forcat e të ligut ku qëllimi numër një i tyre ishte që ta gjunjëzonin atë. Të pakënaqur me këtë, forcat e të ligut duan ta shkatërrojnë Eukaristinë e Shenjtë duke e njollosur atë.

Duke e demoralizuar Kishën Time mbi tokë, plani i Satanit ishte që të shkatërronte besimin e ndjekësve të Mi.

Shumë prej ndjekësve të Mi nuk më nderojnë më Mua, Shpëtimtarin e tyre, sepse ata bëjnë me faj mëkatet e atyre që më përfaqësojnë Mua në Kishë. Sa më lëndon kjo Mua kur ata më braktisin Mua kaq shpejt.

Braktisja e besimit në botën sot ishte gjithashtu e planifikuar nga Satani duke i tunduar fëmijët e Hyjit që ta mohonin Besimin e tyre.

Në vend të tij ai përdor një fe të re, të njohur shpesh si Feja e Epokës së Re. Në vend që të lavdërojnë Hyjin, Atin e Përjetshëm, ata lavdërojnë qenen njerëzore sikur të ishte shpirtërisht superior dhe në kontroll.

Ashtu si Luciferi që donte jo vetëm të ishte si Hyji, por edhe të bëhej Hyj, ky kult që po zhvillohet me shpejtësi kërkon t’i bindë fëmijët e Hyjit se ata janë në kontroll të së ardhmes së tyre, se gjithçka mund të kontrollohet nëpërmjet një besimi të rremë në një botë metafizike, e cila nuk ekziston.

Besimi në hyjnitë e rremë të tillë si Buda, ka dëmtuar kaq shumë njerëz dhe i ka drejtuar ata brenda një bote të errët, e cila duket sikur shkëlqen në vështrim të parë, por që nuk arrin të ndezë dashuri të pastër për njëri-tjetrin.

Në të kundërt të gjitha këto fe të Epokës së Re shpien tek një gjë, në maninë për vetveten dhe dashurinë për vetveten në kurriz të të tjerëve.

Luftërat, që rendet masonike të Satanit i krijojnë, janë duke u bërë të shumta dhe grupi më i madh nga të gjithë do të organizojë kontrollin e Lindjes së Mesme përmes masakrave.

Në Evropë ata do të organizojnë futjen e një monedhe të re mbarë botërore për t’i bërë skllevër të tyre.

Mbërthimi i Satanit është kaq i fortë, saqë do të duhen shumë lutje për ta rrëzuar fuqinë që ai ushtron. Pastaj do të jetë tundimi për t’i larguar fëmijët e Hyjit nga e Vërteta.

Ai, Satani, mund të bëjë lojëra me mendjen tuaj. Por, megjithëse ai nuk e ka fuqinë për të ditur se çfarë ju mendoni, ai mund të fusë mendime dhe dyshime në mendjen tuaj.

Kur ju i rezistoni fillimisht, duke u lutur për hiret që ta mbroni veten, ai e shton aktivitetin e tij.

Satani i dërgon engjëjt e tij demonë tek besimtarët dhe i torturon ata. Po të mund t’i shikonit ata, ju do të tronditeshit. Dy apo tre prej tyre mund t'ju rrethojnë dhe t'ju pengojnë, mund të bëjnë që ju të hutoheni, të shqetësoheni dhe që mendja juaj të mbushet me mendime të liga kundër personave të tjerë.

Çdo gjë që ka të bëjë me Hyjin, Kishat e Tij, fëmijët e Tij dhe ata që e përfaqësojnë Atë në tokë janë shënjestrat e para.

Pastaj ai vë në shënjestër ata që janë në vendet e larta dhe që kanë kontroll mbi jetën e milionave. Ai i tundon ata me korrupsion, me manipulim të fuqisë dhe futjen e ligjeve të këqija të krijuara për të shkaktuar dhimbje dhe vështirësi. Dhe pastaj ai orkestron luftën.

Fëmijë mos e nënvlerësoni betejën sepse ajo është e vërtetë.

600,000 engjëj të rënë u lëshuan vitin e shkuar nga gropat e Ferrit.

5 milion të tjerë janë lëshuar tani. Koha që ushtria e Hyjit në Qiell, ta shkatërrojë Satanin, ka filluar. Koha që Ushtria Ime në tokë të mbledhë armët, gjithashtu ka filluar.

