Kerko Mesazhet ketu

Thursday 31 January 2013

Unë iu bëj thirrje ndjekësve të Mi që t’i kujtojnë njerëzit mbi rëndësinë e leximit të Biblës së Shenjtë

E Mërkurë, 23 Janar 2013, në 16:40

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam i gëzuar dhe i kënaqur për shkak të dashurisë, që dishepujt e Mi mbajnë në zemrat e tyre për Mua.

Qielli gëzon me shpejtësinë në të cilën Mesazhet e Mia Hyjnore dhe Lutjet po përhapen nëpër botë. Kjo është koha, e parathënë, kaq shumë kohë më parë, kur Ungjilli Im i Shenjtë do të predikohet nëpër mbarë botën.

Unë iu bëj thirrje ndjekësve të Mi që t'i kujtojnë njerëzit mbi rëndësinë e leximit të Biblës së Shenjtë, Fjala e vendosur, sipas Vullnetit të Atit Tim.

Sot, Fjala Ime po flitet, përsëri, për të ngulitur në mendjet e njerëzve, sot, rëndësinë e Mësimeve të Mia. Mosarritja për ta pranuar Fjalën e Hyjit do të çojë në vdekjen e shpirtit.

Çdo njeri mbi tokë ka lindur me vullnetin e lirë. Për çdo njeri, që i është dhënë jeta nga Ati Im, Sakramenti i Pagëzimit është bërë i disponueshëm, por jo çdo fëmije të Hyjit i është dhënë mundësia për këtë Dhuratë të rëndësishme, e cila e pastron shpirtin dhe ia largon djajtë.

Çdo njeri ka patur të drejtën ta njohë të Vërtetën e Mësimeve të Mia, por jo çdo njeriu i është dhënë e Vërteta. Në vend të saj, fetë e rreme u ushqyen në shpirtrat e të pafajshmëve. Kjo çoi në urrejtje për njëri-tjetrin, kur gënjeshtrat, e krijuara dhe të përhapura nga të tilla fe të rreme, i infektuan zemrat e njerëzve.

E Vërteta është se Fjala Ime e Shenjtë është ushqim për shpirtin. Pa atë shpirti thahet. Kur shpirtit i mungon paqja, të cilën Dashuria Ime ia sjell, ai atëherë kërkon ngushëllim në krahët e gjërave materiale, të cilat, me kalimin e kohës, e thajnë atë nga çdo kënaqësi.

Tani që Fjala Ime e Shenjtë po ndizet në zemrat e njerëzve të lodhur, Dashuria Ime do të përhapet kur e Vërteta t'i jepet njerëzimit. Kjo Dashuri do t’i tërheqë shpirtrat e uritur, dhe kështu Plani Im i Shpëtimit do të vazhdojë. Unë do të përdor çdo mundësi, duke përdorur zemrat e njerëzve të përulët – të cilët me të vërtetë më duan Mua – për të shpëtuar të gjithë racën njerëzore. Nuk ka rëndësi se cilin zot ata adhurojnë, sepse së shpejti, e Vërteta do t'iu tregohet atyre. Pastaj atyre nuk do t’iu nevojitet asgjë tjetër, vetëm Prania Ime e Lavdishme.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/23/i-urge-my-followers-to-remind-people-of-the-importance-of-reading-the-holy-bible/

Wednesday 30 January 2013

Virgjëra Mari: Është prej fuqisë së lutjes që Mëshira e Birit tim mund të përhapet nëpër botë

E Mërkurë, 23 Janar 2013, në 16:05

Fëmijët e mi, ju duhet të përpiqeni që të përkushtoni të paktën 15 minuta në ditë në recitimin e Lutjeve të Kryqëzatës, pasi kjo është shumë e rëndësishme.

Ju duhet të gjeni kohën për t'i thënë këto lutje, pasi ato janë tashmë duke dobësuar shumë tragjedi në botë, të cilat janë shkaktuar nga ata njerëz djallëzorë që kryejnë vepra të liga.

Ju kurrë nuk duhet ta harroni fuqinë e lutjes, apo faktin që, me anë të ndërhyrjes sime, unë mund t'ju ndihmoj në përpjekjen tuaj për Besimin tuaj.

Shumë prej jush janë të zënë me çështje të tjera në jetën tuaj, por ju duhet të bëni çdo përpjekje për t'i bërë nderime Birit tim. Lutja mund të jetë e vështirë për shumë vetë.

Mund të jetë e vështirë që të luteni privatisht, dhe për ata që nuk arrijnë ta shohin Fytyrën tejet të përkryer dhe më të bukur të Birit tim, Jezu Krishtit, ata me lehtësi do të shpërqendrohen.

Këtu është një Lutje e vogël e Kryqëzatës (95) Për të ndihmuar të gjeni kohë për lutje.

O Nëna e Shpëtimit, eja në ndihmën time, ndërsa përpiqem të gjej kohë për lutje.

Më ndihmo t'i jap Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, kohën që Ai meriton për t'i treguar Atij se sa shumë e dua Atë.

Unë kërkoj që ti, Nëna ime e Bekuar e Shpëtimit, të kërkosh për mua Hiret që më nevojiten dhe t'i kërkosh Birit tënd të dashur çdo Hir dhe favor, në mënyrë që Ai të më përfshijë në Gjirin e Zemrës së Tij të Shenjtë.
Amen.


Fëmijë, për të ndjekur Udhën e së Vërtetës, gjithçka që ju duhet të bëni është t'ia jepni kohën, që i nevojitet, lutjes. Është prej fuqisë së lutjes që Mëshira e Birit tim mund të përhapet nëpër botë. Do të jetë prej recitimit tuaj të Lutjeve të Kryqëzatës që Besëlidhja do të mund të përmbushet nga Biri im për ta shpëtuar botën.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit 

Me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, ju do të profetizoni në Emrin Tim të Shenjtë në mbarë botën

E Martë, 22 Janar 2013, në 10:24

Bija Ime fort e dashur, Drita Ime do të ndriçojë tani në ato vende ku nuk iu është treguar e Vërteta.

Atje ku Hyji as edhe nuk përmendet, Prania Ime Hyjnore tani do të mbushë çdo anë të këtyre vendeve që nuk më nderojnë Mua, edhe pse ata janë të vetëdijshëm se Kush Jam Unë. Perdja e errësirës do të ngrihet dhe, më në fund, këta shpirtra të etur do të pinë Shpirtin Tim të Shenjtë dhe do të përtypin Fjalën Time të Shenjtë. Pas gjithë kësaj kohe, atyre, përmes përhapjes së Grupeve të Mia të Lutjes, do t’iu jepet e Vërteta.

Unë i referohem atyre vendeve ku kishat tuaja qëndrojnë bosh, ku Sakramentet rrallë herë bëhen të disponueshme, dhe ku Meshat e përditshme nuk celebrohen më. Varet nga ju, dishepujt e Mi të dashur, që ta përhapni Fjalën Time të Shenjtë, në mënyrë që shpirtrat e errët, dhe ata që nuk dinë asgjë për Mua, të ndriçohen dhe të inkurajohen, me butësi, për të ardhur tek Unë.

Unë ju bekoj, dhe përmes Fuqisë së Dashurisë Sime të thellë për çdonjërin prej jush, Unë do t'i shtoj radhët tuaja së tepërmi. Grupet e Mia të Lutjes do të ngrihen në çdo vend, dhe me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, ju do të profetizoni në Emrin Tim të Shenjtë në mbarë botën.

Kujtojuani të gjithëve Mësimet e Mia. Kujtojini njerëzit që ta lexojnë Biblën e Shenjtë, një prej Dhuratave më të mëdha të dhëna juve prej Atit Tim. Recitojini Lutjet e Mia; lexojini Mesazhet e Mia të Lavdishme dhe lutuni që ju të mund t’i arrini deri edhe zemrat më të ngurta.

Unë do t'ju dhuroj ju shumë Dhurata dhe Unë do t'ju udhëzoj për çdo hap që ju merrni në Udhën e së Vërtetës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/22/with-the-gift-of-the-holy-spirit-you-will-prophecy-in-my-holy-name-all-over-the-world/

Koha Ime, e cila është e ndërthurur me Vullnetin Hyjnor të Atit Tim, është pothuajse mbi ju

E Hënë, 21 Janar 2013, në 15:50

Bija Ime fort e dashur, Koha Ime në tokë mund të duket sikur ka përfunduar me Kryqëzimin Tim, por ky ishte vetëm fillimi.

Koha Ime, e cila është e ndërthurur me Vullnetin e Shenjtë të Atit Tim, është pothuajse mbi ju dhe, më në fund, Unë do të vij përsëri, për ta pushtuar njerëzimin në Zemrën Time të Shenjtë.

Shumë është arritur, jo vetëm prej jush, dishepujt e Mi të dashur, por edhe prej Besimit të Kishës Sime në qëndresën ndaj persekutimit të shkaktuar mbi Trupin Tim në tokë prej qeverive të pafe.

Sa i dua Unë ndjekësit e Mi besnikë. Sa shumë ngushëllim më sjellin ata Mua, për shkak të aleancës së tyre të fortë dhe besnike. Shpirti i Shenjtë është i papërmbajtur në këto kohë dhe ai u dërgua, si një rrjetë mbi njerëzimin, si një kundërveprues kundër shpirtit të keq të pranishëm në zemrat e njerëzve.

Po t’i shikonit ju, ndjekësit e Mi, ashtu siç i shoh Unë shpirtrat e ligj që enden nëpër botë duke kërkuar një shtëpi, ju do të vdisnit nga frika. Ata kërkojnë strehim në shpirtin e njeriut dhe në shtëpinë ku ata banojnë. Shpirtrat që nuk më duan Mua, që e refuzojnë Hyjin dhe që ndjekin mësime të rreme, të përhapura nga Satani, duke përfshirë organizatat e epokës së re – të cilat pozojnë si organizata fetare dhe shpirtërore – e lënë veten e tyre të hapur ndaj këtyre shpirtrave. Shumë nga këta njerëz do të fyheshin nëse do t'iu tregohej se ata janë mbartës të shpirtrave të tillë djallëzor. Ata nuk do ta besonin atë, edhe nëse ata tregojnë shenja ankthi të thellë emocional.

Këta shpirtra djallëzorë, dhe ka shumë prej tyre, e tregojnë veten tek Unë ku ata përpëliten në errësirë para Meje. Unë mund t'i shoh ata duke nënqeshur dhe duke më pështyrë Mua me gojët e tyre të ndyra. Kur ata janë të pranishëm tek fëmijët e Hyjit, ata e transformojnë personin tek i cili janë futur, megjithëse me ngadalë, në fillim. Me kalimin e kohës, këta njerëz të shkretë, do të nxjerrin nga goja gjëra të turpshme kundër Hyjit dhe Ligjeve të Krijuara prej Tij. 

Ata do të promovojnë vepra djallëzore, të çdo lloji, dhe do të shkojnë deri atje sa të joshin të tjerët që të kryejnë mëkat. Ndërsa ata e shtojnë shpejtësinë e infektimit të tyre, Shpirti i Shenjtë, i pranishëm në zemrat e ndjekësve të Mi, do të fillojë një betejë të fuqishme për të ndihmuar në çrrënjosjen e kësaj ligësie. 

Prandaj dhe lutja është kaq e rëndësishme. Lutjet tuaja, të ofruara për të ndaluar përhapjen e ligjeve djallëzore, që e fyejnë Hyjin, do të dëgjohen dhe do të veprohet në lidhje me ato.

Ju lutem të vazhdoni të recitoni *Lutjen e Kryqëzatës (87) për ta mbrojtur vendin tuaj nga i ligu dhe kështu që veprat e liga të persekutimit të mund të dobësohen.

Jezusi juaj 


*Lutja e Kryqëzatës (87) Mbroje kombin tonë nga i ligu

O Atë, në emër të Birit Tënd, na shpëto nga komunizmi. Na shpëto nga diktatura. Mbroje kombin tonë nga paganizmi. Shpëtoji fëmijët tanë nga e keqja. Na ndihmo të shohim Dritën e Hyjit. Hapi zemrat tona ndaj Mësimeve të Birit Tënd. Ndihmoji të gjitha Kishat të qëndrojnë të vërteta ndaj Fjalës së Hyjit. Ne të lutemi Ty t’i mbrosh kombet tona nga persekutimi. Zoti Më i Dashur, shiko përmbi ne me Mëshirë, pavarësisht se sa të fyejmë Ty. Jezus, Biri i Njeriut, na mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar. Na shpëto nga kurthet e të ligut. Ne të lutemi Ty, Hyj i dashur, të ndërhysh dhe ta ndalosh të ligun të pushtojë botën në këtë kohë. Amen.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/21/my-time-which-is-entwined-with-the-divine-will-of-my-father-is-almost-upon-you/

Sunday 27 January 2013

Këta njerëz do të shkatërrojnë Kishat e Mia dhe pak vetë do të lejohen që të ofrojnë Sakrificat ditore

E Diel, 20 Janar 2013, në 17:50

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj që dishepujt e Mi t'i pranojnë ndryshimet, që shtrihen përpara, pa frikë. Do të jetë për arsye të këtyre ndryshimeve, që njeriu do të pastrohet.

