Tuesday, 29 March 2016

Profetët e rremë po përpiqen ta njollosin Fjalën Time Të Shenjtë

E Mërkurë, 26 Tetor 2011, në 15:30

Bija Ime e dashur, të lutem t’i tregosh fëmijve të Mi të jenë vigjëlentë ndaj vizionarëve të rremë që flasin në Emrin Tim, por që shpallin fjalë që nuk vijnë nga Buzët e Mia.

Shumë nga këta të vetë-quajtur vizionarë, që nga jashtë shfaqen si Katolikë dhe me gjithë veprimet e shoqëruara me këtë si dhe doktrina të tjera të Krishtere, janë në fakt ndjekës të epokës së re.

Ndjekësit e epokës së re do të infiltrojnë tani botën për t’i bindur fëmijët e Mi se janë dërguar për të shpallur Fjalën Time Të Shenjtë. Fjalët e tyre do të duken në pamje të parë të jenë të vërteta. Gjuha që ata përdorin do të jetë e sofistikuar, dashamirëse, e matur, por do të maskoj një gënjeshtër.

Kjo është epoka që do të shfaqen profetët e rremë dhe shumë nga fëmijët e Mi do ta kenë të vështirë ta dallojnë të Vërtetën nga trillimi.

Ti, bija Ime, tani je vënë në shënjestër nga këta vizionarë që kanë dalë për ta njollosur Fjalën Time Të Shenjtë. Mos e lejo këtë të ndodhi se përndryshe fëmijët e Mi do të zhyten në një errësirë nga e cila do të kenë të vështirë të çlirohen.

Mbajeni mënd këtë. Këta profetë të rremë janë gjithashtu fëmijët e Mi të dashur, prandaj ju lutem të luteni për ata. Për fat të keq, ata janë gënjyer të besojnë në një hierarki dhe univers imagjinar, që nuk egziston.

Bëni kujdes nga ata që i referohen zotave të ngritur apo që flasin për një epokë të re të dritës ku Hyji Atë shihet thjesht si një aspekt tjetër. Këta shpirtra nuk marrin udhëzime nga Unë. Ata reklamojnë besime të mbjella nga mashtruesi. Në shumë raste këta shpirtra të gënjyer besojnë se po marrin mesazhe Hyjnore. Kështu punon Satani. Fjalët e tij të buta, qetësuese, do të nxjerrin një grup fjalësh të zymta, të ftohta, por bindëse. Ato nuk vijnë nga Hyji Më i Larti.

Ashtu si të kam thënë më parë, Unë i flas botës në një mënyrë të thjeshtë. Unë nuk kam nevojë për gjuhë të zbukuruar me preteksin e një zëri të ftohtë, superior. Unë përpiqem për të mos futur frikë në zemrat tuaja. Unë thjesht përpiqem t’ju çoj drejt të Vërtetës dhe rëndësisë për dashurinë e fqinjit tuaj.

Sa e vështirë është për ju, fëmijë, në këto kohë trazirash.

Lutuni, lutuni që të mos bëheni viktima të një serie gënjeshtrash, që do të përhapen nga profetët e rremë. Nëse mesazhet e tyre duken të trilluara, janë të vështira për t’u kuptuar dhe godasin frikë në zemrat tuaja, ato nuk janë nga Unë.

Fëmijë, qëndroni të përqëndruar vetëm tek Unë. Unë kam shumë për t’ju treguar. Mos e lejoni veten të çorjentoheni as për një minutë pasi do t’ju pengoj të shpëtoni ata shpirtra që kanë tepër nevojë për lutjet tuaja.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht:



Monday, 28 March 2016

Hyji Atë: Ju duhet ta refuzoni errësirën dhe ta pranoni Dritën

E Martë, 25 Tetor 2011, në 15:30

Bija Ime e dashur, tregoi botës se Unë i përqafoj të gjithë fëmijët e Mi në Krahët e Mi. Gjithçka do të jetë mirë. Gjithçka duhet të lihet tani në Duart e Mia të Shenjta ashtu si duhet të jetë.

Unë urdhëroj që Biri Im edhe njëherë të dërgohet në botë për ta shpëtuar njerëzimin nga shkatërrimi i mëkatit. Kjo është Vepra Ime Hyjnore e Drejtësisë për ju, fëmijët e Mi të dashur, me qëllim që Unë të mund të rivendos Mbretërinë Time mbi Tokë.

Frika nuk vjen nga Unë. Frika vjen nga errësira. Kur ju keni frikë nga Unë, dijeni se është errësira që e mbështjell shpirtin tuaj dhe jo Madhështia Ime Hyjnore.

Për të qënë pjesë e Mbretërisë Sime, ju duhet ta refuzoni errësirën dhe ta pranoni Dritën. E njëjta Dritë tani po hidhet mbi ju prej Veprës Hyjnore të Mëshirës së Birit Tim.

Dashuria Ime për të gjithë ju, fëmijë, është kaq e madhe sa Unë do ta përdor gjithë Fuqinë Time për të shpenguar shpirtrat ngado. Dora Ime e Drejtësisë do të bjer mbi ata shpirtra që më refuzojnë Mua, por jo deri kur çdo përpjekje të jetë shfrytëzuar për t’i bashkuar të gjithë fëmijët e Mi ngado.

Mbretëria e Lavdisë Sime të madhe do t’i zbulohet botës së shpejti. Asnjë nga ju, fëmijë, nuk do të dojë ta refuzoj Mbretërinë Time të Lavdishme, e cila do të Mbretëroj në Epokën e Re të Paqes mbi Tokë.

Lutuni për ata që do ta kenë të vështirë të pranojnë të Vërtetën.

Hyji Ati i Gjithpushtetshëm

Mesazhi ne anglisht:


Ardhja Ime do të jetë më e shpejtë se ju e prisni

E Hënë 24 Tetor 2011, në 19:00

Bija Ime e dashur, ti nuk duhet t’i lejosh ata që vazhdojnë ta dyshojnë dhe ta gjykojnë Fjalën Time Më Të Shejtë të të shqetësojnë ty. Shpërfilli këto pyetje. Qëndro e heshtur. Lutu për ata dhe vazhdo se nuk ka shumë kohë tani.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju, fëmijë të dashur, të uleni qetësisht dhe të luteni tek Unë për Mëshirë. Ju lutem, mos u frikësoni sepse Unë vij vetëm për t’ju shpëtuar dhe jo për të Gjykuar. A nuk e dini ju këtë? Nuk ka pse të frikësoheni thjesht besoni tek Unë plotësisht.

Ardhja Ime do jetë më e shpejtë se ju e prisni, prandaj ju lutem t'i pregatisni shpirtrat tuaj. Lutuni për të gjithë shpirtrat që më mohojnë Mua apo që e refuzojnë Dhuratën Time të Mëshirës Hyjnore. Ju, shpirtat e Mi të vegjël, më sillni Mua kaq ngushëllim dhe e lehtësoni mundim dhe vuajtjen që Unë duroj kur Unë shikoj urrejtje ngado në botën tuaj.

Afrohuni tek Unë, fëmijë, dhe më lejoni Mua t’ju përqafoj për t’ju dhënë forcën dhe besimin që ju duhet për të më përshëndetur Mua. Ju, ushtria Ime e veçantë, jeni të bashkuar me Mua dhe nëse e kuptoni apo jo, ju po udhëhiqeni nga Shpirti i Shenjtë në përpjekje për të shpëtuar shpirtra.

Uluni qetësisht, të vegjëlit e Mi, dhe mos harroni se Unë Jam me ju gjatë gjithë kohës. Gëzohuni dhe prisni Ardhjen Time kur Unë të hedh Hiret e Mia për të mbuluar të gjithë ndjekësit e Mi të dashur ngado.

Nuk ka rëndësi se ku jetoni, nuk ka rëndësi nga cila pjesë e botës ju jeni, ju jeni të Mitë. Unë ju dua. Shikoni me zemra te hapura dhe me bindjen se po i afrohemi Paralajmërimit.