Koha është e shkurtër. Ne kemi shumë punë për të bërë.

Lutja është arma. Kthimi në besim është qëllimi. Unë mund ta arrij shpëtimin e shpirtrave vetëm nëse Zëri Im dëgjohet në këtë kohë.

Satani e di këtë. Ai ka hedhur një mallkim mbi këtë Mision dhe do të tërheqë larg shumë prej fëmijëve të Hyjit. Prapë ai nuk mund të fitojë. Sepse askush nuk mund ta ndalojë Librin e së Vërtetës që po zbulohet, sepse jam Unë, Jezu Krishti, Ai që e bën këtë.

Prapë shumë shpirtra të gjorë do të binden që të shohin në anën tjetër ndërsa Unë e shpall të Vërtetën që e gjithë bota ta shikojë, ashtu siç është parathënë në Librin e Zbulesës.

Kurrë mos e lejoni atë që të angazhohet me ju. Ju mund ta bëni këtë duke refuzuar që të angazhoheni në fyerjet apo sharjet nga të tjerët, kur ju e shpallni Fjalën Time të Shenjtë. Sepse angazhimi me të, do t’i japë atij armën që i duhet për t'ju rrëzuar.

Wednesday 13 June 2012

Virgjëra Mari: Fëmijë, kur ju vuani në këtë jetë, ju i afroheni më pranë Birit tim

E Mërkurë, 6 Qershor 2012, në 17:05

Fëmijë, kur ju vuani në këtë jetë, ju i afroheni më pranë Birit tim.

Vuajtja, e rëndë ashtu siç është, sjell hire, dhe sidomos nëse ajo përqafohet vullnetarisht për shpëtimin e shpirtrave.

Kur ju vuani, gjithmonë kujtoni se sa vuajti Biri im.

Tortura e Tij fizike, mbajeni mend, do të ishte shumë e vështirë të durohej nga njeriu. Megjithatë vuajtja mendore mund të krijojë të njëjtën dhimbje.

Për ata që e luftojnë vuajtjen, ju duhet të më kërkoni mua, Nënës suaj të dashur të Shpëtimit, për t'ju ndihmuar që ta përballoni atë.

Unë do ta marr vuajtjen tuaj dhe do ta ofroj atë tek Biri im i Shtrenjtë në emrin tuaj për të shpëtuar shpirtra.

Ai do të marrë vetëm atë që i nevojitet dhe do t'ju japë ngushëllim. Ai pastaj do t'jua lehtësojë barrën.

Vuajtja mund të jetë një formë e pastrimit të shpirtit.

Refuzojeni dhe luftojeni atë dhe nuk do të sjellë lehtësim. Do të bëhet një barrë akoma më e rëndë.

Kur ju e ofroni atë me dashuri, ju do të lehtësoheni nga pesha juaj dhe do të bëheni më të gëzuar.

Kurrë mos iu trembni vuajtjes sepse ajo ju sjell më pranë Zemrës së Shenjtë të Birit tim.

Satani synon t’i helmojë mendjet e disa prej njerëzve të Mi të zgjedhur kundër këtij Misioni

E Martë, 5 Qershor 2012, në 22:00

Bija Ime, nuk është veprim i mençur për ata që i ndjekin vizionarët e Mi në të gjithë botën, të dorëzohen ndaj planit të ri i të të ligut.

Ai synon t’i helmojë mendjet e disa prej njerëzve të Mi të zgjedhur kundër këtij misioni.

Ai do të kthejë njërin kundër tjetrit.

Ai do të krijojë dyshime mes tyre kundër këtyre Mesazheve të Shenjta dhe do t'iu shkaktojë shumë dhimbje dhe hidhërim.

Xhelozia shpirtërore do të rritet si një bishë që del nga thellësia e oqeanit dhe do të zbrazë një përmbytje të tmerrshme urrejtjeje jo vetëm mbi Mesazhet e Mia por edhe mbi ju.

Ju duhet të luteni sepse kjo do të ndodhë së shpejti.

Pritini këto ngjarje në lutje ditore dhe mos e lejoni këtë varg sulmesh që t'ju dekurajojë.

