Kerko Mesazhet ketu

Saturday 31 October 2015

Nëse e keni të vështirë që të luteni

E Martë, 24 Maj 2011, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam i lumtur sot që kaq shumë punë është bërë për t’ia përcjellë Fjalën Time Më të Shenjtë botës, përmes Punës tënde. Ti kurrë nuk duhet të ndjehesh se nuk po bën mjaft për shkak të sasisë së njerëzve që i mohojnë këto Mesazhe. Sepse ata fëmijët e Mi që nuk e pranojnë Fjalën Time tani, do ta pranojnë atë me kalimin e kohës. Pastaj ata do të jenë të etur për ta dëgjuar Zërin Tim.

Qëndro e përqendruar tek Unë tani. Mos u gënje nga ata që hedhin përçmime mbi këto Mesazhe. Kurrë mos u dekurajo, sepse ata që po e dëgjojnë Fjalën Time tani, në të vërtetë po e përhapin të Vërtetën tek të tjerët, prej dashurisë së tyre për Mua.

Kthimi në besim është një sfidë e vështirë në një botë kaq të verbër ndaj të Vërtetës së jetës së përjetshme. Kërkohet këmbëngulje, sepse me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, Fuqia e të Cilit po ndjehet tani, ngado, në mbarë botën, fëmijët e Mi do të kthehen gradualisht tek Unë, por jo të gjithë. Për ata që do të preferonin kënaqësitë artificiale të ofruara atyre përmes mashtruesit, ata do ta kenë shumë të vështirë ta refuzojnë jetën që bëjnë.

Lutuni për të gjithë familjen dhe miqtë tuaj tani, që ju të mund të bashkoheni të gjithë në dashurinë tuaj për Mua gjatë Paralajmërimit. Sepse, nëse ju do ta pranoni këtë ngjarje si rrugën tuaj drejt lirisë, ju do të shpërbleheni me Mëshirën Time të madhe.

Lutja nuk është e lehtë 

Lutja nuk është e lehtë për shumë nga fëmijët e Mi, të cilët e shohin recitimin e lutjeve të gjata si përsëritëse dhe pak të mërzitshme. Nëse ju luteni në këtë mënyrë dhe e keni të vështirë, atëherë thjesht uluni me qetësi dhe komunikoni me Mua në heshtje. Thjesht reflektoni mbi Jetën Time mbi Tokë. Kujtojeni veten tuaj për kohën që Unë kalova atje dhe për mësimet e dashurisë që Unë ju dhashë të gjithë juve. Kjo mjafton.

Lëreni veten t’ju qetësohet mendja dhe Unë do të ulem me ju në meditim. Unë eci me secilin prej jush. Unë Jam i pranishëm në çdo minutë të ditës, pavarësisht se çfarë ju jeni duke bërë. Unë nuk Jam kurrë larg. Kujtoni, se Unë Jam mbështetja juaj në jetë. Mbështetuni tek Unë. Kërkoni ndihmën Time, me sinqeritet, dhe Unë do ta dëgjoj thirrjen tuaj. Unë kurrë nuk e refuzoj kërkesën tuaj nëse ajo është sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Megjithatë, kur ju kërkoni favore, të cilat janë krijuar për t’ju dhënë të mira materiale të tepërta, dijeni se Unë kurrë nuk do t’i jap ato. Sepse Unë kurrë nuk mund t’ju jap dhurata, që Unë e di se janë të dëmshme për shpirtin tuaj. Dhuratat e Mia ju jepen për t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime, sepse kur kjo ndodh ju nuk do të dëshironi asgjë më shumë.

Shpëtimtari juaj i dashur dhe i devotshëm
Jezu Krishti

Qiejt do të hapen gjatë Paralajmërimit

E Hënë, 23 Maj 2011, në 14:30

Bija Ime fort e dashur, ti po vuan torturën që Unë e duroj për mëkatet e njeriut. Ja se si ndjehet. Ti tani po kap vetëm një fraksion të vogël të vuajtjes Sime, që Unë e has në çdo minutë të ditës tënde. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar, bija Ime, rreth Paralajmërimit. 

Paralajmërimi do të jetë një ngjarje dramatike
  
Ajo do të tronditë shumë njerëz në botë, pasi do të jetë një ngjarje dramatike ku qiejt do të hapen dhe Flakët e Mëshirës do të hidhen nëpër botë. Sepse shumë njerëz nuk do ta kuptojnë se çfarë po ndodh. Kaq të tronditur do të jenë, saqë gabimisht do të mendojnë se janë duke dëshmuar fundin e botës.

Tregoju atyre të gëzohen kur ta dëshmojnë Lavdinë Time, sepse ky, nëse jeni të përgatitur siç duhet për të, do të jetë shembulli më spektakular i Mëshirës Sime që nga dita e Kryqëzimit Tim. Ky, bijtë e Mi, do të jetë hiri i shpëtimit tuaj dhe do t’i pengojë ata, që përndryshe do të kishin qenë dënuar, për të hyrë në thellësitë e Ferrit.

Të gjithë fëmijët e Mi kudo duhet t’i paralajmërojnë shpirtrat e humbur se çfarë pritet. Bindini ata që të kërkojnë shpengim duke i rrëfyer mëkatet e tyre tani. Është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të jenë në gjendje hiri më përpara, pasi ata mund të mos e mbijetojnë këtë ngjarje për shkak të tronditjes. Është shumë më mirë që ta dëshmoni këtë ngjarje Hyjnore spektakulare më parë, sesa të jeni të papërgatitur në ditën finale të Gjykimit.

Qëndroni të fortë, të gjithë ju. Gëzohuni nëse jeni një ndjekës i devotshëm, sepse juve do t’ju tregohet një pamje e Pranisë Sime Hyjnore, të cilën para-ardhësit tuaj nuk e panë kurrë gjatë jetës së tyre. Lutuni për pjesën tjetër të fëmijëve të Mi. Tregojani atyre të Vërtetën tani sa e keni mundësinë. Shpërfillini qortimet e tyre, sepse nëse ata veprojnë tani duke u lutur për faljen e mëkateve të tyre, ata do t’ju falenderojnë pasi kjo Mrekulli e Madhe të ketë ndodhur.

Shkoni tani në paqe. Mos kini frikë. Vetëm lutuni për ata shpirtra që nuk kanë besim, me qëllim që të mos vdesin në mëkat mortor.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Thursday 29 October 2015

Përse Unë komunikoj me botën në këtë mënyrë

E Hënë, 23 Maj 2011, në 09:45

Bija Ime fort e dashur, tani është koha të reflektosh mbi Mesazhet e Mia të Shenjta dhe të sigurosh që sa më shumë mëkatarë në mbarë botën t’i kushtojnë vëmendje atyre.