Jezusi juaj 

Mesazhi ne anglisht:




Sunday, 27 March 2016

Unë dëshiroj të formoj një Ushtri të Grupeve të Lutjes

E Djelë, 23 Tetor 2011, në 19:15

Bija Ime e dashur, duhet të bëhet e ditur se Unë dëshiroj të formoj një ushtri të Grupeve të Lutjes nëpër botë. Unë do t’ju pajis ju, ushtria Ime, me Lutjet që do të duhen të recitohen për të shpëtuar shpirtrat. Këto Grupe Lutjesh do të zgjerohen dhe brënda radhëve të tyre do të ngrihet një ushtri e vërtetë e ndjekësve të devotshëm për të sjellë të Vërtetën e Premtimit Tim Hyjnor të Shpëtimit për të gjithë.

Këto Grupe do të formojnë ushtrinë ashtu si është urdhëruar nga Ati Im i dashur, e cila do të mposhti errësirën e keqe të shkaktuar nga Satani dhe besimtarët dhe ndjekësit e tij.

Po, bija Ime, edhe pse e vështirë për t’u kuptuar, por ka shumë njerëz, që jo vetëm e pranojnë Satanin, por që i bëjnë atij nderime. Ka shumë shpirtra në errësirë të cilët i bëjnë nderime dhe e adhurojnë mbretin e errësirës. Shumë kisha, të fshehura nga sytë e fëmijve të Mi të Dritës, janë ngritur në nderim të Satanit. Ata përulen para tij, mbajnë mesha të zeza dhe më fyejnë Mua me çdo lloj blasfemie dhe fyrje, që do t’ju trondiste dhe do t’ju shkaktonte neveri. Numri i tyre po rritet dhe shumë nga ndjekësit e dedikuar dhe të përkushtuar të Satanit punojnë në pozita të larta shumë të respektueshme në biznes, banka dhe sfera politike. Ata janë të bashkuar në një në kundërshtim me Hyjin, Atin Tim Të Përjetshëm, me dijeni të plotë se çfarë janë duke bërë.

Ashtu si Satani e urren njerëzimin, se u krijua nga Hyji Atë, Krijuesi i të gjitha gjërave, edhe këta përkrahës satanik e urrejnë njerëzimin. Urrejtja që ata ndjejnë është kaq e thellë sa do të përpiqen të formojnë një ushtri elite për të shkatërruar miljona jetë mbi Tokë. Në kërkimet e tyre për pushtet dhe pasuri, ata do të synojnë të hapin rrugën për nevojat e tyre vetjake dhe dëshirën për të kontrolluar njerëzimin.

Këta janë mes mëkatarëve më të ngurtë, për të cilët Unë kërkoj ndihmën tuaj, fëmijë. Unë kam nevojë për lutjet tuaja për t’i hapur zemrat e tyre ndaj gënjeshtrave ndaj të cilave ata janë shtyrë të besojnë nga mashtruesi. Ata janë të humbur për Mua, nëse nuk lypin Mëshirën Time. Prandaj dhe lutja mund të jetë hiri i tyre i vetëm i shpëtimit.

Kjo ushtri e fuqishme, e udhëhequr nga mashtruesi, do të përpiqet të shkaktoj shkatërrim të tmerrshëm. Ata tashmë janë duke e provuar t’i helmojnë fëmijët e Mi në mënyra nga më dinaket përmes ujit, ilaçeve dhe ushqimit tuaj. Ju lutem të qëndroni vigjëlent gjatë gjithë kohës.

Dora e Atit Tim do të bjerë, shpejt pas Paralajmërimit, mbi ata shpirtra të liq nëse ata vazhdojnë ta refuzojnë Mëshirën Time. Ndërkohë, fëmijë, ju duhet të ngriheni dhe të mos i lejoni kombet tuaja të nënshtrohen.

Lutuni për mbrojtjen Time dhe e bëni jetën të thjeshtë. Lutuni dhe merrni Sakramentet. Kërkoni ndihmën Time në të gjitha gjërat dhe Unë do t’i përgjigjem thirrjeve tuaja sipas Vullnetit Tim Më Të Shenjtë.

Lutuni, lutuni, lutuni për të dobësuar planet djallëzore për të kontrolluar botën, që ky grup djallëzor po komplomenton. Ata po fitojnë pushtet në Lindjen e Mesme dhe po bëjnë përpjekje për të kontrolluar Evropën, para se të vënë në shënjestër pjesë të tjera të botës.

Armiqtë që ata ju shfaqin në lajmet e medias nuk janë armiqtë e vërtetë. Ata krijojnë armiq për të justifikuar sulmet, të cilat gjithmonë do të kenë të njëjtat synime, të kontollojnë, të zotërojnë dhe të ndërtojnë pasuri.

Lutuni për ata të kthehen, sepse pa kthim, veprat e tyre djallëzore do të shkaktojnë shumë hidhërim dhe dëshpërim. Megjithatë, Ati Im i Përjetshëm do ta kryej ndëshkimin e Tij, por ata prapë mund të sjellin dëme, që do të shkaktojnë vuajtje të patreguara mes fëmijve të Mi.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:



Paralajmërimi është një formë e Rrëfimit Global

E Premte, 21 Tetor 2011, në 20:30

Bija Ime e dashur, shkruaje këtë. Ju tani po kaloni vuajtje intensive për të shpëtuar ata shpirtra të errësirës që më refuzojnë Mua dhe Atin Tim.

Kaq të mbyllur dhe të ngurtë janë ata shpirtra sa do të jetë vetëm përmes lutjeve të të tjerëve dhe vuajtjes së shpirtrave viktimë që ata mund të shpëtohen, sepse ata do të refuzojnë të kërkojnë shpengim. Kokfortësia e tyre nuk do t’i lër ata të ndjejnë mjaft pendesë për të rrëfyer mëkatet e tyre dhe të lypin falje.

Paralajmërimi është një formë e Rrëfimit Global.

Do të jetë koha kur gjithkush pritet të kërkoj falje për mëkatet e tyre, ose të refuzojnë. Sa shumë shpirtra në errësirë do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës. Ata do të largohen nga Unë. Ti, bija Ime, së bashku me të gjithë ndjekësit e Mi të devotshëm mund të ndihmoni në shpëtimin e shpirtrave të tyre nga dënimi i përjetshëm.

Unë kurrë nuk do të vë presion mbi fëmijët e Mi të vuajnë në Emrin Tim. Por për ata që më ofrojnë Mua, si një dhuratë, ndihmën e tyre përmes vuajtjes, Unë mund të shpengoj shumë nga njerëzimi.

Vuajtja shkaktohet prej sulmeve të Satanit, kur ai i torturon shpirtrat të cilët janë të afërt me Mua dhe ata që janë caktuar nga Unë të drejtojnë një Mision të shenjtë për kthimin e shpirtrave. Dijeni se kur vijnë këto sulme, ju jeni të bashkuar me Mua. Atëherë ju do të më njihni Mua shumë më mirë. Ju do ta dini se si Unë ndjehem – Gëzimin Tim, Trishtimin Tim, Hidhërimin Tim, Dhimbjen Time dhe tmerrin kur Unë e humbas një shpirt tek Satani.

Mos u shqetësoni. Pothuajse, miljona shpirtra tashmë kanë shpëtuar përmes këtyre Mesazheve.

Lutjet e ushtrisë Sime të devotshme tashmë kanë dobësuar shkatërrime globale dhe largimin e Famulltarit Tim të Shenjtë nga Vatikani. Bindja e tyre në recitimin e Kurorëzës Sime të Mëshirës Hyjnore po shpëton shpirtra pikërisht tani.

Bija Ime, bëj të sigurtë që të gjithë fëmijët e Mi ta kuptojnë se Unë i flas të gjitha feve dhe besimeve përmes këtyre Mesazheve. Unë nuk përjashtoj asnjë, sepse ata janë të gjithë fëmijët e Zotit. Ka vetëm një Zot dhe ai është Ati Im i Përjetshëm, Hyji Më i Larti.

