Kerko Mesazhet ketu

Thursday 31 May 2012

Hyji Atë: Vuajtjet në botë u janë bashkuar vuajtjeve të Birit Tim, Jezusit, në këtë kohë

E Mërkurë, 23 Maj 2012, në 15:38

Bija Ime më e dashur, tregoju të gjithë fëmijëve të Mi për dashurinë dhe mbrojtjen që Unë iu ofroj atyre që më thërrasin Mua.

Fjala Ime e Shenjtë në tokë, më në fund, po dëgjohet dhe shumë shpirtra janë gati që të hedhin hapin më të madh të besimit për të mbështetur Mëshirën Hyjnore të Birit Tim, Jezu Krishtit.

Fare pak ata e dinë se për të hyrë në Parajsën e Re, Epokën e Re të Paqes, është veçse një gjë e thjeshtë.

Hidhini sytë lart dhe pranojeni se si fillim ju jeni një fëmijë i Imi.

Pranojeni se Unë e krijova secilin prej jush, asnjërin prej jush aksidentalisht, dhe se ju jeni fëmijët e Mi. Familja ime. Të Dashurit e Mi.

Mirësia në Zemrën Time është plot me dashuri për secilin prej jush.

Shumë mendojnë se meqenëse Unë Jam, Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, se Fuqia Ime më bën Mua krenar. Kjo, sigurisht, nuk mund të ndodhë kurrë.

Si mundet që dashuria e vërtetë e një prindi për një fëmijë të mbulohet nga krenaria?

Unë vuaj për secilin prej jush. Unë lotoj për ata që janë të humbur për Mua. Unë do të përdor çdo fuqi për t'i sjellë fëmijët e Mi të humbur përsëri në Familjen Time, Mbretërinë Time.

Imagjinoni një prind që është i refuzuar nga fëmija i vet. Dhimbja që ndjej nuk është për Mua, Atin e tyre, por për ata dhe për torturat që ata do të vuajnë nëse Unë nuk arrij t'i shpëtoj ata. 

Vuajtjet në botë u janë bashkuar vuajtjeve të Birit Tim, Jezusit, në këtë kohë.

Përse e bëj Unë këtë? Përse Unë e lejoj vuajtjen? Kjo është për shkak të mëkatit.

Mëkatarët që nuk do të vijnë tek Unë me dëshirë mund të shpëtohen vetëm përmes vuajtjeve të të tjerëve.

Ata që vuajnë në këtë jetë do të shpërblehen me Dhuratat e Mia në jetën tjetër.

Ndihma e ofruar lirshëm nga ata fëmijë që më duan Mua, është një armë e fuqishme kundër fuqisë që i është dhënë Satanit.

Ata që luftojnë përkrah Birit Tim për të shpëtuar shpirtrat e të tjerëve mund ta shpëtojnë të gjithë njerëzimin.

Satani ka fuqi, por vetëm atë që i është dhënë atij – një fuqi që nuk mund t’i merret deri në Ditën e Gjykimit.

Shumë prej jush, fëmijë të dashur, nuk i kuptojnë ligjet Hyjnore që i lejojnë këto gjëra. Por kini besim tek Unë ndërsa Unë ju zbuloj këtë.

Satani do t’i grabisë shpirtrat e Fëmijëve të Mi që nuk besojnë tek Unë apo në mirësinë që Unë iu jap fëmijëve të Mi. 

Ai bëhet i pafuqishëm kur mëkatarët bëjnë sakrifica, përmes vuajtjeve, për t’i shpëtuar vëllezërit dhe motrat e tyre prej rënies në ferr.

Ai bëhet i pafuqishëm kur fëmijët e Mi luten që ata mëkatarë të shpëtohen.

Lutja është mburoja e fëmijëve të Mi të cilët duan të më ndihmojnë Mua për ta shpëtuar të gjithë njerëzimin.

Mblidhuni së bashku, fëmijët e Mi, me Birin Tim dhe më ndihmoni Mua që ta bashkoj më në fund familjen Time.

Më ndihmoni që t'ju sjell të gjithëve në Epokën e re të mrekullueshme të Paqes. 

Vetëm atëherë mund të bëhet Vullneti Im në tokë ashtu si është në Qiell.

Shkoni fëmijë. Bashkohuni në lutje.

Punoni me Mua, Atin tuaj, për të ndihmuar në shpëtimin e familjes Sime.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti

Wednesday 30 May 2012

Libri Im i së Vërtetës, ashtu si një flakë, do të përhapet shpejt mbi mbarë botën

E Martë, 22 Maj 2012, në 15:20

Bija Ime fort e dashur, faza tjetër e këtij Misioni të Shenjtë është gati që të shpaloset.

Libri Im i së Vërtetës, ashtu si një flakë, do të përhapet shpejt mbi mbarë botën.

Kthimi në besim do të jetë i shpejtë dhe Fjala Ime e Shenjtë, në të gjitha gjuhët, do të dëgjohet.

Të gjithë fëmijët e Hyjit, me radhë, do t'i përhapin Mesazhet e Mia dhe ata do të mbushen me Shpirtin e Shenjtë.