Ndjekësit e Mi duhet të qëndrojnë vigjilentë ndaj kësaj, sepse kur kjo të fillojë, brenda muajit tjetër, ju gjithashtu do të tundoheni për ta dyshuar Fjalën Time të Shenjtë.

Kjo profeci do të shpaloset përpara jush dhe do të jetë sulmi më i ashpër dhe më i dëmshëm në këtë mision deri tani.

Jo vetëm që këto sulme do të burojnë nga ata që promovojnë mesazhet e atyre që ata i besojnë të jenë vizionarë dhe profetë të vërtetë të kohëve moderne, por ata edhe do të mbështeten nga disa prej Shërbëtorëve të Mi të Shenjtë.

Vreri do t’i helmojë shumë shpirtra dhe shumë do të më refuzojnë Mua.

Shpërfilli këto sulme bija Ime. Ec përpara dhe jepi botës mesazhet e Mia sa më shpejt të mundesh.

Është e rëndësishme që ta përhapësh Fjalën Time të Shenjtë dhe lutjet e Mia madje edhe mes atyre që nuk duan të më dëgjojnë Mua. Sepse shumë vetë, kur t'iu tregohen këto mesazhe, do të ndjejnë një pendesë që e bëjnë këtë, dhe atyre më pas do t'iu jepen hiret për ta parë të Vërtetën.

Kurrë ndonjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e ndikimit që Satani ka mbi ju.

Ai i shënjestron, sidomos, shpirtrat që më duhen për të më ndihmuar Mua në Misionin Tim për të shpëtuar njerëzimin.

Monday 11 June 2012

Ashtu si Unë u refuzova herën e parë, po ashtu do të refuzohem herën e dytë

E Hënë, 4 Qershor 2012, në 15:20

Bija Ime fort e dashur, shumë pak prej popullit Tim të zgjedhur, Hebrenjve, më pranuan Mua si Mesia i vërtetë kur Unë erdha në botë dhe vdiqa për mëkatet e njerëzimit.

Këtë herë shumë pak të Krishterë do ta kuptojnë se jam Unë që po iu flas atyre tani, përpara se Unë të vij për herë të dytë.

Ata do t’i besojnë gënjeshtrave që dalin nga buzët e gënjeshtarëve, profetëve të rremë të cilët 
do t’i duan, ndërsa do të më refuzojnë Mua me një urrejtje që bie në kundërshtim me dashurinë që ata kanë për Hyjin.

Ashtu si Unë u refuzova herën e parë, ashtu do të refuzohem herën e dytë.

Ju nuk duhet të ndjeheni të trishtuar për mënyrën se si më tallin Mua, më shkelmojnë, më gjuajnë dhe i përqeshin mesazhet e Mia. Sepse një urrejtje e tillë kundër Fjalës Sime të Shenjtë mund të vijë vetëm nga Satani. Nëse zemërimi i Satanit bëhet intensiv ashtu siç është tani, atëherë ju mund të jeni të sigurt se ai shqetësohet për shpirtrat që Unë kam si qëllim t'i shpëtoj nga kthetrat e tij.

Mbyllini veshët. Shikoni përpara dhe përqendrohuni vetëm tek Unë.

Përqëndrohu tek Unë
jo tek stuhia
Çdo lloj sulmi do të hidhet mbi ju, ndjekësit e Mi, për t'ju ndaluar të më ndiqni Mua.

Çdo argument kundër Fjalës Sime prej atyre që mburren se janë ekspertë në çështjet Shpirtërore të Shenjta, duhet të hidhet mënjanë.

Ata nuk e kanë Shpirtin e Shenjtë në shpirtrat e tyre, sepse ata nuk e meritojnë për shkak të mëkatit të krenarisë.

Ashtu si Unë vuajta fshikullimin tek shtylla, po ashtu, Unë do të vuaj përsëri ndërsa Fjala Ime e Shenjtë tani të copëtohet me urrejtje nga ata që duan të sigurojnë që Fjala Ime të refuzohet.

Unë iu them këtyre shpirtrave tani. Nëse ju nuk doni ta pranoni Dorën Time të Mëshirës për ta shpëtuar njerëzimin, përse mbartni kaq urrejtje në zemrat tuaja?

A nuk e dini se ju po tundoheni nga i ligu që kërkon t'ju verbojë ndaj të Vërtetës?