Bashkohuni me Mua, fëmijë, dhe le të punojmë si një trup i vetëm për të shpëtuar shpirtrat e Mi në mbarë botën, shpejt. Vetëm përmes lutjes ju mund të më ndihmoni Mua të shpëtoj botën.

Jezusi juaj
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:


Saturday, 26 March 2016

Vdekja e birit Tim Muammar Gaddafi

E Enjte, 20 Tetor 2011, në 15:15

Bija Ime e dashur, çdo dyshim të mbetur që ti mund të kesh patur herë pas here në lidhje me Fjalët e Mia Më Të Shenjta tani do të jenë zhdukur.

Unë zbuloj profeci me qëllim që t’i vërtetoj botës se jam Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i gjithë njerëzimit, që komunikoj me fëmijët e Mi ngado në këtë kohë. Qëllimi Im nuk është që të dramatizoj, por për të siguruar që asnjë nuk mbetet pa e dëgjuar thirrjen Time më urgjente për botën.

Vdekja e birit Tim, Muammar Gaddafi, për shpirtin e të cilit ti dhe ata pranë teje jeni lutur për më tepër se muajt e fundit, është një nga profecitë e para që do t’i vërtetoj botës vërtetësinë e këtyre Mesazheve. Kjo është shenja Ime për ty, bija ime, për të larguar çdo dyshim, që ka mbetur në mëndjen tënde.

(Detajet e dy liderave të tjerë që do të vriten ju dhanë vizionares si dhe koha e këtyre vrasjeve. Mesazhi origjinal ju shfaq në Shkurt 2011.)

Ti, bija Ime, edhe pse të trondit shumë, je zgjedhur për ta pregatitur njerëzimin për Epokën Time të Re të Paqes. Kjo është periudha që do të vijoj diku pas Paralajmërimit.

Shko dhe pregatitu për pjesën tjetër të Misionit tënd të shenjtë, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave pas Paralajmërimit. Ty të janë dhënë hiret për të qëndruar e fortë. Fëmijët e Mi ngado më në fund janë duke e dëgjuar thirrjen Time për kthimin në besim.

Ata që më lëndojnë Mua më tepër

Kurrë mos trego frikë në këtë Punë, sepse nuk ke pse të kesh frikë. Kurrë mos u lëkund dhe mos lejo pengesa apo sulme gojore të ngadalësojnë Punën tënde për Mua. Unë, bija Ime, Jam gjithmonë krah teje. Ta kujtosh këtë. Kur dhe nëse sulmohesh mbi Fjalën Time Të Shenjtë, qëndro e heshtur. Fjala Ime e Shenjtë gjithmonë do të sulmohet. Ata që më lëndojnë Mua më shumë janë shpirtrat e shenjtë, të cilët, përmes frikës dhe kujdesit, për fat të keq janë të parët të më fyejnë Mua përmes këtyre Mesazheve. Satani e di se janë ndjekësit e Mi të zgjedhur dhe të përkushtuar, të cilët, kur më kthejnë shpinën Mua, janë ata që më lëndojnë Mua më tepër.

Ti tani, bija Ime, po fillon të ndjesh dhimbjen fizike të vuajtjes Sime, por tani je e pregatitur ta pranosh këtë e bashkuar me Mua. Këto vuajtje nuk do të zgjasin shumë, por përgjatë periudhës ti do të ndjesh pikërisht vuajtjen që Unë ndjej kur Unë e dëshmoj mëkatin. Ashtu si të kam thënë më parë, kjo është një Dhuratë dhe fare pak shpirtra të zgjedhur e marrin këtë. E frikshme disa herë, ti duhet ta kuptosh se vuajtja jote jo vetëm që të sjell më pranë Zemrës Sime të Shenjtë, por do të shpëtoj gjithashtu miljona shpirtra gjatë Paralajmërimit.

Kjo vuajtje do të bëhet më intensive ndërsa Paralajmërimi afrohet. Duroje këtë në heshtje. Sepse në këtë mënyrë ti do të më ndihmosh Mua të shpëtoj shpirtrat e shtrenjtë që përndryshe do të ishin rrëmbyer nga mashtruesi.

I thuaj fëmijve të Mi se Unë gëzohem me besimin e fortë që ata tregojnë. I thuaj atyre se po afrohen më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. I thuaj atyre se Unë tani i bekoj ata dhe hedh bekime të mëdha për t’ju dhënë atyre forcën që ju duhet ndërsa ndjekin udhëzimin Tim përmes këtyre Mesazheve të Shenjta. Ata do të kenë nevojë për forcë sepse nuk është e lehtë për fëmijët e Mi të përtypin poshtërsinë e ndryshimeve, që do të zhvillohen tani në botë.

Lutuni dhe bashkohuni në një. Së bashku, vështroni drejt Qiellit, si fëmijë të vegjël, me një besim të thjeshtë në Hyjin Atë. I kërkoni Atij, në Emrin Tim të Shenjtë, t’ju bashkoj në ushtrinë e Tij të lavdishme, drejt fitores së shpëtimit të përjetshëm.

Unë ju bekoj, fëmijë, me gjithë Dashurinë Time Hyjnore.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht:





Wednesday, 23 March 2016

Hyji Atë: Pregatiteni botën për ardhjen e Birit Tim të dashur Jezu Krishtit

E Mërkurë, 19 Tetor 2011, në 14:00

Bija Ime, pregatite botën për ardhjen e Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, sepse Ai vjen tani, ashtu si është profetizuar, për ta shpëtuar njerëzimin edhe njëherë.

Ardhja e Tij do të lajmërohet nga trumpetat në Qiell dhe nga kori i ëngjëjve që do të këndojnë me adhurim për të njoftuar këtë Ngjarje të Madhe.

Dhurata Ime e madhe për njerëzimin po ju tregohet në formën e Birit Tim të dashur, i Cili po dërgohet për t’ju shpëtuar para Gjykimit Final.

I pregatisni shpirtrat tuaj, sepse kur t’ju tregohen mëkatet tuaja, Unë ju urdhëroj të bini me përulësi në këmbët e Birit Tim dhe të lypni Mëshirë. Ju duhet t’i kërkoni Atij t’ju fali dhe duhet ta pranoni ndëshkimin e kërkuar për t’i pastruar shpirtrat tuaj.  

Mëshira e Tij është kaq e madhe sa asnjë mëkat, pavarësisht se sa i rëndë, nuk mund të falet nëse tregohet pendesë e vërtetë. Përulësi kërkohet nga të gjithë ju që të jeni të denjë të hyni në Epokën e Re të Lavdishme të Paqes në Tokë, koha e të cilës është shumë afër. Vetëm ata shpirtra që me të vërtetë pendohen dhe tregojnë besnikëri të vërtetë ndaj Birit Tim të dashur do të jenë të denjë të hyjnë tek portrat. Sepse ju duhet të jeni pa mëkat për të hyrë në këtë Parajsë të Re të mbrekullueshme në Tokë.

Fëmijët e Mi të dashur, Unë e kam pregatitur këtë Parajsë me Dashuri të madhe për secilin prej jush. Kjo është trashëgimia për të cilën ju prisni. Në këtë mënyrë Dhurata e Tokës ju prezantua fillimisht Adamit dhe Evës.

Çdo njeri që e refuzon këtë Parajsë mbi Tokë, ku nuk egziston asnjë ligësi e ndonjë forme, i kthen shpinën shpëtimit.  

Kjo është mundësia juaj e fundit për t'i çliruar shpirtrat tuaj nga mbërthimi i Satanit dhe i influencës së keqe që ai ka mbi jetën tuaj.

Kapeni këtë Dhuratë të mbrekullueshme të Mëshirës së madhe. Përmes kësaj Dhurate po ju ofrohet një mundësi e shpëtimit të vërtetë dhe një Parajsë e Lavdishme, të cilën ju nuk mund ta imagjinoni.

Për ata mëkatarë të gjorë që e refuzojnë ofertën e Birit Tim për falje, do t’ju jepet më shumë kohë për t’u kthyer tek besimi juaj. Megjithatë, juve nuk do t’ju jepet shumë kohë, sepse Durimit Tim po i vjen fundi.