Buzët e tyre do të transmetojnë të Vërtetën dhe të gjithë do të profetizojnë në gjuhë të ndryshme, që e Vërteta të mund të dëgjohet me shpejtësi. 

Etja e fëmijëve të Hyjit, të cilët enden në një gjendje të hutuar pse shpirtrat e tyre janë të zbrazur, do të shuhet.  

Uria për Praninë Time do të shuhet kur Unë do t'iu sjell këtyre shpirtrave ushqimin që ata kaq shumë kanë nevojë.

Kur kjo të ndodhë fare pak shpirtra në botë do të ngelen të panjohur ndaj Mëshirës Sime të Madhe.

Merreni Dhuratën Time, Fjalën Time të Shenjtë, Librin Tim të së Vërtetës dhe gllabërojeni atë. Sepse pa atë ju do të jeni si një trup pa shpirt.

Kur ju t’i gëlltisni Fjalët e Mia të Urtësisë ju do të bëheni të plotë përsëri.

Kur ju të bëheni të plotë përsëri, ju do të jeni gati të vini me Mua brenda Epokës së Re të Paqes mbi tokë.

Prisni tani, ndjekësit e Mi të dashur, sepse Fjala Ime e Shkruar do të jetë me ju shumë shpejt dhe ju do të gëzoni me dashuri dhe paqe në shpirtrat tuaj.

Ecni përpara të gjithë ju ndjekësit e Mi.

Ju, të dashurit tuaj dhe të gjithë besimtarët, le të profetizojnë në Emrin Tim.

Ecni me Mua ndërsa Unë ju çoj drejt Jetës së Përjetshme.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

Koha po afron që Paralajmërimi të ndodhë

E Hënë, 21 Maj 2012, në 20:15

Bija Ime fort e dashur koha po afron që Paralajmërimi të ndodhë.

Ka akoma kaq shumë punë për t’u bërë për t’i përgatitur shpirtrat për Mëshirën Time të Madhe.

Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që më duan Mua, që të luten fort për kthimin global që Unë e dëshiroj.

Kaq shumë do të vijnë duke vrapuar në Krahët e Mi, me lehtësim që vërshon në shpirtrat e tyre, sepse ata e dinë se jam Unë, Jezusi i tyre i Dashur, që i thërras ata.

Kaq shumë do ta luftojnë të Vërtetën kur t'iu paraqitet atyre. Prova që Unë do t'iu zbuloj nuk do të mjaftojë që të ndezë një flakë të vetme dashurie në shpirtrat e tyre. 

Ata kanë qenë vjedhur nga Unë dhe prapë ata nuk duan të çlirohen nga grabitësi i tyre, nga bisha, që ia ka rrëmbyer shpirtrat.

Përhape Fjalën Time sa më shpejt që të mundesh bija Ime.

Shpërfilli përqeshjet, nënqeshjet dhe talljet nga ata që përpiqen të të ndalojnë.

Ngrihu dhe shpalle Fjalën Time Më të Shenjtë me çdo kusht.

Ata që pohojnë se flasin në Emrin Tim dhe që përpiqen të nënçmojnë ty, janë duke më kryqëzuar Mua. Nuk je ti që ata torturojnë por, jam Unë, Shpëtimtari i tyre i Dashur.

Opinioni njerëzor nuk është i rëndësishëm. Gjithçka që ka rëndësi janë ata shpirtra që Unë kam dëshirë t'i shpëtoj. 

Lusni këtë Lutje të Kryqëzatës (55) Për t'u Përgatitur për Paralajmërimin

O Jezusi im i Dashur, 
të lutem hapi zemrat 
e gjithë fëmijëve të Hyjit 
për të marrë Dhuratën e Mëshirës Tënde të Madhe.

Ndihmoji ata të pranojnë Mëshirën Tënde Hyjnore 
me dashuri dhe mirënjohje.
Lejoji ata të bëhen të përulët para Teje 
dhe të lypin faljen e mëkateve të tyre, 
që të mund të bëhen pjesë 
e Mbretërisë Tënde të Lavdishme.
Amen.

Së shpejti shumë miliona në botë do ta dëgjojnë Thirrjen Time dhe më shumë shpirtra mund dhe do të shpëtohen.

Kurrë mos e harroni rëndësinë e recitimit ditor të Kurorëzës së Mëshirës Sime Hyjnore për të shpëtuar shpirtra.

Shkoni në paqe dhe dashuri.