Urrejtja, shpifja dhe sharja nuk vijnë prej Meje. Kur ju i lejoni këto mëkate të liga që t'ju pushtojnë, ju nuk më doni Mua.

Ju do të ktheheni tek Unë, kur ju të dilni para Meje gjatë Paralajmërimit, nëse e keni përulësinë e nevojshme për të më kërkuar Mua që t'ju fal.

Nëse nuk qëndroni të heshtur tani, ju do të vuani dhe keqardhja do t'ju bëjë të dobët dhe do të dridheni përpara Meje.

Sa më lëndoni Mua.
Sa më bëni Mua të vuaj.

Ju më fshikulloni Mua ashtu si Unë u fshikullova herën e parë. Dhe prapë ju thoni se jeni Dishepuj të Shenjtë të Mitë.

Ju jeni shkaku i një dëshpërimi të madh për Mua.

Ndjekësve të Mi iu them, shpërfillini këto ngacmime.

Mos e hapni gojën apo të ngatërroheni me ata që tregojnë zemërim, urrejtje dhe që, në të njëjtën kohë, pohojnë se më duan Mua.

Si mund të më doni Mua kur ju nuk tregoni dashuri apo durim ndaj njëri-tjetrit.

Ju jeni hipokritë nëse ju e lëndoni tjetrin në Emrin Tim.

Tani koha ka ardhur për refuzimin e dytë, aspak të ndryshëm nga hera e parë.

Përçmimi do të thotë se ata të vetëquajturit dishepuj të Shenjtë do t’i ngacmojnë profetët e Mi duke u përpjekur që t'i pengojnë ata duke iu bërë pyetje mbi njohuritë e tyre për Shkrimin e Shenjtë.

Profetët e Mi nuk e kuptojnë shkrimin e shenjtë dhe ata nuk do ta mbrojnë fjalën Time.

Prapë ata të ashtu-quajturit dishepuj të Shenjtë, ashtu siç ndodhi gjatë Kurorëzimit me Gjemba mbi Kokën Time, do të përpiqen që t'i bëjnë profetët e Mi të duken si budallenj dhe pa vlerë.

Pastaj ata do t’i hyjnë tepër thellë për t’i tallur dhe turpëruar, ndërsa të jenë duke pohuar në të njëjtën kohë, se sa të ditur janë mbi Mësimet e Mia.

Ngacmimet do të vazhdojë derisa ato të lehtësohen pas Paralajmërimit kur këta shpirtra do ta kuptojnë gabimin që e kanë bërë.

Ata do të qajnë dhe do të vuajnë për shkak të kësaj, por Unë do t’i fal sepse i dua ata.

Por atëherë shumë të tjerë nuk do të pendohen. Ata do të shkaktojnë dhimbje dhe persekutim të tmerrshëm mbi profetët e Mi të kohëve të fundit. As edhe për një moment ata nuk do të heqin dorë.

Çdo lëndim, fyerje dhe sulm do të hidhet prej tyre drejt Emrit Tim, Jezu Krishtit, Birit të Njeriut.

Ata do të më mohojnë Mua, përmes Fjalës Sime të Shenjtë që iu jepet atyre sot, deri në fund.

Pastaj atyre do t'iu jepet edhe një rast tjetër për ta pranuar Librin e së Vërtetës. Ata ose do të më pranojnë Mua ose do të më refuzojnë.

Pastaj Unë do t’i mbledh të gjithë ata shpirtra të përulur që më duan Mua dhe Qielli dhe Toka e Re do të bashkohen.

Ata që akoma do të më refuzojnë Mua do të hidhen në Zjarret e Ferrit.

Unë vij edhe një herë të fundit për t'ju shpëtuar.

Hapini zemrat tuaja dhe shikoni se jam Unë, Jezusi, që po ju thërras tani.

Nëse ju nuk mund ta shikoni këtë, atëherë ju keni nevojë për shumë lutje për t’ia lejuar Shpirtit të Shenjtë që me të vërtetë të hyjë në shpirtrat tuaj.

Dijeni se ata që janë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë nuk i fyejnë të tjerët, nuk shpifin apo të përhapin urrejtje kundër fëmijëve të Hyjit.

Ata nuk dëshirojnë që t’i kontrollojnë fëmijët e Hyjit.

Ata nuk i thyejnë 10 Urdhërimet.