Prisni tani kthimin e Birit Tim për t’ju shpëtuar edhe njëherë nga mëkati dhe për t’ju sjellë shpëtimin e përjetshëm.

Hyji Atë

Mesazhi ne anglisht:


Tuesday, 22 March 2016

Kthimi Im për t’ju shpëtuar ju do të ndjehet në çdo cep të botës

E Hënë, 17 Tetor 2011, në 21:30

Bija Ime e dashur, kohët po ndryshojnë rreth jush. Bota është në trazira të shkaktuara nga shpirti i errësirës. Ju jeni të rrethuar me të gjithë dëshminë se çfarë mund të shkaktoj ligësia e mëkatit mbi njerëzimin. Në këtë shpirt të errësirës do të shkëlqej Shpirti i Pranisë Sime Hyjnore kur Unë të vij për ta shpëtuar njerëzimin edhe njëherë.

Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë që e dini të Vërtetën, duhet t’i tregoni të tjerëve se sa me fat janë që po ju jepet kjo Dhuratë Hyjnore e mbrekullueshme. Dashuria Ime do ta godasi Tokën në një mënyrë ku ju do të bini me përulësi dhe të përulur në gjunjë do të vajtoni me hidhërim për fyerjen që keni shkaktuar duke e ofenduar Atin Tim Të Përjetshëm.

Është përmes Hyjit Më Të Lartit që kjo Vepër e madhe e Mëshirës po ju tregohet tani. Gëzohuni, sepse tani ka Dritë në botë, e cila do t’i tërheqi shpirtrat dhe do t’i sjelli në Krahët e Hyjit Atë.

Unë vij përsëri për t’ju dhënë jetën që ju duhet për t’ju bërë të mundur t’i ngrini sytë edhe njëherë në adhurim dhe lavdërim ndaj Lavdisë së Hyjit Atë dhe ta falenderoni Atë për Drejtësinë që Ai tregon tani ndaj fëmijve të Tij të shtrenjtë, por të humbur.

Unë, Jezu Krishti, tani pregatitem për t’ju lejuar të dëshmoni Të Vërtetën e Mëshirës për çdo shpirt, përfshi mëkatarët e ngurtë dhe jo-besimtarët ngado.

Prova e Egzistencës Sime dhe ajo e Hyjit Atë do të shfaqet në gjithë lavdinë e vet qiellore tek çdo burrë, grua dhe fëmij.

Prania Ime do të shfaqet në një mënyrë që askush nuk mund apo nuk do ta shpërfilli. Sepse Qielli do të hapet, yjet do të përplasen dhe kështu kthimi Im për t’ju shpëtuar ju do të ndjehet në çdo cep të botës në të njëjtën kohë.

Oh sa do të gëzojnë fëmijët e Mi kur të dëshmojnë Praninë Time Hyjnore. Madje dhe ata në errësirë do ta ndjejnë Dashurinë Time t’i preki shpirtrat e tyre të ftohtë, e cila do t'i ndezi ato përsëri.

Pregatituni. Prisni kthimin Tim të Lavdishëm. Lutuni për ata që kanë frikë në zemrat e tyre. Mos kini frikë nga Unë. Priteni këtë Ngjarje të Madhe me dashuri dhe përulësi në zemrat tuaja.

Unë ju Dua, fëmijë. Kjo Vepër e madhe e Mëshirës Sime do ta vërtetoj këtë tek ju.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:


Koha juaj në Tokë është në një pikë kritike

E Djelë, 16 Tetor 2011, në 21:30

Bija Ime e dashur, përse ndodh që kur interpretohet Fjala Ime, sa shumë nga fëmijët e Mi e shohin këtë kaq fyese? Kur fëmijët e Mi duhet që gjithmonë t’i dallojnë mesazhe të tilla të publikuara nga ata që pohojnë se vijnë në Emrin Tim, ata gjithmonë duhet të mësojnë t’i mbajnë mëndjet dhe zemrat e tyre të hapura gjatë gjithë kohës.

Oh sa Unë dëshiroj që sidomos ndjekësit e Mi, t’i hapin sytë dhe të më mirëpresin Mua në zemrat e tyre. Jam Unë, Jezusi, i Cili ju thërret për ta dëgjuar Zërin Tim ndërsa Unë ju bëj thirrje të vini tek Unë në lutje.

Koha juaj në Tokë është në një pikë kritike. Nuk ka shumë kohë para se Unë të lajmëroj Epokën e Re të Paqes dhe për këtë arsye Unë dua që ju t’i pregatisni shpirtrat tuaj tani.

Mos e lejoni arrogancën t’ju verboj ndaj të Vërtetës. A nuk e dini se Unë kurrë nuk do t’ju mashtroja ju. Dëgjoni udhëzimet e Mia për ta bllokuar të ligun që të mos e errësoj gjykimin tuaj. Mos e lejoni atë t’ju mbaj larg, sepse vetëm po ta dëgjonit Fjalën Time Më Të Shenjtë ju do ta dinit se jam Unë, Jezu Krishti, i Cili ju thërret.

Fëmijë, sikur ta dinit se sa shumë janë infektuar shpirtat e Mi të shtrenjtë në mbarë botën, ju do të tronditeshit. Kjo errësirë i mbulon madje edhe ndjekësit e Mi të shtrenjtë herë pas here. Lëndimi që Unë ndjej, sidomos mes atyre shpirtrave që luten rregullisht dhe që tregojnë përkushtim të vërtetë, kur Unë shoh dyshimet tuaja më sjellin Lotë të dëshpërimit të madh.

Lutuni, lutuni, lutuni për drejtim nga Shpirti i Shenjtë. Po t’i hapni zemrat tuaja të ngurta dhe të kërkoni dhuratën e dijes, Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj.

Sa të dëshpëruar do të jeni kur e Vërteta t’ju zbulohet gjatë Paralajmërimit. Janë lutjet tuaja për të shpëtuar shpirtrat e tjerë që Unë kërkoj tani. Sigurisht, edhe po ta dyshoni Fjalën Time të dhënë përmes këtyre Mesazheve, ju prapë mund ta merrni kurajon të luteni për shpirtrat e humbur.

Unë ju dua dhe pres përgjigjen tuaj ndaj thirrjes Sime për lutje.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht:



Sunday, 20 March 2016

Unë nuk mund t’i detyroj njerëzit të konvertohen apo të kthehen përsëri

E Shtunë, 15 Tetor 2011, në 19:00

Bija Ime e dashur, ndërsa më shumë njerëz e dëgjojnë Fjalën Time, Dashuria Ime do t’i përshkoj shpirtrat e tyre menjëherë sa t’i lexojnë Mesazhet e Mia. Unë do t’i flas shpirtrave të tyre dhe do t’i zgjoj ata nga dremitja për t’i bashkuar ata me Mua që Unë të mund të shpëtoj shpirta ngado. Fuqia në numër do të më ndihmoj Mua të arrij shpëtimin e shpirtrave në një shkallë kaq të madhe.
Për arsye të vullnetit të lirë të dhënë njeriut si një Dhuratë nga Ati Im, Unë nuk mund t’i detyroj njerëzit të konvertohen apo të kthehen tek besimi në Hyjin Atë. Duhet të jetë vetë vendimi i tyre. Lutja do të përhapi kthimin në besim. Për këtë Unë ju premtoj. Vetëm mendoni për Dhuratën që i pret shpirtrat kur ju, fëmijët e Mi, luteni për ata.
A nuk e dini ju fuqinë e lutjes? Lutja e thënë në grupe, në falenderim ndaj Atit Tim dhe për shlyerjen e mëkateve tuaja, mund ta shpëtoj botën. E tillë është fuqia që ajo ushtron. Kurrë më parë Unë nuk i kam kërkuar kaq shumë lutjet tuaja, të cilat duhet të dalin nga buzët tuaja dhe me një bujari të zemrës për mëkatarët e rëndë ngado. Unë kam nevojë për lutjet tuaja. Pa lutjet tuaja këta shpirtra të gjorë mund të mos shpëtojnë, sepse shumë prej tyre janë në errësirë të tillë sa ndikimi i Paralajmërimit do të ketë pak efekt. Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, të dashur, të gjithë ju mëkatarë, shumë prej të cilëve bëni të pamundurën për të më treguar Mua dashurinë tuaj, a nuk e kuptoni se Unë mbështetem tek ju kaq shumë për të më bërë Mua shoqëri. Bashkohuni me Mua në Gjirin e Zemrës Sime të Shenjtë dhe më kërkoni Mua hiret për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja.
Unë do të shpëtoj miljona shpirtra kur ju përkushtoni kohën tuaj për t’u lutur me Mëshirën Hyjnore.