Të jeni të sigurt, këto Mesazhe po i jepen botës si një Dhuratë për të ndihmuar që të shpëtoheni të gjithë ju, të gjithë fëmijët e Mi, dhe duke përfshirë ata që ndjekin udhë të ndryshme për tek Hyji Ati i Përjetshëm.

Njerëzit, sidomos Katolikët, do të jenë të paqartë kur Unë nuk i vendos ata përpara fëmijëve të Mi të tjerë të besimeve të ndryshme. Zgjedhja Ime e Fjalëve është bërë për t’u dëgjuar nga të gjithë dhe jo vetëm nga të zgjedhurit e paktë. Dashuria Ime nuk bën dallime. Për ata që e vënë në pyetje mënyrën me të cilën Unë i flas njerëzimit, përmes kësaj lajmëtareje, më dëgjoni Mua tani. 

Ndërsa ju, ndjekësit e Mi, e kuptoni se e Vërteta kurrë nuk ka ndryshuar që nga koha e Kryqëzimit Tim, dijeni atëherë se Unë duhet ta shtrij Dashurinë Time tek të gjithë fëmijët e Hyjit. 

Askush nuk është më i mirë se tjetri.

Bija Ime, ti nuk duhet të përgjigjesh apo të përpiqesh që ta mbrosh Fjalën Time kur të kërkohet të shpjegosh përse Unë do të flisja në këtë mënyrë. Fjala Ime është Hyjnore. Ajo nuk duhet ndryshuar apo përpunuar për t’iu përshtatur atyre që e konsiderojnë veten ekspertë në ligjin teologjik; sepse Fjala Ime do t’i jepet botës në një gjuhë që do të kuptohet qartë nga njerëzimi sot. Shumë do të pyesin përse këto Fjalë nuk përdorin të njëjtën terminologji apo shprehje të përdorura nga profetët e Mi dhe apostujt e vjetër dhe Unë do t’u përgjigjem atyre tani.

Mbajeni mend, Mësimet e Mia kurrë nuk ndryshojnë. Pavarësisht se çfarë gjuhe Unë përdor sot për të komunikuar në një mënyrë moderne, e Vërteta mbetet e njëjtë, e paprekur.

Bëni kujdes nga vizionarët apo vegimtarët që deklarojnë se po marrin mesazhe nga Unë, të cilët përdorin gjuhë të lashtë apo pjesë nga Bibla e Shenjtë; sepse kjo nuk është mënyra me të cilën Unë do t’i komunikoja njerëzimit sot. Përse do ta bëja Unë këtë? A nuk do ta përjashtoja Unë kështu një brez të ri, ata që janë të paditur ndaj gjuhës që përmbahet në Librin e Shenjtë të Atit Tim?

Thjeshtësia është çelësi, bijtë e Mi, kur komunikoni Fjalën Time Më të Shenjtë. Kujtojeni, kur t’iu mësoni të tjerëve të Vërtetën e Ekzistencës Sime, se thjeshtësia në metodën tuaj është kryesore. Nëse ju nuk e bëni këtë, ju nuk do t’i arrini ato shpirtra të humbur, sepse ata do të bëjnë një vesh shurdhër.

Mesazhi Im i Dashurisë  

Mesazhi i Dashurisë Sime është shumë i thjeshtë. Unë Jam Jeta që fëmijët e Mi mbi Tokë e dëshirojnë. Shpjegoni që Unë Jam e Vërteta. Bëjeni këtë të qartë. Pa Mua nuk ka jetë të përjetshme. Përdorini profecitë, që Unë i zbuloj tek kjo lajmëtare, për të tërhequr vëmendjen e jo-besimtarëve. Sepse kjo është pse ato po i jepen botës. Jo për t’i frikësuar ata, por për të vërtetuar se Unë tani Jam duke komunikuar sot në një mënyrë në të cilën Fjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që do të dëgjohet, por do të besohet.  

Shpëtimtari dhe Mësuesi juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës

Zbulime të reja për Përmbytje në Francë këtë Verë (2011)

E Diel, 22 Maj 2011, në 14:30

Bija Ime e dashur, zbulesa që t’u dha më 18 Mars 2011 në mesnatë, se shpërthimi vullkanik në Islandë do të ndodhte në Maj ka ndodhur tani. 

Ti mund të pyesësh veten përse ishe kaq e tronditur kur kjo ndodhi ashtu siç ishte parathënë. Prandaj Unë do ta shpjegoj. Megjithëse shumë nga dyshimet e tua janë larguar në lidhje me vërtetësinë e komunikimeve të Mia me ty, gjendej akoma një frikë nga ana jote se ti nuk po i kuptoje këto profeci me saktësi. 

Ti duhet të ngrihesh tani me mirëbesim dhe të më lejosh Mua të ta largoj frikën. Vazhdo tani dhe publiko, pa hezitim, ngjarje të tjera që Unë t’i kam zbuluar. Duke e bërë këtë, më shumë njerëz do ta kuptojnë se jam Unë, Jezu Krishti, i Cili tani kërkon vëmendjen që kërkohet për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave.

Kur këto profeci të konfirmohen, do të ketë fare pak dyshim në zemrat e ndjekësve të Mi për vërtetësinë e tyre. Por shpirtrat e ngurtë, që refuzojnë të besojnë dhe që gjithmonë do të gjejnë një përgjigje logjike kur ata dëshmojnë të Vërtetën, akoma nuk do të jenë të bindur.

Përmbytje në Francë, valë të Nxehti në Turqi
 
Më dëgjoni Mua tani. Përmbytje do të ndodhin në jug të Francës këtë verë. Një valë të nxehti do të ndodhë në Turqi. Ngjarje të tjera ekologjike, që do të shkaktojnë rrëmujë, përfshijnë një tërmet në Angli (por jo menjëherë) disa prej të cilave do të ndikojnë mbi shtete të tjera Evropiane. Priteni një ngritje në nivelet e detit në Mesdhe, që do ta tronditë këdo. Tërmete do të ndjehen gjithashtu në Norvegji dhe në Amerikën e Jugut. 

Bija Ime, Unë do të zbuloj ty ngjarje të tjera, por vetëm me një arsye në mendje. Ajo është për të kthyer në besim fëmijët e Mi. Kur dhe nëse ata do ta pranojnë së Unë u flas atyre përmes teje, atëherë kjo do të më japë Mua gëzim. Unë nuk kam asnjë dëshirë t’i tremb fëmijët e Mi, por këto ngjarje do të vazhdojnë të përshkallëzohen nëpër botë si pjesë e Ndëshkimit të Madh që do të vijë. Ato janë një pjesë e nevojshme në betejën kundër mashtruesit.

Lutuni tani, fëmijët e Mi, për t’i dobësuar dhe shmangur këto ngjarje, sepse lutja është tepër e fuqishme si një mjet faljeje.

Shkoni tani në paqe. Mos kini frikë t’i publikoni këto profeci, sepse ato do të ndodhin.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Falja udha drejt lirisë

E Shtunë, 21 Maj 2011, në 10:40

Bija Ime, falja është udha drejt lirisë. Kur ju i falni ata që ju ofendojnë apo që ju kanë lënduar, ju çliroheni në shpirt. Kjo është kur gëzimi e mbush shpirtin tuaj. Kjo do të thotë gjithashtu se Unë Jam i pranishëm brenda jush. 

Kur ju i falni të tjerët, kjo është një shenjë dashurie, jo vetëm për fqinjin tuaj, por dashuri për Mua Shpëtimtarin tuaj Hyjnor. Për ata që nuk besojnë tek Unë, ta dinë se kur edhe ata i falin të tjerët Unë Jam i pranishëm dhe eci me ta. Megjithatë ata nuk e dinë se ndodh kështu.

Falja është dashuri. Dashuria Ime është e pafund. Por Unë ju lutem, fëmijët e Mi, të më lejoni Mua t’ju fal për mëkatet tuaja. Sikur vetëm do të më kërkonit Mua ta bëj këtë, ju jo vetëm që do të jeni të lirë, por dashuria dhe gëzimi që do të përjetoni do t’ju habisë.

Kjo vepër e përulësisë do t’ju lejojë të komunikoni me dashuri kundrejt të tjerëve. Drita juaj do të ndriçojë dhe do të ndikojë tek të tjerët në një mënyrë të veçantë, por as ju dhe as ata nuk do të jeni të vetëdijshëm për këtë. Dashuria Ime, pasi të ndodhë vepra e shpengimit, do ta vërshoj shpirtin tuaj. Shpirti juaj i pastër do të jetë si një magnet, ndërsa i tërheq të tjerët drejt jush.

Të falni të tjerët nuk është e lehtë, bijtë e Mi. Krenaria dhe një ndjenjë e vet-vlerësimit e pengojnë këtë vepër të madhe të mëshirës që të ndodhë. Kjo është puna e Satanit; sepse ai e di se mungesa e faljes çon në mëkate të tjera më serioze kundër Hyjit Atë. Kur ju nuk mund t’i falni të tjerët, para së gjithash, ju krijoni një indinjatë, që kur acarohet, çon në urrejtje dhe madje edhe vrasje. Në shumë raste ajo mund të çojë drejt luftës.

Nëse njerëzit kudo do ta falnin njëri tjetrin me mirësjellje, atëherë urrejtja nuk do të ekzistonte. Vrasjet do të ishin më pak të shpeshta, dhe dashuria – dashuria e Hyjit Atit të Përjetshëm, do të përhapej.

Mësoni ta falni njëri tjetrin. Hidheni tutje krenarinë dhe kërkoni Mëshirën Time. Sepse kur ju kërkoni diçka sipas Vullnetit Tim të Shenjtë, juve do t’ju plotësohet kërkesa.

Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/05/21/forgiveness-the-pathway-to-freedom/

Tuesday 27 October 2015

Paqartësi se çfarë do të thotë Ardhja Ime e Dytë

E Premte, 20 Maj 2011, në 10:00

Bija Ime fort e dashur, shumë njerëz pyesin veten se çfarë do të thotë në të vërtetë Ardhja e Dytë, prandaj më lejoni Mua t’jua shpjegoj.

Unë erdha në botë herën e parë për ta shpenguar njerëzimin nga errësira e përjetshme, që ai të mund të përfitonte nga jeta e përjetshme. Hyji Ati i Plotfuqishëm, prej Mëshirës së Tij, më dërgoi Mua me qëllim që të gjithë fëmijët e Tij të kishin jetë. Sepse deri atëherë, për shkak të mëkateve të Adamit dhe Evës, kjo nuk do të kishte qenë e mundur. Unë vij përsëri, këtë herë për t’i shpërblyer të gjithë ata që më ndjekin Mua.

Shumë paqartësi ekziston në botë në lidhje me këtë ngjarje. Shumë njerëz besojnë se Ardhja Ime e Dytë tregon se fundi i botës ka ardhur. Kjo nuk është ashtu, sepse përkundrazi, ajo tregon se kohët e fundit kur Satani dhe ndjekësit e tij, që krijojnë varfëri të papërshkrueshme në botë, do të hiqen nga Toka për 1,000 vjet.

Rreth Parajsës së Re mbi Tokë

Kjo Parajsë e Re që Unë kam premtuar do të krijohet kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një. Kjo jetë e re që Unë e sjell tek të gjithë ndjekësit e Mi të devotshëm është me dashuri dhe lavdi. Ju, ndjekësit të Mi, do të duhet të duroni shumë vuajtje, ndërsa ky tranzicion ndodh. Për të ndihmuar në përgatitjen e botës për këtë Ngjarje të Madhe, Unë Jam duke sjellë më parë një Dhuratë madhështore të Mëshirës Sime. Paralajmërimi i Madh, që do t’ju japë secilit prej jush mundësinë t’i shikoni mëkatet tuaja dhe se si ato më fyejnë Mua, do t’ju mundësojë që ta shihni të Vërtetën. Kur ta kuptoni njollën e mëkatit që ekziston brenda jush, vetëm atëherë ju do ta kuptoni me të vërtetë pikëllimin që Unë ndjej.

Një shikim i shkurtër i asaj çfarë do ndodhë në Gjykimin Final 

Duke ju lejuar të gjithëve që ta përjetoni këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime juve do t’ju jepet një shikim i shkurtër i vërtetë i asaj që ka për të ndodhur në ditën e Gjykimit Final. Në këtë mënyrë juve po ju jepet një mundësi e drejtë për t’u kthyer tek Unë edhe një herë. Shikoni, Unë ju dua të gjithëve me një pasion kaq të thellë dhe të pafund saqë Unë do të bëj gjithçka të mundur për t’ju shpëtuar nga mbërthimi i mashtruesit.

Megjithatë bëni kujdes, sepse Satani tani do t’i shtojë aktivitetet e tij përmes vëllezërve dhe motrave tuaja për t’ju bindur që të më ktheni Mua shpinën, madje edhe mbasi kjo Ngjarje e Madhe të ndodhë. Tani ju duhet ta hapni mendjen tuaj, t’i lini mënjanë të gjitha arsyetimet njerëzore për të pranuar të vërtetën e ekzistencës suaj mbi Tokë. Çdo gënjeshtër e sajuar në mendimin logjik shkencor të njeriut do të futet për t’ju penguar që ta pranoni të Vërtetën.

Satani nuk do që ju, fëmijët e Mi, të vini tek Unë. Mbërthimi i tij me anë të veseve duhet të thyhet, por kjo mund të bëhet vetëm me ndihmën tuaj. Mos e lejoni atë t’jua errësojë gjykimin me gënjeshtrat e tij. Do të jetë shumë e vështirë për ju t’i injoroni argumentet, ngacmimet dhe talljet e tij, sepse kjo është mënyra se si ai punon. 

Satani do të punojë përmes njerëzve të tjerë për t’ju dekurajuar 

Shumë prej jush nuk do ta dinë se Satani është duke punuar kështu përmes njerëzve të tjerë mendimet e të cilëve ju mund t’i respektoni. Por kjo është pikërisht ashtu si ai punon. Ai do të komunikojë përmes atyre shpirtrave të gjorë të cilët janë të tërhequr nga errësira. Ai do të sigurojë që mendjet e tyre të jenë të bllokuara ndaj të Vërtetës së Lavdisë Sime dhe të jetës së përjetshme që ju takon me të drejtë. Kurrë ndonjëherë mos e lini influencën e tij të ndikojë mbi dashurinë tuaj për Mua. Dhe mbajeni mend, ngaqë ai nuk do ta fitojë këtë betejë, ata shpirtra të gjorë që e ndjekin atë do të hidhen në Ferr bashkë me të. Nëse ju dëshironi jetën e përjetshme, atëherë përdoreni këtë kohë mbi Tokë për ta denoncuar Satanin sa e keni mundësinë.

Unë do ta qeveris Tokën për 1,000 vjet 

Bija Ime, Unë do ta Qeveris Tokën për 1,000 vjet. Mos u gaboni, sepse Unë Jam tani në kontroll të ngjarjeve ndërsa ato tani shpalosen nëpër botë. Unë tani e kam përgatitur udhën për në Mbretërinë Time të Re mbi Tokë dhe ajo kohë është afër, shumë më afër se sa shumë e kuptojnë. Gëzoni, sepse ky lajm do të mirëpritet nga të gjithë. Ai do t’i japë fund të gjithë vuajtjes në botë. Ai do të ndezë një burim dashurie dhe lavdie për t’u ndarë nga të gjithë fëmijët e Mi.

Kjo Parajsë e Re do të jetë përtej të kuptuarit tuaj, por dëgjoni këtë. Kjo jetë e re do t’ju ofrojë ju, të gjithë ndjekësve të Mi të devotshëm, një jetë pa shqetësime. Ju nuk do të keni nevojë për asgjë. Gjithçka do t’ju sigurohet nga Unë. Secili prej jush që e zgjedh këtë Mbretëri të Lavdishme do të mahnitet nga Xhevahiri i Çmuar që ju pret. Lutuni tani, që vëllezërit dhe motrat tuaja t’i hapin sytë ndaj të Vërtetës së premtimeve që Unë kam bërë, që edhe ata të mund të hyjnë në këtë Jetë të Re mbi Tokë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Përgjegjësia e Prindërve në botë sot

E Enjte, 19 Maj 2011, në 18:15

Bija Ime fort e dashur, bota tani është zhytur në thellësitë e dëshpërimit të plotë prej mungesës së besimit në Ekzistencën e Hyjit Atit të Përjetshëm. Edhe fëmijët e vegjël tani me kënaqësi e mohojnë Ekzistencën e Tij. Ato shpirtra të zbrazët, të ngurtë fyejnë jo vetëm Atin Tim të Përjetshëm, por më shkaktojnë Mua hidhërim të thellë.

Kaq shumë ju keni rënë, fëmijë, saqë e keni refuzuar plotësisht të gjithë ndjenjën e përshpirtërisë me të cilën ju ishit lindur. Sa larg mendoni se do t’ju çojë dashuria juaj për botën dhe materializmin e saj? Për ata prej jush të rritur në pasuri dhe në ngushëllimin e të gjitha kënaqësive të botës, ju duhet ta dini se ato shumë shpejt do të merren prej jush si pjesë e Purifikimit që do të vazhdojë.

Përgjegjësia e prindërve 

Përse u mësoni fëmijëve tuaj rëndësinë e materializmit të krijuar nga njeriu në dëm të shpirtrave të tyre të vegjël, të gjorë? Qëllimi juaj kryesor është që t’iu mësoni fëmijëve tuaj rëndësinë e krijimit dhe të ndërtimit të pasurisë. Ju rrallë ia mësoni atyre moralet që iu nevojiten për t’u pajisur me përgjegjësitë kur të rriten, në lidhje me si ata duhet të tregojnë respekt për të tjerët, për ta kuptuar rëndësinë e ndershmërisë dhe domosdoshmërinë për të treguar konsideratë ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre. 

Për fat të keq fëmijët e Mi e kanë humbur plotësisht udhën e tyre në drejtimin shpirtëror që kërkohet nga ata për të arritur në destinacionin përfundimtar. A nuk keni aspak turp? Kur do ta mësoni se dashuria juaj obsesive për para dhe gjithçka që ajo ofron do të përfundojë në shkatërrim? Do të jetë vetëm kur ju të zhvisheni lakuriq nga këto kënaqësi të cilat i dëshironi që ju do ta kuptoni se sa të vetmuar jeni.

Më dëgjoni Mua tani ndërsa ju mundeni. Vendosni të parat nevojat e familjes suaj, sepse kjo është mirë. Kryejini ato. Por ju lutem të mos i inkurajoni fëmijët tuaj të bëhen skllevër të pasurisë dhe dëshirës për famë, sepse ju do të jeni duke i shtyrë ata në krahët e Satanit. Fëmijët tuaj u lindën dhe iu dha jeta nga ju fizikisht, por ata janë Krijuar nga Hyji Ati i Përjetshëm, atëherë kur atyre iu ishte dhënë shpirti. 

Patjetër të tregoni përgjegjësi si një prind duke plotësuar nevojat fizike për fëmijët tuaj. Por kujtoni se shpirtrat e tyre kanë nevojë të ushqehen. Mësojuni atyre të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe rëndësinë e të kujdesurit për shpirtrat e tyre. Vetëm atëherë ju do të jeni duke iu dhënë fëmijëve tuaj ushqimin e vërtetë në trup dhe në mendje që atyre iu duhet për të mbijetuar, për të arritur të gëzojnë jetën e përjetshme.

Shpëtimtari juaj i dashur Hyjnor
Jezu Krishti

Nderojeni Atin Tim

E Mërkurë, 18 Maj 2011, në 17:00

Bija Ime fort e dashur, më mungoi koha që ti ma premtove Mua dje. Unë e kuptoj se ti ke një jetë shumë të ngarkuar, por dije se Unë Jam Jeta të Cilën ti duhet ta kërkosh mbi të gjitha aktivitetet e tua të përditshme.

Koha që njeriu të reflektojë ndershmërisht mbi jetën e tij 

Koha që njerëzimi të reflektojë mbi jetën e tij, në një mënyrë vërtetë të ndershme, ka ardhur. Të gjithë fëmijët e Mi kudo, në çdo skaj të botës, duhet t’i bëjnë vetes këtë pyetje. 

A besojnë ata se Hyji Atë ekziston, apo jo? Ndërsa kohët e fundit e parathëna afrohen gjithnjë e më afër, një numër zgjedhjesh tani duhet të bëhen. 

A e pranoni ju, fëmijët e Mi, se Hyji, Ati Im i Përjetshëm ju ka krijuar? Nëse e pranoni, atëherë përgjigjuni pyetjes tjetër. 

Sa kohë kaloni ju duke e falënderuar Atë për Dhuratat e jetës, familjes dhe miqve tuaj? Shtëpinë ku ju jetoni? Ushqimin që hani? Nëse nuk e bëni, ju nuk jeni një ndjekës i së Vërtetës.

Tregojini Atit Tim respekt

Për ata prej jush që besojnë në Hyjin Krijuesin e të gjitha gjërave, a nuk e dini se lutja është jetike nëse doni të përfitoni nga jeta tjetër e lavdishme që Ai ka planifikuar për ju? Flisni me Të çdo ditë. Tregojini Atij respektin që Ai meriton, sepse duke mos i kushtuar vëmendje Atij, ju më fyeni Mua. Për të gjithë ato ndjekës të Mi të devotshëm, Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, Jezu Krishti, ju bëj thirrje tani të kuptoni se sa e rëndësishme është të nderoni Atin Tim. Atij nuk po i kushtohet vëmendja që Ai meriton. 

Shumë njerëz kanë këtë imazh për Hyjin Atë, sikur Ai është i vrazhdë, i frikshëm dhe i zemëruar. Kaq të frikësuar jeni sa e shtyni Atë mënjanë. Po ta dinit se sa shumë Ai e dëshiron dashurinë tuaj ju do të binit në gjunjë në këtë çast dhe do t’i luteshit Atij t’ju falte. Ju lutem t’i luteni Hyjit Atë. Ai ka nevojë për dashurinë tuaj. Ai dëshiron përkushtimin tuaj. 

Lutja tek Ati Im siguron Mëshirë shumë të madhe. Kur ju i kërkoni Atit Tim t’ju mbrojë dhe t’ju shpëtojë, në Emrin Tim, Ai rrallë herë e refuzon kërkesën tuaj sipas Vullnetit të Tij Më të Shenjtë. Hyji, Ati Im i Përjetshëm, është shumë i Dashur, i Dhembshur dhe besnikëria ndaj Tij do t’i sjellë botës hire të mëdha dhe shpëtim.

Lutjuni Atit Tim për të shmangur katastrofat globale

Lutjuni Atit Tim për të shmangur katastrofat globale në emër të Birit të Tij të dashur dhe Ai do t’i dëgjojë lutjet tuaja. Sa shumë pak të Krishterë nëpër botë e thërrasin akoma Atë për ndihmë. Ai, i Cili me kaq dashuri e krijoi njeriun sipas Shëmbëllimit të Tij, është lënë në harresë. Tregojini Atij nderimin që tani kërkohet, për të ndihmuar në dobësimin e katastrofave ekologjike që do të ndodhin në Tokë gjatë Mundimit të Madh.

Ati Im e mban botën në Duart e Tij. Megjithatë, fëmijët e Tij, nuk e nderojnë apo e adhurojnë më Atë. Ata janë të pavetëdijshëm për faktin se ndërsa Satani vazhdon të vjedhë shpirtrat ka vetëm një Fuqi që do t’i rezistojë përjetësisë dhe ajo është Fuqia e Hyjit. Në Mëshirën e Tij Ai do t’i dëgjojë thirrjet tuaja për ndihmë. Ju lutem ta thërrisni Atë tani, sidomos në këto kohë të ndryshimit të madh.

Shpëtimtari juaj i dashur
Biri i Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm
Jezu Krishti

Monday 26 October 2015

Rëndësia e agjërimit dhe e vet-mohimit

E Hënë, 16 Maj 2011, në 11:30

Bija Ime e dashur, ti më në fund po e kupton se pa Mua ju nuk jeni asgjë. Është përmes hireve të Mia që ju merrni jetë në Mbretërinë e Atit Tim. Pa Praninë Time në jetën tuaj ajo do të jetë e shkretë dhe pa asnjë kuptim të vërtetë. Oh sa dëshiroj Unë që të gjithë fëmijët e Mi ta kuptonin jetën që Unë mund t’u sjell atyre, sidomos përmes Sakramentit të Eukaristisë së Shenjtë. Sepse është vetëm kur ju më merrni Mua në shpirtrat tuaj të dobët përmes Bukës dhe Verës Hyjnore që ju me të vërtetë do ta ndjeni Dashurinë Time. Kjo Dashuri do t’ju forcojë, jo vetëm në shpirt, por edhe në mendje. Prania Ime do t’ju ngrejë lart
ë për t’ju bërë ndjekës të Mi të vërtetë.

Një ndjekës i Imi që nuk më merr Mua rregullisht përmes këtij Sakramenti Më të Shenjtë do të jetë si një enë që është vetëm gjysmë e mbushur. Ju keni nevojë për Trupin dhe Gjakun Tim, i cili ishte derdhur për të gjithë ju, për t’ju mbushur me Praninë Time të Vërtetë. Sepse pa atë ju nuk do të jeni në gjendje për të gjetur forcën e vërtetë për ta shpallur plotësisht Lavdinë Time.

Fëmijë, ju duhet të kuptoni se besimi në Ekzistencën Time është vetëm pjesë e udhëtimit tuaj shpirtëror. Ka shumë më tepër që ju duhet të kuptoni. Do të jetë vetëm përmes mohimit tuaj të kënaqësive të trupit që ju do të jeni me të vërtetë të mbushur. Për shkak të faktit se Satani e kontrollon njeriun përmes tundimeve të trupit po ashtu edhe ju duhet t’ia mohoni atij mund
ësinë e hyrjes tek këto kënaqësi që ju mund të kërkoni. Agjërimi është një nga mënyrat më të fuqishme për ta liruar shpirtin tuaj nga Satani dhe djajtë e tij. Fare pak njerëz në botë mund ta kryejnë këtë sakrificë, megjithëse është kaq e thjeshtë dhe nuk e dëmton shëndetin tuaj. 

Një ditë agjërimi në javë do t’ju sjellë hire të veçanta. Duke bërë sakrifica të vogla në nderin Tim, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, ju jo vetëm që do të shpëtoni shpirtra, por do të afroheni më pranë me Mua. Sakrifica të tjera ku ju të mohoni të mirat materiale do t’ju afrojnë gjithashtu më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Jeta, fëmijët e Mi, nuk duhet të jetë e gjitha për ndjekjen e gjërave materiale, nëse ato janë më të tepër se nevojat tuaja të vërteta. Duke pranuar nevoja të thjeshta dhe duke e përkushtuar kohën tuaj ndaj Meje, ju do të ndjeni kënaqësi të vërtetë. Jo vetëm kjo, por për herë të parë në jetën tuaj ju do ta njihni kuptimin e lirisë së vërtetë. Dijeni, Satani e kontrollon njeriun përmes dëshirave të trupit përfshirë ushqimin, rrobat, seksin, shtëpitë, makinat, pushimet, jetën luksoze, muzikën, alkoolin dhe adhurimin e njerëzve të famshëm. Duke e pranuar se këto janë thjeshtë iluzione, atëherë ju do ta kuptoni se koha juaj në Tokë nuk duhet të shkojë dëm me ndjekje të tilla të pavlera.

Koha juaj në Tokë, fëmijë, është vetëm pjesë e udhëtimit tuaj për në përjetësi. Jeta e një lloji tjetër do të vazhdojë për ju pas vdekjes. Pavarësisht nëse njerëzit besojnë apo jo në Hyjin Atin e Përjetshëm, shpirtrat e tyre do të ekzistojnë akoma pas vdekjes. Kërkojeni tani Dritën me qëllim që shpirti juaj të përjetojë lumturinë e vërtetë në përjetësi dhe një vend të lartësuar në Parajsë. Për ta arritur këtë nivel të shenjtërisë shpirtërore ju lutem të bëni sakrifica të trupit ndërsa jeni akoma gjallë në Tokë. Ofrojini, gjithashtu, të gjitha vuajtjet tuaja në jetën tuaj për shpirtrat e humbur dhe ju do të korrni shpërblimet që ju presin në jetën tjetër.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Friday 23 October 2015

Refuzojeni punën e Spiritualizmit të Epokës së Re

E Diel, 15 Maj 2011, në 17:00

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam duke i bërë thirrje të gjithë ndjekësve të Mi për ta denoncuar punën e Lëvizjes së Epokës së Re, që e ka mbërthyer botën.

Krishtërimi gjithmonë ka qenë një shënjestër kryesore e Satanit. Për shkak se ai është aq dinak, ai vazhdimisht do të përpiqet t’i joshë ata me shpirtra të zbrazët dhe të humbur. Ai gjithmonë do të përpiqet t’i paraqesë gënjeshtrat e tij të kuptohen sikur të jenë dashuri. Pastaj ai do të përpiqet të kontrollojë mendjet e fëmijëve të Mi duke përdorur taktika të lashta pagane të krijuara për t’ua çliruar mendjet nga të ashtuquajturat strese të jetës moderne. Bëni kujdes ju që jepeni pas praktikave, që deklarojnë të sjellin gjendjen tuaj mendore në një fazë harrese, në emër të meditimit. Sapo ju ta lejoni mendjen të kontrollohet në këtë mënyrë, Satani dhe djajtë e tij do mund të lëvizin në të me kaq qetësi sa ju nuk do ta kuptoni, kaq i pandjeshëm do të jetë kalimi.

Shmangni praktikat e lashta shpirtërore përfshirë përdorimin e kartave tarok

Shumë, shumë shpirtra në botë kanë etje për drejtim shpirtëror. Në përpjekjet e tyre për të sjellë kuptim në jetën e tyre, ata gabimisht po e lejojnë veten të përfshihen në praktika që çojnë në paganizëm. Çdo dogmë e rreme, që ju nxit të besoni se paqja në zemrën dhe shpirtin tuaj mund të arrihet përmes praktikave të lashta shpirtërore duhet të shmanget në çdo kohë. Mësoni t’i njihni ato se çfarë janë realisht.

Përdorimi i kristaleve, meditimit, reikit, jogës, kartave tarok, besimi në shpirtra udhëzues, metafizika dhe të ashtu-quajturit shërues besimi janë për t’ju nxitur që të besoni në një ekzistencë tjetër superiore jashtë asaj të krijuar nga Hyji Ati i Përjetshëm.

Paralajmërim rreth mësuesve të ngjitur

Shumë prej jush sot, që janë vazhdimisht në kërkim të ngushëllimit shpirtëror duke praktikuar ndjekjen e engjëjve tuaj duhet gjithashtu të jeni vigjilentë ndaj faktit se menjëherë sa termi mësues të ngjitur të përmendet, të jeni të sigurt se këto engjëj nuk vijnë nga Qielli. Mësuesit e ngjitur, bijtë e Mi, janë engjëj të rënë dhe vijnë nga errësira. Por juve do t’ju thuhet dhe pastaj do t’ju bindin se ata vijnë nga drita. I gjithë ky spiritualizm pagan, nëse ju e lini t’jua kontrollojë jetën, eventualisht do t’ju tërheqë poshtë në gropat e errësirës kur ju më pak e prisni. Satani do të jetë kaq i kujdesshëm se si ai i paraqet këto gënjeshtra të errëta, sepse në çdo kohë do t’ju thuhet, dhe ju do ta besoni, se këto gjëra janë të gjitha të mira.

Shumica e këtyre praktikave janë paraqitur sikur të jenë të mira për vetëbesimin tuaj, konfidencën, kontrollin mbi jetën tuaj, të gjitha këto janë një gënjeshtër. Jo vetëm që këto praktika ju largojnë nga e Vërteta, por ato sjellin një dëshpërim të pa treguar sapo shpirtrat djall
ëzor hyjnë në shpirtin tuaj si rezultat direkt i këtyre praktikave.

Bibla paralajmëron për rreziqet e magjisë

E Vërteta kurrë nuk mund të shtrembërohet. Mësimet e dhëna njeriut në Biblën e Shenjtë e paralajmërojnë njerëzimin për rreziqet e magjisë, tregimit të fatit dhe adhurimin e hyjnive të rremë. Në botën e sotme, këto praktika paraqiten si jo të dëmshme, por të nevojshme, për mirëqenien tuaj shpirtërore. Për shkak të natyrës së shpirtrave të butë, shumë prej tyre do të tërhiqen natyrshëm drejt praktikave të epokës së re për shkak të fasadës së rreme të dashurisë që ato shfaqin. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e Vërteta.

Paralajmërim për përkushtimin fanatik ndaj engjëjve

Kujtoni se është Satani dhe engjëjt e tij të rënë që ju kanë tërhequr me kujdes dhe me dinakëri në këto gënjeshtra të pa dyshuara. Për ata prej jush që promovojnë një përkushtim pothuajse fanatik ndaj engjëjve, Unë kam këtë për t’ju thënë. 

Përse ju nuk shpallni në fillim Fjalën e Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm? A nuk është ky fiksim me engjëjt një tjetër formë e idhujtarisë? Po, patjetër, lutuni për ndihmën e engjëjve të shenjtë, sidoqoftë, gjithmonë bëni këtë pyetje. A është përkushtimi juaj ndaj engjëjve në dëm të dashurisë suaj për Jezu Krishtin, Birin e Hyjit apo Hyjin Atin e Përjetshëm? Nëse është kështu atëherë ju më fyeni Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, Jezu Krishtin.

Zgjohuni tani ndaj gënjeshtrave të të ashtu-quajturit spiritualizëm. Engjëjt që ju tërhiqni duke marrë pjesë në praktika të tilla nuk do të vijnë nga Qielli apo nga Drita. Ata do të duken sikur vijnë nga Drita por ky është mashtrimi që Satani dhe djajtë e tij përdorin me zgjuarsi për t’i kamufluar veprimet e tyre.

Mbajeni mend një mësim të fundit. Vishini praktikat tuaja pagane sa të doni, për t’u dukur sikur po i bëni nderime Dritës Hyjnore të Qiellit, por do të jetë gënjeshtër. Gënjeshtra, dhe ata që ju i bindni të ndjekin këtë udhëtim të çuditshëm drejt të ashtu-quajturës mbretëri shpirtërore, jashtë asaj të Atit Tim, do t’ju sjellë kaq pranë Satanit sa përtej njëfarë pike nuk do të ketë më kthim.

E vetmja Mbretëri Hyjnore e Dashurisë që ekziston jashtë kësaj Toke është Qielli. Çdo gjë tjetër që ju është thënë është e pavërtetë. Satani, megjithatë, do që ju të besoni se ka. Realiteti është se ai po i tërheq të gjithë ata shpirtra që nuk dyshojnë dhe supersticiozë brenda errësirës së Ferrit bashkë me të dhe të gjithë engjëjt e rënë, gjithçka në emër të dashurisë së rreme.

Ju lutem ta kujtoni se Dashuria, Dashuria e Vërtetë, mund të vijë vetëm nga Hyji Ati i Përjetshëm.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Thursday 22 October 2015

Përse Hyji, Ati i Përjetshëm, po dërgon profetë të rinj në botë

E Premte, 13 Maj 2011, në 22:45

Bija Ime fort e dashur, atyre që dyshojnë, sidomos shërbëtorëve të Mi të shenjtë, të cilët mund ta shpërfillin Fjalën Time përmes këtyre Mesazheve, kjo është ajo çfarë Unë do të doja t’ju them. Rriteni besimin tuaj tek Unë duke e pranuar se Fjala Ime i ishte dhënë botës jo vetëm gjatë kohës Sime në Tokë, por përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë edhe pas saj.

Që nga fillimi i kohës, Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka komunikuar me njerëzimin përmes profetëve; në këtë mënyrë Mësimet e së Vërtetës iu ishin bërë të njohura njeriut për të siguruar që besimi i tyre të qëndronte i fortë. Zbulime të tjera dhe mësime mbi të Vërtetën iu ishin dhënë gjithashtu njerëzimit përmes apostujve, dishepujve të tjerë të devotshëm dhe përmes profetit, Gjon Ungjilltarit. 

Pas kësaj Fjala Ime, Mësimet e Mia dhe çdo gjë që njeriu kishte nevojë për t’i sjellë atij shpëtimin e nevojshëm ishte në rregull. Tani që bota po ndeshet me ndryshimin më të madh në historinë e vet, Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka dërguar profetë të rinj në botë. Këta profetë, pa dyshim, që nuk ju sjellin Mësime të reja, sepse kjo nuk është e nevojshme. 

Përkundrazi ata po dërgohen për tri arsye.

E para është për ta kujtuar njerëzimin për të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës. E dyta është për ta bërë njeriun vigjilent ndaj kohërave që ai po jeton me qëllim që ai të mund ta rindezë besimin e tij. E treta është për të ndihmuar në përhapjen e kthimit në besim me qëllim që ndjekësit e Mi të mund të formojnë ushtrinë më të madhe nga të gjitha për të shpëtuar shpirtra. Unë Jam duke komunikuar përmes kësaj profeteje dhe të tjerëve, që Fjala Ime të dëgjohet në çdo skaj të botës.

Kujtoni Dashurinë dhe Dhembshurinë Time Absolute

Dëgjojini me kujdes të gjitha këto Mesazhe, që jo vetëm e shpallin Fjalën Time ashtu si ju e njihni, por, që edhe zbulojnë tek ju Dashurinë dhe Dhembshurinë Time Absolute për secilin prej jush. Kujtoni gjithashtu, Mëshirën Time të madhe. Të gjithë mëkatarët do të falen menjëherë sapo të kërkojnë shpengim.


Ndërsa shkatërrimet ekologjike do të ndodhin, ju lutem kujtoni se lutja përfshirë recitimi i Rruzares së Shenjtë dhe Mëshirës Hyjnore do të ndihmojnë në shmangien e shumë prej tyre. Mbajeni mend, fëmijët e Mi të shtrenjtë, se ju që besoni tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm dhe që ndiqni udhëzimet e Mia nuk keni asgjë për t’u frikësuar. 

Gjithashtu më lejoni Mua t’ju kujtoj se për shkak të dy Veprave të mëdha të Mëshirës që po ju jepen – Dhurata e Shpirtit të Shenjtë, që shpërtheu në mbarë botën pak ditë më parë dhe Paralajmërimi i Madh, miliona do të konvertohen tek e Vërteta. Kjo do të jetë një mrekulli e madhe, dhe e tillë që do të sjellë gëzim tek shumë.

Persekutimi nga Dragoi i Kuq dhe nga ata jo të Hyjit

Ndërsa Satani do të ngrihet përmes ndjekësve të tij të gjorë, të gënjyer të cilët ai i tërheq nga Unë – nga shpresa e tyre e vetme e shpëtimit të përjetshëm – kjo do të jetë vetëm për një periudhë të shkurtër. Megjithatë, Unë duhet t’ju paralajmëroj, se do të jetë një periudhë e frikshme e persekutimit e udhëhequr nga Dragoi i Kuq dhe ato grupe politike, jo nga Hyji.

Përmes lutjes dhe Sakramenteve ju do të gjeni forcën për të këmbëngulur gjatë këtyre sprovave. Të gjitha këto ngjarje kanë qenë parathënë dhe duhet të ndodhin, me qëllim që i ligu të çrrënjoset më në fund nga bota. Është e nevojshme, prandaj, që ky pastrim dhe një varg ndëshkimesh të ndodhin; sepse vetëm atëherë bota do të jetë gati për Parajsën e Re në Tokë.

Kurrë mos e shpërfillni thirrjen Time. Është vetëm kur ju ta shikoni se profecitë e zbuluara tek ju nga lajmëtarët e Mi të zgjedhur po fillojnë të materializohen që ju do ta dini me siguri se jam Unë Ai që po flet me ju.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Wednesday 21 October 2015

Tërmeti në Evropë ndodhi sot ashtu siç parashikohej

E Mërkurë, 11 Maj 2011, në 23:00

Bija Ime e dashur, sot tërmeti për të cilin të fola disa muaj më parë ndodhi në Evropë, në Spanjë sot. Ndodhi të tjera ekologjike, që përfshijnë një vullkan, përmbytje dhe një valë e nxehtë do të pasojnë.

Kushtojini vëmendje këtyre ngjarjeve sepse kur ato të ndodhin kjo do të provojë se këto Mesazhe po vijnë nga Unë, Jezu Krishti.

Kjo, bija Ime, është Dora e Atit Tim, i Cili ka për të lëshuar ndëshkim mbi botën për të bërë të mundur zhdukjen e mëkatit. Lutuni dhe vazhdoni të luteni për më shumë konvertim për t’i dobësuar këto shkatërrime.

Nëna Ime e dashur të shpjegoi një numër gjërash të rëndësishme këtë mbrëmje. Nevoja për lutje ditore dhe Adhurim është e rëndësishme – sa më shpesh që të mundesh – sepse kjo do të sjellë rezultate madhështore për ty, bija Ime, në Punën tënde.

Pusho tani. Ti je e lodhur. Unë do të flas me ty nesër. Shko në paqe.

Shpëtimtari yt Hyjnor
Jezu Krishti

Tuesday 20 October 2015

Mesazh nga Virgjëra Mari në lidhje me mbrojtjen e Shenjtorëve

E Mërkurë, 11 Maj 2011, në 22:30

Fëmija im, ti po afrohesh tani shumë më pranë Zemrës së çmuar të Birit tim. Udhëtimi yt ka qenë i vështirë, por ai ndodhi në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Ishte prej urdhrit të Hyjit Atë që unë u dërgova për ta komunikuar ty thirrjen tënde për këtë Punë. Përgjigja jote ishte e menjëhershme. Ti kurrë nuk hezitove. 

Sepse kjo është fuqia e dashurisë që ti ke për mua Nënën tënde të Bekuar. Unë të kam udhëzuar dhe drejtuar ty drejt kësaj thirrjeje shumë të veçantë. Të lutem që të vazhdosh te kthehesh tek unë, Nëna jote e dashur, çdo ditë për udhëzim të përditshëm. 

Të gjithë shenjtorët janë duke ecur akoma me ty, por ti nuk e di këtë. Ti duhet t’i drejtohesh Shën Benediktit, Shën Jozefit, Shën Gjon Ungjilltarit, Shën Agustinit dhe Krye-engjëllit Mikael për të të dhënë mbështetjen që do të të duhet. Sa shumë e forcuar je ti tani, bija ime, saqë çuditesh përse. Është për shkak të bindjes tënde ndaj Birit tim të dashur që ti tani po merr hiret e nevojshme për këtë Mision Hyjnor të veçantë, për të cilin ti ke qenë zgjedhur.

Medalja e Shen Benediktit
Lutja e Rruzares sime Më të Shenjtë çdo ditë është e rëndësishme, sepse do të mbrojë ty nga i ligu. Shën Benedikti është caktuar tek ti në çdo kohë për të të mbrojtur nga sulmet e mashtruesit. Kjo është pse sulmet më të këqija janë mbajtur larg prej teje. Lutju atij çdo ditë, bija ime, për këtë mbrojtje të vazhdueshme.

Pranoje vuajtjen e kërkuar prej teje nga Biri im i shtrenjtë, Jezu Krishti, sepse kjo do të shpëtojë shpirtra të panumërt. Dhurata jote e veçantë tek Ai e vullnetit tënd të lirë, do të ndalojë miliona shpirtra të hyjnë në zjarret e Ferrit. Vazhdo të kujtosh se çfarë vuajtja jote po arrin dhe gëzimin që kjo do të sjellë në Zemrën e Shenjtë të Birit tim.

Ti tani po gëzon Dhuratën e veçantë të të qenit në bashkim me Birin tim. Sa më tepër të dorëzohesh plotësisht, të tregosh përulësi dhe të bësh sakrifica të tjera, aq më shumë ti do ta ndihmosh Atë në këtë detyrë, që është kaq e rëndësishme për Të. 
 
Të jesh mirënjohëse, bija ime, që të është kërkuar ta bësh këtë Punë të shenjtë, sepse pa të miliona shpirtra nuk do të mund të shpëtoheshin.

Afrohu tani më pranë Zemrës sime dhe më lër të të mbaj më pranë Birit tim. Unë do të të mbroj dhe udhëzoj në çdo kohë.

Nëna jote e dashur
Mbretëresha e Paqes