Jezusi juaj i dashur

Tuesday 29 May 2012

Dy kometa do të përplasen, Kryqi Im do të shfaqet në një qiell të kuq

E Diel, 5 Qershor 2011, në 16:30
Bija Ime fort e dashur, koha është afër. Paralajmërimi është pranë tani. Është me trishtim të madh që Unë duhet të të them se shumë shpirtra nuk do t’i dëgjojnë këto Mesazhe për Paralajmërimin. Fjala Ime bie në veshë të shurdhër. Përse ata nuk duan të dëgjojnë? Unë nuk po iu jap atyre vetëm Dhuratën Time të madhe të Mëshirës, kur Unë do t’i vërshoj hiret e Mia mbi mbarë botën, Unë gjithashtu po përpiqem t’i përgatis ata për këtë ngjarje. Me miliona mëkatarë do të gëzojnë kur t’iu tregohet Mëshira Ime e madhe. Të tjerë nuk do të kenë mundësi që të shpengohen në kohë, sepse ata do të vdesin nga tronditja.
Bija Ime, ti duhet të bësh gjithçka të mundesh për ta paralajmëruar botën, sepse kjo Ngjarje e Madhe do ta tronditë këdo. Ata do të shohin shenja të mëdha në qiell, përpara se të ndodhë Paralajmërimi. Yjet do të përplasen me kaq forcë sa njeriu do ta ngatërrojë spektaklin që ata do të shohin në qiell sikur të jetë katastrofik. Ndërsa këto kometa shkrihen bashkë, një qiell i madh i kuq do të krijohet dhe Shenja e Kryqit Tim do të shihet në mbarë botën, nga çdokush. Shumë do të frikësohen. Por Unë ju them që të gëzoheni, sepse ju do të shihni, për të parën herë në jetën tuaj, një Shenjë të vërtetë Hyjnore që përfaqëson lajme të mëdha për mëkatarët kudo.
Shikojeni Kryqin Tim atëherë dhe ju do ta kuptoni se Mëshira Ime e madhe po i jepet secilit prej jush, fëmijët e Mi të çmuar. Sepse ishte me Dashurinë e thellë e të pafund që Unë e mbaja për ju që Unë vdiqa, vullnetarisht, në Kryq, për t’ju shpëtuar. Kur ju t’i shikoni Kryqet në qiell gjatë Paralajmërimit ju do ta kuptoni se kjo është një Shenjtë e Dashurisë Sime për ju.
Lutuni, ndjekësit e Mi të dashur, që vëllezërit dhe motrat tuaja të mund të gëzojnë kur edhe atyre gjithashtu, t’iu tregohet prova e Ekzistencës Sime. Lutuni që ata ta pranojnë se kjo është mundësia e tyre për ta shpenguar veten në Sytë e Mi. Se kjo Vepër e madhe e Mëshirës do t’i shpëtojë shpirtrat e tyre nëse ata më lejojnë Mua që t’i ndihmoj.
Juve do t’ju tregohet se si është të vdisni në mëkat mortor
Paralajmërimi do të jetë një përvojë pastrimi për të gjithë ju. Ajo mund të jetë e pakëndshme pjesërisht, sidomos për ata në mëkat të rëndë. Sepse për të parën herë, juve do t’ju tregohet se çfarë ndjehet kur Drita e Hyjit zhduket nga jeta juaj. Shpirtrat tuaj do të ndjejnë braktisjen që ndjehet nga ata që vdesin në mëkat mortor, ato shpirtra të gjorë që e lanë për tepër vonë që t’i kërkonin Hyjit për t’ua falur atyre mëkatet. Dijeni, është e rëndësishme që Unë t’ju lejoj të gjithë ju që ta ndjeni këtë boshllëk të shpirtit. Sepse vetëm atëherë ju më në fund do ta kuptoni se pa Dritën e Hyjit në shpirtrat tuaj ju pushoni së ndjeri. Shpirti dhe trupi juaj do të ishin thjeshtë enë të zbrazëta. Madje edhe mëkatarët e ndjejnë Dritën e Hyjit sepse Ai është i pranishëm në secilin prej fëmijëve të Tij në Tokë. Por kur ju vdisni në mëkat mortor, kjo Dritë nuk ekziston më.
Përgatituni tani, për këtë Ngjaje Madhështore. Shpëtojini shpirtrat tuaj sa e keni mundësinë. Sepse do të jetë vetëm atëherë kur Drita e Hyjit t’ju largohet që ju më në fund do ta kuptoni errësirën e zbrazët, të shterpë që Satani e ofron, e cila është plot me ankth dhe terror.
Ushqejini shpirtrat tuaj. Gëzohuni tani, sepse Paralajmërimi do t’ju shpëtojë dhe do t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.
Mirëpriteni Paralajmërimin. Sepse atëherë do t’ju jepet prova e jetës së përjetshme dhe do ta kuptoni se sa e rëndësishme është ajo.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
Mbreti i Njerëzimit

Lutuni që të mund t’i dalloni profetët e vërtetë nga ata që nuk flasin në Emrin Tim të Shenjtë

E Diel, 20 Maj 2012, në 18:10

Bija Ime fort e dashur tregoju fëmijëve të Hyjit se Profetët e Mi sot nëpër botë do të refuzohen ashtu si qenë refuzuar në fillim. 

Ata që pohojnë se vijnë në Emrin Tim sot, por që nuk marrin mesazhe nga Hyji, do të përkrahen dhe pranohen.

Ata që e shpallin Fjalën Time të Shenjtë dhe që profetizojnë në Emër të Atit Tim do të pësojnë refuzimin më të madh.

Priftërinjtë dhe kleri do t'i sulmojnë Profetët e Mi sot, sepse Satani i verbon ata ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. 

Le ta dijë çdo njeri që përpiqet t’i ndalojë profetët e vërtetë të Hyjit se ata do të kryejnë një mëkat të rëndë në Sytë e Hyjit. 

Shërbëtorët e shenjtë dhe ata që shpallin të vërtetën e Mësimeve të Mia, do të ndëshkohen nëse ata përpiqen për ta sabotuar këtë Mision të Shenjtë.

Për ata që nuk besojnë në Fjalën Time të Shenjtë që po i jepet botës në këtë kohë, ju duhet të qëndroni të heshtur.

Sepse nëse nuk e bëni dhe më dënoni Mua, ju do të jeni përgjegjës dhe do të qani dhe do të më luteni Mua që t'ju fal.

Në atë kohë, dëmi që ju do të keni shkaktuar, do të jetë ndjerë aty ku shpirtrat do të kenë humbur.

Kurrë mos e refuzoni Fjalën Time të Shenjtë, që ju jepet nëpërmjet profetëve.

Mbështeteni atë dhe pranojeni atë sepse shumë punë nevojitet për ta përgatitur të gjithë njerëzimin për Mbretërinë Time të Re.

Kujtojeni këtë.

Kur Njeriu e mohon Fjalën Time, kjo është për t’u pritur kur Satani sillet në tokë.

Kur një shërbëtor besnik i Hyjit më refuzon Mua, kjo është si një shpatë që më tejshpon Mua.

Është refuzimi më i dhimbshëm nga të gjithë.

Ejani tek Unë të gjithë ju. Nëse ju nuk besoni, atëherë lutuni që t’ju tregohet e Vërteta sa më parë.

Nëse keni ndonjë dyshim, kthehuni tek Unë dhe më kërkoni Mua që t'jua hap zemrën tuaj.

Më lejoni t'ju mbush me hire me qëllim që ju të më ndihmoni Mua t'i mbledh shpirtrat në çdo pjesë të botës në kohën e duhur.

Mos besoni se Ardhja e Dytë mundet apo do të ndodhë pa ndihmën e profetëve të Mi, të dërguar për t'ju përgatitur që të jeni të aftë për të hyrë në Mbretërinë Time.

Lutuni që ju të mund t’i dalloni profetët e vërtetë nga ata që nuk flasin në Emrin Tim të Shenjtë.

Mjerë ata që i shtyjnë mënjanë profetët e Mi, sepse do t’iu duhet që të përgjigjen për fyerjet e tyre kundër Atit Tim të Shenjtë, Hyjit Më të Lartit.

Shkoni, hapini sytë.

Vëzhgoni kur Unë ju zbuloj të vërtetën.

Mos e ktheni kokën mënjanë.

Mos i mbyllni sytë.

Është koha që ju të zgjidhni.

Më ndiqni Mua dhe më ndihmoni t'i udhëheq fëmijët e Mi drejt Jetës së Përjetshme.

Nëse e ktheni shpinën, ju po iu mohoni atyre shpirtrave mundësinë e shëlbimit në sytë e Mi.

Jezusi juaj

Virgjëra Mari: I ligu sulmon ata që e duan Hyjin më shumë

E Diel, 20 Maj 2012, në 12:15

Fëmija im ashtu si më tepër nga fëmijët e Hyjit po i mbështesin këto Mesazhe të Shenjta, po ashtu, më tepër njerëz do t'i refuzojnë ato.

Të gjithë ata që janë më pranë Birit Tim do të tundohen nga i ligu që të kthejnë shpinën.

Ata do të vuajnë më së tepërmi dhe dyshimet do t'iu bllokojnë mendjet e tyre ndaj të vërtetës.

I ligu sulmon ata që e duan Hyjin më shumë.

Kur ai i verbon ata ndaj të vërtetës, ai fiton.

Edhe ata që më nderojnë mua, Nënën e Hyjit, do të bëhen gjithashtu shënjestër ku i ligu do t'i tërheqë ata larg nga Libri i së Vërtetës.

Kurrë ai, i ligu, nuk heq dorë. Ai shkakton torturë të tmerrshme tek ata shpirtra të dashur që ata ta mohojnë Fjalën e Hyjit.

Unë ju lutem të gjithë atyre që e duan Birin Tim, ta dëgjojnë thirrjen time. Ju duhet të dëgjoni kur Biri Im ju flet.

Mos e refuzoni rastin për t’i ndihmuar vëllezërit dhe motrat tuaja që ta fitojnë jetën e përjetshme që iu është premtuar atyre.

Mos lejoni që dyshimet e sajuara nga mashtruesi të pengojnë shpëtimin e miliona shpirtrave.

Ky është edhe kundërshtimi i ashpër që do t'ju sulmojë nga kjo ditë e sipër.

Ju duhet të më thërrisni mua, Nënën Tuaj, për t'ju ndihmuar, udhëzuar dhe udhëhequr në udhën e vërtetë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Sunday 27 May 2012

Hyji Atë: Mos i'u trembni Dorës Sime por dorës së atyre që janë armiqtë tuaj

E Premte, 18 Maj 2012, në 15:20

Unë flas me ty sot bija Ime më e dashur për t’iu sjellë ngushëllim atyre që kanë frikë për të ardhmen. E ardhmja, fëmijë të dashur, qëndron në Duart e Mia të Shenjta.

Koha ka ardhur që Mbretëria e re, Mbretëria mbi të cilën do të mbretërojë Biri Im i Dashur, të vijë.

Kjo është faza finale kur toka po përgatitet për të nxjerrë grupin e shumtë të atyre që e duan Birin Tim dhe, me kohën, të atyre që më duan Mua.

Shumë gjëra duhet të ndodhin që të përmbushet Vullneti Im Hyjnor dhe nevojiten lutje, durim dhe kurajo. 

Mos i'u trembni Dorës Sime por dorës së atyre që janë armiqtë tuaj.

Shumë ligësi është shfrenuar në botë dhe ka ardhur koha që Unë t'i ndëshkoj ato shtete që i torturojnë fëmijët e Mi mbi tokë.

Ndërsa beteja fillon, Shtëpitë që më nderojnë Mua, Hyjin Atë, do të ripërtërihen.

Së shpejti ata do ta kuptojnë se si e refuzuan Mesia-n e vetëm të Vërtetë që Unë e dërgova në tokë, në Birin Tim Jezu Krishtin, për t'i dhënë botës shpëtimin.

Atëherë ata që besojnë në Birin Tim dhe në Mua, Hyjin Më të Lartin, do të ngrihen të bashkuar për të përgatitur terrenin me qëllim që Ardhja e Dytë e Birit Tim të ndodhë.

Vetëm kur pastrimi të ketë përfunduar, atëherë do të kthehet Biri Im.

Pastrimi për të cilin Unë flas është kur të mirët do të veçohen nga ata që janë të ligj. Ata që i jetojnë jetët e tyre të mbushura me gënjeshtrat e mbjella në shpirtrat e tyre nga Satani, kanë akoma kohë për t'u penduar.

Çdo përpjekje do të kryhet nga Unë për t'i shpëtuar ata nga bisha, sepse Unë nuk heq dorë nga fëmijët e Mi kaq lehtë. 

Unë, përmes Ndërhyrjeve të ndryshme Hyjnore të lejuara nga Unë, përpiqem t'i marr ata në Krahët e Mi të Mëshirshëm për t'i shpëtuar.

Shpresa dhe besimi tek Unë është udha drejt Jetës së Përjetshme.

Vetëm përmes Birit Tim, Shpëtimtarit të Botës, ju mund të vini tek Unë, Ati i Universit.

Sepse për të ardhur tek Unë, ju duhet të shpëtoheni nga Mëkati.

Për t’u shpëtuar nga Mëkati, ju duhet të shpengoheni në Sytë e Birit Tim.

Ashtu si Unë e dërgova Birin Tim herën e parë për t'ju dhënë shpëtimin, po kështu, Unë e dërgoj Atë edhe një herë për t'ju shpëtuar për herë të fundit përpara se Qielli i Ri dhe Toka e Re të bashkohen për t’u bërë një.

Ata që refuzojnë ta pranojnë Mëshirën e Madhe të Birit Tim, pas kësaj Kryqëzate të fundit për t'i sjellë të gjithë Fëmijët e Mi brenda Parajsës, trashëgimisë së tyre legjitime, do të humbasin përgjithmonë.

Nuk mund të ketë më kthim prapa pas kësaj.

Kurrë mos e harroni se kush Unë Jam.

Unë jam Hyji Atë dhe Unë ju kam krijuar.

Unë ju dua.

Unë dëshiroj që t'ju sjell të gjithëve në shtëpi, por sa shumë rrjedhin Lotët e Mi kështu.

Kjo ndodh sepse do të ketë kaq shumë nga ata që Unë nuk do të jem në gjendje t'i shpëtoj vetëm nëse ata të kthehen dhe të më kërkojnë Mua t'i ndihmoj.

Kjo thirrje nga Qielli ka qenë parathënë.

Vetëm Qengji i Hyjit, Biri Im, e ka autoritetin për t’ju zbuluar ngjarjet që shtrihen përpara.

Vetëm Ai mund t'i hapë Vulat.

Ai e bën këtë tani me ndihmën e Engjëllit të Shtatë, Lajmëtarit të Shtatë.

Hapini sytë tuaj dhe pranojeni se, më në fund, Libri i së Vërtetës i profetizuar, tani po hapet kapitull për kapitull përpara syve tuaj.

Pranojeni atë si një Dhuratë, sepse ai do t'ju sjellë jetën e përjetshme.

Ati juaj i Dashur në Qiell
Hyji Më i Larti

Friday 25 May 2012

Kisha e Vetme e Mbetur e cila do të qëndrojë në këmbë, e pamposhtur, deri në ngritjen e Jerusalemit të Ri

E Premte, 18 Maj 2012, në 10:48
 
Bija Ime fort e dashur dije tani se përhapja e Shpirtit Tim të Shenjtë është gati për t’u bërë e papërmbajtur nëpër botë. Flaka e së Vërtetës do ta mbërthejë botën dhe do t’i mbushë shpirtrat e shumë njerëzve me mrekullinë e thjeshtë të Mëshirës Sime të Madhe.

Shumë kthime në besim do të ndodhin dhe do të jetë atëherë që Ushtria Ime e Mbetur do të ngrihet për t’u bërë një forcë e fuqishme në betejën kundër antikrishtit. 

Kisha Ime e Mbetur e Krishterë do ta përhapë Ungjillin e Shenjtë në çdo skaj të tokës.

Zjarr do të derdhet mbi ata që përpiqen ta lëndojnë Kishën Time të Mbetur. Sepse pak do të jenë në gjendje t’i rezistojnë të Vërtetës së Fjalës Sime të Shenjtë kur ajo t'iu tregohet.

Kaq shumë do të jenë saqë do të arrijnë më tepër se 20 milionë.

Do të dalin drejtues mes jush dhe juve do t'ju duhet që ta praktikoni besimin tuaj të fshehur në një sërë qendrash.

Ju do të drejtoni një Kryqëzatë të Mësimeve të Mia dhe Lutjet e Mia të Kryqëzatës do të jenë arma juaj për ta mposhtur armikun.

Të panjohurit do të bëhen të afërt, njerëz nga vende të ndryshme do të bashkohen së bashku dhe besime fetare të ndara në të kaluarën prej ndryshimeve të tyre do të bashkohen të gjitha në një.

Në Kishën e Vetme të Mbetur, e cila do të qëndrojë në këmbë, e pamposhtur, deri në ngritjen e Jerusalemit të Ri.

Kjo është atëherë kur Ardhja Ime e Dytë do të ndodhë.

Atëherë kur Jerusalemi Im i Ri të ngrihet nga hiri, nga atje ku të gjithë ata që më kundërshtuan Mua, mendonin se Kisha Ime në tokë kishte qenë djegur nga themelet.

Dhe më tej do të jetë kjo.

Fillimi i Ri.
Epoka e Re.
Qielli i Ri dhe Toka e Re.

Koha që Vullnetin Hyjnor i Atit Tim të kuptohet më në fund.

Ngrihuni tani Ushtria Ime. Përhapuni dhe shtrini krahët tuaj. Kurrë mos devijoni nga e Vërteta që përmbahet në Biblën e Shenjtë.

Kurrë mos i dyshoni fjalët e përmbajtura në Shkrimin e Shenjtë.

Për ata midis jush, përfshirë anëtarë të Kishës Sime në tokë, që dyshoni, ju duhet ta hapni zemrën ndaj të Vërtetës. 

Bibla përmban Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Bibla përmban tërë të Vërtetën.

Ajo nuk gënjen.

Nëse ju e mohoni të Vërtetën e përmbajtur në të, ju e mohoni Fjalën e Hyjit.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Virgjëra Mari: Kjo Vulë ishte e parathënë në Librin e Gjonit

E Enjte, 17 Maj 2012, në 08:50

Fëmija im, fëmijët e Hyjit do të jenë në gjendje për të mbrojtur besimin e tyre, kurajon dhe sigurinë e tyre gjatë çdo lufte, nëse ata vazhdojnë të lusin Lutjen e Kryqëzatës (33) të Vulës së Hyjit të Gjallë.

Kjo është një nga lutjet e fundit të dërguara nga Qielli, dhe Vula Mbrojtëse më e madhe nga të gjitha lutjet e dhëna njerëzimit. Ajo është për të ndihmuar p
ër mbrojtjen e të gjithëve gjatë ndonjë persekutimi të ardhshëm, sidomos në kohë pushtimi dhe lufte.

Kjo Vulë ishte e parathënë në Librin e Gjonit dhe ka shumë fuqi hyjnore të shoqëruara me të.

Ruajeni atë dhe përdoreni për të mbrojtur, jo vetëm veten tuaj, por edhe familjet tuaja.

Kjo ri-kujtesë është e nevojshme në këtë kohë.

Shkoni në paqe.

Krijoni Grupe Lutjesh me përkushtimin ‘Jezusi për Njerëzimin’

E Mërkurë, 16 Maj 2012, në 17:38

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet t’ua theksoj, të gjithë atyre që besojnë tek Unë, se është e rëndësishme që të luteni për secilin prej kombeve tuaja.

Për ta bërë këtë me efektivitet ju duhet të krijoni Grupe Lutjesh, me përkushtimin ‘Jezusi për Njerëzimin’.

Përdoreni këtë grup për t’i recituar të gjitha Lutjet e Kryqëzatës që ju janë dhënë.

Bija Ime, Maria, do të bëjë të mundur organizimin e tyre në mënyrë të tillë që t'ju lejojë t'i printoni ato nga kudo që të jeni në botë.

Ju lutem përhapeni Fjalën Time të Shenjtë tek të gjithë anëtarët e klerit. Disa do t'i refuzojnë Mesazhet e Mia.

Të tjerët do t'i mbështesin ato me dashuri në zemrat e tyre.

Megjithatë, në pjesën më të madhe, ju do të nënçmoheni dhe refuzoheni në Emrin Tim të Shenjtë.

Ju do të vuani ashtu si apostujt e Mi vuajtën dhe do të bëheni objekt talljeje në disa qarqe të Kishës Sime mbi Tokë.

Këto fyerje gojore dhe abuzuese do të jenë intensive dhe ju do të lëndoheni. Por, Unë ju them këtë.

Dijeni se urrejtja e treguar ndaj jush do të vërtetojë se jam, me të vërtetë Unë, Jezusi juaj që po ju flas nga Qielli.

Për këtë vuajtje Unë do t'ju bëj që të ngriheni përsëri dhe përsëri sa herë që të jeni hedhur përtokë.

Unë do t'ju ngre dhe do t'ju bëj më të fortë se më parë.

Përse e bëj Unë këtë? Unë e bëj këtë me qëllim që ju të bëheni të aftë dhe më të fortë për ta përhapur Fjalën Time të Shenjtë.

Sepse vetëm atëherë ju do të merrni Dhurata më të mëdha, të cilat Unë do t'jua jap përmes Shpirtit Tim të Shenjtë.

Prandaj ngrihuni dhe lëvizni për ta përgatitur vendin tuaj, me qëllim që ai të marrë mburojën që i duhet për ta shmangur vulën e bishës.

Kurrë mos e harroni rëndësinë e Vulës së Hyjit të Gjallë.

Ajo do t'ju ofrojë mbrojtje për ju dhe familjen tuaj, jo vetëm shpirtërisht por edhe mbrojtje fizike gjithashtu.

Ju jeni të bekuar që e merrni Vulën dhe është detyra juaj të siguroni që sa më shumë prej fëmijëve të Hyjit kudo ta marrin atë.

Kujtoni se Unë qëndroj pranë të gjithë Ndjekësve të Mi çdo minutë dhe kur ata të kryejnë Punën Time, do të marrin Hire të veçanta për t’i bërë trima, të fortë dhe të vendosur për të shpëtuar shpirtrat e çdo burri, gruaje apo fëmije në botë.

Thursday 24 May 2012

Nëna e Shpëtimit: Vizionarët e mi në botë do të udhëzohen që të luten për të shmangur rreziqet e shoqëruara me një Luftë Botërore

E Mërkurë, 16 Maj 2012, në 09:00

Fëmija im, të lutem përpiqu të qëndrosh e fortë në këtë Punë për Birin tim. Është e rëndësishme që të gjithë ata që besojnë në të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë, që po i jepet botës në këtë periudhë, të qëndrojnë të qetë.

Detyra juaj është që t'i përgjigjeni udhëzimeve të Birit tim të dashur. Lutja, dhe besimi tek Biri im, do të sjellin shpëtimin tuaj.

Dhurata e Vulës së Hyjit të Gjallë do të jetë mbrojtja juaj më e madhe në kohë lufte apo konflikti. 
Duke i premtuar besnikëri Hyjit Atë, përmes pranimit të kësaj Dhurate të falur, ju do të mbeteni të lirë.

Kurrë mos e harroni fuqinë e lutjes dhe se si ajo mund ta dobësojë efektin e ngjarjeve të tilla.

Për fat të keq, shumë nga këto ngjarje duhet të ndodhin sepse ashtu janë profetizuar.

Fëmijë, unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që më nderojnë mua, Nënën tuaj të Bekuar, që ta kuptojnë se kjo është një thirrje nga Qielli.

Të gjithë vizionarët e mi në botë do të udhëzohen që të luten, për të shmangur rreziqet e shoqëruara me një luftë botërore.

Ju duhet të ngulmoni në vuajtjen tuaj dhe ta ofroni atë si një dhuratë për Hyjin Atë.

Lutja e përditshme e Rruzares sime është e rëndësishme në këtë kohë, pa marrë parasysh se cilës Kishe të Krishterë i përkisni.

Ju duhet ta recitoni atë, sepse ajo ofron mbrojtje për ato kombe që e thonë atë çdo ditë, dhe në numër të madh.

Lutuni, lutuni, lutuni për Evropën në këtë kohë dhe kthehuni nga Biri im dhe kërkojini Atij forcën, kurajon dhe durimin që ju duhet për ta ruajtur besimin tek Hyji.

Wednesday 23 May 2012

Vula e Dytë: Lufta e III-të Botërore

E Mërkurë, 16 Maj 2012, në 03:10

Bija Ime tejet e dashur, Unë duhet të të informoj se një Luftë e Tretë Botërore është gati për t'u shpalosur në botë. 
Lotët e mi rrjedhin këtë mëngjes siç ti mund ta shikosh.*

Vula e Dytë është gati për t'u shpalosur ashtu siç i është parathënë Gjon Ungjilltarit në Librin e Zbulesës. 

Do të fillojë në Evropë.

Sistemi juaj bankar do të jetë shkaku dhe Gjermania, akoma edhe një herë, do të jetë e përfshirë në këtë tragjedi ashtu siç ishte në dy rastet e shkuara.

Kur ajo të fillojë, rrënimi do të përshijë ekonominë dhe katastrofa do të përfshijë Greqinë, me shumë reperkusione në Francë. 

Lindja e Mesme do të përfshihet gjithashtu, me Izraelin dhe Iranin në luftë dhe Siria do të luajë një rol serioz në rënien e Egjiptit.

Bija Ime Unë të zgjoj për ta treguar këtë, jo për të trembur ty, por për të kërkuar shumë lutje për Evropën në këtë kohë.

Për shkak të luftës dhe mungesës së parave, shumë prej të mbjellave do të humbasin dhe kjo do të çojë në hapjen e Vulës së Tretë, e cila do të thotë zi buke.

Ja përse Unë tani iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit që të përpiqen për të grumbulluar rezerva ushqimesh të thata ose që nuk prishen për të ushqyer familjet e tyre. Është e rëndësishme që t'i rrisni vetë prodhimet tuaja nëse është e mundur.

Mbajeni mend, sidoqoftë, se lutja mund të shmangë shumë nga kjo vuajtje.

Efekti i kësaj lufte do të jetë se Kisha Ime Katolike në Tokë do të zhytet brenda një kishe të vetme botërore, në emër të bashkimit.

Ky bashkim, apo paqe e rreme, do të bëhet një realitet pasi që antikrishti të shfaqet për të krijuar një paqe të rreme dhe të ashtuquajturin fund të luftës. 

Ky pakt paqeje do të përfshijë botën Perëndimore, derisa Kina dhe Rusia të përfshihen në çështjet botërore.

Ato do të paraqesin një kërcënim ndaj ‘Bishës me Dhjetë Brirë’, Evropës, dhe do t'i mposhtin ata duke futur komunizmin.

‘Dragoi i Kuq’, Kina, ka fituar tashmë një pozicion të rëndësishëm në botë për shkak të kontrollit të tyre mbi financat botërore.

Dragoi i Kuq dhe ‘Ariu’, që është Rusia, nuk e duan Hyjin.

Ato janë duke u drejtuar nga antikrishti, i cili është nga Lindja, dhe që fshihet prapa dyerve të mbyllura. 

Kur këto profeci të shpalosen, e gjithë bota do të besojë në këto Mesazhe. Atëherë nuk do të ketë më dyshime.

Ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës, sepse do të ndihmojë në dobësimin e ndikimit që këto ngjarje do të kenë. 

Lutja e Kryqëzatës (54) Lutje drejtuar Atit për të dobësuar ndikimin e Luftës së Tretë Botërore

O Ati Qiellor, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, i Cili vuajti aq shumë për mëkatet e njerëzimit, të lutemi na ndihmo në këto kohë të vështira që po kalojmë.

Na ndihmo t'i shpëtojmë persekutimit që po planifikohet nga udhëheqës lakmitarë dhe nga ata që duan të shkatërrojnë Kishat e Tua dhe fëmijët e Tu.

Atë i Dashur, ne të lutemi Ty të na ndihmosh të ushqejmë familjet tona dhe të shpëtosh jetët e atyre që do të jenë të detyruar në një luftë kundër vullnetit të tyre.

Ne të duam Ty, Atë i dashur.
Ne të lutemi Ty të na ndihmosh në kohën kur do të kemi nevojë. 
Na shpëto nga mbërthimi i antikrishtit.
Na ndihmo t'i shpëtojmë shenjës së tij, shenjës së bishës, duke refuzuar që ta pranojmë atë.

Ndihmoji ata që të duan Ty të qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë në çdo kohë, që Ti të mund të hedhësh mbi ne Hiret për të mbijetuar me trup dhe me shpirt. Amen.

Bija Ime, Unë e kuptoj se ky lajm mund të vijë si një tronditje por kujto që lutjet dhe Lutja e Kryqëzatës (33) e Vulës së Hyjit të Gjallë do t'i mbrojë ndjekësit e Mi, Kisha Ime e Mbetur. Ju, bijtë e Mi, do të mbijetoni edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

Ju do të ngacmoheni sepse jeni t
ë Krishterë, por ju kurrë nuk do të më mohoni apo të më refuzoni Mua. 

Për këtë juve do t'ju jepen Dhurata. Dhurata Ime e Vulës së Hyjit të Gjallë do t'ju bëjë të padukshëm ndaj armiqve tuaj.

Recitojeni atë çdo ditë që tani e tutje. Mbajeni atë përpara jush në shtëpitë tuaja dhe bekojeni atë nga një prift. 

Fillojini përgatitjet tuaja sa më parë sepse dita e goditjes në Evropë nuk është larg.

Jezusi juaj

*Shënim: Kur Maria po e shkruante këtë Mesazh, një lot i lagur rrodhi nga fotoja e Jezusit përballë saj.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/16/second-seal-world-war-3/