Kjo është koha kur recitimi i Mëshirës Hyjnore do te jetë më efektive. Të jeni bujarë në zemër, mëndje, trup dhe shpirt. Hidheni tutje çdo dyshim. Më lejoni Mua, Jezusin tuaj, t’ju ngre për t’ju sjellë ju dhe të gjithë ata për të cilët ju luteni në jetën Time të përjetshme.

Saturday, 19 March 2016

Kurrë mos më mbroni Mua, pasi është e panevojshme

E Enjte, 13 Tetor 2011, në 00:10

Bija Ime e dashur, Unë duhet të të informoj se është e nevojshme të përmbahesh në mbrojtjen e Fjalës Sime Më Të Shenjtë.

Ata që e vënë në pyetje Fjalën Time duhet të luten tek Unë për drejtim. Unë Jam duke të udhëzuar ty tani që kurrë të mos përpiqesh t’i interpretosh Mesazhet nga Buzët e Mia Hyjnore.

Unë ta kam thënë këtë shumë herë dhe ty nuk të është dhënë autoriteti ta bësh këtë. Prandaj pranoi Mesazhet e Mia ashtu si janë. Mos i dysho ato. Mos u përpiq t’i analizosh ato, sepse njeriu di fare pak rreth planeve apo kohës Hyjnore. As për antikrishtin njeriu nuk di asgjë, edhe pse ai mendon se di. Këto çështje të një rëndësie të tillë mbeten të ditura vetëm nga Ati Im i dashur.

Unë kërkoj që ti kurrë të mos më mbrosh Mua, pasi kjo është e panevojshme. Vullneti i Atit Tim për t’i komunikuar njerëzimit përmes teje dhe profetëve të tjerë është gjithçka që ka rëndësi. Ashtu si e kam thënë më parë, ti je shkrimtarja. Unë Jam Autori. Ti je instrumenti. Unë Jam Drejtuesi.

Bindja ndaj Meje gjatë gjithë kohës pritet nga ty. Duke bërë ashtu si them Unë është e thjeshtë. Puna jote do të jetë më e lehtë nëse përmbahesh nga pjesmarrja në një debat intelektual fetar në lidhje me çështjet e Shkrimit të Shenjtë për të cilat ti nuk di asgjë.

Kujtoje rëndësinë e përulësisë, bija Ime. Qëndro si një fëmij, e vogël gjatë gjithë kohës në Sytë e Mi dhe ti do të gjesh paqe. Sprova do të dërgohen ty gjatë kësaj Pune. Pranoi ato. Mos i refuzo ato. Dhurata jote e vullnetit tënd të lirë tek Unë është pranuar, por ti duhet të mësosh rëndësinë e mos refuzimit të vuajtjes, sepse kjo është e rëndësishme për shpëtimin e shpirtrave.

Unë të dua, bija Ime, por e ndjej të nevojshme t’i kujtoj ty udhëzimet e Mia të qarta. Unë nuk kam nevojë të mbrohem. Fjalët që të jepen ty janë të pa ndotura dhe nuk bien në kundërshtim me të Vërtetën ashtu si ju dha njerëzimit që nga fillimi i kohës. Shumë versione të së Vërtetës të përmbajtura në Bibël janë shtrembëruar për t’ju përshtatur programit të vetë njeriut. Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Buka e Jetës. Pa Mua nuk ka jetë.

Ec përpara me një mendim më të qartë se çfarë pritet nga ty. Ti je e mbrojtur gjatë gjithë kohës. Faleminderit, bija Ime, për forcën që po tregon tani, por gjithmonë më lejo Mua të të drejtoj ty gjatë gjithë kohës. Kështu ky udhëtim do të jetë më i lehtë.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi ne anglisht:


Friday, 18 March 2016

Virgjëra Mari: Ju do të bini nën hetim dhe sulm të madh

E Mërkurë, 12 Tetor 2011, në 14:22

Bija ime, kjo është një kohë që kur ti Punon për Birin tim, do të biesh në hetim dhe sulm të madh. Ti gjithmonë duhet t’i nderosh dëshirat e Birit tim dhe t’i bindesh Atij gjatë gjithë kohës. Kurrë mos e mbro Fjalën e Tij Më Të Shenjtë, sepse Ai nuk dëshiron që ti ta bësh këtë. Mos u përgjigj apo të merresh me ata që e kundërshtojnë apo e keqinterpretojnë Fjalën e Tij, gjë që mund të shkaktoj debat dhe dyshime.

Ti do të sulmohesh tani nga mashtruesi, por ti duhet të lutesh për mbrojtjen time dhe kurrë të mos dorëzohesh ndaj provokimeve të tilla. Ai, mashtruesi, punon përmes të tjerëve për të lënduar ty, nëse e lejon ta bëj këtë, ti angazhohesh me atë dhe i jep atij fuqinë që e dëshiron.

Qëndro këmbngulëse në këto rrethana, bija ime, dhe gjithmonë të kthehesh tek unë. Unë do të mbuloj ty me Mantelin tim Më Të Shenjtë për të të mbrojtur nga ai dhe gjithçka do të jetë mirë.

Qëndro e guximshme dhe pranoje këtë si një Dhuratë nga Hyji Më i Larti, sepse pa forcë të tillë, ti nuk mund ta bësh këtë Punë me sukses. Gjithmonë ta kujtosh se nuk je e vetme në këtë Punë, sepse shenjtorët të gjithë ndërhyjnë në emrin tënd dhe ty po të jepet çdo lloj i mbrojtjes hyjnore.

Vazhdo me bindjen tënde ndaj Birit tim dhe përpiqu të jesh e gëzuar ndërsa e pranon vuajtjen që Ai e lejon për shpëtimin e shpirtrave.

Ti duhet të vazhdosh të thuash Rozaren e Shenjtë çdo ditë dhe të lutesh me mua me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtohen.

Unë të bekoj ty, bija ime. Qielli gëzon me këtë Punë Më Të Shenjtë në emër të Birit tim të shtrenjtë, i Cili e do gjithë njerëzimin, por që loton me dëshpërim për ata shpirtra që do ta refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës pas Paralajmërimit.

Nëna juaj e dashur

Mesazhi ne anglisht:



Thursday, 17 March 2016

Mesazh për Amerikën: I mbështesni vëllezërit dhe motrat tuaja të të gjitha besimeve

E Martë, 11 Tetor 2011, në 15:30

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj të komunikoj me popullin Amerikan. Mesazhi Im për ata është ky. Ju, fëmijët e Mi të dashur, po vuani shumë në këto kohë. Ju po përjetoni një spastrim që është i nevojshëm për t'i pastruar shpirtrat tuaj.

Mëkatet e mëdha në Amerikë, të cilat më torturojnë Mua, janë mëkatet e abortit dhe të imoralitetit të trupit. Shumë nga fëmijët e Mi janë infektuar nga mashtruesi, i cili kontrollon, i fshehur pas dyerve të mbyllura, sistemin tuaj monetar dhe politikë. Sa shumë prej jush janë të pavetëdijshëm ndaj këtij fakti. Unë ju bëj thirrje tani të luteni për ndihmën që kërkohet ndaj planeve të tyre djallëzore për ta shkatërruar vëndin tuaj.

Lutja, fëmijët e Mi, do të ndihmoj në dobësimin e ndëshkimit, të cilin Ati Im do ta lëshoj në botë kundër mëkatit të abortit. Lutuni, lutuni dhe bashkohuni për t’i bërë nderime Atit Tim. Sepse duke i bashkuar së bashku të gjitha fetë, të cilat e nderojnë Atin, Hyjin Krijuesin e botës, ju mund ta ndihmoni vëndin tuaj.

Ju duhet të luteni për falje dhe besim që lutjet tuaja të përgjigjen sipas kohës Hyjnore të Atit Tim.

I mbështesni vëllezërit dhe motrat tuaja të të gjitha emërtimeve fetare, të cilët besojnë në Hyjin Atë dhe lutuni si një grup i vetëm për të shlyer mëkatet e vëndit tuaj. Bijtë e Mi, kaq i madh është vëndi juaj, sa është e rëndësishme që Unë të mund të shpëtoj sa më shumë shpirtra të jetë e mundur. Unë mund ta bëj këtë vetëm përmes kthimit në besim, që do të ndodhi gjatë Paralajmërimit dhe përmes lutjeve dhe përkushtimit tuaj.

Kthehuni tek Unë tani, të gjithë ju. Mos diskriminoni kundër fesë së njëri tjetrit, vetëm besoni në Hyjin Atë dhe Ai do t’i përgjigjet lutjeve tuaja.

Ju, fëmijët e Mi të dashur, jeni të humbur. Juve ju janë treguar kaq shumë ngatërresa dhe ju është treguar e vërteta e shtrëmbëruar rreth Egzistencës së Hyjit Atë. Ju përdorni fenë si një fasadë për të shfryrë vrerin mbi ata që janë më tepër fatkeqë se ju. Është koha ta pranoni të Vërtetën sepse do të jetë vetëm përmes dashurisë suaj për fqinjin, që si një komb ju mund të ktheheni në Krahët e Krijuesit tuaj, Hyjit Atë.

Unë ju dua me një Dhembshuri të fuqishme në gjithë Qënien Time. Unë përpiqen t’ju shpëtoj ju, që të mund të hyni në Epokën e re dhe të mbrekullueshme të Paqes që ju pret mbi këtë Tokë. Për të hyrë në këtë Parajsë të Re shpirtrat tuaj duhet të jenë pa mëkat.  

Lutuni për hiret për të kërkuar falje për mëkatet tuaja dhe mëkatet e kryera nga qeveritë tuaja.

Unë ju lë në paqe dhe dashuri.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:


Monday, 14 March 2016

Hyji Atë – I kushtoni tani vëmëndje thirrjes Sime finale për njerëzimin

E Djelë, 9 Tetor 2011, në 15:30

Bija Ime, tregoi botës për Dashurinë që Unë kam për të gjithë krijesat e Mia ngado. Gjithashtu informoi ata se Unë do të kryej tani Veprën më të madhe të ndërhyrjes Hyjnore të parë mbi Tokë që nga Ringjallja e Birit Tim të Dashur Jezu Krishtit.

Gjithçka është pregatitur për këtë Vepër të Madhe të Mëshirës, të cilën Unë e kam autorizuar për të ndihmuar në shpëtimin e ju të gjithëve.

Dashuria Ime për ju do të thotë që ndërsa Unë synoj ta luftoj mashtruesin në përpjekjet e tij për të shkatërruar njerëzimin, Unë do të lejoj tani një Vepër të fundit të Mëshirës për t’ju kthyer në besim. Kjo Vepër e fundit për t’ju shpenguar juve në Sytë e Mi do të thotë që njeriu mund ta mësoj edhe njëherë të Vërtetën e Egzistencës Sime.

Fëmijët e Mi, ju lutem të përuleni tani dhe të kërkoni Mëshirë për familjen dhe të dashurit tuaj. Nëse ata nuk janë në gjëndjen e hirit, do ta kenë të vështirë Paralajmërimin. Ju duhet t’i informoni ata për nevojën e të medituarit mbi të Vërtetën.

Koha është e shkurtër. Paralajmërimi është pothuajse afër. Me të marrë fund, ju do të keni kohë të vendosni se cilën udhë ju dëshironi të zgjidhni, udhën e Dritës Hyjnore apo udhën e mashtruesit. Zgjedhja do të jetë e juaja.

Pas një farë kohe nëse njeriu nuk i kthen shpinën udhëve të tij të liga Unë do t’i shkatërroj ato vënde, që i bëjnë nderime mashtruesit. Ata do të fshihen kur Dora Ime të bjer me ndëshkim, por ata nuk do të kenë se ku të shkojnë.

Durimit Tim po i vjen fundi ndërsa tani Unë planifikoj t’i bashkoj të gjithë ata që besojnë tek Unë, Krijuesi i të gjitha gjërave dhe t’i marr ata me Vete në Epokën e Re të Paqes. Ata që zgjedhin të ecin në udhën tjetër do të flaken në zjarret e Ferrit.

I kushtoni tani vëmëndje kësaj thirrje finale për njerëzimin. Kjo është koha për ju të vendosni për të ardhmen tuaj. Lutuni për ata që janë të verbër ndaj Dashurisë Sime sepse shumë prej tyre kur e Vërteta t’ju tregohet, do të më refuzojnë Mua edhe njëherë dhe do të më kthejnë shpinën.

Krijuesi juaj i dashur
Hyji Atë
Mbreti Më i Larti

Mesazhi ne anglisht:


Epoka e shumicës së profetëve të rremë të dërguar nga Satani

E Shtunë, 8 Tetor 2011, në 16:20

Bija Ime e dashur, ndërsa vizionarët e Mi të vërtetë marshojnë në botë, po ashtu dhe vizionarët e rremë. Ju do t’i njihni ata duke i analizuar me kujdes mesazhet e tyre për botën. Sepse diku brënda tyre, ju do të shihni se Mësimet e Mia dhe e Vërteta e përmbajtur në Biblën Më Të Shenjtë janë ndryshuar. Kaq të përpunuara janë këto gënjeshtra, sa vetëm ata me njohuri të vërtetë të Shkrimit të Shenjtë do të jenë në gjëndje t’i dallojnë ato.

Bëni kujdes nga ndonjë urrejte, që vizionarë të tillë krijojnë mes ndjekësve të tyre, kur ata luftojnë, përçajnë dhe ndajnë familje. Kultet që krijohen nga puna e vizionarëve të tillë tani do të dalin në botë për të shkaktuar rrëmujë dhe shqetësim me besimtarëve.

Kudo që përmbahet Fjala Ime e Shenjtë ju do të gjeni Dashuri. Mesazhet e Mia mbjellin dashuri dhe harmoni dhe do të arrijnë të ndikojnë në shpirtin tuaj. Mesazhet e Mia gjithmonë do të flasin të Vërtetën dhe ndërsa të ashpra dhe të frikshme herë pas here, ato po ju jepen juve, fëmijve të Mi, prej Dashurisë.

Vizionarët e rremë do të japin mesazhe që nuk janë të lehta për t'u lexuar apo për t'u kuptuar. Në pamje të parë, ato do të japin autoritet dhe do të krijojnë një ndjenjë dashurie. Megjithatë, ato nuk do t’ju sjellin paqen e shpirtit. Vizionarë të tillë, shumë prej të cilëve, nuk janë nga Zoti, joshin në fillim, pastaj kontrollojnë, deri kur përfundimisht ju fundosin në një shtrat gënjeshtrash dhe mashtrimesh.

Satani dhe ushtria e tij do t’i influencojnë vizionarë dhe lajmëtarë të tillë të rremë. Ai madje mund të sulmoj vizionarë të vërtetë kur ai i inkurajon ata të largohen nga Unë të çorjentuar. Unë ju bëj thirrje, fëmijë, të bëni kujdes gjatë gjithë kohës.

I kundërshtoni mesazhet, që bien në kundërshtim me Mësimet e Mia në çfarë do mënyre, sepse atëherë mund të jeni të sigurtë se ato janë të rreme.

Unë flas vetëm përmes një numër të zgjedhur vizionarësh dhe lajmëtarësh të vërtetë në botë sot. Ata janë më pak se 20 dhe më pak se ju mendoni. Secilit prej tyre i është dhënë një rol i ndryshëm, por Zëri Im dhe udhëzimet e Mia do të kenë një ngjajshmëri, që ju do ta vini re. Do të ketë një qëllim në mesazhet e tyre, të gjitha janë krijuar për të inkurajuar veprim nga ana juaj për t’i pregatitur shpirtrat tuaj.

Çdo veprim i inkurajuar nga ata që e quajnë veten vizionarë dhe lajmëtarë, që duket e çuditshme, apo që inkurajon ndjekësit e tyre të veprojnë, e cila nuk e përfshin dashurinë për fqinjin tuaj, atëherë ju e refuzoni.

Dëgjoni tani, sepse kjo është epoka e profetit të rremë, i cili do ta shfaqi veten në botë së shpejti. Po ashtu është epoka e shumicës së profetëve të rremë të dërguar nga mashtruesi në botë për të shkaktuar rrëmujë dhe errësirën e shpirtit.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi ne anglisht:



Virgjëra Mari: Mëkati i indiferencës ndaj Birit tim është jashtë kontrolli

E Shtunë, 8 Tetor 2011, në 14:22

(Marrë gjatë një shfaqje private të Nënës së Bekuar, që zgjati 30 minuta)

Bija ime, ka kaq shumë shpirtra të destinuar për dëbimin e përjetshëm, nëse ata nuk kthehen tek Biri im i shtrenjtë. Biri im vuan shumë në ankth, ndërsa Ai i shikon këta fëmijë të hidhen nga një udhë e keqe tek një tjetër.

Mëkati i indiferencës ndaj Birit tim është jashtë kontrollit dhe kaq shumë, të cilët e dinë për Egzistencën e Tij, prapë zgjedhin, përmes vullnetit të tyre të lirë, ta refuzojnë Atë.

Tani është koha kur ata do ta kuptojnë çfarë gënjeshtrash shtrihen para tyre nëse nuk pendohen gjatë Ndriçimit të Ndërgjegjes, të cilën ata do ta përjetojnë së shpejti.

Për ata prej jush që e duan Birin tim, merrni Kryqin e Tij dhe e ndihmoni Atë t’i kthej ata shpirtra të cilët Ai dëshiron t’i mbaj në Krahët e Tij të shtrenjtë të dashur.

Sa shumë nga ju, fëmijë, që nuk e njihni me të vërtetë Birin tim, duhet ta kuptoni butësinë e Zemrës së Tij. Kaq shumë Dashuri Ai ka për të gjithë ju, sa po ta shihnit vuajtjn e Tij për shkak të refuzimit, ju do të binit në tokë, do të qanit dhe do të lypnit faljen e mëkateve të njerëzimit.

Ju lutem, Unë ju bëj thirrje të luteni fort për konvertimin e kaq dëshiruar nga Biri im gjatë Paralajmërimit.

Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e gjithe Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht:


Saturday, 12 March 2016

Purgatori nuk është një vënd që duhet të ndjeheni të kënaqur të hyni

E Premte, 7 Tetor 2011, në 21:45

Bija Ime e dashur, arsyeja që Unë dërgoj kaq shumë Mesazhe tek Fëmijët e Mi është për t’i ndihmuar ata për t’i pregatitur shpirtrat e tyre në një mënyrë, që nuk ishte e mundur deri tani.

Shumë nga fëmijët e Mi nuk e kanë lexuar Biblën e Shenjtë, as dhe nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha Mësimet e Mia.

Më shumë kohë përdoret nga shërbëtorët e Mi të shenjtë duke u përqëndruar mbi pjesën e Mësimeve të Mia ku Unë ju kërkoj të gjithëve ju ta doni fqinjin tuaj, që është një gjë e mirë, por asnjë e folur nuk bëhet për pasojat që do të hasi njerëzimi nëse e refuzojnë Atin. 

Përse shërbëtorët e Mi të shenjtë e mohojnë egzistencën e Ferrit dhe përse ata i japin Purgatorit një pamje zbukuruese?

Fëmijëve të Mi ju janë mësuar shumë gjëra të mira përmes kishave, të cilat e shpallin Lavdinë e Hyjit Atit të Gjithpushtetshëm. Por për fat të keq, egzistenca e Purgatorit dhe Ferrit është nënvlerësuar deri aty sa fëmijët e Mi nuk tregojnë interes për egzistencën e tyre.

Fëmijët e Mi janë gënjyer gjithashtu mbi egzistencën e të ligut. Madje shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë e mohojnë egzistencën e tij. O sa të marrë janë ata të besojnë se njeriu mund ta forcoj besimin e tij pa e ditur apo pa e kuptuar të vërtetën e fuqisë së të ligut.

Kjo mungesë e drejtimit nga ana e shërbëtorëve të Mi të shenjtë ka bërë që i ligu në botë të zhvillohet në një mënyrë që mund të ishte ndaluar përmes lutjes. Satani është lejuar të vërdalliset i lirë mbi këtë Tokë për ca kohë për shkak të verbimit të shërbëtorëve të Mi të shenjtë. Nëse fëmijët e Mi do të ishin informuar si duhej për rrëmujën e shkaktuar nga Satani, atëherë lutja për ta dobësuar influencën e tij do të kishtë qënë shumë më e fortë.

Egzistenca e Purgatorit

Egzistenca e Purgatorit është keqkuptuar. Shumë besojnë se ai është thjeshtë një periudhë pritje e pastrimit para se shpirtrat të hyjnë në Parajsë, për ata shpirtra që mund të mos kenë qënë në gjëndjen e hirit në kohën e vdekjes. Ka nivele të ndryshme në Purgator, fëmijë, dhe të gjithë shpirtrat ndjejnë një dhimbje djegëse të errësirës, e cila intensifikohet më shumë në nivel më të ulët. Kjo do të thotë se shpirtrat që gati shpëtuan nga rënia në Ferr e vuajnë më shumë dhimbjen përvëluese. Edhe pse të gjithë shpirtrat në Purgator gradualisht do të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim, ai nuk është një vënd ku fëmijët e Mi duhet të ndjehen të kënaqur të hyjnë. Prandaj dhe ju duhet ta luftoni mëkatin dhe të kërkoni falje sa më rregullisht të jetë e mundur për të qëndruar në gjëndjen e hirit. Prandaj dhe ju duhet t’i bindeni 10 Urdhërimeve gjatë gjithë kohës. Prandaj dhe ju duhet të luteni gjithashtu për ata shpirtra që janë atje, sepse pa lutjet tuaja ata nuk mund të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit deri në Ditën finale të Gjykimit.

Është koha tani të përballeni me të Vërtetën, fëmijë.

Lutuni për hiret që ju duhen për të qënë të lirë nga mëkati, që të mund të hyni në Parajsë. Të jeni gati çdo ditë, sepse ju nuk i dini planet, të cilat janë tashmë gati, që ju presin. Unë ju jap këtë Mesazh që e Vërteta të jetë e qartë. Këto Mesazhe të rëndësishme nuk ju janë treguar qartë, fëmijë, nëpër dekada. Është e rëndësishme që ju të jeni të pregatitur mirë.

Duke e recituar Kurorëzën e Mëshirës Hyjnore çdo ditë në orën 3 pasdreke Unë do të ndërhyj në momentin e vdekjes në emrin tuaj, pavarësisht se sa shumë mëkatar të jeni dhe t’ju tregoj Mëshirën Time. Unë ju them këtë sepse Unë ju dua, jo për t’ju frikësuar, por për të siguruar që ju e përhapni të Vërtetën tek familjet tuaja.

Fjala Ime sot është thjesht një kujtesë e të Vërtetës e cila ju është mohuar prapa maskës së tolerancës. Është ashtu si prindi i një fëmije të cilin e llastojnë sepse e duan fëmijën kaq shumë. Nëse prindi e ushqen fëmijën më tepër atëherë shëndeti i fëmijës do të dëmtohet. Por prindi vazhdon t’i japi fëmijës ushqim, ndaj të cilit fëmija tani është mësuar prej dashurisë së treguar gabimisht. Kjo mund të çoj në keqësimin e shëndetit të fëmijës. Si pasojë, ky fëmij bëhet i paditur se çfarë ushqimesh të shëndetshme të haj, sepse ai nuk di për ato. Atij kurrë nuk i është thënë.

Shkoni tani dhe i tregoni vëllezërve dhe motrave tuaja për të Vërtetën e Ferrit dhe Purgatorit para se të jetë tepër vonë. Sepse nëse ju nuk e bëni, askush tjetër nuk do ta bëj.

Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

Mesazhi ne anglisht:




Sunday, 6 March 2016

Rënia juaj bankare u planifikua nga antikrishti

E Enjte, 6 Tetor 2011, në 22:45

Bija Ime e dashur, lutu fort sepse antikrishti është gati për të dalë nga vrima ku është fshehur dhe do të hidhet mbi botën për t'i mbërthyer fëmijët e Mi.

Plani i tij djallëzor do të fshihet pas një pamje të jashtme tërheqëse, joshëse dhe me komunikim të rrjedhshëm, por kur fëmijët e Mi i vështrojnë sytë e tij, ata do të shohin errësirë, sepse ai nuk ka shpirt. Ai nuk u krijua nga Dora e Hyjit Atë.

Lutuni, fëmijët e Mi, tani, secili prej jush, për ta ndaluar atë të shkatërroj të gjithë ata që ai i kontrollon nga brënda Urdhërit për Një Botë.

Lutja mund të dobësoj shumë nga planet e tij të neveritshme, të propozuara kundër njerëzimit. Për fat të keq, shumë do të gënjehen prej tij. Kurrë më parë Unë nuk i kam kërkuar fëmijve të Mi kaq shumë lutje, sepse pa lutjet tuaja komploti që ai ka orkestruar do të përmbushet ashtu si është parashikuar në Librin e Zbulesës.

Prania e tij në Tokë ndjehet nëpër botë, por veprimet e tij janë të fshehura. Ai është si një gur, që kur hidhet në ujë, krijon valëzime që mund të shkojnë me milje. Ai kërkon t’ju shkatërroj juve sepse jeni fëmijët e Mi.

Fëmijët e Mi të cilët e ndjekin çdo lëvizje të tij në një mënyrë skllavëruese janë të verbuar. Ligësitë sekrete të kryera nga këta njerëz krijojnë pikëllim të madh në Qiell.

Fëmijë, Unë duhet t’ju kërkoj t’i luteni Shën Mhillit Kryeengjëll për ta dëbuar Satanin gjatë këtyre kohëve të turbullta. Antikrishti po lëviz shpejt dhe influenca e tij po e shpejton komplotin global për ta unifikuar monedhën tuaj ngado.

Rënia juaj bankare qëllimisht u planifikua nga antikrishti që kur vëndet tuaja të kenë nevojë për ndihmë, ai dhe vartësit e tij djallëzorë do të ngrihen për t’i shpëtuar vëndet tuaja.

Zgjohuni të gjithë ju dhe shikoni se çfarë po ndodh në të vërtetë para syve tuaj. Ai po pret për t’u hedhur në sulm, por lutjet tuaja mund t’i dobësojnë veprimet e tij dhe ta ndalojnë atë në hapat e tij. Duart e tij të ndyra po presin për t’ju rrëmbyer në një mbërthim, nga i cili ju do ta keni të vështirë të shkëputeni.

Mos harroni, fëmijë, koha e mbetur e Satanit mbi Tokë është e shkurtër. Antikrishti është dërguar për t’i vjedhur shpirtrat nga Ati Im. Këta shpirtra vijnë nga Ati Im, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Premtimi i antikrishtit për një univers të përjetshëm është i kotë. Shumë shpirtra tani po joshen nga kjo doktrinë e re dhe kërcënuese. Unë shikoj se si ata bien në këtë humnerë mashtruese të errësirës dhe derdhin lotë të hidhur. Sepse me të ndjekur  këtë udhë të mashtrimit këta shpirtra janë të infektuar. Sjellja e tyre ndaj të tjerëve, përfshi familjen e tyre, ndryshon ndërsa zemrat e tyre bëhen të ftohta.

Fuqia e Satanit është e fortë, por Hyji Atë do të ndërhyj dhe do t’i ndëshkoj ndjekësit e tij mbi këtë Tokë me shumë ashpërsi. Paralajmërimi është mundësia e tyre e fundit për t’i kthyer shpinën antikrishtit.

Lutuni që Drita Ime të përshkoj secilin shpirt gjatë Paralajmërimit, që shpirtrat e humbur, në veçanti, të mund të shpëtohen nga kjo errësirë e tmerrshme.

Jezu Krishti juaj i dashur

Mesazhi ne anglisht:


Saturday, 5 March 2016

Grupet Globale nën kontrollin e antikrishtit

E Mërkurë, 5 Tetor 2011, në 21:00

Bija Ime e dashur, Unë Jam i kënaqur me mënyrën në të cilën ti e ke shtuar numrin e orëve në Adhurimpër Mua. Kjo është mirë sepse hiret e Mia të dhëna ty gjatë kësaj kohe të veçantë do ta forcojnë vullnetin tënd për t’i përhapur Mesazhet e Mia më tej.

Tani që më shumë nga fëmijët e Mi po e kuptojnë që atmosfera në botë, si politike dhe ekonomike, ka ndryshuar përtej njohjes së tyre, së shpejti do ta shohin të Vërtetën. Liderat global për të cilët Unë flas, të cilët prej frikës fshihen ku ju nuk mund t’i shihni, po i shtojnë planet e tyre për dominim global.

Ata po ndërtojnë ushtri, armë dhe substanca helmuese të gjitha me një qëllim në mëndje, për të shkatërruar fëmijët e Mi. Teoritë e fshehta  janë mohuar vazhdimisht, kur ata vëzhgues të mprehtë publikojnë të vërtetën. Sepse ju duhet ta kuptoni, kaq të fuqishme janë këto grupe, të gjithë të bashkuar nën një pamje të respekuar, sa ata mund ta devijojnë të vërtetën dhe ta fshehin atë nga syri publik.

Pranojeni, fëmijë, se grupi i lig ngrihet në betejë kundër vetë ndjekësve të Mi dhe liderave në Kishë. Ata madje kanë mundur ta infiltrojnë Kishën Time nga brënda. Helmi i tyre lëshohet si një rrëke që vërshon dhe buron në të gjitha drejtimet. Gjendet një plan jo vetëm për t’ju mashtruar ju, por edhe për t’ju rekrutuar në mënyrën e të menduarit të tyre. Nga jashtë ata do të shihen t’i ofrojnë botës shpëtimin nën maskën e përpjekjeve humanitare. Zgjedhjet e tyre krijuese për ta bërë jetën më të lehtë për ju do të jenë në formën e bashkimit të parasë suaj, ushqimit, shëndetit, mirëqënies dhe fesë suaj në një, të gjitha nën një grup, grupin e antikrishtit.

Ju lutem t’i refuzoni këto përpjekje të këtyre njerëzve të liq që duan t’ju fundosin ju, fëmijët e Mi të pafajshëm, në planin e tyre djallëzor. Ata duan që ju, përmes vetë pranimit tuaj, ta refuzoni Hyjin, Atin Tim të Gjithpushteshëm. Menjëherë sa ata t’ju kontrollojnë, ju jeni të humbur. Ata do të kontrollojnë çfarë ju hani, në çfarë praktikash fetare ju merrni pjesë si dhe mjekimin që do t’ju japin.

Lutuni, lutuni tek Hyji Atë për t’i ndaluar mizoritë e tyre djallëzore tani dhe i kërkoni Atij t’i shpengoj shpirtrat e tyre gjatë Paralajmërimit. Pavarësisht se cilat janë planet e tyre djallëzore, ata kanë nevojë për lutjet tuaja mbi të gjitha. Ata janë kukullat e Satanit, shpirtrat e gjorë të gënjyer, dhe në shumë raste nuk e dinë se çfarë janë duke bërë, apo urdhërave të kujt po ju përgjigjen.

Lutuni me Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore për këta shpirtra, çdo ditë nëse mundeni, për aq gjatë sa të mundeni. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht: