Friday, 31 January 2014

Sot, më pak njerëz se kurrë besojnë në Fjalën e Zotit

E Martë, 28 Janar 2014, ora 23:15

Bija Ime e dashur, le të mos ketë asnjë dyshim se ata mund ta gjejnë të Vërtetën në Librin e Atit Tim, Biblën Më Të Shenjtë. Fjala gjendet atje për t’u dëshmuar nga të gjithë, ashtu si ka qënë për shekuj. Bibla e Shenjtë përmban të Vërtetën dhe gjithçka që pritet nga njerëzimi është e shprehur haptazi brënda faqeve të saj.

Gjithçka që doli nga gojët e profetëve dhe dishepujve të Mi, të cilët ishin të udhëzuar nga Shpirti I Shenjtë, përmbahet atje. E Vërteta ndodhet brënda Fjalës – që është – Libri i Atit Tim. Përse atëherë njeriu e vë në pyetje vërtetësinë e Fjalës? Gjithçka e dhënë njeriut, për hir të shpirtrit të tij, mund të gjendet në Biblën e Shenjtë.

E Vërteta është përtypur nga shpirtrat në mënyra të ndryshme. Ata që janë shpirtra të përulët dhe që e pranojnë Fjalën e Zotit nuk e vënë atë në pyetje. Të tjerët e marrin dhe heqin pjesë të saj deri sa ajo nuk i ngjan më të Vërtetës. Pastaj janë ata që kurrë nuk do ta pranojnë Fjalën, sepse ajo është me pak interes për ata. Ata e shohin të Vërtetën, e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, si asgjë më tepër se sa një pjesë folklori.

Sot, më pak njerëz se kurrë besojnë në Fjalën e Zotit. Ata që besojnë marrin vetëm pjesë që ju përshtaten mënyrës së tyre të jetesës dhe largohen nga Ligjet e Zotit, për të cilat ata nuk ndjejnë më kënaqësi. Sot, e Vërteta që mësohet është veçse një hije e asaj që përmbahet në Bibël.

Unë ju flas tani për të Vërtetën për tre arsye. E para është për t’ju kujtuar për Fjalën e të Vërtetës – e cila është e përmbajtur në Librin e Atit Tim. E dyta është për të përforcuar faktin se ju nuk mund ta rishkruani Fjalën e Zotit. E treta është se Unë mund t’i ushqej fëmijët e Zotit me Fjalën e Zotit në një kohë kur, së shpejti, ajo do të hiqet prej jush. Unë e bëj këtë tani përmes Librit të së Vërtetës, i premtuar ju nga profetët. Nëse e Vërteta nuk ju përshtatet, atëherë ju nuk e pranoni Fjalën e Zotit. Nëse ju nuk e pranoni Fjalën e Zotit, atëherë Unë nuk mund t’ju çoj në Mbretërinë Time të Re dhe t’ju sjell shpëtimin që Unë ju premtova, kur Unë vdiqa për mëkatet tuaja në Kryq.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Wednesday, 29 January 2014

Hyji Atë: Unë kam pritur me durim për një kohë shumë të gjatë për t’i mbledhur fëmijët e Mi përsëri në Vullnetin Tim Të Shenjtë

E Hënë, 27 Janar 2014, ora 17:18

Më e dashura bija Ime, sa shumë ti trëmbesh kur është kaq e panevojshme. Kur Unë i jap botës një Dhuratë të kësaj shkalle, ajo bëhet prej ndjenjës së detyrës, që del prej Dashurisë Sime të Madhe për të gjithë fëmijët e Mi.

Unë ju paralajmëroj për t’ju mbrojtur të gjithëve ju. Unë ju tregoj pjesë të Vetes Sime në çdo Mesazh të vetëm që Unë të jap ty për botën. Tek ty, bija Ime, Unë tregoj dëshirën Time të madhe për t’u afruar me fëmijët e Mi. Unë ju tregoj Dhembshurinë Time, Gëzimin Tim, Mosaprovimin Tim, Zemërimin Tim, Dashurinë Time dhe Mëshirën Time. Përse atëherë, kur Unë përpiqem t’ju arrij kështu, ju keni frikë nga Unë? Ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga një Atë I Cili i do të gjithë fëmijët e Tij dhe në veçanti mëkatarët, që e kundërshtojnë hapur çdo Ligjj të dhënë ty nga Unë për të sjellë Njerëzimin në Mirësinë Time.

Fëmijë, qëndroni gati për të pranuar Mëshirën Time të Madhe. Hapini zemrat tuaja për të më mirëpritur Mua, Atin tuaj të dashur. Pregatituni për të më përshëndetur Mua dhe për të më thirrur Mua çdo herë që frika i mbërthen mendimet tuaja, kur ju përpiqeni t’i kuptoni këto Mesazhe. Këto Mesazhe janë të vetmet. Ato i tregohen botës prej Trinisë së Shenjtë. Ato konsiderohen nga Unë të jenë Misioni më i rëndësishëm në Tokë që nga koha kur Unë dërgova Birin Tim të Vetëm për t’ju shpenguar ju.

Kjo, Fjala Ime, duhet të pranohet me një zemër bujare dhe mirënjohëse. Mirëpritini Fjalët e Mia. Të jeni të kënaqur me dijen se gjithçka që Është, mbetet dhe gjithmonë do të mbetet brënda Urdhërit Tim. Unë Jam gjithçka që është dhe që do të jetë. Të gjitha vendimet, si për të ardhmen e njerëzimit dhe fatin e botës që do të vij, qëndrojnë me Mua. Unë kurrë nuk do t’ju trëmbja ju qëllimisht, fëmijë. Çfarë Unë do të bëj është t’ju pregatis ju për Mbretërinë Time të Re, me qëllim që ju të jeni të denjë të hyni në të – kur e gjithë dhimbja dhe dëshpërimi nuk do të jenë më.

Të jeni të qetë, fëmijët e Mi të bukur dhe të dëshirueshëm. Ju jeni gjithçka për Mua. Unë përfshij këtu të gjithë ju. Të gjithë mëkatarët. Të gjithë ata që nuk do të më njohin Mua. Të gjithë ata që e adhurojnë Satanain. Të gjithë fëmijët e Mi besnikë. Ata shpirtrat e të cilëve janë rrëmbyer. Ju më përkisni vetëm Mua. Unë nuk do të lejoj asnjë shpirt të shpërfillet në këtë, përpjekjen Time të fundit, për ta pregatitur botën për Ardhjen e Dytë të Birit Tim të Dashur.

As edhe një prej jush nuk do të mbetet i paprekur nga Dora Ime e Mëshirës. Më lejoni Mua t’i hap zemrat tuaja që të bekoheni nga Dora Ime.
Më thoni Mua “Ati më i dashur, kape dhe preje trupin dhe shpirtin tim me Dorën Tënde të Mëshirës. Amin.” Unë do t’i përgjigjem menjëherë thirrjes suaj.

Shkoni, të vegjëlit e Mi, dhe të jeni të qetë, sepse Ndërhyrja Ime do të jetë hiri i shpëtimit tuaj, pavarësisht se sa e vështirë do të jetë koha që do të vij. Unë do të jem duke pritur për të hapur Derën drejt Parajsës Sime të Re me Dashuri në Zemrën Time, ndërsa Unë ju bëj thirrje të vini tek Unë, Ati juaj.

Unë kam pritur me durim për një kohë shumë të gjatë për të mbledhur fëmijët e Mi, përsëri në Vullnetin Tim të Shenjtë. Ajo ditë është afër dhe Zemra Ime gëzon në pritje të momentit kur njeriu të kthehet në vëndin e tij të duhur pranë Meje. 

Ati juaj i Dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Tuesday, 28 January 2014

Plani për të hequr çdo gjurmë Timen ka filluar

E Djelë, 26 Janar 2014, ora 15:00

Bija Ime e dashur, kurrë mos lejo qëllimet e atyre me zemërim në zemrat e tyre, kundër kësaj Pune, t’ju bëj të hezitoni në Misionin Tim për shpirtrat.

Çfarë rëndësie ka nëse ju dhe shpirtrat e Mi të dashur besnikë, që refuzojnë të devijojnë nga Fjala e Zotit, të kundërshtohen? Çfarë rëndësie ka nëse ata ju përçmojnë apo jo? Opinionet e tyre njerëzore, që e mohojnë Fjalën, nuk kanë asnjë rëndësi në kërkimin tuaj për Shpëtimin e Përjetshëm. Kur ju më lavdëroni Mua dhe kur ju e nderoni Fjalën Time të Shenjtë, ju do të tundoheni nga të gjitha anët për të më kthyer Mua shpinën.

Sa shumë do ta refuzojnë këtë Mision deri kur e vërteta e tmerrshme të bëhet e qartë për ata kur të dëshmojnë blasfemitë, që do të rrjedhin nga goja e profetit të rremë. Kur dikush që e kundërshton Egzistencën e Trinisë së Shenjtë, guxon të veshi rrobat e një prifti të lartë nën çatinë e Kishës Sime dhe pastaj përpiqet t’ju bindi se çfarë ju e keni ditur të jetë e vërtetë, deri tani, nuk është më e tillë, ju atëherë do ta dini se shpirti i lig e ka gllabëruar Kishën Time nga brënda.

Kur të rrethoheni nga ideologjitë e reja, doktrinat e reja dhe kur t’ju thuhet se rraca njerëzore sot i kërkon këto ndryshime, kjo do të jetë koha kur nuk do të ketë më asnjë reagim ndaj Dëshirave të Zotit. Përkundrazi, kur doktrinat e rreme, plot me gabime dhe të meta, ta deklarojnë mëkatin të mos jetë më, koha do të jetë e afërt për Mua për t’i shkatërruar armiqtë e Mi, ashtu si është parashikuar.

Më shumë nga ju do të zgjohen ndaj të Vërtetës dhe turpit të tmerrshëm, që do të më bashkangjitet Mua, Jezu Krishtit, në Kishën Time në Tokë. Ata shërbëtorë besnikë do ta njohin ligësinë dhe pastaj shumë prej tyre do t’ja mbathin. Por, kur të vij koha dhe kur kjo zgjedhje të vendoset para ju të gjithëve, për fat të keq, shumë do të më braktisin Mua dhe do të marrin pjesë në praktikat pagane.

Plani për të hequr çdo gjurmë Timen ka filluar. E Vërteta e Fjalës Sime do të hiqet nga kushtetutat tuaja, shkollat tuaja, deri kur përfundimisht të jetë hequr nga brënda Vetë Kishës Sime. Ata prej jush që besojnë se kjo kurrë nuk mund të ndodhi – se Zoti kurrë nuk do t’i lejonte këto gjëra – e kanë gabim. Këto ligësi janë lejuar, për pastrimin final të njeriut, para Ardhjes Sime të Dytë. Nëse ju nuk qëndroni vigjëlentë, pavarësisht se sa shumë më doni Mua, ju do të drejtoheni të merrni pjesë në një seri ceremonishë, që nuk do t’i bëjnë nderime Zotit. Nëse ato nuk më nderojnë Mua, atëherë ju duhet ta pyesni veten, përse është kjo? Përse janë bërë këto ndryshime dhe përse, kaq papritur? Përgjigja është koha – sepse fare pak ka mbetur.

Gara për të fituar shpirtrat nga të dyja krahët do të çoj në një betejë të ashpër. Njëra palë do t’ju bindi të refuzoni Fjalën e Zotit në favor të praktikave të ndyra, që do të adhurojnë Satanain. Ata do të gënjejnë madje edhe ata që janë të mësuar mirë në Fjalën Time, kaq dinakërisht do të paraqitet çështja e tyre për të më hequr Mua nga Kisha Ime. Pala tjetër do të vuaj për shkak të besnikërisë së tyre, jo vetëm ndaj këtyre Mesazheve, por edhe ndaj Fjalës së Vërtetë të Zotit, të dhënë botës në Librin e Atit Tim.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Monday, 27 January 2014

Roli i Nënës Sime si Bashkë-Shpenguese më në fund do të kuptohet mirë dhe me të vërtetë

E Premte, 24 Janar 2014, ora 20:19

Bija Ime e dashur, kur Nëna Ime të bëj edhe një shfaqje të fundit, tek vëndet e shenjta ngado, ju duhet ta dini atëherë se bota do të kthehet dhe do të vrapoj drejt Meje më në fund. Është përmes Nënës Sime të dashur që më shumë shpirtra janë sjellë tek Unë. Roli i saj gjithmonë ka qënë për të më shërbyer Mua për të mirën e njeriut. Dhe tani, roli i Nënës Sime, si Bashkë-Shpenguese, më në fund do të kuptohet mirë dhe me të vërtetë.  

Unë do t’i jap çdo shpirti mundësinë të dëshmoj Ndërhyrjen Time të Fuqishme, që t’i kthej ata. Përmes konvertimit, Unë mund të shpëtoj miljona. Premtimi i Shpëtimit u bë nga Unë dhe u përmbush me vdekjen Time në Kryq. Tani, Unë do të mbledh shpirtrat që Unë do të tërheq drejt Meje dhe përmes këtij Misioni do të përhap të Vërtetën e Fjalës Sime ngado.

Atyre që kurrë nuk ju dha e Vërteta do t’ju paraqitet atyre për të parën herë. Atyre që ju dha e Vërteta, por që e kanë harruar atë do të kujtohen për Premtimin Tim. Ata që e dinë të Vërtetën, por që e kanë ndryshuar atë për t’ju përshtatur dëshirave të tyre, do të kujtohen se ka vetëm një të Vërtetë.

Unë i sjell njerëzimit të Vërtetën në një kohë kur mëndjet e tyre janë të ngatërruara, shpirtrat e tyre të copëtuar nga dyshimi – por Unë do ta lehtësoj frikën tuaj. Vetëm Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i tyre e ka Fuqinë të ndërhyj në këtë mënyrë. Vetëm Unë e kam Fuqinë t’ju sjell atyre paqe dhe t’i sjell atyre shpëtimin, që me të drejtë ju përket atyre.

Të gjitha fijet e këtij Misioni po bashkohen për të formuar një model. Pastaj, kur pjesët e ndryshme të lidhen dhe të përshtaten, sikurse pjesët e një figure, kur të gjitha pjesët të fillojnë të shfaqen, figura përfundimtare do të bëhet e qartë. Atëherë ju do ta gjeni Praninë Time ngado – ku gjithçka është e lidhur me çdo mision të shenjtë të vërtetë të dhuruar botës nga Ati Im, deri kur përfundimisht e gjithë e Vërteta të bëhet e qartë tek kushdo.