Veprat e liga të luftës dhe të heqjes së të drejtave tuaja, të shkaktuara për të kontrolluar mënyrën me të cilën vendet tuaja janë drejtuar, së shpejti do të ndodhin. Nëse kjo betejë finale mes Mbretërisë së Atit Tim dhe djallit dhe shpirtrave të tij të ligj nuk do të ndodhte, atëherë i ligu nuk do të shkatërrohej.

Do të bëhen vazhdimisht përpjekje për të marrë në kontroll valutat tuaja si dhe aksesin tuaj personal të parave. Por lutjet tuaja mund t'i ndalojnë këta udhëheqës të ligj në zbatimin e kësaj përpjekjeje për skllavëri. 

Këta njerëz do të shkatërrojnë Kishat e Mia dhe pak njerëz do të lejohen që të ofrojnë Sakrificat ditore. Sidoqoftë, do të jenë ata midis tyre që do të qëndrojnë në këmbë prej Hirit të Hyjit.

Ata do ta persekutojnë Kishën dhe do të shkaktojnë një përçarje të madhe mes udhëheqësve në Kishat e Krishtera dhe prapë, do të ketë priftërinj dhe klerikë që akoma do të qëndrojnë në këmbë, sepse ata do të refuzojnë që t’i nënshtrohen këtij presioni.

Ata do të përpiqen që të ndalojnë Sakramentet e Pagëzimit, Kungimit të Shenjtë dhe Rrëfimit
dhe prapë, ata shërbëtorë të shenjtë besnikë dhe trima do të vazhdojnë që të më shërbejnë Mua.

Mbajeni mend se lutjet tuaja do ta dobësojnë ndikimin dhe ashpërsinë e këtyre sprovave. Në veçanti, kur shpirtrat e Mi të zgjedhur të luten për këto vepra të Mëshirës, Unë do t'i përgjigjem thirrjeve të tyre.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/20/these-people-will-destroy-my-churches-and-few-will-be-allowed-to-offer-the-daily-sacrifices/

Saturday 26 January 2013

Janë Misionet e profetëve të vërtetë, ato që shkaktojnë zemërim

E Diel, 20 Janar 2013, në 10:10

Bija Ime fort e dashur, është dëshira Ime më e madhe që t’i shoh jobesimtarët të lexojnë Fjalën Time të Shenjtë. Edhe po të ndodhte për vetëm fare pak minuta, ata do të tundoheshin për t’u kthyer tek Shkrimi Im, herë pas here.

Për shkak se Satani e mashtron botën për të besuar se ai nuk ekziston, apo se djajtë e tij, engjëjt e rënë, nuk enden të lirë nëpër botë duke kërkuar strehim në zemrat dhe trupat e njerëzve, ai është i panjohur për jobesimtarët. Është vetëm kur njeriu e pranon ekzistencën e djallit në botë, që ai me të vërtetë do ta hapë mendjen e tij për ta pranuar Ekzistencën e Hyjit.

Kur shpirtrat djallëzor enden vërdallë, ata kërkojnë vende ku mund të hyjnë me lehtësi në një shpirt. Menjëherë sa hyjnë brenda shpirtit, ata janë shumë të vështirë për t'u hequr qafe. Ata ngjiten pas atyre shpirtrave të gjorë që nuk kanë asnjë fe apo besim tek Hyji. Ata i sulmojnë ndjekësit e Mi në mënyra të ngjashme dhe vetëm lutjet e tyre mund t'iu japin atyre mbrojtje. 

Kur një profet është dërguar në botë, Satani dhe djajtë e tij do të bëjnë të pamundurën për ta luftuar Dhuratën e Profecisë.

Ti, bija Ime, je e rrethuar nga sulmet e Satanit. Kjo merr shumë forma. Njerëzit që i përgjigjen Mesazheve të Mia do të torturohen, gjithashtu. Dyshimet, do të futen si fillim, në zemrat e tyre nga shpirti i lig që më pas do të krijojë shqetësim brenda shpirtit. Kjo do t'i çojë ata për t’i vënë në pyetje dhe sfiduar Mesazhet e Mia deri kur dyshimet e tyre të kthehen në urrejtje.

Shumë shpirtra me të cilët ti shoqërohesh, pa e ditur ata, do të jenë të tunduar, vazhdimisht për të të tradhtuar. Disa të panjohur do të vijnë dhe të thonë ty se edhe ata gjithashtu janë profetë. Disa prej këtyre shpirtrave, që erdhën tek ti që nga fillimi i këtij Misioni, me pretendimin se edhe ata ishin gjithashtu profetë të Mi me dhurata të veçanta nga Unë dhe që të gënjyen ty, janë armiqtë e tu më të këqinj. Ata janë të infektuar nga shpirtrat e ligj dhe shumë prej tyre, për fat të keq, nuk e kuptojnë këtë. Ata shërbëtorë të Mi të shenjtë, tek të cilët ti pate besim dhe që të tradhtuan, qenë ndaluar gjithashtu që ta kryenin detyrën e tyre ndaj Meje, për shkak të shpirtit të xhelozisë.

Ka shumë pak njerëz që mund të besohen për të punuar me profetët e Mi, prandaj dhe profetëve të vërtetë iu duhet që të punojnë vetëm, me vetëm një grusht njerëzish që ata mund t'i besojnë.

Ju, ndjekësit e Mi, kurrë nuk duhet të ndjeheni të lënduar apo të fyer kur Unë nuk do ta lejoj profeten Time t'ju takoj ju, apo të marrë pjesë në ngjarje publike.

Si profetja e ditëve të fundit, Unë nuk mund të lejoj devijime. Unë kam nevojë për gjithë kohën dhe devotshmërinë e Marisë. Do të jem Unë, Jezu Krishti, Ai që do t'ju udhëzojë ju në lutjet tuaja, dhe përmes Grupeve të Mia të Lutjes. Kurrë mos e nënvlerësoni shpirtin e lig, i cili krijon dyshime dhe argumente midis jush, së bashku me tundimin për t'u larguar.

Dallojini arsyet për këtë. Kjo ndodh për shkak se lufta më e madhe e Satanit është duke u zhvilluar në këtë kohë. Janë Misionet e profetëve të vërtetë, ato që shkaktojnë zemërim. Jam Unë, Jezu Krishti, Ai që e udhëheq betejën kundër të ligut dhe jam Unë Ai që do ta fitoj atë.

Jezusi juaj i Dashur 

Friday 25 January 2013

Virgjëra Mari: Ju duhet të luftoni çdo ligj dhe çdo argument që e përkrah abortin

E Shtunë, 19 Janar 2013, në 20:45

Fëmija im, në një kohë kur veprat e liga përshkallëzohen, për sa i përket mënyrës se si kombet përpiqen ta fusin abortin, Shpirti i Shenjtë zbret përmbi fëmijët e Hyjit, që ata të mund të fitojnë guximin për të luftuar.

Aborti është mëkati më i rëndë në Sytë e Atit Tim. Asnjë arsye nuk mund t'i paraqitet Atij, që ta justifikojë këtë vepër të ligë kundër Krijesës së Hyjit.

Aborti është një ofendim ndaj Krijimit të Shenjtë të njerëzimit dhe ai sjell me vete një ndëshkim të tmerrshëm.

Çdo argument do të bëhet për ta justifikuar atë mes kombeve tuaja, por asgjë nuk mund ta bëj atë të pranueshëm tek Hyji. Askush nuk e ka të drejtën të interferojë me Dhuratën e Jetës, të krijuar prej Hyjit, Krijuesit të gjithçka që është.

Shumë shpirtra të gjorë besojnë se ata tregojnë dhembshuri kur ata e pranojnë abortin, por gjithçka që ata bëjnë është se e lejojnë vrasjen, e cila është një mëkat i rëndë. Ju duhet të luftoni çdo ligj dhe çdo argument, që e përkrah abortin dhe duhet ta mbroni jetën e fëmijëve të Hyjit, brenda barkut të nënave të tyre. Ju kurrë nuk duhet të ndjeni frikë kur ju e shpallni shenjtërinë e jetës.

Lutuni, lutuni, lutuni për ato shpirtra që nuk arrijnë ta pranojnë rëndësinë e jetës dhe Veprën e Shenjtë të Krijimit të Hyjit. Këta shpirtra kanë nevojë për lutjet dhe durimin tuaj. Tregojuni atyre se ju nuk do t'i pranoni kërkesat e tyre për t'ju bërë ju që ta pranoni vrasjen e fëmijëve akoma të pa-lindur të Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/19/virgin-mary-you-must-fight-every-law-and-every-argument-which-promotes-abortion/

Thursday 24 January 2013

Ju i gëlltisni, kaq lehtë, ato fjalë të rreme që ju tregohen nga gënjeshtarët

E Premte, 18 Janar 2013, në 20:15

Bija Ime fort e dashur, sa e lehtë është që Zëri Im të mbytet nga të bërtiturat e profetëve të rremë që kanë depërtuar në botë në këtë kohë.

Sa të marrë janë ata mes jush, duke përfshirë ndjekësit e Mi besnikë, që janë kaq të uritur për Dashurinë Time, saqë ju i gëlltisni, kaq lehtë, ato fjalë të rreme, që ju tregohen nga gënjeshtarët.

A nuk e dini ju se Unë e komunikoj Fjalën Time tek vetëm fare pak shpirtra? A nuk ju kam thënë se Fjalët e Mia, që po ju jepen tani, janë të fundit të llojit të tyre? Përse atëherë i kërkoni me kaq zell fjalët e profetëve të deklaruar së fundi që pohojnë se flasin në emrin Tim? Dëshira e tyre është që të kërkojnë lavdi dhe vëmendje. Ajo që ata bëjnë është se e ushqejnë grigjën Time me një alternativë të dobët, plot me fjalë pa substancë. 

Për shumë nga këta shpirtra të gjorë, ata nuk kanë për qëllim të bëjnë ndonjë dëm meqenëse shumë prej tyre janë të udhëhequr nga devotshmëria që e kanë për Mua, për të transmetuar Dashurinë e Hyjit. Por prapë, Unë nuk i udhëzoj ata që ta bëjnë këtë, sepse Unë nuk iu zbuloj atyre Fjalën Time të Shenjtë, apo hollësirat e Planit Tim të Shenjtë. Të tjerët, për fat të keq, janë duke u ndikuar nga shpirti i lig me qëllimin për ta zhvlerësuar Fjalën Time të Shenjtë.

Në një kohë kur kaq shumë zëra, të dala nga gojët e profetëve të rremë, kërkojnë vëmendjen e shumtë vetëve, Zëri Im i Vërtetë është hedhur mënjanë. Për ju që e kërkoni Zërin Tim, dhe që i dëshmuat fjalët e shumë të vetë-quajturve profetë, ju duhet të më dëgjoni Mua tani.

Ka shpirtra të zgjedhur përmes të cilëve Unë kam komunikuar për dhjetëra vjet. Unë akoma komunikoj me ta. Që nga fillimi i këtij Misioni, Unë nuk i kam dhënë as edhe një shpirti tjetër lejen për ta shpallur Fjalën Time në publik në këtë kohë, me përjashtim të atyre shpirtrave të dashur e të zgjedhur që kanë punuar për Mua për vite me radhë.

Si ta ngre Zërin Tim, që ju të më dëgjoni? Çfarë është që ju kërkoni? A është e Vërteta? A është sensacioni? A është poezia – e cila ju kujton se si duhet të shfaqet Fjala Ime në letër? Përse atëherë, nga të gjithë profetët që thonë se flasin në emrin Tim, ju më refuzoni Mua përmes këtyre Mesazheve?

Oh sa po mashtroheni. Sa shumë po tërhiqeni larg nga Krahët e Mi të Dashur. Sa po josheni për të dëgjuar zëra të ëmbël, që nuk kanë asnjë ngjashmëri me Fjalën Time të Vërtetë.

Koha do të vij kur të ndjeni turp për mizorinë tuaj, refuzimin tuaj të hidhur ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, refuzimin tuaj kokëfortë, të krijuar prej mëkatit të krenarisë për të mbështetur Fjalën Time të Shenjtë, në këtë kohë. Sepse kjo është koha që e Vërteta t'i zbulohet njerëzimit, për hir të shpirtrave tuaj dhe të atyre të çdo burri, gruaje dhe fëmije.

Unë i premtova botës se e Vërteta do t'ju tregohej atyre gjatë kësaj kohe, dhe prapë kaq shumë prej jush janë të verbër dhe të shurdhët ndaj Fjalës së Hyjit. Unë ju kërkoj që të reflektoni në kërkimin tuaj për Mëshirën Time, Fjalën Time dhe Premtimin Tim. 

Pastaj ju duhet të më luteni Mua që t'ju udhëzoj dhe t'ju jap kthjelltësinë e mendjes, që ju të mund të më shikoni Mua, të më dëgjoni Mua, të më besoni Mua dhe, përfundimisht, të dorëzoheni plotësisht ndaj dëshirës Sime për të shpëtuar shpirtin tuaj. Ju nuk duhet të harxhoni kohë duke bërë supozime, apo duke ecur në udhë të gabuar, sepse Unë kam nevojë për ju.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/18/you-devour-so-easily-those-false-words-presented-to-you-by-liars/

Wednesday 23 January 2013

Virgjëra Mari: Zhdukja e të gjitha shenjave të Birit tim do të thotë fillimi i fundit

E Premte, 18 Janar 2013, në 19:30

Fëmijët e mi, gjërat kanë ndryshuar, ndërsa mëkati vazhdon të përhapet kudo. Ndërsa mëkati të bëhet i pranueshëm në zemrat e njerëzve, toka do të rënkojë në agoni nën peshën e errësirës.

Lufta Botërore por vihet në skenë dhe së shpejti ajo do të zbulojë shëmtinë, që ndodhet në zemrat e udhëheqësve të botës, të cilët janë të bashkuar si me kordonin e kërthizës. Njëri ushqen tjetrin, por së shpejti asnjëri nuk do të mbetet drejtues i kombit të vet, sepse ata do t’i përgjigjen vetëm një zotërie, antikrishtit.

Për shumë njerëz, bota mund të duket e njëjtë, por nuk është. Do të jetë për shkak të ligësisë, të sjellë nga djajtë e mishëruar që enden korridoreve të pushtetit, që i gjithë njerëzimi do të vuajë. 

Fuqia, e mbajtur prej këtyre skllevërve ndaj udhëheqësve të ligj, do të thotë se të drejtat civile do të zhduken. Shenjat tashmë mund të shihen. Së shpejti, ato të gjitha do të hiqen dhe ju do të duhet të keni besim në Birin tim, dhe t’i dorëzoheni Atij, që të mund t'i bëni ballë padrejtësive të cilat do t'ju duhet t'i dëshmoni.

Zhdukja e të gjitha shenjave të Birit tim do të thotë fillimi i fundit. Kur kjo të ndodhë, ju do ta kuptoni se koha për Ardhjen e Dytë është afër.

Ju duhet të qëndroni në lutje, fëmijë, dhe të vazhdoni të recitoni Lutjet e Kryqëzatës, sepse ato janë shumë të fuqishme dhe do të ndihmojnë të zbusin vuajtjet të cilat po planifikohen nga grupi i lig.

Toka tani do të tundet aty ku janë vendosur selitë e këtyre udhëheqësve të ndikuar nga djalli. Dora e Hyjit, Më të Lartit, do ta godasë tokën, por shumë nga ata që bëjnë jetë mëkatare mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja.

Ndikimi i të ligut tani po ndjehet mes Kishave dhe atyre që e shpallin Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Ata janë shënjestra parësore e të ligut dhe antikrishti nuk do të heqë dorë nga përpjekja e tij për t’i shkatërruar të gjitha Kishat e Krishtera.

Lutuni, lutuni, lutuni për ushtrinë e Krishtit që të mbetet e qetë dhe në paqe. Do të jetë kur ju të keni besim të plotë në Birin tim, përmes dorëzimit të vullnetit tuaj të lirë, që ju do të bëheni të fortë. Atëherë ju do të jeni në gjendje që t’i rezistoni këtyre sprovave.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit 

Tuesday 22 January 2013

Gjithçka do të bëhet për të shkaktuar përçarje në Grupet tuaja të Lutjes

E Enjte, 17 Janar 2013, në 23:17

Bija Ime fort e dashur, Zjarri i Shpirtit të Shenjtë është intensifikuar mes Grupeve të Mia të Lutjes dhe ato do të përhapen tani nëpër mbarë botën, dhe do të shumëfishohen, njëmijë-fish. Hiri i dhuruar mbi këto Grupe do t'iu mundësojë atyre që të ngrihen shpejt dhe të shtohen ashtu si Unë e kisha qëllimin për to.

Ndërsa Zjarri i së Vërtetës e pushton Tokën, po ashtu edhe errësira do të zbresë, si një mjegull e madhe dhe e dendur. I ligu dhe djajtë e tij do të torturojnë sa më shumë njerëz të munden me qëllim që t'i largojnë ata nga Unë. Unë nuk mund t’ia lejoj atij ta bëjë këtë.

Dhimbja e ndarjes nga këta shpirtra të gjorë, që jepen vullnetarisht ndaj gënjeshtrave, që iu ushqehen atyre prej Satanit, është shumë e vështirë për Mua për t’u duruar. Sidoqoftë, asgjë nuk mund ta ndalojë Fjalën e Hyjit, megjithëse mund të mos duket kështu për shumë prej jush.

Përmes Fuqisë Sime, Unë do të përhap dashuri përmes atyre shpirtrave që i përgjigjen thirrjes Sime për Lutje. Kur ata e dorëzojnë tek Unë vullnetin e tyre të lirë, Unë mund të bëj çfarë është e nevojshme për t'i tërhequr ata drejt Dashurisë së Hyjit. 

Kjo Dashuri ka munguar në jetët e tyre, për disa kohë. Ata pastaj do ta dallojnë boshllëkun që e kishin ndjerë përbrenda, përpara se Unë t'iu sillja atyre këtë lehtësim. Lehtësimi që atyre iu ka munguar është qetësia e shpirtit, e cila mund të vijë vetëm nga Unë.

Ejani tek Unë dhe Unë do t'ju ndihmoj që të shikoni gjithçka që ka rëndësi. Dëgjojeni Zërin Tim, tani, ndërsa i mbledh të gjitha kombet dhe e bashkoj familjen Time që të mund t'ju përgatis për jetën tuaj të re ku vdekja nuk do të ekzistoj më. As vdekja e trupit dhe as e shpirtit nuk mund të ekzistojë në Parajsën Time të Re. 

Vdekjes do t'i vijë fundi. Parajsa Ime e Re është gati, por ajo duhet të mbushet me çdo shpirt të vetëm të gjallë sot në botë. Kjo është dëshira Ime e madhe.

Ju, ndjekësit e Mi, duhet të përgatiteni tani për sprovat e tmerrshme, që do t’ju duhet të hasni për shkak se iu përgjigjët thirrjes Sime. Gjithçka do të bëhet për të shkaktuar përçarje në Grupet tuaja të Lutjes. Shumë priftërinj, për shembull, do të përpiqen t'i ndalojnë ato. 

Juve do t'ju thuhet të mos i ndiqni ato. 

Juve do t'ju thuhet se ato nuk janë të lejuara. 

Juve do t'ju thuhet se Lutjet e Mia vijnë nga shpirti i lig. 

Juve do t'ju jepet çdo lloj justifikimi – të gjitha ato thjesht me qëllimin për ta penguar Punën Time që të mos kryhet.

Unë ju këshilloj të punoni së bashku në paqe dhe harmoni. Mos lejoni që ndryshimet në mendime ta ndalojnë këtë Punë. Kjo është një kohë kur Satani do të përpiqet t'ju ngrejë të gjithëve kundër njëri-tjetrit, që të mos shpërndahen globalisht Lutjet e Kryqëzatës, ashtu si ju kam udhëzuar Unë.

Grupet e Lutjes ‘Jezusi për Njerëzimin’ duhet të ngrihen kudo. Ato do të jenë një pjesë përbërëse e formimit dhe e koordinimit të Ushtrisë Sime të Mbetur mbi Tokë. Ju duhet të punoni pranë, në dashuri dhe harmoni, dhe të jeni në kontakt me bijën Time, Maria. 

Unë e kam udhëzuar atë që t'ju asistojë, aty ku është e mundur, për t'ju udhëzuar. Unë i kam dërguar asaj një grup njerëzish që do t'i koordinojnë këto grupe në rajone të ndryshme të botës. Secili prej jush duhet të përqendrohet në zonën tuaj dhe të lidheni me njëri-tjetrin. Maria do të udhëzohet, nga Unë, në lidhje me mënyrën se si Unë dëshiroj që ata të organizohen dhe formatin që Unë dëshiroj.

Unë do ta bekoj secilin Grup të Lutjes, kur ata bien dakord me Udhëzimin Tim. 

Unë kam nevojë që të përfshihen pjesëtarë të klerit si dhe të përdoren Libra Lutjesh. Maria do t'ju informojë se çfarë pritet së shpejti.

Përgatituni për këtë Mision global, si asnjë tjetër. Ky është Misioni Përfundimtar për të shpëtuar shpirtrat dhe çdo hap i udhës është i diktuar nga Unë, Jezu Krishti. Prandaj, Unë kërkoj që ju ta vini gjithë besimin tuaj tek Unë. Gëzoni sepse jeni të bekuar që ju jepet ky rol në periudhën më të rëndësishme në historinë e botës. Për këtë, ju do të merrni shumë dhurata nga Unë, sepse Unë kam nevojë për ndihmën tuaj për të shpëtuar shpirtrat.

Më lejoni Mua t'ju jap Bekimin e Mbrojtjes për Grupet e Kryqëzatës së Lutjes ‘Jezusi për Njerëzimin’ në çdonjërin vend, ndërsa ato po ngrihen.

Kini Dashurinë Time, Bekimin Tim, dishepujt e Mi të dashur. Ju më sillni Mua paqe, dashuri dhe ngushëllim në këtë kohë.

Jezusi juaj i dashur 

Ju lutem ta merrni këtë Dhuratë të re të Shërimit që Unë jua paraqes tani

E Martë, 15 Janar 2013, në 22:50

Bija Ime fort e dashur, ndërsa ky Mision vazhdon të rritet dhe të zgjerohet nëpër botë, ai do të vijë me mrekulli të reja, të cilat, në Dashurinë dhe dhembshurinë Time, do t'u dhurohen atyre që vuajnë tmerrësisht. Kur Unë erdha herën e parë, Mëshira Ime u përhap tek ata shpirtra që kishin nevojë për Ndihmën Time.

Do të ketë nga ata që do të ndjejnë mungesën e besimit dhe që do të pësojnë vuajtje të tmerrshme fizike. Atyre që vijnë tek Unë, Unë do t'ua lehtësoj vuajtjen. Unë do ta bëj këtë për ta ndezur besimin tek shpirtrat e tyre, por do të jetë vetëm me anë të Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, përmes së cilës ata mund të shërohen.

M’i sillni Mua vuajtjet tuaja. M’i sillni Mua shqetësimet tuaja. Ma sillni Mua dhimbjen tuaj. Ejani tek Unë, përmes lutjeve tuaja, dhe Unë do të dëgjoj. Unë dëshiroj që t'ju marr të gjithë në Krahët e Mi të Shenjtë dhe t'ju mbroj.

Ju lutem ta merrni këtë Dhuratë të re të Shërimit që Unë jua paraqes tani. Ajo është në formën e një Lutjeje të Kryqëzatës dhe do të kurojë në mendje, trup dhe shpirt.

Me anë të kësaj lutjeje, Unë ju dhuroj Dhuratën e çmuar të Shërimit. Duke e recituar atë, ju do ta kuptoni se kjo kërkesë për ndihmë do të sjellë mbi ju, dhe mbi ata që ju i përfshini në këtë lutje, dhurata të mëdha nga Qielli.

Si e tillë, ajo vjen me një mbrojtje të veçantë për ripërtëritjen e atyre që janë të humbur, që janë të pasigurt për besimin e tyre, dhe që ndjejnë shqetësim. Ata mund të jenë duke vuajtur nga dyshimet. Ata mund të jenë duke vuajtur nga sëmundje fizike, të cilat po e shkatërrojnë aftësinë e tyre për të më lejuar Mua që t'iu sjell paqe, dashuri dhe ngushëllim.

Për ta marrë këtë bekim për shërim ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës.

Lutja e Kryqëzatës (94) Për të shëruar mendjen, trupin dhe shpirtin

O Jezus i dashur, unë dergjem para Teje, i dërrmuar, i sëmurë, me dhimbje dhe me një dëshirë të madhe për të dëgjuar Zërin Tënd.

Le të më preki Prania Jote Hyjnore, që Drita Jote Hyjnore të më vërshojë përgjatë mendjes, trupit dhe shpirtit tim.

Unë kam besim në Mëshirën Tënde.

Unë e dorëzoj plotësisht dhimbjen dhe vuajtjen time përpara Teje dhe kërkoj që Ti të më dhurosh Hirin për të pasur besim tek Ti, në mënyrë që Ti të më shërosh nga kjo dhimbje dhe errësirë, që të bëhem përsëri i plotë dhe kështu të mund të ndjek Udhën e së Vërtetës dhe të lejoj Ty të më udhëheqësh drejt jetës në Parajsën e Re. Amen.


Është besimi juaj ai që duhet t’ju preokupojë, së pari. Pastaj, me anë të hirit të Mëshirës Sime, Unë do t'i përgjigjem kërkesës suaj për shërim, sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/15/please-take-this-new-gift-of-healing-i-present-to-you-now/

Monday 21 January 2013

Pavarësisht Hyjnisë Sime, Unë ndjehem keq dhe i neveritur me mëkatet e njeriut

E Hënë, 14 Janar 2013, në 18:12

Bija Ime fort e dashur, koha për t'u përgatitur për Paralajmërimin është e shkurtër. Kjo është një kohë kur, pavarësisht se sa i dhimbshëm është persekutimi, ju duhet të shpërfillni gjithçka, përveç Fjalës Sime të Shenjtë.

Ndërsa përgatitjet fillojnë, mos lejoni që asnjëri t'ju ndalojë, ndjekësit e Mi të dashur, ndërsa ju i përgatisni shpirtrat tuaj dhe luteni për ata që do të vdesin në mëkat mortor gjatë Paralajmërimit.

Ju, ndjekësit e Mi dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë, do të duroni, tani, dhimbjen që Unë ndjej, kur vështroj mbi mëkatarët e mjerë. Pavarësisht Hyjnisë Sime, Unë ndjehem keq, dhe i neveritur me mëkatet e njeriut, ndërsa ato shfaqen para Syve të Mi.

Arroganca e tyre, paturpësia dhe krenaria, e treguar nga këta mëkatarë, imitojmë pikërisht sjelljen e Satanit dhe demonëve të tij. Po këta shpirtra të ligj i kanë gllabëruar shpirtrat e fëmijëve të Hyjit, aq sa ata nuk duken më si fëmijët që ishin më parë, kur morën frymë për herë të parë.

Kaq të mbushur me krenari, dhe kaq të bindur për pamposhtësinë e tyre, janë ata, saqë ata nuk janë më në gjendje ta lejojnë Shpirtin e Hyjit që t'ua prekë shpirtrat e tyre. Ja përse ata kanë nevojë për lutjet tuaja.

Unë ju bekoj me Hirin për t’i shpëtuar këta shpirtra dhe ju, për hatrin Tim, duhet të më ndihmoni Mua që t'i ndihmoj ata.

I pakënaqur në kënaqjen e epsheve të tija për t’i ushqyer dëshirat e trupit, njeriu atëherë mendon se duhet të interferojë me Krijimin Tim. Ai atëherë ndërmerr hapa ku ai përpiqet, jo vetëm që ta imitojë Fuqinë e Hyjit, në lidhje me Krijimin e jetës njerëzore dhe marrjen e jetës njerëzore, por ai mendon se ka fuqinë që ta zëvendësojë Ekzistencën e Hyjit. Ai beson tani në hyjninë e vet, e cila s’është asgjë veçse një gënjeshtër e vënë brenda shpirtit të tij nga Satani, të cilit ai ia ka kushtuar besnikërinë e tij.

Këto hapa, që njeriu tani po i merr, shkojnë përtej kufijve të lejuar prej Hyjit. Tani që Kishat e Hyjit kanë për t’u rrethuar nga shpirti i lig, nga armiqtë dhe mashtruesit, ndëshkimi do të zbresë përfundimisht përmbi tokë.

Fuqia e Atit Tim do të dëshmohet dhe ndëshkimi i Tij do të jetë i rreptë. Ai do të tronditi madje dhe mëkatarin më arrogant, i cili nuk do të ketë asnjë dyshim se Dora e kujt ka rënë mbi tokë. Ati Im do ta bëjë këtë me qëllim që ta çlirojë tokën nga ligësia, duke bërë të mundur, në të njëjtën kohë, rritjen e ushtrisë së Tij të ndjekësve besnikë që do të ndihmojnë në shpëtimin e shpirtrave.

Mëkati e ka dëmtuar tokën mbi të cilën ju ecni dhe kjo mund të shihet në sëmundjet, ndotjen dhe korrupsionin mes qeverive tuaja. Njolla e mëkatit mbulon botën, prandaj dhe ajo është bërë një gjë e neveritshme dhe e turpshme në Sytë e Atit Tim. Ai, i cili e krijoi botën si një vend ku Ai të mund ta ushqente familjen e Tij, është me zemër të thyer.

Ati Im është gjithashtu i zemëruar dhe peshoret e drejtësisë tani kanë arritur kulmin. Ndëshkimi i Tij nuk mund të ndalohet aty ku është bërë i nevojshëm.

Ndihmojini vëllezërit dhe motrat tuaja, sidomos ata që kanë krijuar ligje që interferojnë me ato të krijuara prej Hyjit, Më të Lartit. 

Ju duhet ta bëni këtë përmes Kryqëzatës së Lutjeve. Qëndroni të fortë. Jini trima. Të keni shpresë dhe mos kini frikë asgjë, nëse më doni Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/14/despite-my-divinity-i-feel-sickened-by-and-disgusted-with-the-sins-of-man/

Sunday 20 January 2013

Shpërfilli pyetjet apo kërkesat që të bëhen për t’i ndryshuar Fjalët e Mia

E Diel, 13 Janar 2013, në 12:10

Bija Ime fort e dashur, ti kurrë nuk duhet të harrosh se Kush është Zotëria yt. Kur ti të jesh e tërhequr në çdo drejtim dhe kur dishepujt e Mi të vendosin barra të mëdha përmbi supet e tua, ti duhet të rezistosh. Vendose veten tënde në Duart e Mia të Shenjta, qëndro vetëm dhe më kërko Mua që t’i marr në dorë të gjitha gjërat.

Ti duhet t'i përgjigjesh vetëm Zërit Tim. Çdo zë tjetër, që të komandon të bësh Punën Time të Shenjtë, sipas mënyrave të tyre, interpretimeve të tyre, nuk duhet pranuar.

Shumë njerëz, që e ndjekin këtë Mision, duhet ta kuptojnë se Fjala Ime e Shenjtë nuk duhet analizuar, ndryshuar apo rregulluar për t'iu përshtatur të tjerëve. Fjala Ime është e Shenjtë. Pranojeni atë që Unë them, me besim, dhe të jeni të kënaqur. Përpjekjet për të gjetur kuptime të fshehta, sensacion, apo të kërkoni tregimin e fatit, janë fyese për Mua.

Mësoni ta dëgjoni Zërin Tim. Lëreni që t'jua preki shpirtin dhe të jeni mirënjohës që Unë po ju dhuroj këtë Dhuratë të Mësimeve dhe dëshirave të Mia intime. Unë e bëj këtë prej dhembshurisë që kam për ju dhe sepse ju dua. Të vini në pikëpyetje dhe të kërkoni që Unë t'ju jap përgjigjet që ju dëshironi të dëgjoni, është ofenduese për Mua.

Bija Ime, të lutem shpërfilli pyetjet apo kërkesat që të bëhen për t’i ndryshuar Fjalët e Mia apo kuptimin e asaj që Unë të them. Ti nuk e ke autoritetin, siç të kam thënë më parë, për ta bërë këtë. Madje edhe kur ata shpirtra djallëzorë të bëjnë pyetje të vështira, për të cilat ti nuk e ke përgjigjen, qëndro në heshtje.

Për ju që vazhdoni të përpiqeni për të më penguar Mua, duke e sfiduar dhe kritikuar Fjalën Time të Shenjtë, dijeni se jeni veçse mëkatarë të dobët. Nuk është se ju bëni pyetje për të mirën e shpirtit tuaj, që Unë e shoh të papëlqyeshme. Është refuzimi juaj për të pranuar se Unë, Jezu Krishti, mund të komunikoja ndonjëherë me botën ashtu siç po e bëj tani.

Nëse ju e merrni Fjalën Time dhe e manipuloni për t'ia përshtatur mënyrave tuaja, ajo do të bëhet pa kuptim. Nëse ju e copëtoni atë, me qëllimin për ta kundërshtuar këtë, Misionin Tim të Shenjtë për ta shpëtuar këtë brez të fundit, atëherë ju do të hidheni mënjanë.

Plani Im është tani i fuqishëm, ndërsa Unë e udhëheq njerëzimin me shpejtësi drejt Udhës së të Vërtetës. Ata që enden dhe humbasin do të mbeten pas. Ka vetëm kaq kohë të mbetur për të shpëtuar secilin prej jush. Përse e çoni kot? Çdo minutë është e çmuar.

Më lejoni Mua mundësinë që t'ju udhëheq, t'ju mësoj dhe t'ju shpëtoj. Kërkohet bindje ndaj Meje, Jezusit tuaj, nëse doni që Unë t'ju ndihmoj. Ju mund të më bindeni Mua vetëm kur ju ta dorëzoni vullnetin tuaj tek Unë. Kur ju ta bëni këtë, konfuzioni nuk do të jetë më i pranishëm në shpirtin tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/13/ignore-questions-or-demands-made-of-you-to-change-my-words/

Friday 18 January 2013

Plani për ta shkatërruar Kishën Katolike, nga brenda radhëve të saja, është tashmë në zhvillim

E Shtunë, 12 Janar 2013, në 15:10

Bija Ime fort e dashur, kjo është koha për fazën tjetër në Planin Tim për ta përgatitur botën për Epokën e Re, Parajsën e Re, Mbretërinë e premtuar nga Unë, Biri i Njeriut.

Ushtria Ime duhet të mblidhet tani dhe të bashkohen në një në lutje, sepse beteja për shpirtrat tani është intensifikuar. Planet nga grupi i lig, në një shkallë globale, për t’i legalizuar luftërat, vrasjet përmes vrasjes s
ë vullnetshme dhe abortit, po marrin vrull.

Plani për ta shkatërruar Kishën Katolike nga brenda radhëve të saja, është tashmë në zhvillim. Ata shpirtra që janë në pozita pushteti të lartë, dhe sidomos ata brenda Kishave të Krishtera, që e pranojnë dhe lejojnë mëkatin dhe përpiqen ta legalizojnë atë, ta dinë këtë. Ju do të vuani tmerrësisht. Dora e Atit Tim do të ndërhyjë dhe do ta shkatërrojë planin tuaj.

Për çdonjërin burrë apo grua që përpiqet të sjellë ligje kundër Vullnetit të Hyjit, do të ketë një ndëshkim të tmerrshëm. Jo vetëm që ata do të goditen, por edhe kombet e tyre do të ndëshkohen gjithashtu.

Ati Im ka duruar mjaft. Ai nuk do ta tolerojë më tej këtë interferim në Krijimin e Tij. Toka do të tundet dhe asnjë njeri nuk do të mbesë pa e vënë re.

Sa shumë ligësi ka. Dhe sa shumë dinakëri është në veprim, ku neveri të tmerrshme po paraqiten prej njerëzimit të cilat e fyejnë Hyjin. Prej këtyre veprave, njeriut do t’i duhet të përballet me Zemërimin e Atit Tim. Lutja, dhe shumë prej saj, mund ta ndaloj këtë ligësi. Dhe është për shkak të lutjeve tuaja, që Ndërhyrjet Hyjnore, për ta ndëshkuar njerëzimin, kanë qenë vonuar. Tani ato kombe, udhëheqësit e të cilave janë të drejtuar prej shpirtit të lig, do të fshihen tutje.

Ndjekësit e Mi të dashur, ju do të vuani së tepërmi ndërsa t’i dëshmoni veprat e mosbindjes kundër Ligjeve të Hyjit. Ju duhet të vazhdoni të luteni me qëllim që t’i zbusni ndëshkimet nga Ati Im.

Tani, ju duhet të ngritni sa më shumë grupe lutjesh për Kryqëzatën Time të Lutjeve sa të jetë e mundur në çdo komb. Duke e bërë këtë, ju do ta dobësoni punën e grupit të lig.

Durimi Im nuk mbaron kurrë, por njeriu do të ndëshkohet, përpara Ardhjes Sime të Dytë, për veprat e tij të liga. Ky ndëshkim ka qenë vonuar për disa kohë, por Ati Im do t'i lejojë trazirat ekologjike, me qëllim që t'i pastrojë shpirtrat.

Këtu është një Litani e rëndësishme për të ndihmuar në lehtësimin e ndëshkimit nga Ati Im.

Lutja Litani (4) Për të lehtësuar ndëshkimin nga Hyji Atë

O Hyji Më i Larti, ne të lypim Ty Mëshirë për mëkatet e fëmijëve të Tu. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Tokës. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e jetës njerëzore.

Ne e çmojmë Dhuratën e jetës. Ne e mbështesim Dhuratën e jetës. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Birit Tënd, Jezu Krishtit.

Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Shëlbimit. Ne e lavdërojmë Hyjninë Tënde.

Ne dorëzohemi, plotësisht, përpara Teje, që Vullneti Yt i Shenjtë të plotësohet në Tokë, ashtu si është në Qiell.

Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Ndriçimit të Ndërgjegjes. Ne të falënderojmë Ty për Premtimin e Jetës së Përjetshme. Ne e mirëpresim Parajsën e Re.

Ne të lutemi Ty që të shpëtosh të gjithë shpirtrat, përfshirë ata që të torturojnë Ty dhe ata që janë të humbur për Ty.

Ne të falënderojmë Ty për Dashurinë që Ti tregon ndaj të gjithë fëmijëve të Tu. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e profecisë. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e lutjes.

Ne të kërkojmë Ty të na dhurosh paqe dhe Shpëtim.

Amen.


Bija Ime, ky Mision do të bëhet akoma më i vështirë, ndërsa urrejtja e njeriut për njeriun vazhdon të intensifikohet dhe të përçajë.

Dishepujt besnikë të Hyjit do të jenë të tunduar për t’i lejuar mëkatet, të cilat do të jenë të maskuara si ligjet e tolerancës. Ju duhet t'i rezistoni çdo përpjekjeje për t'ia kthyer shpinën të Vërtetës së Mësimeve të Mia. Kur t’i lini të gjitha sprovat tuaja në Duart e Mia të Shenjta, ju do ta ndjeni këtë Mision për të shpëtuar shpirtrat, shumë më lehtë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/12/the-plan-to-destroy-the-catholic-church-from-within-its-own-ranks-is-already-underway-2/

Wednesday 16 January 2013

Dhimbja e gjembave tani është duke u ndjerë prej udhëheqësve në Kishat Katolike dhe të Krishtera

E Premte, 11 Janar 2013, në 11:25

Bija Ime fort e dashur, të lutem më ndjej Mua dhe dëgjo ndërsa Unë e zbuloj Dhimbjen Time. Koka Ime, e mbuluar me gjemba, është duke u shtypur me dhimbje, ndërsa Unë e duroj dhimbjen e Kryqëzimit Tim, dy mijë vjet pas Kohës Sime në tokë.

Koha për Ardhjen Time të Dytë është shumë afër. Asnjë njeri të mos e vërë në dyshim Premtimin Tim për të ardhur përsëri. Asnjë njeri të mos dyshoj se ajo mund të jetë në çdo kohë. Përgatiteni shpirtin tuaj, sepse koha është afër. Është shumë më mirë, që ju të përqendroheni në gjendjen e shpirtit juaj, sesa në të ardhmen e mirëqenies suaj.

Dhimbja e gjembave tani është duke u ndjerë prej udhëheqësve në Kishat Katolike dhe të Krishtera. Ata vuajnë, kështu, ndërsa janë duke iu imponuar doktrina, të diktuara prej udhëheqësish politikë, të cilat dalin nga goja e bishës.

Për të gjithë ata që e sulmojnë Fjalën Time, përmes këtyre Mesazheve, Unë duhet t'ju paralajmëroj se beteja midis Hyjit dhe Satanit, në kohën e mbarimit, është tani. Ati Im ju faltë për keqbërjet tuaja. Le të hedhë Ai Mëshirën e Tij mbi mënyrat tuaja të gabuara dhe kokëforta, të cilat të gjitha e pranojnë mëkatin.

Dhimbja e Kurorës së Gjembave, të cilat po ngulen, në agoni, përmbi Kishat e Mia të Krishtera mbi tokë, është duke u ripërsëritur, në këtë kohë, ashtu siç është parathënë. Dhimbja e refuzimit – e refuzimit të Fjalës Sime, Ekzistencës Sime dhe Mësimeve të Mia – po ndjehet jo vetëm nga Unë, por edhe nga të gjithë ata shpirtra të thjeshtë që më nderojnë Mua, që e shpallin Fjalën Time të Shenjtë dhe që më duan Mua.

Zemra Ime është e ndërthurur me ata në dashuri dhe vuajtje. Ata do ta njohin këtë menjëherë, sepse Unë tani iu dhuroj atyre Hirin e Lotëve të Dashurisë dhe Kthimit në besim, kur ata ta recitojnë këtë Lutje të Kryqëzatës.

Lutja e Kryqëzatës (93) Për Lotët e Kthimit në besim

O Jezusi im i dashur, Ti je pranë zemrës sime. 
Unë jam një me Ty.
Unë të dua Ty.
Unë të adhuroj Ty.

Më lejo ta ndjej Dashurinë Tënde. 
Më lejo ta ndjej Dhimbjen Tënde.
Më lejo ta ndjej Praninë Tënde.

Më dhuro Hirin e përulësisë, që të bëhem i denjë për Mbretërinë Tënde në Tokë, ashtu si është në Qiell.

Më dhuro Lotët e Kthimit në besim, që me të vërtetë ta ofroj veten tek Ti, si një dishepull i vërtetë, për të ndihmuar Ty në Misionin Tënd, për të shpëtuar çdo shpirt të vetëm në Tokë, përpara se Ti të vish përsëri për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit.

Amen.


Shkoni ndjekësit e Mi të dashur. Unë premtoj se Unë do t'ju dhuroj Hirin e Lotëve të Kthimit në besim që ju me të vërtetë të bëheni të bashkuar brenda Zemrës Sime të Shenjtë kur ta recitoni këtë lutje.

Zemra Ime ju pushton, dishepujt e Mi të dashur dhe besnikë. Unë ju dua. Unë Jam me ju tani, në një mënyrë që ju do ta keni të vështirë ta mohoni.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/11/the-pain-of-thorns-is-now-being-felt-by-leaders-in-the-catholic-and-christian-churches/

Tuesday 15 January 2013

Kur ju e hiqni të Vërtetën, apo e ndryshoni atë, ajo nuk është më e Vërteta. Gjithçka që mbetet është një guaskë

E Mërkurë, 9 Janar 2013, në 10:45

Bija Ime fort e dashur, sa familjar Jam Unë, përmes gjuhëve të njeriut, çdo ditë të vetme, dhe prapë, sa larg Jam Unë prej tyre.

Shumë njerëz, instinktivisht, e thërresin Emrin Tim me zë të lartë, në momente shprehjesh, pa e kuptuar me të vërtetë se si e përdorin Emrin Tim. Jo vetëm që Unë nuk Jam i nderuar; asnjë lloj respekti nuk tregohet ndaj Meje. Emri Im përdoret për të sharë të tjerët, në momente grindjesh të mëdha. Sa më lëndon dhe më trondit kjo Mua; që Unë Jam i përdorur në këtë mënyrë.

Shumë e përdorin Emrin Tim në biseda të përditshme, por jo në një mënyrë, që vë në pah Rolin Tim si Shpëtimtarin e racës njerëzore.

Sa do të dëshiroja që Unë të mund t'i bëja thirrje atyre ateistëve dhe agnosticistëve, që ata të mund ta dëgjonin se si e përdorin Emrin Tim, në bisedat e tyre ditore. Nëse është një zakon, atëherë përse nuk përdorni një formë tjetër shprehje? Përse më përfshini Mua, nëse nuk më pranoni Mua? Përse më përdorni Mua si një formë blasfemie, kur ju nuk besoni se Unë Ekzistoj?

Sa shumë njerëz më shpërfillin Mua sikur të mos isha i rëndësishëm në jetën e tyre. Unë Jam i shtyrë mënjanë, sikur Unë të Jem pa asnjë rëndësi.

Shumë shpirtra, që besojnë tek Unë, nuk e praktikojnë besimin e tyre. Si të tillë, ata nuk arrijnë t’i përgatisin shpirtrat e tyre. Shumë njerëz nuk e dinë se kur do të merren nga kjo tokë dhe të shkojnë në jetën tjetër dhe kanë bërë një gabim të tmerrshëm. Sepse, ata nuk janë të denjë për të hyrë në Mbretërinë Time.

Ditën kur shpirtrat ta gjejnë veten të ndarë në dy grupe, e Vërteta e të ardhmes së tyre më në fund do t’iu jetë zbuluar. Mjerë ai njeri që nuk është përgatitur për këtë ditë të madhe dhe që e ka harxhuar kot kohën që i është akorduar atij në tokë.

Për të tjerët, që kanë refuzuar ta dëgjojnë të Vërtetën dhe që publikisht më poshtëruan dhe më refuzuan Mua, tmerri i tyre do të jetë i pamundur të përshkruhet. Do të ketë të qara, histeri dhe tronditje të dëshmuara në atë ditë, kur këta shpirtra të shikojnë se udha që ata zgjodhën i çoi ata vetëm drejt zjarreve të ferrit.

Kjo është koha e ripërtëritjes shpirtërore për njerëzit që kanë qenë bekuar me Dhuratën për të parë se si profecitë e ditëve të lashta po ndodhin tani në botë ashtu siç janë parathënë.

Unë e vështroj botën dhe shikoj konfuzion të tmerrshëm, ndërsa njerëzit janë duke u përpirë nga gënjeshtrat rreth mënyrës se si u krijua bota – gënjeshtra këto, që janë sajuar për t’i larguar njerëzit nga e Vërteta.

Unë shoh se si njerëzve të mirë iu thuhet ta hedhin poshtë kuptimin që ata kanë për Mësimet e Mia dhe t'i hedhin këto Mësime mënjanë në favor të pranimit të Mëkatit. Pastaj ata janë të inkurajuar për ta duartrokitur mëkatin derisa ata ta bindin veten se Unë, Jezu Krishti, do të bëj një sy qorr.

E Vërteta e Mësimeve të Mia shtrihet në vetë thelbin e Krishtërimit. Kur ju e hiqni të Vërtetën, apo e ndryshoni atë, ajo nuk është më e Vërteta. Gjithçka që mbetet është një guaskë.

Është koha për të dalluar nëse jeni të përgatitur apo jo, që t’ia lejoni vetes të mashtroheni nga spiritualizmi modern i epokës së re, apo që të qëndroni të palëkundur dhe të mbroni Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Mund të mos duket të ketë rëndësi për ju tani, por kur dita të vijë, kur Unë të vij për të Gjykuar, vetëm e Vërteta do të jetë e pranueshme në Mbretërinë Time.

Kur ju pranoni gënjeshtra, ju nuk jeni duke qenë të ndershëm. Ju nuk jeni duke qenë besnikë. Prandaj dhe nuk do të merrni Hire. Ju do të jeni si një enë e zbrazët, që lundron nëpër dete, duke u mburrur për një ngarkesë që ekziston vetëm në mendjen tuaj. Do të jetë pa asnjë vlerë për cilindo, kjo ndjenjë e rreme e sigurisë. Ajo nuk do t'ju japë të drejtën për çelësat e Parajsës Sime të Re.

Lutuni çdo ditë, sikur e nesërmja të jetë dita juaj e fundit, sepse ju nuk e dini kohën e Ardhjes Sime të Dytë. Ajo do të ndodhë papritur. Kur ajo ditë të agojë, do të ketë fare pak kohë për tu kthyer pas. Ju ose do të më pranoni Mua, dhe Premtimin Tim për t'ju sjellë në Mbretërinë Time, ose do të dërgoheni në vendin nga i cili nuk ka asnjë kthim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/09/when-you-take-away-the-truth-or-tamper-with-it-it-is-no-longer-the-truth-all-that-is-left-is-a-shell/

Monday 14 January 2013

Mos i dëgjoni deklaratat e ekzagjeruara që mund të dëgjoni për kohët e mbarimit

E Martë, 8 Janar 2013, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, kur Unë dëshiroj ta përgatis botën për Ardhjen Time të Dytë, Unë duhet të kërkoj që të gjithë ndjekësit e Mi të kenë besim të plotë tek Unë. Unë ju dua. Unë gjithmonë do t'i përgjigjem lutjeve tuaja, me qëllim që të dobësohen veprat e liga, që po planifikohen në botë nga armiqtë e Hyjit.

Unë ju mbroj ju, ndjekësit e Mi të dashur. Ndërsa Unë kurrë nuk mund ta fsheh të Vërtetën nga ju, Unë duhet t'ju paralajmëroj kundër profecive të pasakta, të cilat janë duke u shpërndarë nga profetët e rremë në botë në këtë kohë, dhe që krijojnë tmerr në zemrat e njerëzve.

Dora e Atit Tim, ashtu siç të kam thënë më parë, do të bjerë mbi ata njerëz të ligj, kur ata të përpiqen që t’i marrin fëmijët e Hyjit nga toka, përpara se ata të jenë gati për të hyrë në Mbretërinë Time.

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni frikën që të shkatërrojë shpresën, apo terrorin të shkatërrojë dashurinë. Dashuria do ta shkatërrojë të ligën. Dashuria do të shtohet në botë dhe do të përhapet për shkak të Hirit të Hyjit, si përgjigje ndaj lutjeve të fëmijëve të Tij.

Mos i dëgjoni deklaratat e ekzagjeruara që ju mund të dëgjoni për kohët e mbarimit. Mos lejoni që tregime të tilla, shumë prej të cilave përbëjnë trillime, t'ju shqetësojnë apo t’ju frikësojnë.

Unë, Jezu Krishti, në Mëshirën Time, do ta shkatërroj të ligun, pasi Unë kurrë nuk do të dorëzohem për shpirtrat. Hyji është Dashuri. Fuqia e Hyjit është e Gjithëpushtetshme.

Zoti është i Mëshirshëm. Kurrë mos e harroni këtë.

Lutuni, lutuni, lutuni, sepse ju nuk duhet të lejoni që zemrat tuaja të trazohen, kur lutja mund të dobësojë kaq shumë ligësi në botë. Dorëzohuni tek Unë në dashuri, shpresë dhe gëzim dhe Unë do t'ju largoj të gjithë frikën dhe shqetësimet e panevojshme.

Kur jeni duke u përgatitur për një festë të madhe, ju gjithmonë do të jeni të gëzuar dhe plot emocion. Dhe, megjithëse shumë shqetësime apo probleme të vështira mund të ndodhin përpara ditës së madhe, gjithçka do të jetë harruar kur dielli të ngrihet në agim në ditën e shumë-pritur.

Në këtë mënyrë ju duhet ta shikoni Ardhjen Time të Dytë. Ndërsa ligësia që ju do të dëshmoni përpara do t'ju frikësojë dhe neverisë, ajo do të jetë jetë-shkurtër, sepse së shpejti e gjitha do të jetë harruar.

Qëndroni në paqe. Kurrë mos e humbisni shpresën në Mëshirën Time të Madhe. Unë kurrë nuk do t'i braktis ata që më duan Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/08/do-not-listen-to-exaggerated-claims-you-may-hear-about-the-end-times-2/

Ju ekzistoni vetëm prej Fuqisë së Hyjit. Vetëm prej Dashurisë së Hyjit ju do të jetoni përgjithmonë

E Hënë, 7 Janar 2013, në 22:15

Bija Ime fort e dashur, ti mund ta pyesësh veten se përse, kur Unë komunikoj me ty, të duket si gjëja më e natyrshme në botë.

Nganjëherë ti pyet se përse nuk ndjehesh e mbizotëruar nga Prania Ime. Unë e lejoj këtë, sepse përndryshe ti do ta kishe të pamundur të qëndroje para Pranisë Sime, pasi do të të binte të fikët prej Fuqisë së Dritës Sime. Prapë, Unë lejoj që ti të shikosh vetëm një shfaqje të vogël të kësaj Drite Hyjnore si një Dhuratë e veçantë. Kjo ndodh kështu sepse atëherë ti do ta kuptosh se sa e fuqishme është Drita Ime, Dashuria Ime dhe Shpirti Im.

Nëse njeriu do të mund t'i hidhte një sy, veçse një copëze të Pranisë Sime Hyjnore, ai do të ndjehej kaq i pushtuar saqë nuk do mund ta duronte dot Dritën, sepse ajo do ta verbonte.

Kjo është distanca, që mëkati ka vendosur midis njeriut dhe Krijuesit të tij. Kur Drita Ime t’iu tregohet shpirtrave, ata vetëm mund të përqafohen nga Unë, në Mbretërinë Time, kur ata të jenë pastruar. Vetëm ata prej jush që e përulin veten para Meje, mund të përfshihen brenda Dritës së Mëshirës Sime. Pavarësisht se sa shumë ju pohoni se më doni Mua, ju duhet ta shpengoni veten vazhdimisht para Meje, nëse doni që t'ju jepet kjo Dhuratë e Mëshirës Sime.

Çdo mëkatari, Unë i them këtë. As edhe një orë nuk kalon, kur, në mendimet tuaja, përmes buzëve tuaja dhe me veprat tuaja, që ju të mos mëkatoni. Por, kur ju me qetësi e pranoni dobësinë tuaj, dhe jeni të mbushur me dashuri për Mua, dhe Unë mund ta shoh trishtimin tuaj, atëherë Unë do t’i harroj keqbërjet tuaja në çast.

Kur Unë të vij që t'ju mbuloj me Mëshirën Time Hyjnore, përpara Ardhjes Sime të Dytë, do të jetë për t'ju ofruar pastrimin që ju duhet, që të mund të përqafoheni dhe të merreni brenda mbrojtjes dhe sigurisë së Dritës Sime Hyjnore. Drita Ime, në atë ditë, do ta mbulojë tokën. Shumë vetë, edhe pse të verbuar nga Drita e Mëshirës Sime të Madhe, menjëherë do ta pranojnë Dorën Time të Shpëtimit.

Për t'u pranuar në Dritën e Mëshirës Sime, ju duhet ta pranoni që Fuqia e Hyjit është e përjetshme. Ju ekzistoni vetëm prej Fuqisë së Hyjit. Vetëm prej Dashurisë së Hyjit, ju do të jetoni përgjithmonë. Ata që e refuzojnë Dritën, mund të gjejnë vetëm errësirë. Errësira do të thotë vetëm një gjë – që ju të pranoni jetën e vuajtjes së përjetshme të ofruar nga i ligu.

Lejojeni Dritën Time që të ndriçojë përmbi ju, por në fillim, ju duhet të fitoni të drejtën për të marrë pjesë në këtë Dritë të fuqishme, e cila ju ofron një vend në Mbretërinë Time, përgjithmonë.

Unë ju bekoj. Unë ju bëj thirrje. Ejani tek Unë, pa frikë, sepse Unë ju pres me durim. Nëse vetëm do të vinit tek Unë, ju atëherë do ta kuptonit të Vërtetën e Premtimit Tim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/07/only-by-the-power-of-god-do-you-exist-only-by-the-love-of-god-will-you-live-forever/

Friday 11 January 2013

Ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (92) për Hirin e Këmbënguljes

E Diel, 6 Janar 2013, në 17:50

Bija Ime fort e dashur, është përmes Shpirtit të Shenjtë që njerëz të panjohur, nga mbarë bota, po i përgjigjen tani kësaj thirrjeje nga Qielli.

Mund të jetë vetëm përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë që me mijëra shpirtra janë mbledhur së bashku me dashuri në zemrat e tyre për të ndjekur Grupet e Mia të Kryqëzatës së Lutjes.

Ju do ta kuptoni, menjëherë, kur një Mision nga Hyji është i vërtetë, prej numrit të atyre që janë thirrur dhe që bashkohen në një në Emrin Tim të Shenjtë. Asnjë pikëpyetje nuk ngrihet. Asnjë lloj pagese nuk kërkohet. Asnjë argument. Të gjithë thjesht mblidhen së bashku, prej dashurisë së tyre për Mua. Për shkak të përgjigjes së shumë shpirtrave ndaj Lutjeve të Mia të Kryqëzatës, në kaq shumë kombe, Unë tani iu jap atyre këtë Bekim.

Dishepujt e Mi të dashur, ju më sillni Mua gëzim dhe ngushëllim të madh. Për besnikërinë dhe këmbënguljen që ju keni treguar, Unë ju bekoj me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. 

Që nga kjo ditë, për çdo detyrë që ju ndërmerrni, për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat përpara Ardhjes Sime të Dytë, Unë do t'ju dhuroj një hir të veçantë, të cilin ju do ta dalloni menjëherë. Ky është Hiri i Këmbënguljes përballë vështirësive.

Ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (92) për Hirin e Këmbënguljes

O Jezus i dashur, unë të kërkoj Ty Dhuratën e Këmbënguljes.

Unë të lutem Ty të hedhësh mbi mua Hiret e duhura për të mbështetur Fjalën Tënde Më të Shenjtë.

Unë të kërkoj Ty të më largosh çdo dyshim të mbetur.

Unë të kërkoj Ty ta vërshosh shpirtin tim me mirësi, durim dhe këmbëngulje.

Më ndihmo të qëndroj me dinjitet kur ofendohem në Emrin Tënd të Shenjtë.

Më bëj të fortë dhe më mbulo me Hirin për të vazhduar përpara, madje edhe kur të jem i lodhur, të më mungojë fuqia dhe kur të përballem me të gjitha vështirësitë që do të vijnë, ndërsa punoj pa u lodhur për të ndihmuar Ty të shpëtosh njerëzimin. Amen.

Shkoni, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dhe dijeni se Zemra Ime buçet nga dashuria dhe gëzimi, ndërsa e shikoj dashurinë tuaj kur ju i përgjigjeni Thirrjes Sime.

Unë ju dua. Unë ju mbuloj me Gjakun Tim të Çmuar.

Jezusi juaj 

Wednesday 9 January 2013

Virgjëra Mari: Kohët që vijnë do të jenë sfiduese për të gjithë të Krishterët

E Premte, 4 Janar 2013, në 12:30

Fëmijët e mi të dashur, ju duhet të luteni që Kishat e Krishtera të zgjohen ndaj të Vërtetës së këtyre Mesazheve. Do të jetë përmes fuqisë së numrit të tyre që ato do të vazhdojnë t’'i përmbahen Mësimeve të Birit tim.

Ai, Biri im i çmuar, dëshiron besnikërinë e të gjithë ndjekësve të Tij. Ju duhet të luteni që ata mes Kishave të Tij, me përgjegjësinë për shpalljen ditore të Fjalës së Tij të Shenjtë, të mbeten besnik ndaj Tij gjatë gjithë kohës.

Unë duhet t'ju bëj thirrje që të mos e dëgjoni çfarëdo lloj doktrine të re, e cila do të jetë e paraqitur në Emrin e Birit tim, Jezu Krishtit, por që nuk vjen në Emrin e Tij të Shenjtë.

Kohët që vijnë do të jenë sfiduese për të gjithë të Krishterët. Juve do t'ju duhet këmbëngulje e madhe nëse dëshironi të qëndroni të vërtetë ndaj Hyjit.

Kur të jeni të sfiduar, të ngacmuar dhe të persekutuar, prej të Krishterëve të tjerë, për të pranuar ligje të reja, të cilat ju do t'i njihni në zemrat tuaja se nuk janë nga Hyji, atëherë ju duhet të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës për të qëndruar besnikë ndaj Besimit tuaj.

Lutja e Kryqëzatës (91) Më mbaj besnik ndaj Besimit tim


O Nëna e Bekuar e Shpëtimit, më mbro në orën time të nevojës, kur të përballem me të ligun.

Më ndihmo ta mbroj Fjalën e Hyjit me forcë dhe kurajo, pa asnjë frikë në shpirtin tim. 

Lutu që unë të mbetem besnik ndaj Mësimeve të Krishtit dhe që t'ia dorëzoj plotësisht frikën time, shqetësimet e mia dhe trishtimin tim, krejtësisht.

Më ndihmo, që të eci përpara pa frikë në këtë udhë të vetmuar, për të shpallur të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë të Hyjit, edhe kur armiqtë e Hyjit e bëjnë këtë detyrë pothuajse të pamundur.

O Nënë e Bekuar, unë kërkoj që, përmes ndërmjetësimit tënd, besimi i të gjithë të Krishterëve të mbetet i fortë, në çdo kohë, gjatë persekutimit. Amen.


Fëmijë, ju duhet të kujtoni se kur besimi juaj të jetë vazhdimisht i sfiduar, i fyer dhe i tallur, atëherë Biri im vuan me ju. Kjo vuajtje dhe persekutim është ashtu si ka qenë gjatë gjyqit të Tij mizor, gjatë të cilit Ai ishte akuzuar për herezi thjesht sepse foli të Vërtetën.

E Vërteta, kur flitet, tërheq kundërshtim, zemërim dhe nganjëherë edhe dhunë. Dijeni se Biri im do t'ju japë forcën që ju duhet, për ta duruar këtë periudhë të vështirësisë së madhe.

Dëgjojeni fëmijë thirrjen time. Unë do të ndërhyj, në emrin tuaj, për t'ju ruajtur të fortë, dhe Biri Im do t'ju vërshojë me hire të veçanta për t'ju aftësuar që t'i shmangeni ngacmimeve për të pranuar ligje blasfemike, të cilat do të shkaktojnë përçarje të madhe në Kishat e Krishtera dhe, sidomos, në Kishën Katolike.

Unë ju dua dhe ju ofroj lutjet e mia në çdo hap të udhëtimit tuaj në udhën e të Vërtetës.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/04/virgin-mary-the-times-ahead-will-be-challenging-for-all-christians/

Tuesday 8 January 2013

Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë të pasigurt nëse Unë Ekzistoj, apo jo

E Enjte, 3 Janar 2013, në 21:10

Bija Ime fort e dashur, Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë të pasigurt nëse Unë Ekzistoj, apo jo.

Unë e kuptoj se sa e vështirë është për ju që të besoni në një jetë tjetër, të ndryshme nga ajo që po jetoni tani. Unë e di se e keni të vështirë ta pranoni Praninë Time Hyjnore. Prapë, dijeni se kur ju doni dikë, është Prania e Hyjit në shpirtin tuaj që e lejon këtë Dhuratë. Përdoreni këtë dashuri për të më thirrur Mua dhe Unë do t'i flas zemrës suaj.

Kjo është një periudhë ku, shumë shpejt, ju do ta kuptoni, instinktivisht, se shumë ngjarje nëpër botë po shkaktohen prej ligësisë së pranishme në zemrat e njerëzve me mizori në shpirtrat e tyre.

Kjo është koha kur Unë do ta bëj Zërin Tim të dëgjohet mes jush. Unë flas përmes profetëve të Mi për t'ju ndriçuar ju, me qëllim qe të mund t'ju tregoj Dashurinë që Unë e kam për ju. Mos u largoni nga Unë. Gjendet një shkëndijë mirënjohjeje për Mua brenda shpirtit tuaj. Tani është koha që ju të mendoni për të ardhmen tuaj, sepse ju duhet ta dini këtë. Pa Mua; pa Dashurinë Time dhe Mëshirën Time, ju kurrë nuk do të gjeni paqe.

Unë Jam e Vërteta. Unë ju sjell lajme që mund të mos jenë të rehatshme për ju, por Unë flas të Vërtetën. E Vërteta është e vështirë, në fillim, për tu pranuar, sepse ajo zbulon të keqen ashtu si dhe të mirën. Njerëzit duan të shikojnë vetëm anën e këndshme, por shumë shpesh, pamja e jashtme e kënaqësive thjesht mbulon të Vërtetën. Shumë vetë nuk arrijnë ta pranojnë të Vërtetën – Ekzistencën e Hyjit, Krijuesit të të gjitha gjërave – megjithatë, ata janë të gatshëm të pranojnë falsitetet, që iu paraqiten atyre.

Këto janë thjesht forma argëtuese kalimtare dhe janë pa kuptim. Ato ia arrijnë që t'ju shpërqendrojnë dhe t'ju japin një ndjenjë sigurie të rreme. Por ato nuk kanë fare përmbajtje.

Mbajeni mend, koha juaj në tokë është thjesht një formë shpërnguljeje, e shkaktuar nga mëkati.

Unë erdha për ta shpëtuar racën njerëzore nga mëkati, kur erdha herën e parë. Për fat të keq, Unë nuk isha mirëpritur. Unë u vrava dhe vdiqa në Kryq përpara se të mund ta deklaroja Mbretërinë Time. Tani Unë do të vij përsëri, ashtu si është parathënë, për ta deklaruar Mbretërinë, që më është premtuar Mua prej Atit Tim të Dashur. Këtë herë, Unë do t'ju përgatis të gjithëve për këtë ngjarje, sepse Unë ju premtoj tani, dhuratën më të madhe nga të gjitha.

Ju jeni një fëmijë i Hyjit, sido që ta pranoni apo jo këtë fakt. Ju jeni shumë të dashur. Unë do t'ju ndriçoj, nëse ju vini tek Unë dhe më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj. Nuk ka asnjë për t'u trembur, sepse Unë jam Jezusi juaj i dashur, dhe për ju, Unë pësova një vdekje me vuajtje të madhe. Vuajtjet tuaja, ku ju endeni të humbur, të hutuar, dhe ku e keni të pamundur që të gjeni paqe, janë pothuajse në përfundim.

Ejani, më ndiqni Mua. Unë kam plane të mëdha dhe Hyjnia Ime do t'iu vërtetohet të gjithëve. Madje edhe atyre që vazhdojnë të më refuzojnë Mua, do t'iu tregohet e Vërteta, kur Ardhja Ime e Lavdishme e Dytë të dëshmohet prej mbi shtatë miliard njerëzve.

Atëherë, askush nuk do ta mohojë se Unë Ekzistoj. Ata do ta kenë të pamundur, por shumë vetë do të refuzojnë ta pranojnë Mbretërinë e Re, të cilën Unë do ta zbuloj për të gjithë fëmijët e Hyjit.

Mos u largoni, sepse Unë dëshiroj që t'ju shpëtoj dhe t'ju marr ju, dhe të gjithë njerëzimin, brenda trashëgimisë për të cilën ju të gjithë keni qenë lindur.

Jezusi juaj i dashur 

Monday 7 January 2013

Virgjëra Mari: Arsyeja pse kaq shumë njerëz janë në të tillë dhimbje dhe errësirë është sepse ata nuk besojnë në Hyjin

E Enjte, 3 Janar 2013, në 21:00

Fëmija im, arsyeja pse kaq shumë njerëz janë në të tillë dhimbje dhe errësirë është sepse ata nuk besojnë në Hyjin.

Besimi, që ishte si qëllim të futej në çdo shpirt, prej atyre që janë caktuar, ka humbur. Kaq shumë njerëz janë larguar nga Hyji dhe shikojnë, tani, se jeta e tyre është e zbrazët dhe pa kuptim. Kur shpirtrat ia kthejnë shpinën Hyjit, ata bëhen të shqetësuar. Ata e mbushin boshllëkun me një dashuri për gjëra të rreme, të cilat kurrë nuk do t'ua përmbushin dëshirën e tyre për paqe.

Paqja e vërtetë mund të gjendet vetëm përmes Zemrës së Shenjtë të Birit tim. Kur ju e pranoni Jezu Krishtin, si Shpëtimtarin tuaj, ju kurrë nuk do të vdisni. As edhe nuk do të mbeteni të tharë në shpirt. Biri im ju sjell shpëtimin dhe madje edhe më i dobëti midis jush do të gjejë një forcë të brendshme, kur ju ta thërrisni Atë.

Atyre që nuk iu është mësuar kurrë e Vërteta, për shkak se iu është mohuar atyre, do t'iu ofrohet Dora e Mëshirës nga Biri im. Ai do t'i ndriçojë ata, sepse këta janë ata që Ai dëshiron t'i sjellë në Mbretërinë e Tij të Lavdishme.

Lavdia e Hyjit, nëse ju lejoni që e Vërteta t'ju jepet me një zemër të hapur, do t’ju shpëtojë. Kur ju ta njihni Mirësinë e Hyjit, ju nuk do mund të vini më kurrë cilindo, apo çfarëdo, përpara Tij.

Ju lutem të luteni që Drita e të Vërtetës të hapë mendjen, zemrën, trupin dhe shpirtin e çdonjërit prej jush gjatë Paralajmërimit. Është kjo dhe arsyeja pse Hyji po e dërgon një Dhuratë të tillë të Mëshirës. Ju lutem t'i përgjigjeni Thirrjes së Tij.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/03/virgin-mary-the-reason-why-so-many-people-are-in-such-pain-and-darkness-is-because-they-do-not-believe-in-god/

Sunday 6 January 2013

Duajini të gjithë ata që ju persekutojnë, në Emrin Tim. Pastaj lutuni për ta

E Mërkurë, 2 Janar 2013, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, ti duhet t'i informosh të gjithë ndjekësit e Mi, se lutjet e tyre do të ndihmojnë në zbutjen e shumë prej asaj që ka qenë parathënë.

Lutja është aq e fuqishme, saqë nëse do të thuhen mjaft prej lutjeve që Unë i kam dhënë botës, përmes Kryqëzatës së Lutjes, atëherë shumë prej mundimit të vështirë mund të pakësohet.

Unë gjithashtu duhet të theksoj edhe fuqinë e faljes. Kur ju të jeni të persekutuar, në Emrin Tim, ju duhet të luteni për ata shpirtra që ju shqetësojnë. Kur ju luteni për ta, me zemër, Unë do t’i mbuloj ata me dashurinë tuaj. Kur ju luteni për armiqtë tuaj, ju e vononi misionin e Satanit për t’i marrë shpirtrat nga Unë.

Bija ime, Mua më duhet tani të të udhëzoj ty, dhe ndjekësit e Mi, që të qëndroni të qetë përballë kundërshtimit të shumtë ndaj këtyre Mesazheve. Ju kurrë nuk duhet t’i frikësoheni Fjalës së Hyjit, madje edhe kur ajo ju sjell shumë dhimbje nga bota e jashtme.

Mos mendoni se është e lehtë për tu futur në Mbretërinë Time. Për secilin prej jush që me të vërtetë më do Mua, do të ketë një ose dy më shumë njerëz të tunduar për t'ju ndaluar në besnikërinë tuaj ndaj Meje. Kjo ka qenë kështu që prej Vdekjes Sime në Kryq. Do të mbetet kështu deri në Ardhjen Time të Dytë.

Dishepujt e Mi do t'i tërheqin ato shpirtra që më kërkojnë Mua. Pastaj dishepujt e Mi do t'i pushtojnë këta shpirtra, dhe kështu ndjekësit e Mi do të shtohen për t’u bërë në një, të bashkuar me Mua. Nuk do të jetë kurrë pa vuajtje, kjo udhë e vetmuar drejt Mbretërisë Sime.

Kur ata të hedhin akuza kundër jush, mendoni për udhën Time drejt Kalvarit. Mendoni për heshtjen Time, dhe dinjitetin e të përqendruarit thjesht në qëllimin Tim të vetëm, për të shpëtuar shpirtrat, gjatë çdo sekonde që ju të duroni tallje, në Emrin Tim.

Kjo do ta bëjë udhën tuaj më të durueshme. Lërini kundërshtarët tuaj të bërtasin abuzime; lërini ata t'ju quajnë budallenj; lërini ata t’i deklarojnë Mesazhet e Mia si herezi. Sepse kur ju ta bëni këtë, gjuhët e tyre të liga nuk do të kenë asnjë fuqi mbi ju.

Duajini të gjithë ata që ju persekutojnë, në Emrin Tim. Pastaj lutuni për ta. Dhe kur ju t’i falni ata, ju do ta shkatërroni fuqinë që Satani e mban mbi ta.

Ky është sekreti i përulësisë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/02/love-all-those-who-persecute-you-in-my-name-then-pray-for-them/

Saturday 5 January 2013

Virgjëra Mari: Jo të gjithë do ta pranojnë lirinë. Shumë do të mbajnë anën e të ligut dhe do ta refuzojnë Birin tim

E Mërkurë, 2 Janar 2013, në 16:29

Fëmija im, shumë gjëra tani do të shpalosen në botë dhe shumë ngjarje janë të nevojshme, për t’i pastruar fëmijët e Zotit.

Është e rëndësishme që zemrat e të gjithëve të jenë të hapura ndaj të Vërtetës, Fjalës së Shenjtë të Hyjit. Nëse ata nuk i hapin zemrat e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje që ta pranojnë të Vërtetën e premtimit të Birit tim ndaj njerëzimit.

Ai do të vijë përsëri, dhe së shpejti, për ta shpenguar Mbretërinë e Tij mbi Tokë. Ajo do të qëndrojë larg nga mbërthimi i lig i Satanit. Të gjithë fëmijëve të Hyjit do t'iu ofrohet liria që iu nevojitet për t’u bërë një me Birin tim.

Jo të gjithë do ta pranojnë lirinë. Shumë do të mbajnë anën e të ligut dhe do ta refuzojnë Birin tim. Ata do të jenë aq të dobët sa nuk do ta pranojnë Premtimin e Tij dhe do të vazhdojnë të ndjekin ambiciet e botës.

Unë ju kërkoj fëmijë që të jeni bujarë ndaj këtyre shpirtrave. Ata, jo vetëm që do ta refuzojnë Mëshirën e Birit tim, por edhe do të ngacmojnë dhe tallin ata shpirtra të guximshëm, që do të ngrihen dhe ta shpallin të Vërtetën e Hyjit.

Qëndroni në lutje të përditshme, fëmijë, dhe dorëzojeni çdo frikë që mund të keni tek Biri im. Ai ju do dhe dëshiron t'jua lehtësojë barrën nga ky trishtim dhe e tillë dhimbje. Ejani tek unë, Nëna juaj e dashur, dhe unë do t'i kërkoj Atij që t'ju bëjë më të fortë në besnikërinë tuaj ndaj Tij.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/02/virgin-mary-not-all-will-accept-freedom-many-will-side-with-the-evil-one-and-reject-my-son-2/

Friday 4 January 2013

Tempulli i Hyjit do të përdhoset përtej njohjes

E Martë, 1 Janar 2013, në 19:20

Bija Ime fort e dashur, agimi i ri ka dalë dhe ndryshimet kanë filluar në përgatitje për Ardhjen Time të Dytë.

Luftërat në Lindjen e Mesme tani do të përshkallëzohen dhe shumë vetë do të vdesin prej duarve të grupit të lig. Megjithatë, ata, grupi i lig, kanë për t’u ndaluar prej Dorës së Atit Tim. Secili prej tyre do të goditet, meqenëse ata përbëjnë një rrezik të madh për fëmijët e Hyjit.

Planet e Mia po shfaqen dhe ata midis jush, të zgjedhur nga Unë për të udhëhequr Kishën e mbetur do të krijojnë me shpejtësi baza nëpër botë. Këto vënde do të jenë ato ku ju do të shkoni për të më nderuar Mua, në paqe, kur kishat tuaja nuk do t'ju mirëpresin më në mënyrën që duhet të jetë.

Kishat tuaja do të bëhen jo më tepër se vende argëtimi, ku ritet pagane dhe muzika do të vihen në skenë në ceremoni të sofistikuara. Supozohet se këto ngjarje do të jenë për të nderuar Hyjin. Në të kundërt, ato do të adhurojnë veprimet mëkatare dhe ata do t'i deklarojnë ato të jenë në përputhje me Mësimet e Mia.

Së shpejti, shumë vetë do ta paraqesin veten si shërbëtorët e rinj të Hyjit. Shumë prej tyre nuk do të kenë qenë përgatitur kurrë në Kishat e Krishtera dhe, për këtë, nuk do të jenë të denjë për t’i paraqitur Sakramentet e Shenjta tek fëmijët e Hyjit. Ata do të jenë mashtrues. Ata do t'iu diktojnë të gjithëve, të vërtetën e atyre që ata thonë, se janë mësimet e Hyjit në botën e sotshme. Gënjeshtrat e tyre do të arrijnë në veshët e njerëzimit në mbarë botën.

Shumë vetë do të tërhiqen ndaj asaj që ata do ta perceptojnë si një përqasje të re, e të freskët, ndaj Mësimeve të Mia dhe Dashurisë së Hyjit. E gjitha do të jetë një gënjeshtër e tmerrshme. Shumë vetë do të mashtrohen në pranimin e Fesë së re Mbarë Botërore.

Ndërsa kisha e rreme të shtohet dhe të tërheqë shumë njerëz të famshëm, media-t dhe udhëheqësit politikë, Kisha Ime e Mbetur do të rritet. Shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të jenë të pabesë ndaj Meje dhe do të bashkohen me Fenë e re Mbarë-Botërore, ku ata do të priten me krahë hapur.

Këta mashtrues do të shkaktojnë vështirësi të tmerrshme për të Krishterët ngado, nëse nuk e pranojnë këtë organizatë të re kulturore të aprovuar politikisht, që do ta quajë veten kishë e Hyjit.

Ndërsa t
ë Krishterët do të jenë shënjestra kryesore e urrejtjes, Shtëpia e Izraelit do të përndiqet gjithashtu dhe Hebrenjtë do të bëhen kurbani në këtë luftë për shpirtrat.

Në ditët e para asgjë që ju shikoni nuk do të duket e ndryshme nga pamja e jashtme. Së shpejti, do të duket një godinë e pasur dhe e fuqishme në Romë që do të bëhet një vend takimi. Të gjitha fetë do të jenë të mirëpritura atje, derisa ata të detyrohen të kapërdijnë gënjeshtrat e paraqitura atyre nga Rendi i Ri Botëror.

Me kalimin e kohës, do të bëhet e papranueshme për disa praktika të Krishtera që të mbahen në publik.

Këto do të përfshijnë Sakramentet e Pagëzimit dhe Kungimit të Shenjtë. Ato do të konsiderohen si të papranueshme në një botë moderne dhe jofetare dhe ju do ta keni të pamundur që t'i merrni ato. Sakramenti i Martesës do të ndryshojë dhe martesa do të bëhet e vlefshme në një formë të ndryshme. E vetmja mënyrë për të marrë Sakramentet e Vërteta në atë fazë do të jetë përmes Kishës së Mbetur.

Për shërbëtorët e Mi të shenjtë që do të vuajnë në Emrin Tim, duke u përpjekur për të ruajtur Sakramentet dhe Meshën e Shenjtë, dijeni këtë. Detyra juaj është ndaj Meje, përmes Kushteve tuaja të Shenjta, dhe ju kurrë nuk duhet të tundoheni që të devijoni nga e Vërteta. Presion do të vihet mbi ju për t’i braktisur udhët e Zotit. Zëri juaj do të bëhet si një pëshpëritje kur armiku të përpiqet për ta mbytur Fjalën e Vërtetë të Zotit.

Mblidhuni së bashku. Bashkohuni. Sepse shumë shpejt Tempulli i Hyjit do të përdhoset përtej njohjes. Ajo që duhet të bëni është të më ndiqni Mua, të dëgjoni zemrën tuaj dhe ndërgjegjen tuaj. Të jeni gati në çdo kohë, për këtë udhëtim të vështirë përpara. Ju do të keni nevojë për gjithë kurajon, forcën dhe këmbënguljen tuaj. 

Dijeni se në fund të udhëtimit tuaj, Unë do të jem duke pritur t'ju rrëmbej në Krahët e Mi të Shenjtë dhe në strehën e sigurt të Parajsës Sime të Re.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/01/the-temple-of-god-will-be-desecrated-beyond-recognition/

Thursday 3 January 2013

Ti do të jesh shënjestra e urrejtjes së shumtë

E Hënë, 31 Dhjetor 2012, në 19:25

Bija Ime fort e dashur, barra përmbi ty, lajmëtares, të dërguar për ta përgatitur udhën për Ardhjen Time të Dytë, ka për t’u bërë më e rëndë.

Ti do të jesh shënjestra e urrejtjes së shumtë, dhe shumë njerëz, përfshirë edhe priftërinj brenda Kishës Sime, do të përpiqen të të shkatërrojnë.

E njëjta gjë do të jetë e vërtetë për ata që i përhapin Mesazhet e Mia. Si mbajtësit e të Vërtetës, ata gjithashtu, do të sulmohen gojarisht.

Kjo është koha kur ju duhet të shikoni punën tuaj dhe thjesht të vazhdoni të bëni atë që duhet për të siguruar që sa më shumë njerëzve të jetë e mundur t'iu jepet mund
ësia ndaj këtyre Mesazheve.

Ndërsa Fjala Ime e Shenjtë fillon të arrijë n
ë shumë skaje, zemërimi kundër tyre do të thellohet. Kur Mesazhet të sulmohen dhe, në disa raste të deklarohen si herezi, ju duhet të vazhdoni të ecni përpara. 

Qëndroni së bashku dhe mos i dëgjoni deklaratat helmuese, që do të hidhen tek ju.

Qëndroni të fortë dhe të guximshëm. Qëndroni krah Meje, ndërsa ne ecim në këtë udhë drejt Kalvarit. Por mos u gënjeni, sepse ky Mision i vështirë ka qenë parathënë dhe do të jetë shumë i vështirë për shumë prej jush.

Unë ju bekoj të gjithëve ndërsa ju paralajmëroj që të mos trembeni kur sulmet të bëhen më të ashpra. Është ngaqë kjo është Fjala Ime e Shenjtë, që shumë urrejtje do të tregohet ndaj jush. Ky është çmimi që duhet paguar për shpëtimin e shpirtrave, përfshirë ata që ju shqetësojnë më së tepërmi.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/31/you-will-be-the-focus-of-much-hatred/

Wednesday 2 January 2013

Ai, me anë të fuqisë së okultit, do të kryejë ato që do të duket të jenë kurime për njerëzit me sëmundje terminale

E Diel, 30 Dhjetor 2012, ora 17:50

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t'ju tregoj se ndryshimet, të cilat do ta përgatisin botën për Ardhjen Time të Dytë, janë gati për t’u parë nga e gjithë bota.

Luftërat në Lindjen e Mesme do të shtohen dhe do të përhapen. Ato do të përfshijnë Perëndimin ashtu si dhe Lindjen. Trazirat do të ndalohen nga njeriu i paqes, bisha, antikrishti. Shumë vetë, me kalimin e kohës, do të besojnë se ai është Hyji, Mesia; kaq shumë fuqi do të duket se ka ai. Fuqitë e tij i janë dhënë atij nga babai i ligësisë, Satani.

Ai, me anë të fuqisë së okultit, do të kryejë ato që do të duket të jenë kurime për njerëzit me sëmundje terminale. Ata do të kurohen nga sëmundja e tyre përkohësisht dhe njerëzit do të besojnë se fuqitë e tij do të kenë ardhur nga Qielli. Se ai është Unë, Jezu Krishti. Ata do të besojnë se ai vjen për ta përgatitur botën për Epokën e Re dhe se Ardhja e Dytë po ndodh para tyre.

Ai do të kryejë mrekulli të tjera, por ato do të jenë thjesht një iluzion. Disa shërbëtorë të Mi të shenjtë do të bien në gjunjë para tij dhe do ta adhurojnë atë. Udhëheqësit politikë do ta duartrokasin atë publikisht. Ai do të duket si mesia i mirë dhe i përulët dhe do të imitojë të gjitha cilësitë e Mia. Për fat të keq ai do të mashtrojë shumë vetë.

Unë ju lutem, dishepujt e Mi, që t'i paralajmëroni njerëzit se Unë, Jezu Krishti, nuk do të vij në mish. Kjo nuk mund të ndodhë. Unë tashmë kam ardhur një herë në tokë në mish dhe kjo nuk mund të ndodhë një herë të dytë. Kur Unë të vij përsëri, do të jetë përmes udhës në të cilën Unë u largova dhe pastaj i ligu do të hiqet tutje dhe Parajsa Ime e Re do ta zëvendësojë tokën.

Mos u mashtroni. Jini vigjilentë. Unë do të vazhdoj t'ju paralajmëroj rreth antikrishtit dhe gënjeshtrave që ai do t'ia paraqesë botës. Në këtë mënyrë, ju mund të më ndihmoni Mua të shpëtoj ata shpirtra të gjorë që do ta ndjekin atë skllavërisht në gropat e ferrit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/30/he-will-by-the-power-of-the-occult-perform-what-will-be-seen-to-be-cures-for-people-who-are-terminally-ill/