Ati Im premtoi se Ai do t’i tregonte botës të Vërtetën, përmes Librit të së Vërtetës, ashtu si ju tregua profetëve Daniel dhe Gjon Evangjelistit. Ati Im ju sjell ju të Vërtetën në këtë kohë tani, por Ai e bën atë pjesë pjesë, pak nga pak deri kur pjesa përfundimtare të bëhet e plotë. Vetëm atëherë Libri i Të Vërtetës do të ketë kuptim. Vetëm atëherë pengesat e fundit do të kapërcehet, kur pjesa më e madhe e njerëzimit do të këndoj dhe gëzoj duke pritur Ardhjen Time të Dytë. Vetëm kur Misioni Im të kryhet Dita e Madhe do t’i deklarohet botës.

Shkoni në paqe dhe dijeni se kur ju e vini gjithë besimin tuaj tek Unë, Unë mund të përfundoj pjesën finale të Marrëveshjes së Atit Tim dhe t’ju marr në Sferën e Mbretërisë së Tij të Gjithpushtetshme.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Sunday, 26 January 2014

Nëna e Shpëtimit: Këto shfaqje do të fillojnë këtë Pranverë, ashtu si ka udhëzuar Biri im

E Premte, 24 Janar 2014, ora 20:05

Bija ime e dashur, le të bëhet e ditur se unë do të shfaqem edhe një herë në të gjitha vëndet e shenjta, të cilat janë aprovuar nga Kisha e Birit tim, nëpër shekuj.

Unë do të shfaqem në vëndet e Shenjta, që përfshijnë Lurdën, Fatima, La Salete dhe Guadalupe. Unë do të shfaqem gjithashtu edhe në Garabandal. Këto shfaqje do të fillojnë këtë Pranverë, ashtu si ka udhëzuar Biri im.

Unë do të shihem, nga shpirtrat e zgjedhur, me djellin mbrapa kokës sime. Do të ketë 12 yje të ndërthurur rreth e rrotull kurorës së gjëmbave, e cila u mbajt nga Biri im gjatë Persekutimit të Tij, e vendosur mbi kokën time, si një shenjë që të gjithë të ndjekin shëmbullin tim. Roli im është të udhëheq të gjithë fëmijët e Zotit përgjatë Udhës të së Vërtetës dhe t’i çoj ata tek Biri im.

Kur të ndodhin këto shfaqje, nuk do të ketë asnjë dyshim, sidomos mes atyre që më nderojnë mua, se unë flas të Vërtetën kur them se së shpejti Udha finale, e cila do t’ju sjelli ju tek Biri im, në këto ditë të fundit, do të jetë përmes Librit të së Vërtetës.

Kur ju më ndiqni mua, Nënën tuaj, unë do t’ju marr dhe do t’ju drejtoj drejt Birit tim. Biri im ka premtuar shumë mbrekullira, me qëllim që Ai t’ju hapi sytë ndaj profecive që Ai i dha botës, përmes Misionit tim. Shumë nuk e pranojnë se unë u shfaqa tek këto vënde të veçanta dhe e shpërfillën rëndësisë e tyre për shpëtimin e shpirtrave.

Kur unë të shfaqem edhe një herë të fundit tek këto vënde dhe të paraqitem si Nëna e Shpëtimit, ju atëherë do ta dini se ky Mision është misioni im i fundit dhe se të gjitha shfaqjet çojnë tek ky mision i fundit për t’i sjellë botës Shpëtimin, që është e drejta e çdo personi të vetëm që nga lindja e tij.

Gëzohuni, sepse këto ditë janë afër dhe kur të dëgjoni për këto gjëra, atëherë dijeni se kjo profeci, kur të përmbushet, mund të ketë ardhur vetëm nga unë, Nëna juaj e dashur, Nëna e Shpëtimit, Nëna e Zotit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Saturday, 25 January 2014

Hyji Atë: Vullneti i lirë, i dhënë njeriut, ka bërë që shumë nga fëmijët e Mi të largohen nga Unë

E Martë, 21 Janar 2014, ora 15:44

Bija Ime e dashur, Vullneti Im do të kryhet, kur koha që zgjedhja e lirë për njeriun të bëj atë që është sipas dëshirës së tij po vjen drejt fundit.

Unë i dhashë njeriut vullnetin e lirë. Ajo është një Dhuratë. Unë e dhashë këtë Dhuratë, së bashku me shumë të tjera, tek fëmijët e Mi. Edhe pse ata zgjedhin të ndjekin vullnetin e tyre, mbi atë që Unë dëshiroj për ata, Unë prapë e respektoj vullnetin e tyre të lirë.

Unë i dua fëmijët e Mi, pa kushte. Unë kurrë nuk mund të mos i doja ata, edhe pse më fyejnë Mua në kaq shumë mënyra. Vullneti i lirë, i dhënë njerëzimit, ka bërë që shumë nga fëmijët e Mi të largohen nga Unë, në favor të premtimeve vezulluese me të cilat tundohen për ditë, kur kërkojnë bukurinë, pasurinë, famën dhe fuqinë, të gjitha këto i largojnë ata nga Unë.

Unë Jam Mbrojtja e tyre, por ata nuk e kuptojnë këtë. Tek Unë, ata do të gjejnë fillimin dhe fundin e gjithçkaje që mund t’ju sjelli atyre kënaqësi, paqe dhe dashuri.

Edhe pse i ligu e ka përdorur vullnetin e lirë që Unë i dhashë njeriut për t’i joshur ata, Unë do t’i marr të gjithë mëkatarët në Mbretërinë Time, kur ata ta kuptojnë se gjithçka që ata kërkuan për t’ju sjellë atyre paqen nuk arritën t’i përmbushi ata. Koha është afër për Mbretërinë Time të jetë e kompletuar. Unë ju premtoj, shpirtrat do të ndjehen të nxitur të vijnë duke vrapuar drejt Meje, Atit të tyre të dashur, kur të vij koha. Atëherë ata do t’i heqin rrjetat nga sytë e tyre, guaskat e forta nga zemrat e tyre dhe errësirën në shpirtrat e tyre dhe do të më kërkojnë Mua.

Fëmijët e Mi, gjithmonë besoni në Dashurinë Time të Madhe për secilin prej jush, sepse si mund të ishte ndryshe? Ju jeni të Mitë, si një gjymtyrë, një pjesë e Zemrës Sime. T’ju shtyj tutje apo t’ju dëboj do të ishte sikur të humbisja një pjesë të Vetes Sime. Prandaj, kur Unë të bëj Thirrjen e fundit dhe pasi të gjitha masat janë marrë për të fituar zemrat tuaja, nxitoni. Unë do të jem duke pritur. Unë do t’ju marr dhe do t’ju pushtoj në Mbretërinë Time të Shenjtë, larg nga gjithë të këqijat.

Në atë Ditë, ju do ta harroni vullnetin tuaj dhe do të bëhet i ndërthurur me Timen, sepse nuk do të ketë më vlerë për ju, as interes, sepse kur ju të vini në shtëpi tek Unë, ne do të jemi të bashkuar në një.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Kjo Medalje e fundit, e sjellë tek ju nga unë, përmes Mëshirës së Zotit, do të tërheqi biljona shpirtra drejt Jetës së Përjetshme

E Hënë, 20 Janar 2014, ora 12:09

Bija ime e dashur, Zoti kërkon të shpëtoj çdo person të vetëm, të çdo besimi, si dhe ata që e mohojnë Egzistencën e Tij dhe të Birit të Tij, Jezu Krishtit. Prandaj dhe njerëzit e çdo moshe, e çdo kulture dhe çdo besimi, duhet të marrin një Medalje të Shpëtimit.

Çdo personi që i është dhënë një Medalje, edhe nëse nuk është e bekuar, do t’i jepet një Dhuratë e jashtëzakonshme. Menjëherë pas kësaj, Zoti do t’i pajisi ata me një Hir, të kuptojnë paaftësinë e tyre dhe të bëhen të vetëdijshëm për Dashurinë e Gjithpushtetshme të Zotit. Ai do të ndriçoj madje edhe shpirtrat më kokfortë dhe ata me zemrat prej guri. Shpejt ata do të kërkojnë të Vërtetën dhe pastaj ata do t’i bëjnë thirrje Zotit, duke ju lutur Atij t’i ndihmoj për t’i lehtësuar zemrat e tyre dhe t’i mbushi ata me Mëshirën e Tij të Madhe.

Mos e refuzoni Dhuratën e Medaljes së Shpëtimit, sepse kjo Medalje e fundit, e sjellë tek ju nga unë, përmes Mëshirës së Zotit, do të tërheqi biljona shpirtra drejt Jetës së Përjetshme. Kur Ati Im më dha mua udhëzimin t’i dhuroja botës Rozaren Më Të Shenjtë tek Shën Dominik, shumë e refuzuan atë. Ata akoma e bëjnë këtë edhe sot, sepse mendojnë se ajo u krijua nga unë. Ajo m’u dha mua, me qëllim që kushdo që e recitonte të mund të mbrohej nga i ligu. Është përmes ndërhyrjes sime që Hiret e veçanta dhe mbrojtja ju dhurohet shpirtrave, kundër influencës së të ligut.

Mos bëni gabim ta refuzoni këtë Medalje sepse është për të gjithë botën dhe shumë mbrekulli do të shoqërohen më atë. Ata që e refuzijnë atë apo përpiqen t’i pengojnë të tjerët ta pranojnë atë do të mohojnë shpëtimin – sidomos ateistët, që kanë më tepër nevojë për Ndërhyrje Hyjnore. Ju gjithmonë duhet t’i vini këta njerëz që e refuzojnë Zotin para Fronit të Atit Tim dhe të lypni Mëshirë për shpirtrat e tyre.

Ju lutem të bëni të mundur që Medalja e Shpëtimit të jepet tek sa më shumë njerëz të jetë e mundur.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Thursday, 23 January 2014

Kush mes jush do të ishte mjaft i fortë të pranonte Kupën Time të Vuajtjes, në gjithçka që ajo sjell me vete

E Djelë, 19 Janar 2014, ora 14:35

Bija Ime e dashur, cili njeri mes jush, që e deklaron veten të jetë një ndjekës i shenjtë i Imi, dhe që mburret me këtë fakt, do ta marri Kupën Time?

Kush mes jush do të ishte mjaft i fortë të pranonte Kupën Time të Vuajtjes, në gjithçka që ajo sjell me vete? Përgjigja është shumë pak nga ju. Dhe prapë, ju ndjeheni të shfajësuar kur ju më godisni Mua, me anë të shpirtrave të Mi të zgjedhur, që me dëshirë e kanë pranuar Kupën Time.

Shpirtrat e zgjedhur, vizionarët, profetët dhe parashikuesit, e pranojnë Kupën Time, sepse ata ma dhurojnë Mua vullnetin e tyre të lirë sipas kushteve të Mia – jo të vetave. Kur ju e deklaroni veten t’i dini të gjitha dhe të mësuar mirë në Fjalën Time të Shenjtë dhe nuk e pranoni vuajtjen, që durohet nga profetët e Mi të gjorë të persekutuar, atëherë ju nuk më njihni Mua. Nëse ju nuk më njihni Mua, atëherë ju nuk mund të më doni me të vërtetë Mua. Nëse ju nuk më doni Mua, atëherë ju nuk mund ta përhapni të Vërtetën. Përkundrazi, ju zgjidhni cilat pjesë ju përshtaten në Ungjillin Më Të Shenjtë dhe pastaj i përdorni ato si shkopinj për të goditur profetët e Mi dhe të gjithë ata shpirtra të zgjedhur që mbajnë Kryqin Tim të dhimbshëm.

Kur ju shkelni mbi shpirtrat e tjerë, i trajtoni ata mizorisht në Emrin Tim, ju jeni infektuar me urrejtje. Urrejtja vjen nga Satanai. Ajo nuk vjen nga Unë. Kur ju të vini para Meje, gjatë Paralajmërimit – Ndriçimit të Ndërgjegjes – Unë do t’ju tregoj se si më keni fyer Mua. Prapë, shumë nga ju, fajtorë për shtrëmbërimin e Fjalëve të Mia të Dashurisë në fjalë urrejte kundër profetëve të Mi, do të qëndrojnë të pabindur para Meje. Sepse ju jeni kaq të mbushur me dashuri për vetveten dhe krenari sa madje Unë, Jezu Krishti, do ta kem të vështirë t’ju tërheq drejt Meje.

Urrejtja juaj për të tjerët ju ndan nga Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Wednesday, 22 January 2014

Çdo fjalë që ti shqipton në këtë Mision vjen nga Unë. Çdo veprim që ti kryen vjen nga Unë

E Premte, 17 Janar 2014, ora 20:42

Bija Ime e dashur, qëndroni të qetë sa herë që hasni shumë pengesa, me të cilat ti dhe të gjithë ndjekësit e Mi përballeni çdo ditë në këtë Punë për të shpëtuar shpirtrat.

Gjithmonë kujtojeni se Satani kurrë nuk do të ndaloj së shkatërruari këtë dhe misionet e tjera, që janë të vërteta, sepse ato vijnë nga Zoti. Misionet e vërteta, që Unë i bekoj sot dhe ato që i kam bekuar nëpër shekuj gjithmonë vuajnë, për shkak të kundërshtimeve.

Vetëm misionet, që me të vërtetë vijnë nga Zoti, tërheqin urrejtje të tillë. Vetëm profetët e vërtetë tërheqin urrejte. Moisiu, Elija, Noa dhe Gjon Pagëzori dhe të tjerë si ata tërhoqën urrejtje, për shkak të influencës së Satanait mbi shpirtrat e dobët. Vetëm Unë, Jezu Krishti, një nga qindra profetët gjatë Kohës Sime në Tokë, tërhoqa atë lloj urrejte që u shkaktua mbi Mua. Dhe tani, vetëm ti, profetja Ime e fundit do të tërheqësh urrejtjen e një lloji të paparë për një kohë të gjatë – edhe pse të tjerët, si ty, kanë vuajtur në kohët e fundit.

Kur do t’ju duhet të duroni kundërshtime, në Emrin e Zotit, dijeni se, kur Shpirti I Shenjtë e tregon Fjalën tek njerëzimi përmes një profeti, ajo do të jetë e llojit më të keq. Vetëm për Ndërhyrjen Hyjnore që ju jepet, ju do t’ja mbathnit nga tmerri. Ati Im ju mbron ju, të vegjëlit e Mi, dhe prandaj ju duhet të ecni gjithmonë përpara duke e ditur se Ai i dëshiron shpirtrat, për çdo fjalë që shqiptohet nga buzët tuaja, për çdo fjalë, që është e shkruajtur nga dora juaj dhe për çdo shpirt që ju arrini. E gjithë kjo vuajtje do të më sjelli Mua më shumë shpirtra.

Të jeni të sigurtë se koha që Unë të kthehem për të deklaruar Fronin Tim është afër dhe ndërsa Dita afron më tepër shumë taktika do të përdoren për t’ju penguar në këtë Mision. Çdo gënjeshtër do të hidhet tek ju, çdo gur do të hidhet, çdo dhimbje do të jetë pjesë e juaja dhe çdo armik i Zotit do të vendoset mbi çdo udhë që ju ktheheni. Por, si Shpenguesi i njerëzimit, Unë do të siguroj që çdo ferr është hequr me kujdes, çdo gur është hequr mënjanë, çdo udhë e pastruar, që ju të arrini ta sillni Fjalën Time para botës, në një kohë kur Unë do të harrohem.

Unë eci me ty, bija Ime. Unë e vendos Dorën Time mbi supin tënd të majtë, për të të mbrojtur nga i ligu dhe për të udhëzuar në çdo udhë. Çdo fjalë që ti shqipton në këtë Mision vjen nga Unë. Çdo veprim që ti kryen vjen nga Unë. 

Çdo vuajtje që ti duron është e Imja. Vullneti yt është i Imi, sepse ti e dorëzove tek Unë dhe tani Unë banoj plotësisht brënda teje. Kur ata të lëndojnë ty, ata më fyejnë Mua. Kur ata të tallin ty, ata e mohojnë të Vërtetën. Kur ata e mohojnë Fjalën, ata më mohojnë Mua, por kur ata e pranojnë Fjalën Time, të dhënë ty, ata bëhen pjesë e Imja dhe prandaj edhe atyre do t’ju jepet gjithashtu Mbrojtja Ime.

Shko tani, bija ime, dhe kurrë mos u trëmb kur tregohet urrejtje ndaj teje në këtë Mision, sepse ti dhe të gjithë ata që e dëgjojnë Thirrjen Time nuk do të kenë më asnjë dyshim se Kush është ai që ata kundërshtojnë. Nuk je ti, por Unë, Jezu Krishti, që ata shtyjnë tutje. Kur ju jeni për Mua, me Mua, në Mua dhe flisni Fjalën Time – ju jeni me të vërtetë një fëmij i Zotit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Monday, 20 January 2014

Kjo hierarki e re dhe e krijuar me shpejtësi do të marri në kontroll Kishën Time

E Enjte, 16 Janar 2014, ora 19:41

Bija Ime e dashur, e Vërteta përçan. Ajo gjithmonë e ka bërë këtë. Kur një njeri thotë se ai e di të vërtetën, një tjetër do ta mohoj atë. Por kur e Vërteta del prej Fjalës së Zotit, ajo do të shkaktoj përçarjen më të madhe. Shumë trëmben nga e Vërteta, sepse ajo nuk është gjithmonë e këndshme, dhe prapë pa të Vërtetën, ju do të jetonit në mohim të plotë. Kur ju jetoni në mohimin e Fjalës së Zotit, ju kurrë nuk do të gjeni paqen e vërtetë në zemrat tuaja.

Kur ju e dini të Vërtetën, që përmbahet në Librin e Atit Tim, atëherë ju e dini Udhën e Zotit dhe ju duhet ta ndiqni këtë udhë, deri në frymën tuaj të fundit. Mos devijoni nga kjo. Por nëse Fjala Ime ndryshon, ri-shkruhet dhe shkatërrohet, ju sigurisht kurrë nuk do ta pranonit këtë. Kjo është mirë. Por nëse doktrinat e reja, që ndryshojnë nga Fjala Ime e Shenjtë, ju tregohen nga brënda çative të kishave të Mia, çfarë do të bëni ju atëherë?

A do të pranoni një gënjeshtër, në vënd të së Vërtetës? A do të pranoni një doktrinë, që do të jetë mëkatare në Sytë e Mi?

Përgjigja duhet të jetë jo. Ju kurrë nuk duhet ta mohoni Fjalën Time – për askënd. Për asnjërin, madje edhe nëse ata janë të veshur me rrobën e elitës brënda hierarkisë së Kishës Sime, një të varfëri, një mbreti apo një princi – kushdo që ju kërkon të pranoni një doktrinë të re në lidhje me Fjalën Time nuk vjen nga Unë.

Kisha Ime po shkatërrohet pa u vënë re nga brënda dhe çdo pjesë po i zbërthehet. Ndërsa radhët po zvogëlohen dhe shërbëtorët e Mi besnikë po hiqen – dhe më pas konsiderohen të mos jenë më të vlefshëm – udha do të pastrohet për futjen e doktrinave të reja nga Ferri.

Mjerë priftërinjtë, peshkopët dhe kardinalët, që guxojnë të mbrojnë Fjalën e Zotit, sepse ata do të vuajnë më shumë. Ndërsa disa do të përjashtohen dhe do të akuzohen për herezi – edhe pse ata vetëm do të flasin për Fjalën e Vërtetë të Zotit – të tjerët do të jenë tepër të dobët. Shumë shërbëtorë të shkretë do të dorëzohen ndaj presionit për të dënuar Ligjet e Zotit. Nëse ata nuk pranojnë të mbështesin doktinën e gënjeshtrave, ata do t’ju hidhen ujqërve. Ata, besimi i të cilëve tashmë është dobësuar dhe që duan gjërat materiale dhe që kanë një ambicje të egër në shpirtrat e tyre, do të jenë të parën në radhë për t’u betuar për besnikëri ndaj ‘premtimit’ të ri.

Kjo hierarki e re dhe e krijuar me shpejtësi do të marri në kontroll Kishën Time. Ata do të deklarojnë fallcitete në Emrin e Zotit dhe do të marrin me vete shumë shpirtra të pafajshëm të besimtarëve. Kongregatave pa e kuptuar do t’ju ofrohet një kupë helmi e mbushur me asgjë – vetëm me bukë. Eukaristia e Shenjtë nuk do t’i mbushi më shpirtrat e tyre. Atyre do t’ju ushqehen predikime, që do ta vënë në lojë Fjalën e Zotit kur ata do t’i deklarojnë të drejtat e njeriut të jenë doktrina më e rëndësishme. Dhe pastaj ata do të deklarojnë herezinë më të madhe, se njeriut do t’i jepet Jeta e Përjetshme, nëse pendohet apo jo për mëkatet e tij. Kështu do t’i shkatërrojnë ata shpirtrat e miljonave.

Ndësa ata vazhdojnë ta copëtojnë Kishën Time nga brënda, priftërinjtë e Mi besnikë dhe ndjekësit e vërtetë do ta rindërtojnë Kishën Time, gur për gur. Ju do ta shikoni, Kisha Ime kurrë nuk mund të vdesi sepse Unë nuk do ta lejoja këtë.

Të gjithë priftërinjtë, të gjithë peshkopët dhe të gjithë kardinalët që do të hiqen nga froni dhe që do të qëndrojnë besnikë ndaj Meje, kurrë nuk do t’i braktisin të drejtët apo ata ndjekësit e Mi që janë të bekuar me Dhuratën e Mënçurisë. Pastaj, ndërsa njohuria e rreme do ta mbushi zemrën e shërbëtorëve të dobët në Kishën Time, Dhurata e Shpirtit të Shenjtë jo vetëm që do të Ndriçoj shpirtrat e Kishës Sime të Mbetur, por edhe do të japi Dritë, për të gjithë ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, drejt derës Sime.

Kurrë më parë dishepujt e Mi nuk do të testoheshin në mënyrën me të cilën do të testohen në të ardhmen. Atyre do t’ju jepet Ndihmë Hyjnore për t’i bërë të aftë ta mbajnë të ndriçuar Dritën e Zotit në një botë, që do të zhytet, me ngadalë dhe me dhimbje, në errësirën e shkaktuar nga ardhja e armikut, antikrishtit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Sunday, 19 January 2014

Kur Kisha Ime e mbështet Fjalën e Zotit, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Kishës Sime

E Martë, 14 Janar 2014, ora 16:53

Bija Ime e dashur, kur shërbëtorët e Mi, ndjekësit e Mi dhe të gjithë ata që pohojnë se janë nga Unë, që thonë se më duan Mua, kjo do të thotë dy gjëra. Ata më duan Mua sepse e pranojnë Fjalën Time dhe ata më nderojnë Mua duke e pranuar të Vërtetën.

Kur ju më doni Mua, ju duhet të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. Kjo do të thotë të jeni të bindur ndaj Fjalës Sime në të gjitha gjërat që kanë lidhje me të Vërtetën. Kur ju e shpallni të Vërtetën e Fjalës Sime, si shërbëtorët e Mi të shenjtë, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Fjalës së Zotit.

Kur Kisha Ime e mbështet Fjalën e Zotit, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Kishës Sime. Por, kur të vij dita që ata me autoritet në Kishën Time të mos e deklarojnë më të Vërtetën, atëherë ju duhet të qëndroni të bindur vetëm ndaj Meje. Sepse Unë Jam Kisha. Pa Mua, Jezusin tuaj, nuk ka Kishë.

Kur Fjala Ime të shtrëmbërohet dhe pastaj të ndryshoj, ajo nuk do të jetë më Fjala Ime. Ju mund të jeni të bindur vetëm ndaj Fjalës së Vërtetë të Zotit. Nëse ju ndiqni një doktrinë të re të rreme, që do të zëvendësoj Fjalën Time të Shenjtë në kishat e Mia në gjithë botën, atëherë ata përgjegjës për këtë blasfemi do të më mohojnë Mua. Vetëm qëndroni të bindur ndaj atyre që shpallin Fjalën e Zotit, sepse nëse nuk është Fjala Ime atëherë – ajo nuk është nga Zoti.

Fjala e Zotit është e Shenjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj nga askush. Bindja ndaj Kishës Sime është e rëndësishme. Bindja ndaj Fjalës së Zotit është ajo që vendos nëse ju jeni një Kristjan. Ditën kur ju e zëvendësoni Fjalën e Zotit me një zëvendësues të rremë, është dita që ju do të kundërshtoni Fjalën e Zotit.

Ju mund të qëndroni të bindur në Sytë e Mi, në Kishën Time në Tokë, vetëm nëse mbështetet e Vërteta. Ju kurrë nuk duhet të keni frikë të shpallni të Vërtetën, sepse vetëm e Vërteta ju çliron.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Hyji Atë: Unë Jam duke ardhur për të mbledhur besimtarët. Koha Ime është së shpejti, ndërsa Mëshira e Birit Tim është pothuajse afër

E Hënë, 13 Janar 2014, ora 16:56

Unë Jam Hyji Atë. Unë Jam Ai Që Jam. Unë Jam Krijuesi juaj – Alfa dhe Omega.

Bija Ime më e dashur, më dëgjo Mua kur Unë lajmëroj se Ndërhyrja Ime për të ndaluar shkatërrimin e rracës njerëzore është gati të ndodhi.

Kur ju nuk dëgjoni ndonjë ligësi – kjo nuk do të thotë se ajo nuk egziston. Një veprim djallëzor është duke u planifikuar për të shkaktuar luftë, me qëllimin e vetëm për të shkatërruar sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Aftësia e njeriut për të kryer vepra të liga kundër fëmijve të Mi kurrë nuk ka qënë kaq e madhe. Aftësia e njeriut për të prodhuar teknologji kurrë nuk ka qënë kaq e madhe, por kjo njohuri po abuzohet në një shkallë të lartë dhe planet për të kontrolluar çdo pjesë të jetës suaj janë në një fazë të përparuar.

Ata, armiqtë e Mi, duan të kontrollojnë çfarë ju hani, pini dhe gjithçka që ju bëni për të shpallur të Vërtetën, ashtu si ja u kam dhënë Unë. Deri në ditën që ata kanë në kontroll vëndet tuaja, financën tuaj dhe shëndetin tuaj, ata nuk do të pushojnë. Kur këto plane të bëhen të dukshme, ata do të marrin në kontroll të gjitha fetë. Për arsyen se shumë njerëz nuk besojnë në Egzistencën Time, do të ketë fare pak kundërshtim në planin e tyre dinak për t’i vjedhur shpirtrat nga Unë.

Kur njeriu beson se ai mund ta kundërshtoj Zotin, atëherë ai nuk e di me të vërtetë se Kush Jam Unë. Nëse ai nuk e di se Kush Jam Unë, atëherë ai nuk di asgjë. Zemra e tij është ngurtësuar, intelekti i tij është zbehur dhe shpirti i tij është errësuar.

Ai që e largon veten nga Unë, është i humbur. Ai që lufton kundër Meje, me qëllimin që të vjedhi shpirtrat e fëmijve të Mi, është i vdekur për Mua dhe fati i tij është i dënuar.

Unë do të ndërhyj tani për të ndaluar kryerjen e kësaj dhune të tmerrshme dhe djallëzore. Pastaj, kur Unë të kem mbaruar, Unë do t’i hap sytë tuaj, do t’i tërheq zemrat tuaja dhe do t’ju mbush me mbrekulli. Së shpejti Unë do ta zbuloj të Vërtetën, sepse sa shumë prej jush nuk besojnë më në të.

Unë Jam gjithçka që është dhe që do të jetë. Unë Jam Ati juaj, I Gjithë-Dituri, I Gjithë-Pamshmi, I Gjithë-Dashuri dhe I Gjithë-Mëshirshmi. Unë Jam duke ardhur për të mbledhur besimtarët. Koha Ime është së shpejti, ndërsa Mëshira e Birit Tim është pothuajse afër.

Ati juaj i dashur

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:

Shumë shpejt, Ferri do të deklarohet zyrtarisht si një vënd, që nuk egziston

E Djelë, 12 Janar 2014, ora 20:28

Bija Ime e dashur, po të mos ishte për Mua, Jezu Krishtin, ku Unë i flas botës në këtë kohë, shumë shpirtra kurrë nuk do të hynin në Portat e Parajsës.

Sa shumë shpirtra mosmirnjohës nuk i binden më Ligjeve të Mia dhe prandaj ata krijojnë interpretimin e tyre personal, gjë që Unë e shoh të neveritshme. Rregullat në lidhje me të Vërtetën u dhanë, si një Dhuratë ndaj njerëzimit, si mjet për t’i bërë njerëzit të mundur të fitojnë të drejtën e shpëtimit. A nuk e dini se ju nuk mund të jetoni sipas versionit tuaj të Ligjeve të Zotit dhe pastaj të prisni të hyni në Parajsë?

Arroganca e njeriut e ka pushtuar shpirtin e përulësisë. Njeriu nuk i shërben më Zotit sipas mënyrës me të cilën i është urdhëruar. Përkundrazi, ai krijon, sipas imagjinatës së vet, një vizion për atë çfarë ai beson të jetë Parajsa. 

Sot, asnjë shërbëtor i Imi – ata që janë zgjedhur të më shërbejnë Mua – nuk i referohen më egzistencës së Ferrit. Thjesht përmëndja e fjalës Ferr i bën me turp shërbëtorët e Mi të shenjtë, sepse ata i trëmben talljes me të cilën do të përballen nga një shoqëri jofetare, që është e mashtruar. Ferri është banesa e shumë shpirtrave të gjorë dhe sa më lëndon kjo Mua tek shikoj shpirtrat e pavetëdijshëm, të zhyten në humnerën e terrorit, në momentin që marrin frymën e tyre të fundit.

Fëmijve të Zotit duhet t’ju tregohet tani për emergjencën që të luten për shpirtrat që janë të verbër ndaj të Vërtetës. Shumë shpejt, Ferri do të deklarohet zyrtarisht si një vënd, që nuk egziston. Shpirtrave do t’ju thuhet se të gjithë fëmijët e Zotit, nëse bëjnë një jetë të arsyeshme dhe me dinjitet – pavarësisht se besojnë në Zot, apo jo – do t’ju jepet Jeta e Përjetshme. Por kjo do të jetë një gënjeshtër. Nuk ka asnjë kthim nga Ferri. Ai është përjetësisht.

Shumë shpirtra që haptazi më refuzuan Mua, si privatisht ashtu si dhe në publik, lëngojnë në Ferr. Pendesa e tyre e hidhur është keqësuar nga vuajtja e tyre me dhimbje të tmerrshme dhe nga urrejtja e Satanait. Sa futen në Ferr, Satanai e shfaq veten e tij para tyre në gjithë format e tij të liga dhe djallëzore dhe urrejtja e tij për ata i mbush ata çdo sekondë. Neveria e tyre për atë, në vetvete – e njëjta bishë ndaj të cilit ata i bënin nderime gjatë jetës së tyre në Tokë – është shkaku i shumë prej dhimbjes së tyre. Por, është ndarja e tyre nga Unë dhe dhimbja e errësirës që ata përjetojnë, që krijon vuajtjen më të madhe.

Çdo njeri që ju thotë, në Emrin Tim, se Ferri nuk egziston nuk ka aspak interes t’ju ndihmoj të shpëtoni shpirtin tuaj. Kur ju jeni bindur se Ferri nuk egziston, atëherë ju gabimisht besoni se mëkati nuk ka lidhje fare.

Ju nuk mund të më shërbeni Mua nëse ju besoni se mëkati nuk egziston. Ju nuk mund të bëni një jetë të lavdishme përjetësisht në Mbretërinë Time, nëse nuk më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet tuaja. Ky është thelbi i doktrinës së re, që së shpejti do të futet, e cila do t’ju detyrohet që ta përtypni. Këtu ju do të mashtroheni që të neglizhoni pregatitjen e shpirtit tuaj për Ditën e Madhe të Zotit, kur Unë të vij për t’ju deklaruar juve si të Mitë.

Unë ju tregoj këtë për t’ju paralajmëruar – jo për t’ju trëmbur. Unë ju lutem ta pranoni mëkatin si pjesë e jetës suaj, por Unë do t’ju bëja thirrje të vazhdonit të evitonit 7 mëkatet kapitale, sepse kur ju e bëni, ju do të jeni në Favorin Tim. Ju gjithmonë duhet t’i rrëfeni mëkatet tuaja. Bëjeni këtë për ditë. Flisni me Mua dhe më kërkoni Mua t’ju fal. Për ata që nuk mund ta marrin Sakramentin e Rrëfimit – ata që ndjekin shumë besime apo fe – atëherë ju duhet të pranoni Dhuratën e Faljes Absolute që Unë ju dhashë:



Kujdesuni për shpirtin tuaj, sepse është shpirti juaj ai që do të jetoj përherë. Ju do të jetoni vetëm në një nga dy vëndet, përjetësisht – në Ferr apo në Mbretërinë Time.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Saturday, 18 January 2014

Njerëzit që jetojnë në botën e sotme nuk janë më ndryshe nga ata që jetonin me mijra vjet më parë

E Shtunë, 11 Janar 2014, ora 10:48

Bija Ime e dashur, Unë dua që bota ta dijë se sa shumë Unë e dua njeriun, sepse Unë e dua madje edhe më të ulëtin, më të munduarin dhe më të padenjin. Kushdo që beson se Unë e vendos një njeri para një tjetri nuk më njeh Mua. Unë mund të favorizoj disa shpirtra, sidomos shpirtrat e zgjedhur, por Unë i dua ata as më shumë e as më pak nga shpirtrat që janë të dëshpëruar.

Unë e shikoj secilin shpirt me Dashuri në Zemrën Time. Unë kapem pas secilit prej jush, sepse ju jeni nga Unë – prej Atit Tim. Edhe pse Unë mund të ofendohem nga dobësia juaj dhe të zemërohem me qëllimet dhe dëshirat tuaja të liga, Dashuria Ime për ju nuk vdes kurrë. Të gjithë mëkatarët janë të dashur nga Zoti – pavarësisht se çfarë kanë bërë. Zoti e ka Fuqinë vendimtare mbi fatin e secilit shpirt dhe kjo Fuqi është e Tij.

Unë e kam Autoritetin e vetëm të Gjykoj. As edhe një njeriu mes jush nuk i është dhënë kjo e drejtë. Kur ai e konsideron një tjetër të jetë fajtor për mëkat, ai vetëm mund ta ndëshkoj atë person përmes pendesës, jo me vdekje. Asnjë njeri, gjykatës, udhëheqës politik apo pjestar i Kishës Sime në Tokë, asnjëherë nuk mund të dënoj një njeri me vdekje, për shkak të mëkateve të tij – pavarësisht se sa të liga janë ato. Asnjë njeri nuk mund ta ndëshkoj një tjetër në Ferr, sepes kur ai e deklaron një shpirt të jetë i mallkuar, do të jetë ai, në të kundërt që do të jetë i mallkuar, pavarësisht se sa shumë vepra të shenjta mund të ketë kryer në Emrin Tim.

Sa harxhoni kaq shumë kohë të dënoni njëri tjetrin, në vënd që të pranoni Dhuratën që ju është dhënë – Dhuratën e dashurisë për njëri tjetrin. Ta doni Dhuratën që të gjithëve ju është dhënë nga Zoti dhe që është e juaja ta dhuroni në çdo mënyrë që dëshironi – kur ajo është sipas Vullnetit të Atit Tim. Por, sa shumë që më duan Mua, Jezu Krishtin, besojnë se Unë e fal çdo veprim që nxit urrejte drejt njëri tjëtrit. Por ju duhet ta dini se Unë thjesht dua që ju ta doni njëri tjetrin dhe të qëndroni të palëkundur ndaj Fjalës së Zotit, që përmbahet në Testamentin e Vjetër dhe të Ri.

Fjala është e përjetshme – ajo nuk ndryshon – asnjëherë. Njerëzit që jetojnë në botën e sotme nuk janë më ndryshe nga ata që jetonin me mijra vjet më parë. Ju mund të keni më tepër njohuri dhe më shumë informacion, por ju nuk jeni më të mëdhenj se ndonjë brez tjetër, që ishte para jush. Njeriu është i vdekshëm. Asgjë nuk do të ndryshoj në këtë drejtim, deri kur Unë t’ju sjell Jetën e Përjetshme.

Ndaloni dhe mendoni. Udhëzimet e Mia janë akoma të njëjta ashtu si ju dhanë njerëzimit gjatë Kohës Sime në Tokë. I vetmi ndryshim tani është se, për shkak të zhvillimeve në shkencë, shumë njerëz besojnë se janë më të mëdhenj se Zoti. Shumë besojnë kaq shumë në pavdekshmërinë e tyre sa kanë vendosur të mos e pranojnë se janë krijuar nga Zoti. Shumë mendojnë se e kanë fuqinë të ri-shkruajnë Ligjet e Zotit.

Shumë kanë vendosur të ngrenë një kullë të re të babelit dhe kur ta bëjnë këtë, ajo do të rrëzohet nga një goditje e vetme e Dorës së Atit Tim. Më pas njeriu do ta kuptoj se jeta mund të egzistoj vetëm me Zotin dhe për Zotin, në përputhje me Vullentin e Zotit. Nuk ka jetë pa Zotin.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Friday, 17 January 2014

Dashuria Ime për njerëzimin është e plotë. Unë i dua të gjithë, përfshi edhe ata që kryejnë vepra nga më të ligat

E Enjte, 9 Janar 2014, ora 21:40

Bija Ime e dashur, vështro rreth teje dhe çfarë shikon? Një botë të mbushur me kundërshtime. Nga njëra anë ju do të shikoni dashuri, gëzim dhe dashamirësi. Por pastaj kjo do të kundërshtohet, nga ana tjetër, nga urrejta, që i ligu e ka për njerëzimin.

Çdo shqetësim, dhimbje, rrëmujë, mungesë besimi, vrer, urrejtje dhe ligësi që ju do të shikoni të ndodhin në botë; dijeni se kjo mund të vij vetëm nga një burim. Vuajtja e  njerëzimit, që është Satanai, ka krijuar dhimbje dëshpëruese mes fëmijve të Zotit. Dhimbja e tyre bëhet atëherë e Imja dhe prandaj i ligu krijon kaq rrëmujë – për të më lënduar Mua.

Bija Ime, ngado që të shkosh dhe çdo fytyrë që të shikosh, që nga kjo ditë e tutje, do të jenë ashtu si Unë i shoh ata – secili prej tyre një fëmij i Zotit. Sa i dua Unë të gjithë ata, sa dua Unë të kënaqem me secilin prej tyre – pavarësisht nga gabimet apo mëkatet e tyre. Nuk ka asnjë ndryshim në atë që ata kanë bërë për të më fyer Mua; Unë prapë i dua ata – secilin prej tyre. Unë ndjej gëzim të madh kur shikoj dashurinë të rrezatoj prej tyre – një dashuri që ata e kanë marrë si një Dhuratë nga Ati Im, I Cili i krijoi ata. Dashuria e tyre është Dashuria Ime dhe ajo i tërheq shpirtrat e tjerë drejt tyre dhe kjo pastaj përhap ngado Dashurinë e Zotit.

Por kur Unë shikoj dhimbje dhe vuajtje, në çdo shpirt, dhimbja e tyre bëhet atëherë e Imja. Dhimbja e tyre mund të shkaktohet nga vuajtje të tmerrshme, e krijuar nga mungesa e dashurisë për të tjerët, gjë që sjell një ndjenjë të vetmisë dëshpëruese. Vetmia dhe izolimi i tyre ndjehet edhe nga Unë gjithashtu dhe kjo e nxit akoma më shumë Dhembshurinë Time.

Pastaj janë ata shpirtra që e kalojnë kohën e tyre duke ndjekur gjëra, që nuk vijnë nga Unë. Ata që më kundërshtojnë Mua, ma thyejnë Zemrën  më dysh plotësisht. Sa shumë Lotë Gjaku kam derdhur për ata shpirtra, sepse ata e kanë prerë kordonin që i bashkon me Shpëtimtarin e tyre – shpresën e tyre të vetme të Shpëtimit. Kur ti i shikon këto shpirtra, bija Ime, ti do të ndjesh një hidhërim të tmerrshëm në zemrën tënde, ashtu si Unë ndjehem për ata.

Përfundimisht, janë ata që thonë se më përfaqësojnë Mua, por që nuk janë të denjë të fshijnë Këmbët e Mia. Urrejtja e tyre për Mua është e shkaktuar nga dashuria e tyre për vetveten. Por, pavarësisht se shpesh ata më fyejnë Mua dhe e keq-drejtojnë tufën Time, Unë akoma kam mall për shpirtrat e tyre.

Dashuria Ime për njerëzimin është e plotë. Unë i dua të gjithë, përfshi ata që kryejnë vepra nga më të ligat. E tillë do të jetë deri në fund. Unë do t’i pushtoj të gjithë shpirtrat deri në ditën e fundit, kur pasi të gjitha përpjekjet e Mia për t’i shpëtuar shpirtrat janë mbaruar, vetëm ata që vrapojnë drejt humnerës së bishës dhe që më refuzojnë Mua, pavarësisht se e dini se sa shumë Unë ju dua – do të jeni përherë të humbur për Mua.

Ta doni gjithmonë njëri tjetrin, gabimet dhe gjithçka – ashtu si ju dua Unë. Kur ju e qortoni dikë, kujtoni Dashurinë Time dhe qëndroni të heshtur. Kur ju e përbuzni dikë tjetër dijeni se kjo urrejtje nuk vjen nga Unë. Kur të shikoni njëri tjetrin, shiheni sikurse përmes Syve të Mi. As edhe njëri prej tyre nuk duhet të shpërfillet nga ju. Përkundrazi, tregoni dhembshuri ndaj atyre që ju mërzisin, që ju fyejnë apo ju lëndojnë, sepse ata janë të dashur për Mua. Nëse më doni Mua, ju do të tregoni dashuri tek te gjithë ata me të cilën ju jeni në kontakt.

Dashuria është infektuese sepse ajo vjen nga Zoti. Vetëm e mira vjen nga dashuria.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: