Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 31 December 2014

Mbrojeni Fjalën Time. Flisni Fjalën Time.

E Dielë, 28 Dhjetor 2014, në 18:30

Bija Ime fort e dashur, dhimbja më e madhe e vuajtjeve është ajo, që ekziston brënda Ligjeve të kombeve tuaja, të cilat kundërshtojnë Ligjet e Hyjit në çdo lloj mënyre, si të dukshme dhe të padukshme. Sepse çdo Ligj i Hyjit, i thyer nga ata që drejtojnë kombet tuaja, tani është zëvendësuar nga një vrasës i heshtur i shpirtit. Çdo keqbërje do t’ju paraqitet të jetë një gjë e mirë. Sa më i keq akti, aq më shumë ai do të duartrokitet. Nuk do t’ju lihet vënd atyre që shpallin të Vërtetën – Fjalën e Vërtetë të Hyjit – për ta folur. Zërat e tyre do të shpërfillen për pjesën më të madhe. Por kur ata të dëgjohen, do të dënohen se janë të liq.

Koha ka ardhur me të vërtetë që e Vërteta të përmbyset dhe të paraqitet se është një gënjeshtër. Fjala tani do të konsiderohet nga pjesa më e madhe të jetë një trillim – një gënjeshtër. Megjithatë, Ligjet e Hyjit ëshë vështirë të shpërfillen dhe kështu do të jetë kur ata që drejtojnë kombët tuaja, kur atyre t’ju kërkohet të përgjigjen për veprimet e tyre të liga, do të deklarojnë se Fjala e Hyjit është e gabuar dhe e vjetëruar.

Dinakëria e djallit do të thotë se, për të siguruar që ligësia e tij të pranohet, çdo veprim dhe detyrë morale do të deklarohet të jetë e panjerëzishme dhe kundër lirisë publike. Por, për ata që janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, prapë do të jenë në gjëndje të dallojnë mes të drejtës dhe të gabuarës. Kurrë më parë, që nga ditët e Nohas, bota nuk ka qënë e mbuluar me kaq mashtrim. Kurrë më parë njeriu nuk ka mëkatuar si ai bën tani. Dhe, ashtu si në ditët e Nohas, vetë-kënaqësia e njeriut ka arritur kufinj të tillë sa ai beson se e ka fuqinë mbi fatin e tij, deri këtu shkon egoizmi i tij.

Mëkati sot, përkrahet me kënaqësi dhe publikohet të jetë një e drejtë publike dhe prandaj pritet nga ju që ta respektoni atë. Nëse ju nuk tregoni respekt ndaj veprimeve mëkatare atëherë do ta shikoni se do të jeni fajtor të një krimi. Krimi juaj do të jetë se ju mb
ështesni Fjalën e Hyjit dhe për këtë do të bëheni të vuani.

Sa lehtë gënjehet njeriu nga plani global për të zhdukur çdo formë të fajit për veprimet mëkatare, të cilat janë duke u shkruajtur në ligjet e vëndeve tuaja. Të gjitha këto gjëra janë parathënë dhe shumë shpejt as edhe një vepër keqbërëse përfshi vrasjen, vdekjen e vullnetshme dhe abortin nuk do të konsiderohen të jenë të gabuara. Një kohë do të vij kur genocidi në një shkallë të madhe, do të ndjeki futjen e ligjeve të tilla, të cila do të jenë krijuar për të bërë ligjore vrasjen e atyre që pësojnë paaftësi dhe kushte të tjera fizike.

Ligjet djallëzore, të mbrojtura në vëndet tuaja, do të çojnë në ligje më të mëdha, të cilat do t’ja u heqin juve gjithë fuqinë. Ju i keni dhënë autoritetin atyre që më mohojnë Mua – të cilët i përbuzin Ligjet e Hyjit – dhe për shkak të kësaj ata do të tregojnë vepra më të liga, që do të shkaktojnë vuajtje të paimagjinueshme. Çfarë mund të duken të jenë ligjet e vëndit që promovojnë të drejtat publike dhe njerëzore, do të çojnë në një formë të diktaturës, e cila do ta bëj të qënurit i Krishter
ë të jetë një fyerje.

Mbrojeni Fjalën Time. Flisni Fjalën Time. Mos bini në grackën e mbështetjes së ndonjë fushate globale për të drejtat publike, e cila është krijuar për ta konvertuar botën në një fe të re mbar
ë botërore. Shërbëtorët e Mi të shenjtë, Unë ju bëj thirrje ta shpallni Fjalën e Hyjit dhe t’i mohoni veprat djallëzore, që kanë mbërthyer pothuajse çdo komb që e mohon Fjalën e Hyjit.

Është shumë e lehtë për të bërë thirrje për përhapjen e të drejtave të njeriut por kërkohet një shërbëtori Im trim për t’u ngritur dhe deklaruar se veprat – që janë të neveritshme për Hyjin – janë kundër Meje. Sepse, për ta bërë këtë do të tërhiqte kritikë të madhe dhe do t’ju bënte të papëlqyer.

Kujtoni çfarë Unë ju thashë – njeriu që me të vërtetë më shërben Mua, me ndershmëri, kurrë nuk do të ketë frikë të flasi të Vërtetën dhe ai kurrë nuk do të kërkoj të bëhet i njohur. Qëllimi i tij i vetëm do të jetë shpëtimi i shpirtrave.

Jezusi juaj

Monday 29 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Vullneti i Hyjit është një mister për shumë nga ju

E Shtunë, 27 Dhjetor 2014, në 12:55

Bijtë e mi të dashur, ju gjithmonë duhet të besoni në Vullnetin Hyjnor të Birit tim sepse Ai do t
ë lejoj vetëm aq shumë ligësi ta përfshij botën sepse Mëshira e Tij është e kaq e madhe.

Kur Biri im ndërhyn në ndonjë akt, që shkakton shkatërrim të ndonjë lloji, Ai e bën këtë për ta ruajtur besimin. Fjala e Birit tim është e shenjtë dhe Vullneti i Tij është i Veti të bëj çfarë Ai dëshiron. Vullneti juaj është i juaji por, nëse i jepet Hyjit me dëshirë atëherë vetëm Vullneti i Tij mund të bëhet.

Besoni, besoni, besoni në Birin tim sepse të gjitha gjërat janë në përputhje me Vullnetin e Tij. Nëse Ai e lejon të ligun të përparoj, dhe ndjekësit e Tij të mashtrohen nga armiqtë e Tij, atëherë kjo është brënda Vullnetit të Tij dhe është bërë për të vënë në test besimin e besimtarëve. Vullneti i Hyjit është një mister për shumë nga ju dhe Ai mund të vendosi se çfarë është e nevojshme për të mirën e njerëzimit, në çdo kohë.

Ju duhet t’i lejoni zemrat tuaja ta pranojnë dashurinë dhe besimin për Birin tim, Jezu Krishtin. Ai është shumë i pranishëm mes jush dhe ju duhet të jeni mirënjohës për këtë sepse pa Praninë e Tij të Shenjtë, errësira do ta mbulonte tokën.

Nëna juaj e dashur 
Nëna e Shpëtimi

Mëkati nuk do të tolerohet nga ata që marrin Gjuhët e Zjarrit

E Premte, 26 Dhjetor 2014, në 14:00

Bija Ime fort e dashur, Koha Ime po afron dhe, së shpejti, vuajtja, mizoria dhe dhimbja e shkaktuar nga mëkati do të zhduken.

Ndërkohë, Dashuria Ime do ta ruaj botën dhe për çdo keqbërje dhe vepër djall
ëzore të kryer nga armiqtë e Mi, Unë do t’i zhduk që nga rrënjët. Beteja kundër të ligut do të fitohet nga Dashuria, që Unë do të fus në zemrat e shpirtrave të mirë. 

Kjo Dashuri do të ngazëllej të gjithë ata që bien në kontakt me të, dhe Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do t’i mbushi shpirtrat e të gjithë atyre që janë të bekuar me Dashurinë e Hyjit.

Ky v
ërshim i Shpirtit të Shenjtë, si i tillë nuk ka ndodhur që kur Apostujt e Mi u bekuan në Rrëshajat, do ta zgjoj racën njerëzore. Fare pak do të mbeten të paprekur nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë dhe ata do të jenë të pafuqishëm kundrejt tij. 

Është për arsyen se Hyji i do fëmijët e Tij që Ai po i dërgon njerëzimit këtë Dhuratë të shkëlqyer. Shpirtrat do të bëhen më të pastër dhe mëkati nuk do të tolerohet nga ata që marrin Gjuhët e Zjarrit.

Dashuria, e cila do të ndahet prej atyre që janë të bekuar me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, do të jetë e pamundur të shpërfillet dhe për këtë arsye fuqia e Satanit do të dobësohet dhe mbërthimi i tij mbi botën do të çlirohet deri kur ai të bjer në humnerë.

Gëzohuni, ndjekësit e Mi të dashur, sepse është për arsye të Fuqisë së Dashurisë Sime që Unë do ta shpëtoj botën dhe të gjithë ata që e pranojnë Mëshirën Time.

Shkoni në Dashurinë Time. Ta doni njëri tjetrin ashtu si Hyji ju do juve.

Jezusi juaj

Saturday 27 December 2014

Humanizmi është një fyerje ndaj Hyjit

E Enjte, 25 Dhjetor 2014, në 15:10

Bija Ime fort e dashur, mos e shqet
ësoni veten tuaj me shpirtin djallëzor, i cili e korrupton botën. Ma lini gjithçka Mua. Sepse për aq kohë sa ju më doni Mua, më nderoni Mua dhe i doni të tjerët, sipas Vullnetit Tim të Shenjtë, Unë do t’ju mbroj nga dhimbja e të gjitha gjërave që janë kundër Meje.

Dhimbja më e keqe që do t’ju duhet të duroni do të jetë ajo e dëshmisë të së ashtu-quajtur vepër bamirësie dhe çështjet humanitare në një shkallë globale, që do t’i maskojnë qëllimet e vërteta të armiqve të Mi. Ju do ta dini, brënda zemrave tuaja, se mashtruesi është në punë. Kur bota jofetare dhe ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua flasin për politikën, vepra humanitare por q
ë dështojnë të deklarojnë rëndësinë e ruajtjes së jetës njerëzore, me çdo kusht, atëherë dijeni se kjo nuk është çfarë Unë dëshiroj. Nëse ata që thonë se më përfaqësojnë Mua nuk flasin me të njëjtin pasion rreth ligësisë së abortit, ashtu si ata bëjnë për aktet e tjera kundër njerëzimit, atëherë të jeni të vetëdijshëm se diçka nuk shkon.

Ati Im do t’i ndëshkoj të gjithë ata që i vrasin fëmijët e Tij, përfshi fëmijët që akoma janë duke u ushqyer në bark duke pritur të lindin. Keqbërësit e krimeve të tilla do të pësojnë një ndëshkim të tmerrshëm nëse nuk pendohen për mëkatet e tyre kundër Atij. Ata që janë nga Unë dhe që përfaqësojnë Kishën Time në tokë kanë dështuar ta shpallin të Vërtetën. Vrasja, përfshi abortin, është një nga mëkatet më të mëdha kundër Hyjit. 

Do të kërkohet një akt i jashtëzakonshëm i pendesës  me qëllim që të falet një mëkat i tillë. Përse atëherë Kisha Ime nuk lufton me forcë kundër këtij mëkati – një nga aktet më të turpshme të rebelimit kundër Atit Tim? Përse ata ju shpërqëndrojnë nga dallimi i mëkateve më serioze ndërsa ata predikojnë për rëndësinë e veprave humanitare? 

Humanizmi është një fyerje ndaj Hyjit sepse ai përqëndrohet tek nevojat e njeriut dhe jo tek domosdoshmëria për t’u penduar për mëkatin para Krijuesit të gjithçkaje që është. Nëse ju i shpërfillni mëkatet mortore, të caktuara qartë në Ligjet e dhëna nga Hyji, të cilat çojnë në mallkimin e përjetshëm, atëherë asnjë masë dhembshurie për të drejtat civile të racës njerëzore nuk do të shlyejnë për këto mëkate.

Nëse ju besoni tek Unë, dhe nëse ju më shërbeni Mua, atëherë ju duhet të flisni vetëm të Vërtetën. E Vërteta është se mëkati është armiku juaj më i madh – jo ata që ju persekutojnë. Mëkati mortor, nëse nuk është penduar, do t’ju çoj në Ferr. Nëse jeni në mëkat mortor dhe e kaloni kohën duke mbështetur vepra të mëdha bamirësie dhe punë humanitare, dhe nuk pendoheni, atëherë shpirti juaj do të humbasi.

Kujtojeni të Vërtetën. Mos u gënjeni nga e folura, veprat apo punët e bamirësisë kur detyra më e rëndësishme është të luftoni mëkatin mortor. Shërbëtori Im i shenjtë që refuzon t’ju kujtoj për pasojat e mëkatit mortor nuk e kupton misionin e tij apo të saj për të më shërbyer Mua. Ju nuk mund ta fshini mëkatin nën tok
ë, larg syve, sikur nuk ekziston. Aspak keqardhje me njerëzit që janë persekutuar në Emrin Tim, nuk do ta kompensojnë për faktin se mëkatarët nuk e shpengojnë veten me Mua, Jezu Krishtin, për faljen e mëkatit. 

Jezusi juaj

Dita kur Unë të vij në Mëshirën Time Hyjnore do të jetë dita e ndriçimit të mëndjes

E Martë, 23 Dhjetor 2014, në 16:55

Bija Ime fort e dashur, Unë i bëj thirrje ndjekësve të Mi të dashur, në këtë kohë të veçantë, të vijnë tek Unë dhe të më lejojnë Mua t’i mbuloj ata me Gjakun Tim të Çmuar. Unë dhashë Jetën Time në tokë si një dhuratë e Mëshirës Sime të Madhe dhe Unë do të lëviz male, oqeane dhe do ta shkund tokën ndërsa Unë vij, edhe njëherë, për t’ju sjellë të gjithëve ju tek Unë.

Unë ju dua dhe ju sjell Bekime të mëdha dhe ngushëllim kur Unë ju pregatis për Kohën Time. Lëreni zemrën tuaj të më mirëpresi Mua. Lëreni Dashurinë Time për ju të përshkoj zemrat e të gjithë fëmijve të Hyjit përfshi ata që ju persekutojnë në Emrin Tim të Shenjtë. 

Unë ju sjell paqe këtë Krishtlindje dhe ju siguroj se Koha Ime është shumë afër. Unë do të vij së shpejti për t’ju zbuluar Mëshirën Time. 

Ata prej jush që më përbuzin Mua përmes këtij Misioni Unë do t’i përshkoj zemrat tuaja të ngurta me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Së shpejti, çdo dyshim që ju mund të keni do të iki dhe barra juaj do të hiqet. Deri atëherë, do t’ju duhet të duroni dhimbjen e ndarjes nga Unë, që ju është imponuar nga mbreti i gënjeshtrave, i cili gëzon në refuzimin tuaj ndaj Meje. Mos më bëni Mua rezistencë, të dashurit e Mi, sepse Unë ju dua me një dëshirë të pafund. 

Është me një kënaqësi të hidhur që Unë vij tek ju, duke ju lutur atyre prej jush që thonë se më duan Mua, të kthehen tek Unë. Unë derdh lotë trishtimi sepse ju nuk mund të më pranoni Mua përmes kësaj ndërhyrje hyjnore kur ju është dhënë falas. Ju duhet të përpiqeni të shpallni të Vërtetën por, në të kundërt, ju më keni refuzuar Mua mizorisht dhe në një mënyrë që nuk është e hijshme për Hyjninë Time.

Dita kur Unë të vij në Mëshirën Time Hyjnore do të jetë dita e ndriçimit të mëndjes. Ju do ta dini menjëherë se Unë ju kam çuar në një kohë të braktisjes së plotë, kur asgjë që ju keni bërë nuk mund të fshihet nga ju. Për çdo vepër dobësie nga ana juaj, ju do të ndjeni dhimbjen e Vuajtjes Sime, e cila do të bëhet e juaja. Pendesa që ju do të ndjeni do të jetë po aq e fortë sa dhe besimi që ju keni tek Unë. Sa shumë prej jush do ta kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë për të fituar Pranimin Tim. Megjithatë disa prej jush do ta mohojnë Ndriçimin e Ndërgjegjes për shkak të largësisë që kanë krijuar mes nesh.

Krenarëve dhe arrogantëve mes jush, të cilët do t’i fshehin fytyrat e tyre nga Unë gjatë Paralajmërimit, Unë kam këtë për t’ju thënë. Mos kini frikë sepse jeni të Mitë. Për arsyen se ju jeni një fëmij i Hyjit, i krijuar në Imazhin e Tij, Unë do t’ju tregoj Mëshirë të madhe. Mos kinin frikë nga ai që ju do – kini frikë vetëm nga ai që ju përbuz sepse ai, i ligu, është armiku juaj më i madh. Më refuzoni Mua dhe ju do të zaptoheni nga kundërshtari Im më i madh, por nëse ju e refuzoni atë, Fuqia Ime do t’ju mbështjelli, do t’ju mbroj dhe do t’ju sjelli të sigurtë në Mbretërinë Time. 

Unë ju jap këtë informacion me qëllim që ju ta dini se kur Unë them se kjo do të ndodhi, ajo do të ndodhi. Dhe kur ajo Ditë të vij ju duhet t’i kujtoni Fjalët e Mia. Mos kini frikë nga Unë, se çfarë ka për t’u patur frikë? Nëse Unë dhashë Jetën Time për ju, përse atëherë ju do të donit ta jepnit jetën tuaj tek djalli që kërkon vetëm shkatërrimin e shpirtit tuaj të pavdekshëm ? 

Ka vëtëm një udhë ku ju mund të ktheheni dhe ajo jam Unë, Shpëtimtari dhe Shpenguesi juaj i Dashur. 

Unë Jam rrjeta juaj mbrojtëse. Mos ja mbathni nga shpëtimi juaj. 

Gjithmonë ta kujtoni Dhembshurinë Time, Dashurinë Time dhe Mëshirën Time të Madhe. 

Mëshira Ime Hyjnore është gati për t’u marrë.

Jezusi juaj i Dashur

Friday 26 December 2014

Oh çfarë gëzimi do të më sillte Mua po të ktheheshin ata tek Unë në Ditën e Krishtlindjes

E Hënë, 22 Dhjetor 2014, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, ky është një mesazh për botën, për Ditën e Krishtlindjes. Ndërsa ju të gjithë festoni Ditëlindjen Time, më lejoni Mua të hyj në zëmrën tuaj në këtë ditë të veçantë – sepse kjo ditë është e Imja.

Më ftoni Mua në shtëpinë tuaj si një mik i preferuar dhe më prezantoni Mua tek ata mes familjes, miqve dhe fqinjve tuaj, të cilët mund të kenë harruar për Mua. 

Krishtlindja mund të jetë një festim për Mua, por Unë Jam shpërfillur mes gëzimeve të mëdha, që ndodhin. Lejoni që përmëndja Ime t'ja u gëzoj zemrat, t’ju sjelli gëzim dhe shpresë për të ardhmen – një të ardhme që Unë e sigurova për ju që nga dita që Unë u linda.

Kujtojini ata që nuk më nderojnë më Mua, për Dashurinë që Unë kam për ata dhe sa dëshirë kam të jem përsëri pjesë e jetës së tyre. Oh sa gëzim do të më sillte Mua po të ktheheshin ata tek Unë në Ditën e Krishtlindjes dhe të më kërkoni Mua t’ju sjell atyre Paqen Time dhe Dashurinë Time. Nëse ata do të vinin tek Unë në Ditën e Krishtlindjes Unë do t’i pushtoja ata në sigurinë e Strehës Sime Hyjnore dhe kurrë nuk do t’i lija të ndaheshin përsëri nga Unë.

Ndjekësit e Mi të dashur, ju jeni Familja Ime dhe Unë Jam familja juaj. Përmes Mëshirës Sime, Unë ju marr në Gjirin e Atit Tim të Dashur, I Cili ju do me pasionin e një prindi zemër-butë. Oh sa ju do Ai juve dhe sa shumë kënaqësi Ai ndjen kur ju më pranoni Mua dhe më thërrisni Mua për Ndihmën Time.

Ju jeni gjithçka për Mua dhe Dashuria Ime për ju është e gjithanshme, përtej imagjinatës suaj. Prandaj është me një pasion të zellshëm dhe vendosmëri të zjarrtë që Unë do të luftoj për secilin prej jush, për t’ju shpëtuar nga ligësia armiqve të Mi. Unë do t’i ruaj shpirtrat tuaj me xhelozi të madhe dhe do të bëj përpjekjen e mirë për t’ju sjellë shëndoshë e mirë në Mbretërinë Time. Nuk ka rëndësi se sa kundërshtohem; sa shumë t
ë Krishterë duhet të pësojnë poshtërim në Emrin Tim; sado shumë joshtje të jetë vendosur para jush nga kundërshtari Im – Unë do ta fitoj këtë betejë për shpirtrat. Ky është një fakt sepse asgjë nuk qëndron mes Hyjit dhe fëmijve të Tij sepse Ai nuk do ta lejoj atë. Njeriu që do të përpiqet, do të rrëzohet. Urrejtja do të shkatërrohet dhe gënjeshtrat do të zbulohen për fallcitetin mbi të cilat u krijuan. E Vërteta do t’i qëndroj testit të kohës. 

Unë Jam duke adhur së shpejti për t’i bashkuar fëmijët e Hyjit – familjen e Tij të shtrenjtë. Lartësojini zemrat, mos e lejoni armikun Tim ta dobësoj shpirtin tuaj dhe le të jetë shpresa mendimi juaj i vetëm. Kini besim të plotë në Mëshirën Time të Madhe dhe të jeni gati për të më mirëpritur Mua, Shpëtimtarin dhe Shpenguesin tuaj, në jetën tuaj. Gëzohuni, sepse Premtimet e Mia do të sjellin me vete një arsye për gëzimin më të madh. Kjo Krishtlindje do të jetë e gëzueshme, sepse Koha Ime është e shkurtër.

Jezusi juaj i dashur

Nëna e Shpëtimit: Dhurata e Dashurisë intensifikohet për Krishtlindje

E Shtunë, 20 Dhjetor 2014, në 16:25

Bijtë e mi të dashur, Dashuria e Birit tim nuk është kurrë më e fuqishme sa ajo është për Krishtlindje.

Në këtë kohë, gjatë festimit të Lindjes së Tij, Ai i vërshon shpirtrat me Dashurinë e Tij. Është në këtë kohë që ju duhet ta jetoni Dashurinë që ju është dhënë, natyrshëm, si bijtë e Hyjit. Ju duhet ta ruani Dhuratën e Dashurisë, e cila vjen nga Hyji dhe ta ndani këtë Dhuratë me këdo që njihni.

Dhurata e Dashurisë intensifikohet për Krishtlindje në shpirtrat e të gjithë fëmijve të Hyjit dhe është në këtë kohë që ju duhet ta pranoni se dashuria fillon në familje. Biri im lindi në një familje dhe kjo ishte për arsye të mirë. Hyji e shfaqi Veten e Tij – jo si një individ i dërguar në një Mision, me asnjë pranë vetes, por brënda Familjes së Shenjtë.


T’i doni familjet tuaja dhe falini keqbërjet e kaluara. T’i doni të gjithë, përfshi ata që ju urrejnë. Ju mund ta mposhtni urrejtjen duke treguar dashuri dhe ndërsa kjo mund të jetë e vështirë disa herë, ju do të jeni më të fortë për atë dhe në paqe. Urrejtja është një emocion negativ dhe e than shpirtin me një ndjenjë të thellë pakënaqësie. Ajo e gërryen thellësinë e shpirtit deri sa ai vdes. Mos e lejoni urrejtjen t’ju ndaj nga Dhurata e Dashurisë, i cili është Hiri më i fuqishëm, sepse ai vjen nga Hyji.

Ta doni njëri tjetrin, ashtu si Hyji e do secilin prej jush këtë Krishtlindje. Lutuni për ata që kanë kryer vepra të liga kundër jush dhe kërkojini Birit tim t’ju çliroj nga barra e urrejtjes.

Dashuria e Hyjit në gjithë lavdinë e vet dëshmohet në familjen që ushqehet në Dashuri. Familje të tilla, mjaft me fat për të ndjerë dashuri për njëri tjetrin, duhet ta përhapin këtë dashuri tek të tjerët që nuk kanë dashuri në jetën e tyre. Personi që është rritur në një familje të dashur, dhe që do me një zemër të butë, i prek shpirtrat e të tjerëve. Në këtë mënyrë përhapet Dashuria e Hyjit – nga brënda gjirit të familjes.

Ishte prej zemrës së një familje të dashur, që Biri im, Jezu Krishti, e filloi Misionin e Tij në tokë për të shpenguar njeriun nga mëkati. Dhe prandaj, këtë Krishtlindje, unë kërkoj që ju ta doni njëri tjetrin dhe t’i kërkoni Birit tim t’i bekoj të gjitha familjet me hiret për ta dashur më shumë njëri tjetrin.

Dashuria që është e pranishme në një familje mund t’i kapërcej të gjitha pengesat e vëna para saj nga Satani. Është familja – themeli i Dashurisë së Hyjit – që përbuzet nga Satani. Është familja që është shenjestra nga i ligu dhe ai do të bëj gjithçka për ta shkatërruar njësinë familjare.

Dashuria dhe bashkësia në një familje është një Dhuratë e madhe nga Qielli dhe ju gjithmonë duhet të përpiqeni për të qëndruar të bashkuar gjatë gjithë kohës.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

Për çdo punë të mirë që bëni, mos thoni asgjë

E Martë, 16 Dhjetor 2014, në 23:00

Bija Ime e dashur, ata që thonë se vijnë nga Unë, që janë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë, identifikohen lehtë nga ata me dijen e vërtetë. Këta kurrë nuk do të kërkojnë vëmëndje përsonale apo adhurim. Ata kurrë nuk do të kërkojnë popullaritet, as edhe nuk do të jenë të njohur, sepse kur flisni me Zërin e Hyjit kjo ju sjell shumë kritika sepse e Vërteta përbuzet nga bota jofetare.

Fjala e Hyjit gjithmonë do të ketë sulmuesit e vet dhe ajo kurrë nuk është mbështetur me entuziasëm nga një botë jofetare. Kur të vij dita që ju të dëshmoni bashkimin e Kishës Sime me botën jofetare, qëndroni vigjëlentë. Shërbëtorët e Mi që qëndrojnë besnikë ndaj Meje dhe që publikisht e deklarojnë Fjalën, ashtu si i ishte dh
ënë njerëzimit në Biblën e Shenjtë, kurrë nuk janë të njohur. Ata mund të tolerohen por zërat e tyre rrahë dëgjohen dhe e Vërteta zakonisht shpërfillet me përbuzje.

Janë ata mes jush që e reklamojnë veten e tyre sikur t
ë jenë mësuesit e Fjalës Sime, të cilët parhapin të pavërteta rreth Fjalës së Hyjit, edhe pse ju fshiheni pas fjalëve të zgjedhura me kujdes. Unë e di përse ju e bëni këtë dhe nuk është për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat. Përkundrazi, ju dëshironi t’i largoni shpirtrat nga Unë, sepse ju jeni kundër Meje.

Tradhëtarëve të Kishës Sime, përfshi edhe besimtarëve t
ë thjeshtë, Unë kam këtë për t’ju thënë. Kujdesuni për kopshtin tuaj sepse është i lënë pas dore dhe toka është jopjellore. Barërat e këqija kanë zënë rrënjë dhe bimët e shëndetshme kurrë nuk do të rriten nëse ju nuk e shkulni kalbësirën dhe ta zëvendësoni dheun me të ri dhe pjellor. Vetëm kur ju e përtërini kopshtin tuaj, dhe filloni nga e para, mundet që kopshti juaj të ketë përsëri jetë. Përndryshe nuk do të ketë aspak jetë dhe të gjitha gjërat në të do të vdesin. Ju do të shkatërroni jo vetëm jetën tuaj por edhe të atyre pranë jush sepse kundërshtari Im nuk ka besë, madje edhe ndaj atyre që ai i mbërthen si skllevër për të zbatuar urrejtjen e tij kundër Meje.

Ata që janë të Mitë janë si Unë, në shumë mënyra. Sa më të afërt të jenë me Zemën Time, aq më shumë ata më imitojnë Mua. Ata do të jenë të përulur sepse kurrë nuk do të mburren për njohuritë e tyre për Mua. Ata flasin vetëm çfarë Unë do të flisja dhe ajo është e Vërteta, madje edhe kur mund të tërheqi urrejtje kundrejt tyre. Ata do ta kenë të sikletshme po të nderohen apo të lavdërohen për ndonjë punë të mirë që ata bëjnë sepse ky nuk është qëllimi i tyre. Ata kërkojnë të bëjnë vetëm Vullnetin Tim Të Shenjtë.

Zërat që bërtasin “më shiko mua – unë jam një shërbëtor i Hyjit” dhe që tregojnë me krenari, për t’i parë gjithë bota, punët e mira që ata bëjnë në Emrin Tim, më neveriten Mua. Për çdo punë bamirësie që ju përfundoni, vazhdoni tek puna tjetër – dhe mos thoni asgjë. Mos kërkoni lëvdata, sepse është Puna Ime që ju bëni. Të gjitha punët e mira, të kryera në Emrin Tim, duhet të më ofrohen Mua në shërbim të përulët.

Ju kurrë nuk duhet ta lartësoni veten në Emrin Tim sepse kjo është e shëmtuar për Mua. Kur ju i shërbeni Hyjit, ju i shërbeni popullit të Tij dhe ju duhet ta falenderoni Atë për dhënien e hirit për t’i bërë këto gjëra. Ju nuk mund të thoni se ju kryeni punë të tilla në Emrin Tim nëse ju kërkoni falenderime, vlerësime apo lavdërime nga të tjerët. Nëse ju e bëni këtë, atëherë ju jeni një hipokrit.

Jezusi juaj

Përkundrazi, ata do të bien në grackën e veçimit të dogmës nga doktrina

E Hënë, 15 Dhjetor 2014, në 21:55

Bija Ime fort e dashur, kur Farizenjtë dërguan një forcë për të më sulmuar Mua, duke përdorur çdo marifet të mundshëm, në të njëjtën kohë ata predikonin në tempujt profecitë për ardhjen e Mesias. Ndërsa ata më tallnin Mua dhe përpiqeshin të përhapnin të pavërteta rreth Moralit Tim, ata citonin pjesë nga Shkrimi i Shenjtë. Ndërsa Farizenjtë më persekutonin Mua – duke më thirrur Mua çdo lloj emri duke fyer Atin Tim – ata vazhdonin të pregatisnin popullin e Hyjit për ardhjen e Mesias. Edhe pse Unë isha i pranishëm mes tyre, ata refuzuan të më pranonin Mua por ata nuk mund të më shpërfillnin Mua sepse Unë isha i mbushur me Shpirtin e Shenjtë. Kur Unë u ringjalla së vdekuri, Farizenjve ju dha prova e Ringjalljes Sime por, në të kundërt, ata zgjodhën të përhapnin gënjeshtra për të fshehur të Vërtetën. Si rezultat i veprimeve të tyre ata larguan miliona shpirtra nga trashëgimia e tyre e drejtë – Dhurata e Shpëtimit të Përjetshëm.

Në kohën që Unë tani e pregatis botën për Ardhjen Time të Dytë, shërbëtorët e shenjtë në Kishën Time në tokë do të bëjnë të njëjtën. Ata do të predikojnë rreth Ditës së Madhe kur Unë do të vij përsëri por do të besojnë se kjo ditë do të ndodhi në një shekull tjetër. Ata nuk do t’i pregatisin shpirtrat në mënyrën që Unë e dëshiroj. Ata nuk do t’i shtyjnë njerëzit e Mi të kërkojnë shpengim; të luten; të kërkojnë Sakramentet dhe t’i përmbahen Fjalës së Shkruar me përpikmëri. Përkundrazi, ata do të bien në grackën e veçimit të dogmës nga doktrina dhe do të refuzojnë të pranojnë mesazhet e dhëna profetëve të Hyjit.

Sa të verbuar janë ata kur Unë ju flas tani, përmes Librit të së Vërtetës. Sa të paditur janë ata që thonë se drejtojnë Udhën drejt Mbretërisë Sime kur ata në të vërtetë nuk e njohin udhën e duhur, që të çon atje. 

Ata duhet të lexojnë Biblën e Shenjtë, ta studjojnë atë dhe të pranojnë përmbajtjen që është bënda saj në fillim, sepse përndryshe, si mund të më njohin Mua? Si një hajdut natën Unë do të vij dhe ata nuk do të jenë gati të më përshëndesin Mua sepse nuk e ndjejnë të nevojshme të pregatiten.

Tani, Unë qëndroj para jush shërbëtorët e Mi të shënjtë dhe ju kërkoj të më dëgjoni Mua. Unë kërkoj që ju të besoni se Kush Unë Jam, çfarë Unë bëra për ta shpenguar njeriun nga mëkati dhe çfarë është që Unë duhet të bëj tani për të kryer Besëlidhjen e Atit Tim. Ndërsa koha afron, shenjat do t’ju jepen se Dita Ime është e afërt. Unë do ta bëj këtë që ju të zgjoheni nga përgjumja dhe ta dëgjoni Zërin Tim. Unë ju bëj thirrje të flisni të Vërtetën rreth mëkatit; të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë të Hyjit dhe se se ajo kurrë nuk duhet prekur si dhe të Vërtetën e Hyjnisë Sime.

Kur këto shenja t’ju jepen, Unë solemnisht deklaroj se Shpirti i Shenjtë do të hidhet mbi ju dhe ata prej jush që më duan Mua me bindje të thjeshtë do ta dinë, në çast, se Unë ju flas në këtë kohë. Atëherë Unë do t’ju mbush me Dashurinë Time dhe ju do t’i shikoni gjërat ashtu si janë në të vërtetë, me një qartësi të mëndjes dhe një kuptim në çfarë kërkohet nga ju për të më ndihmuar Mua të kryej Planin Tim për të shpëtuar botën dhe çdo fëmij të vetëm të Hyjit.

Dëgjoni. Pregatituni. Lutuni për Forcën Time; Kurajon Time dhe kurrë mos e harroni detyrën tuaj ndaj Meje.

Shkoni në paqe për të më dashur dhe shërbyer Mua, tani dhe përgjithmonë.

Jezusi juaj

Punët tuaja për të tjerët nuk do të thonë asgjë për Mua sepse ju do të gjykoheni sipas besnikërisë suaj ndaj të Vërtetës

E Dielë, 14 Dhjetor 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, popullit Tim ju dha një Dhuratë e madhe nga Unë përmes Vdekjes Sime në Kryq. Kjo Sakrificë, e dhuruar për ta shpenguar botën nga vdekja e sigurtë, është pjesë e Besëlidhjes Finale e Atit Tim para Ditës së Madhe kur Ai të shpëtoj pjesën e mbetur nga toka.

Brez pas brezash kanë folur për të Vërtetën, e përmbajtur në Librin e Atit Tim, dhe shërbëtorët e Tij të shenjtë e nënshkruan Fjalën e Hyjit. Sa shumë ju keni harruar dhe sa pak ju dini. Shumë prej atyre të caktuar për t’ju udhëhequr kanë gabuar dhe kokët e tyre krenare, të mbajtura lart ndërsa ata luajnë me Fjalën e Hyjit, do të varen të turpëruar dhe të frikësuar kur të përballen me Paralajmërimin nga Qielli. 

Këtyre shërbëtorëve të shenjtë Unë ju them këtë.

Punët tuaja për të tjerët nuk do të thonë asgjë për Mua sepse ju do të gjykoheni sipas besnikërisë suaj ndaj të Vërtetës. Unë do t’ju ndëshkoj dhe Drejtësia Ime do të jetë e pamëshirshme deri kur ju t'i cop
ëtoni ligjet tuaja pagane dhe të shpallni Fjalën që ju është dhënë kaq kohë më parë. Mospërfillja juaj për Ligjet e Hyjit më sjell Mua turp të madh por mashtrimi juaj, që do të më kushtoj Mua shpirtrat, do të çoj në rrënimin tuaj. 

Ata njerëzit e Mi, të cilët jetojnë sipas Fjalës së Hyjit, edhe pse ata janë askush në sytë tuaj, do të ulen mbi Fronet e Gjykimit kur ju të thirreni për t’u përgjigjur, para Meje, për arsyet se përse ju e mashtruat popullin Tim. Ju mund të besoni se fuqia dhe influence juaj është e paarritshme por dijeni se lavdia juaj është duke u venitur dhe së shpejti; rrobat e arta dhe të bardha që ju vishni do të kthehen në vjetërsira dhe kurorat tuaja vezulluese do të zëvendësohen me barishte. 

Për të gjitha mëkatet në botë, nuk ka asgjë më të keqe në Sytë e Mi, se ata hipokritë që pozojnë si shërbëtorët e Mi por që nuk më shërbejnë Mua. Kur të vij koha që ju të blasfemoni kundër Meje, dhe t’i ushqeni fëmijët e Hyjit me gënjeshtra rreth kuptimit të mëkatit, Unë do të dërgoj mbi ju një ndëshkim kaq të madh sa do ta keni të vështirë të merrni frymë. Breshër i përmasave të mëdha do të lëshohet nga Qielli dhe për çdo Kishë, që i është dorëzuar armiqve të Mi, ku ata do të shkatërrojnë Altarët e Mi, përmbytje të mëdha do t’i shkatërrojnë ata. Për çdo krim që ju kryeni kundër Meje, ju e kryeni kundër një fëmije të Hyjit. Dhe prandaj, Unë do t’ju dërgoj paralajmërim pas paralajmërimi deri kur ju ta refuzoni doktrinën e re të rreme; deri kur ju të flisni të Vërtetën – Fjalën e Shenjtë të Hyjit – dhe t'i ruani Sakramentet ashtu si ju ishte mësuar në fillim.

Pëmes këtyre mesazheve Unë do t’ju kujtoj për të Vërtetën dhe Unë do të vazhdoj t’ju paralajmëroj deri në ditën që ju vendosni se kë do të zgjidhni – Mua apo ata që pohojnë se janë nga Unë por që janë skllevër të bishës.

Jezusi juaj


Wednesday 24 December 2014

Ndërgjegja e njeriut është si një pasqyrë ndaj shpirtit të tij

E Shtunë, 13 Dhjetor 2014, në 00:15

Bija Ime fort e dashur, ndërgjegja e njeriut është si një pasqyrë ndaj shpirtit të tij. Çfarë ndërgjegja ndjen, në çfarë përgjigjet dhe beson, pasqyrohet në shpirtin e tij. Kjo do të thotë se nëse ndërgjegja juaj ju alarmon për diçka që ju e dini, në zemrën tuaj, se është e gabuar në Sytë e Hyjit atëherë ju duhet ta dëgjoni atë.

Nëse ndërgjegja juaj ju çon ta mbroni Fjalën e Hyjit, kur e liga t’ju tregohet, ju duhet t’i përgjigjeni asaj, ashtu si ju e dini se duhet. Nëse ju e pranoni të ligun, kur ndërgjegja ju udhëzon ndryshe, atëherë ju jeni t
ë pabesë ndaj Fjalës së Hyjit. Nëse ju e quani veten i Krishterë, ju duhet ta lejoni ndërgjegjen tuaj t’ju udhëzoj. Në shpirtin e Krishterë që është i bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, ndërgjegja do të jetë plotësisht e vëmëndshme ndaj mashtrimit të djallit në të gjitha format e saj.

Nëse ju e mohoni ndërgjegjen tuaj atëherë ju mohoni Hyjin. Kur ju e mohoni Hyjin ju mohoni trashëgiminë tuaj. Kurrë mos bëni justifikime për të pranuar ndonjë gjë, që ju e dini se nuk vjen nga Unë, sepse nëse ndërgjegja ju udhëzon nga njëra anë dhe ju merrni drejtimin e kundërt atëherë ju keni dështuar të merrni Kupën Time. 

Çfarë dua Unë të them me Kupën Time? Kur ju jeni i Krishterë ju gjithmonë do të ndesheni me armiqtë e Mi. Të Krishterët janë përbuzur prej atyre që nuk vijnë nga Unë. Mund të ketë periudha kur ju nuk do të pësoni ndonjë paragjykim por gjithmonë do të vij një kohë kur ju do të konfrontoheni në Emrin Tim. Kur ajo ditë të vij, a do të më braktisni Mua duke e mohuar Fjalën Time të Shenjtë? 

Sa i fortë është besimi juaj apo dashuria juaj për Mua?

Është vetëm kur ju përballeni me kundërshtim të madh që do ta dini se deri ku do të jeni të pregatitur të shkoni për të refuzuar ta pranoni një gabim për çfarë është e drejtë. Ata mjaft të fortë që refuzojnë të pranojnë ndonjë gjë që e mohon dogmën, e dhënë në Biblën e Shenjtë, do ta marrin Kupën Time. 

Kupa përfaqëson Gjakun Tim dhe Gotën, që e mban atë. Kupa përfaqëson vuajtjen që, në mënyrë të pashmangshme, ndodh kur ju marshoni me konfidencë të madhe për të mbështetur Fjalën e Hyjit.


Nëse Hyji i deklaron Ligjet e Tij si fakte, përmes Fjalës së Tij të përmbajtur në Biblën e Shenjtë atëherë ju kurrë nuk mund të pranoni ndonjë gjë, që shkon kundër tyre. Ta kundërshtoni dogmën në Emrin Tim është të më kundërshtoni Mua. Dita do të vij kur Kisha Ime në tokë do ta mohoj dogmën, e cila është e gdhëndur në gur, në shkëmbim për doktrinën e errësirës. 

Nëse ju e pranoni mashtrimin, edhe pse ndërgjegja ju tregon ndryshe, atëherë ju jeni fajtor për herezi. Kur ju e bëni këtë ju nuk mund ta quani veten i Krishterë apo dishepull i Imi, sepse Unë do t’ju mohoj nëse ju e bëni këtë. 

Jezusi juaj

Monday 22 December 2014

Feja e re për të gjithë njerëzit do të tërheqi besimet jo të Krishtere

E Enjte, 11 Dhjetor 2014, në 21:50

Bija Ime fort e dashur, Unë ju sjell sot lajme që do ta ndriçojnë zemrën tuaj. Ju, dishepujve të Mi të dashur, besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, do t’ju jepen hire të veçanta nga Unë. Këto Hire, që do të hidhen mbi të gjithë ata që vuajnë në Emrin Tim të Shenjtë, do t’ju sjellin ngushëllim të jashtëzakonshëm në sprovat që shtrihen përpara.

Unë gjithashtu ju jap Hirin për t’i shpëtuar të gjithë ata shpirtra të gjorë të trazuar, të gënjyer dhe të shqetësuar të cilët më kanë shkëputur Mua nga jeta e tyre. Lutjet dhe qëndrueshmëria juaj janë gjithçka që Unë kërkoj kur i ofroni këto tek Unë në shpërblim për shpirtra të tillë. Kjo Dhuratë është e jashtëzakonshme dhe Unë e dhuroj këtë sepse shumë shpejt një rrëmujë e përmasave të mëdha do të trazohet mes të gjitha feve t
ë Krishtere, sa shumë do të më braktisin Mua.

Ashtu si ata që rekrutohen në një ushtri, gati për luftë, njerëzit do të futen në një fe të re, e maskuar si e Krishtere, të cilës ata do t’i referohen si feja e popullit – një fe që përfshin të fortin, të dobëtin dhe të gjithë mëkatarët, që ata do të thonë përshkojnë të gjitha ndarjet politike. 

Shumë do të besojnë se janë duke mbështetur të vetët por ata do të më braktisin Mua. Udha për këtë mashtrim të madh tani është shtruar dhe liderat në fenë e re janë caktuar. Në heshtje, të zellshëm dhe të vendosur, ata e kanë mbjellë farën në shumë vënde disa kohë më parë dhe së shpejti rezultatet do të shihen.

Feja e re do të duket kaq mëshiruese. Feja e re për të gjithë njerëzit do të tërheqi besimet jo t
ë Krishtere dhe çdo gënjeshtër bindëse do të parashtrohet për të mbrojtur këtë lëvizje. Ligjet e Hyjit do të shpërfillen plotësisht dhe çdo përpjekje për të justifikuar këtë metodë të re të ungjillizimit global do të bëhet. 

Fjalimet e paraqitura nga ata në Kishënn Time, për të mbrojtur ndryshimet, që do të duhen për të futur pjesën e parë të kësaj pseudo-doktrine të re, do të ketë një fallcitet dallues. Fjalët e përdorura për të përshkruar Mësimet e Mia nuk do të jenë të njohura për t
ë Krishterët që me të vërtetë më duan Mua. Gjuha e përdorur, kur më referohet Mua, do të jetë degraduese dhe fyese ndaj Hyjnisë Sime. 

Unë i njoh të Mitë dhe ata më njohin Mua. Unë i njoh armiqtë e Mi dhe ata do të thonë se më njohin Mua, tek kushdo që i dëgjon ata. Kur armiqtë e Mi, që thonë se janë nga Unë, që flasin me nënçmim për Mua, që tregojnë fare pak respekt për Fjalën Time apo që përpiqen ta ri-quajnë atë, bëni kujdes. Sepse madje dhe armiku Im më dinak do ta pengoj veten sepse gjithçka që vjen nga kundërshtari Im gjithmonë do të ngatërroj. Çdo gjë që vjen nga Hyji, dhe ku Shpirti I Shenjtë është i pranishëm, kurrë nuk do të më vër Mua, Jezu Krishtin, në lojë në asnjë mënyrë.

Kur të dëshmoni rrëmujë në Kishën Time dhe të shikoni një doktrinë të re, e cila nderon nevojat dhe dëshirat e njeriut, atëherë asgjë që ajo jep nuk është e drejtë. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të jeni të shqetësuar, të frikësuar dhe të mbushur me dëshpërim. Është për shkak të këtyre gjërave që do të vijnë që Unë ju jap atyre prej jush që me të vërtetë më duan Mua, Hiret për të më ndihmuar Mua të shpëtoj fëmijët e Hyjit nga kjo paturpësi e madhe, që së shpejti do ta nxjerri kokën e vet të shëmtuar.

Pranojini Dhuratat e Mia; Premtimin Tim për t’ju ndihmuar dhe për t’ju udhëzuar, të cilat Unë ju sjell tani. Fjala Ime i është dhënë njerëzimit kohë më parë. Fjala nuk është e re. Njeriu që i shton asaj dhe e ndryshon atë do të vuaj së tepërmi. Kjo është parathënë në Biblën e Shenjtë dhe tani kjo është pikërisht çfarë do të ndodhi. Kundërshtari Im do të ndërhyj tek Fjala Ime dhe bota do t’i gëlltisi gënjeshtrat, të cilat do të dalin si pasojë e saj.

Jezusi juaj

Sunday 21 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Unë u dërgova si lajmëtare e Tij përgjatë gjithë epokave

E Martë, 9 Dhjetor 2014, në 17:00

Bija ime e dashur, unë jam Virgjëra e Papërlyme Mari, Nëna e Hyjit, dhe unë vij për t’ju zbuluar juve qëllimin e Misionit tim në Tokë.

Unë jam shërbëtorja e Zotit dhe unë u caktova nga Ati im qiellor për të sjellë Birin e Tij, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e Botës. Ashtu si unë u thirra për të përmbushur Vullnetin e Tij Më Të Shenjtë, përmes lindjes së Birit të Tij të Vetëm, I Cili u dërgua për t’i dhënë Jetën e Përjetshme të gjithë fëmijëve e Tij, mua më është dhënë roli i lajmëtares së Tij përgjatë gjithë epokave. 

Unë u dërgova si lajmëtare e Tij për të shfaqur misteret e Mbretërisë së Tij Qiellore dhe gjatë gjithë kohës, unë erdha në Emrin e Tij të Shenjtë për t’i dhënë botës mesazhet e rëndësishme. Unë nuk erdha me të drejtën time sepse mua kurrë nuk do të më ishte dhënë ky autoritet. Unë erdha në Emër të Hyjit, si shërbëtorja e Tij besnike, për Lavdinë e Hyjit, që Ai të mund t’i thërriste shpirtrat në Mëshirën e Tij Hyjnore. Tani unë vij përsëri në këtë, Mision final të autorizuar nga Trinia e Bekuar Më e Shenjtë në shpëtimin e shpirtrave.

Unë luajta një rol të rëndësishëm në Ardhjen e Mesias herën e parë dhe unë vij, më në fund, si lajmëtarja e Tij e shenjtë në këto ditët e fundit para se Ai, Biri im, të shfaqet në Ardhjen e Tij të Dytë.

Gjatë gjithë kohëve, kur unë u shfaqa në tokë, një shenjë i jepej botës. Në shumë raste, unë zbuloja profeci të rëndësishme përmes Dhuratës së komunikimit të brëndshëm por, në disa raste, nuk thuhej asnjë fare. 
Përkundrazi, një shenjë jepej dhe ata të bekuar me dije e kuptonin se çfarë ishte që Hyji donte që fëmijët e Tij ta dinin. Është për arsye të Bujarisë së Tij të madhe që Ai i autorizoi këto Ndërhyrje Hyjnore sepse Dëshira e Tij e vetme ishte për të shpëtuar shpirtrat. 

Ati im I Përjetshëm, I Cili i krijoi të gjitha gjërat nga asgjë, ndërhyn vetëm kur Ai dëshiron t’i shpëtoj fëmijët e Tij nga mashtrimet, që janë të mbjella në zemrat e tyre. Është kur i ligu krijon trazira që Hyji gjithmonë ndërhyn për t’i hapur zemrat e fëmijve të Tij ndaj Dashurisë së Madhe që Ai ka për secilin prej tyre. Pranojeni këtë Mision, fëmijë të dashur, me mirësi dhe falenderojeni Hyjin për Mëshirën e Tij të Madhe, pa të cilën shumë shpirtra do të ishin të humbur.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Saturday 20 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Biri im ma ka akorduar mua fuqinë për t’ja shtypur kokën gjarpërit

E Hënë, 8 Dhjetor 2014, në 17:30

Bijtë e mi të dashur, kur të dëgjoni zëra për luftra të reja në vëndet më të papritura, ju duhet të jeni të vetëdijshëm se profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës janë afër.

Kur rregulli natyror i tokës dhe sjellja e rracës njerëzore të çoroditen, në të katër skajet e botës, atëherë kjo do të jetë koha të pregatiteni. Të gjitha këto gjëra duhet të ndodhin në fortesën finale kundër gjithçkaje që është djallëzore, e cila krijohet nga infektimi i keq i të ligut.

Njeriu do të kthehet kundër njeriut, njerëzit do ta trajtojnë njëri tjetrin me egërsi, pa asnjë pikë keqardhje, dhe secili do ta thyej besimin e tjetrit. Të tilla janë pasojat kur dashuria, që vjen nga Hyji, venitet në zemrat e njerëzimit. Madje edhe ata që besojnë në Birin Tim do të kthehen kundër Mësimeve të Tij. Ata më pranë Atij, edhe pse e duan Atë, do ta tradhëtojnë Atë. Ata që e përfaqësojnë Atë do ta dorëzojnë Atë tek Armiqtë e Tij ashtu si bëri Judas.

Ka fare pak mjaft të forë për t’u ngritur dhe për të shpallur të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë të Hyjit. Njeriu është i dobët dhe është për shkak të mëkatit që ai nuk mund të bëhet i plotë. Deri kur mëkati të jetë zhdukur, shumë dhimbje do të durohet deri kur Biri im të vij përsëri. 

Deri atëherë, lutja është arma juaj e vetme kundër fuqisë së Satanit. Lusni, n
ë veçanti, Rruzaren time më të Shenjtë çdo ditë, sepse ajo e ka fuqinë ta dobësoj forcën e Satanit dhe të gjithë atyre që ai drejton në betejën finale kundër Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij në tokë. 

Unë ju them tani se unë, Nëna juaj e dashur, Virgjëra e Papërlyme Mari, Nëna e Hyjit, ju paraqes juve një dhuratë të veçantë sot. Mua më është dhënë hiri për t’u bërë mbrojtësja e njerëzimit. Në mbrojtjen time ju duhet të vraponi në kohë mundimesh. Unë do të mbroj secilin prej jush që më thërret mua kundër ligësisë së djallit. Nën mbrojtjen time do t’ju jepet ndihmë nga sulmet që ai do të kryej mbi çdo t
ë Krishterë që përpiqet të qëndroj besnik ndaj Birit tim në sprovat, që shtrihen përpara jush. 

Biri im ma ka akorduar mua fuqinë për t’ja shtypur kokën gjarpërit që të mund t’ju sjelli më pranë Atij. Pranojeni mbrojtjen time dhe unë do t’i përgjigjem të gjithëve që më kërkojnë mua t’i ndihmoj.

Detyra ime është ndaj Hyjit dhe besnikëria ime është ndaj Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, që ju do të gjithëve ju kaq shumë. Nuk ka asgjë që unë nuk do të bëj për Birin tim dhe nuk ka asgjë që Ai nuk do të bëj për t’ju sjellë çlirimin nga dhimbja dhe vuajtja.

Ju faleminderit bij të dashur për dashurinë që ju më tregoni mua por dijeni se unë e marr dashurinë, të cilën ju ma jepni mua, dhe ja dhuroj atë Birit tim për Lavdinë e Hyjit.

Unë mbetem një shërbëtore e përulur e Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Hyji Atë: Pa Mua nuk do të kishte asgjë. As univers. As dashuri. As jetë

E Dielë, 7 Dhjetor 2014, në 16:30

Bija Ime më e dashur, le të mos harroj asnjë prej jush se Kush Unë Jam. Jam Unë, Ati juaj i dashur, Krijuesi i gjithçkaje që ishte në fillim dhe Ai i fundit. Të gjitha gjërat vijnë prej Meje dhe çdo njeri do të përkulet para Meje nëse ai nuk dëshiron të flaket nga Hierarkia Ime Qiellore.

Ju, bijtë e Mi të dashur, jeni gjithçka që Zemra Ime e dëshiron dhe çdo betejë mbi tokë, që ju dëshmoni është për shpëtimin e shpirtrave tuaj. Gjithçka që është e keqe është shkaktuar prej Kundërshtarit Tim, mbreti i gënjeshtrave, joshësi, akuzuesi, armiku Im më i madh dhe i fëmijve të Mi. Ai që është kundër Meje është kundër jush. Gjithçka që më jep Lavdi Mua, i jep lavdi gjithçkaje që është e Imja. Kjo përfshin Birin Tim të vetëm dhe ju, bijtë e Mi të dashur.

Njeriu që i persekuton fëmijët e Mi nuk vjen nga Unë. Për çdo vuajtje, dhimbje dhe izolim, që ata prej jush që jeni më të afert me Mua do t’ju duhet të duroni, dijeni se kjo shkaktohet nga Satani dhe nga hierarkia e ëngjëve të tij të rënë. Dëshira e tyre më e madhe është që t’ju largoj nga Unë dhe për shkak të kësaj ju do të vuani.

Për arsyen se Unë nuk e marr mbrapsh çfarë Unë e jap, vullneti juaj i lirë, do të jetë triumfi juaj ose rënia juaj, varet nga cila udhë ju zgjidhni. Kjo do të thotë se nëse ju ma ofroni Mua vullnetin tuaj të lirë, për të mirën e shpirtit tuaj dhe shpirtrave të tjerë, ju mund dhe do ta mposhtni armikun tuaj më të madh, djallin. Por nëse ju e lejoni djallin ta infiltroj shpirtin tuaj, ju do t’i prisni të gjitha lidhjet me Mua, sipas vullnetit tuaj të lirë.

Unë nuk mund të ndërhyj me vullnetin tuaj të lirë sepse kjo do të thoshte që Unë do ta kisha thyer Premtimin Tim. Unë nuk mund t’ju detyroj ju të zgjidhni. Unë vetëm mund t’ju tregoj udhën, rrugën, drejt shpëtimit të përjetshëm. Pastaj ju duhet të vendosni se cila është ajo që doni. Të gjitha Dhuratat e Hierarkisë Sime Qiellore ju janë dhënë juve falas, nëse vendosni se kjo është jeta që ju dëshironi. Ju lutem, për të mirën tuaj, mos më braktisni Mua për madhështinë dhe vezullimet që janë vendosur para jush përmes tundimeve të djajve.

Shumë prej jush jeni të pasigurtë për Mua apo Kush Unë Jam sepse Satani, përmes fuqive që ka marrë, ju verbon ju ndaj Ekzistencës Sime. Ai do t’ju sulmoj haptazi me çdo lloj llogjike njerëzore dhe intelekt për ta mohuar Hyjninë Time. Unë do të diskutohem haptazi me përbuzje por si frikacak dinak që Satani është, do të thotë se ai kurrë nuk do ta zbuloj veten, sepse kjo do ta dëmtonte qëllimin e tij. Për aq kohë sa ju nuk besoni në ekzistencën e djallit, atëherë nuk ka të ngjarë që ju të besoni tek Unë. Por Unë ju paralajmëroj. Besoni çfarë të doni për Mua por mos e mohoni ekzistencën e djallit, sepse është përreth jush. Mohojeni të ligun dhe ju do të më mohoni Mua, sepse i ligu është e kundërta e gjithçkaje që Unë përfaqësoj. Unë Jam Dashuri. Dashuria është e Imja. Ata që duan mund të mos më pranojnë Mua por, pa Mua, nuk do të ketë asgjë. As univers. As dashuri. As jetë.

Mos bëni gabimin të zgjidhni burimin e ligësisë mbi Hyjninë Time. Dita do të agoj së shpejti kur ju ta kuptoni gjithçka që Unë ju tregoj. Kur perdja të hiqet nga sytë tuaj ju duhet të vraponi tek Unë. Unë do të jem duke ju pritur për t’ju përqafuar në Strehën Time dhe që nga ai moment Unë do t’ju fshih lotët, do ta zhduk gjithë vuajtjen dhe do t’ju sjell në Dritën e Mbretërisë Sime përjetësisht.

Unë ju dua fëmijë të dashur. Unë pres me dëshirë për ditën kur ju të ktheheni në Pushtimin Tim Qiellor.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti


Nëse ju mbështesni praktikat e epokës së re ju më mohoni Mua

E Shtunë, 6 Dhjetor 2014, në 14:20

Bija Ime fort e dashur, si ata që nuk e pranojnë Ekzistencën Time, apo Hyjninë e Atit Tim të Përjetshëm, janë kaq të vullnetshëm të mbështesin zotat e rremë të gjithë prej krijimit t
ë vetë atyre. 

Kur Prania Ime të ndjehet nga shpirtrat që e refuzojnë Ekzistencën Time, ata e ndjejnë të nevojshme të kundërpërgjigjen pa u penduar. Ata do ta përqeshin, do ta tallin dhe do ta vënë në lojë Praninë Time, nëse kjo është në Kishën Time, në libra; tek Fjala apo kur Unë Jam i Pranishëm në shpirtra të tjerë. Prania e Hyjit është e Gjithpushtetshme dhe ajo ndjehet në mënyra nga më të dhimbshmet prej atyre shpirtrave që janë në errësirë. Prandaj dhe ata reagojnë me kaq vrer sa herë që Unë përmëndem. Këta njerëz kanë një urrejte të ngulitur thellë për Mua dhe ata nuk arrijnë të shikojnë se si dikush mund ta urrej Dikë, që në sytë e tyre, nuk ekzison.

Unë i paralajmëroj ata që mbështesin spiritualizmin e rremë dhe që adhurojnë apo fiksohen pas gjithçkaje që nuk vjen prej Meje. Nëse ju i hapni shpirtrat tuaj ndaj çdo bote shpirtërore, jo prej Krijes
ës Sime, ju do t’i hapni dyert djajve, që me dinakëri do t’ju joshin drejt botës së tyre të errët. 

Çfarëdo lloj paqe që ju besoni se do të merrni nga praktikat e epokës së re do të jenë jetë-shkurtër. Dhe ndërsa ju kërkoni më shumë, më pas do të futeni në një gjëndje ku ndërgjegja juaj do të kontrollohet nga ata armiq të Hyjit, deri kur ju jeni të paaftë ta çlironi veten nga kontrolli i tyre. Ju kurrë nuk do të gjeni paqe kur adhuroni zotat e rremë.

Bota është e infiltruar me doktrina, zota dhe fe të rreme. Ka vetëm një Hyj të Vërtetë dhe ju mund të vini tek Ai vetëm duke e pranuar Sakrificën e Madhe që Ai bëri kur Ai më dërgoi Mua, Birin e Tij të vetëm të Dashur, për t’ju sjellë shpëtimin nga kurthet e të ligut.

Ata që më njohin Mua, por që përfshihen në doktrina të tjera, ta dinë këtë. Nëse ju mbështesni praktika të epokës së re, ju më mohoni Mua. Nëse Kisha Ime i pranon besimet e tjera, që nuk janë prej Meje, atëherë ata më tradhëtojnë Mua.

Koha kur të festohet lindja Ime, duke treguar besnikëri ndaj feve të tjera, që nuk janë prej Meje, do të jetë një nga tradhëtitë më të mëdha ndaj të Vërtetës.

Jezusi juaj


Friday 19 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Hyji krijoi një rregull të natyrshëm për njerëzimin

E Premte, 5 Dhjetor 2014, në 21:50

Bijtë e mi të dashur, Hyji e krijoi universin në gjithë përsosmërinë e vet. Pasi kjo vjen prej Hyjit, gjithçka ka një rregull të saktë dhe të natyrshëm sipas Vullnetit të Shenjtë të Hyjit.

Ligjet e njeriut dhe ligjet e natyrës u krijuan nga Ai I Cili është mbi të gjitha gjërat. Prandaj të gjitha gjërat që duhet të jenë, duhet të qëndrojnë ashtu si janë. Hyji krijoi një rregull të natyrshëm për njerëzimin; një vënd për të jetuar; ushqim për të ngrënë dhe Dhuratën e vullnetit të lirë. Gjithçka që është e natyrshme vjen prej Hyjit. Hyjii e krijoi këtë rregull me qëllim që njeriu të mund të mbijetonte. Kur rregulli i natyrshëm i universit – ushqimin që ju hani, ujin që ju pini dhe riprodhimin e natyrshëm të racës njerëzore – 
është ndërhyrë prej njeriut, atëherë i gjithë ndëshkimi do t’i përkasi Hyjit.

Sa shumë kanë provuar të ndryshojnë rregullin e botës, që u krijua prej Hyjit për racën njerëzore. Ata do të vuajnë për këtë, sepse Hyji do t’i braktisi ata që e kanë shkëmbyer të Vërtetën e Krijimit të Tij me fallcitete. Nëse njeriu vazhdon t’i shërbej interesave të tij vetjake, atëherë Hyji do ta lër atë të degradohet duke e lejuar at
ë të shkëmbej gjithçka që është e natyrshme me gjithçka që është e panatyrshme.

Është për shkak të influencës së Satanit që njeriu i ka ndryshuar Ligjet e Hyjit dhe kjo do të sjelli shkatërrim. Gjithçka, që vjen prej Hyjit, nuk konsiderohet të jetë mjaft e mirë dhe njeriu do të përpiqet t’i ndryshoj rregullat e natyrës për t’ju përshtatur joshjeve të tij mëkatare. Ai do të shkoj deri aty sa të provoj të mohoj Krijimin e universit duke bërë deklarata të rreme për origjinën e tij. G
jithçka filloi me Hyjin dhe gjithçka do të përfundoj me Hyjin. Të gjitha gjërat e mira do të marrin fund për njeriun që ngrihet në rebelim kundër Zotit. Kur Ligjet e Krijimit janë manipuluar, një ndëshkim i madh do të dëshmohet mbi tokë. Ndërsa Hyji është i Duruar, Ai kurrë nuk do ta lejoj njeriun të diktoj se si Ai e drejton Mbretërinë e Tij.

Kur njeriu degradohet në nivele kaq të ulëta dhe nuk e respekton më jetën; trupin e njeriut; vëllezrit dhe motrat e tij apo Ligjet e Hyjit, stuhi të fuqishme do të dalin, në numër të madh, me javë të tëra. Oshëtima e këtyre stuhive do të ndjehet në shumë vënde. Kur ju t’i dëshmoni këto, dijeni se Zemërimi i Hyjit do të ket
ë rënë dhe se njeriu është duke u ndëshkuar për blasfemitë e mëdha që ai ka kryer kundër Krijuesit të tij.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit

Thursday 18 December 2014

Prania Ime do ta shkundi tokën dhe dheu do të dridhet

E Enjte, 4 Dhjetor 2014, në 22:55

Bija Ime fort e dashur, kur të vij koha për Ardhjen Time të Dytë, një tingull i fortë do të dëgjohet si një oshëtimë e bubullimës dhe qielli do të hapet sikur një perde e madhe të jetë ngritur. Unë do të shfaqem në një dritë të madhe të bardhë, më të shndritshme se dielli, dhe shumë njerëz do të verbohen nga kjo Dritë e Madhe, e cila do të më rrethoj Mua. Sa më i pastër të jetë shpirti, aq më i pastër do të jetë shikimi i tyre, dhe ata do të gëzojnë kur ta shikojnë Fytyrën Time.

Prania Ime do ta shkundi tokën dhe dheu do të dridhet. Pastaj do të jetë një heshtje e madhe dhe Zëri Im do të tingëlloj ndërsa Unë deklaroj se jam Unë, Jezu Krishti. Do të ketë gëzim të madh nga ana e atyre që Unë do t’i thërras – ata që do të jenë të bekuar me Mëshirën Time të Madhe. Por, mes dashurisë dhe gëzimit, do të ketë gjithashtu dëshpërim dhe frikë. Ata që nuk kanë asgjë veç urrejtje për Mua do të bien në gjunjë, duke rënkuar nga dhimbja dhe duke goditur të zemëruar dhe të frikësuar sa t
ë më shohin Mua.

Ata që do të afrohen tek Unë në atë Ditë dhe do të më luten Mua t’i marr në Krahët e Mi të Mëshirshëm, do të shpëtohen. Unë do të arrij tek të përulurit, të humburit si dhe ata që do të jenë tepër të dobët të më kërkojnë Mua. 

Ata vetëm duhet të përshpërisin këto fjalë ‘Jezus m’i fal mëkatet e mia’ dhe Unë do t’i rrëmbej ata dhe do t’i çoj në Mbretërinë Time të Lavdishme. 

Të gjithë ata prej jush që e kanë frikë Ditën e Madhe të Ardhjes Sime të Dytë dijeni se, nëse ju më doni Mua, kjo Ditë do t’ju sjelli gëzimin më të madh. Nëse ju nuk më njihni Mua, dhe kur të më shikoni Mua në atë Ditë, ju do të vini tek Unë dhe do t’i hapni krahët për të më përshëndetur Mua. 

Do të jenë vetëm ata që më urrejnë Mua, të cilët do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës. Unë ju kërkoj të besoni tek Unë për t’ju dhënë paqen, sepse kurrë nuk do të ishte qëllimi Im për t’ju frikësuar, se Unë Jam një Zot i dashurisë së pafund. Ata prej jush që e pranojnë Dhuratën Time të Madhe të Jetës së Përjetshme, nuk keni pse të keni frikë aspak dhe Unë do t’ju udhëzoj pëgjatë kësaj udhe deri në Ditën e Madhe.

Fjalët e Mia mund të jenë të ashpra; e Vërteta mund të jetë shumë e vështirë për t’u pranuar; por e tillë është gjëndja e botës, e shkaktuar nga ligësia e mëkatit, se po të mos ju paralajmëroja Unë për këtë Ditë, atëherë ju nuk do të ishit të pregatitur. Është për shkak të Satanit që dhimbja e mëkatit shkakton mosmarrveshje, hidhërim dhe vuajtje në botë, por së shpejti Unë do t’i jap fund gjithë mëkatit.

Jezusi juaj

Wednesday 17 December 2014

Çdo njeri përmban tiparet e Atit Tim

E Martë, 2 Dhjetor 2014, në 23:10

Bija Ime fort e dashur, pavarësisht nga ditët e errëta, që shtrihen përpara, ndërsa bota humbet në mëkat, dhe kur Unë do të refuzohem se nuk jam më i përshtatshëm, Unë Jam një Zot I Mëshirës së Madhe.

Unë ju kujtoj se Unë fal lehtë dhe Un
ë e dua këdo me çdo pjesë të Qënies Sime, edhe pse shumë më mundojnë Mua me indiferencën dhe urrejtjen e tyre për Mua. Unë e pranoj faktin se Unë nuk Jam dashur ashtu si isha dikur dhe se besimi i njerëzve të Mi është ftohur sepse kjo është parathënë. 

Detyra Ime tani është që ta çliroj njeriun nga skllavëria e ushtruar mbi të nga Satani, përmes tundimit. Për aq kohë sa njeriu nuk beson tek Satani – mallkimi më i madh me të cilën do të përballet njerëzimi – ai nuk do ta pranoj Mirësinë Time, Dashurinë Time apo Ekzistencën Time.

Është e vështirë për të gjithë ju që më njihni Mua të mbeteni n
ë gjëndjen e hirit. Mendoni se sa të humbur janë ata shpirtra, që nuk më kushtojnë Mua aspak vëmëndje; ata që më njohin se Kush Unë Jam, por që nuk më japin Mua aspak nga koha e tyre; të njëjtë shpirtra që ju ishin dhënë Sakramentet dhe e Vërteta por që hoqën dorë nga e drejta e tyre për Mbretërinë Time. Shumë prej tyre adhurojnë zotat e rremë dhe e angazhojnë veten e tyre, pothuajse përditë në ndjekjen e gjërave, që nuk vijnë nga Unë. Asnjë prej këtyre njerëzve nuk më do Mua por Unë i dua ata dhe gjithmonë do t’i dua, sepse ata janë pjesë e Trupit Tim. 

Pastaj janë ata shpirtra që nuk janë besnikë ndaj Meje, të cilët më tradhëtojnë Mua dhe që janë të gatshëm të besojnë në zbulimet e reja, të cilat e vënë në pyetje Hyjninë Time. Ata, gjithashtu, e kanë lejuar dashurinë e tyre për Mua të venitet, por Unë i dua ata po aq shumë sa dua ata që më duan Mua me gjithë zemër. Unë kurrë nuk do të heq dorë së kërkuari një vënd në zemrat e tyre, duke kërkuar një moment kur ata të mund të më përgjigjen Mua, apo kur ata përfundimisht e pranojnë Mëshirën Time të Madhe.

Njeriu është krijuar në Imazhin e Hyjit. Ashtu si çdo prind, Hyji sheh Vetvetën tek të Tijët dhe kjo i sjell Atij gëzim të madh. Çdo njeri përmban tiparet e Atit Tim. Ka mirësi tek gjithsecili dhe është kjo mirësi, që ju vërteton se Hyji është i pranishëm. Gëzoni, kur të shikoni mirësi, dashuri, durim dhe vepra të mëdha bamirësie sepse të jeni të sigurtë se Prania e Hyjit punon tek shpirtrat që i shfaqin këto cilësi. 

Është kjo mirësi, brënda zemrave të mëkatarëve që do ta mposhti të ligun. Ju kurrë nuk duhet të hiqni dorë nga shpresa sepse Unë Jam përherë i mëshirshëm dhe Dhembshuria Ime është e gjithë përfshirë. 

Unë kurrë nuk do ta refuzoj ndonjë që më thërret Mua. 

Unë dëshiroj vetëm t’ju sjell atyre Dashurinë Time, Paqen Time dhe Mbretërinë Time të Lavdishme.

Lutuni, ndjekësit e Mi të dashur që Unë të mund ta ndez dashurinë brënda zemrave të atyre që janë larguar nga Unë. Unë do të luftoj deri në fundin e hidhur, që t’i mbledh të gjithë fëmijët e Hyjit dhe, në veçanti, armiqtë e Mi dhe t’ju sjell atyre shpëtimin e përjetshëm.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/12/02/every-man-possesses-traits-of-my-father-2/

Saturday 13 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Ëngjëjve të Hyjit mund t’i kërkohet të luten për ju por kurrë për t’ju dhënë fuqi

E Dielë, 30 Nëntor 2014, në 17:20

Bijtë e mi të dashur, ju kurrë nuk duhet t’i luteni ëngjëjve të Hyjit, sepse ata janë shërbëtorët e Tij dhe përpiqen vetëm për t’i dhënë Lavdi Hyjit dhe për të bërë Vullnetin e Tij më të Shenjtë. Lutja është një akt adhurimi dhe kur ju thërrisni ëngjëjt e Hyjit, brënda Hierarkisë së Tij Qiellore, gjithmonë duhet të jetë me qëllimin për t’ju kërkuar atyre të luten për ju. Nëse përpiqeni të komunikoni me Hierarkinë Qiellore të Ëngjëjve, atëherë duhet të jetë vetëm për të kërkuar ndihmën dhe udhëzimin e tyre që ju të bëni Vullnetin Më Të Shenjtë të Hyjit.

Ata prej jush që besojnë se do të marrin fuqi prej Ëngjëjve t
ë Hyjit atëherë ju e keni gabim. Fuqia e dhënë ëngjëjve mund të vij vetëm nga Hyji dhe ju kurrë nuk duhet t’i përdorni ata si zëvendësues për tu lutur tek Ai. Sa shumë shpirtra përpiqen të komunikojnë me ëngjëjt sot për arsye egoiste dhe për të fituar fuqi që nuk kanë fare të bëjnë me Hyjin. Një fiksim me ëngjëjt mund të çoj në një pakënaqësi të tmerrshme sepse kjo mund të tërheqi shpirtin djallëzor nëse nuk jeni i kujdesshëm.

Kur i thërrisni ëngjëjt e Hyjit për t’ju ndihmuar, ju gjithmonë duhet ta bekoni veten tuaj në fillim me Ujë të Bekuar dhe pastaj të kërkoni ndihmën e tyre, në emër të Jezu Krishtit. Nëse ju nuk e bëni këtë dhe përdorni ndonjë objekt, që nuk ka lidhje me Krishtërimin, kur i thërrisni ëngjëjt për ndihmë, atëherë kjo mund të ftoj shpirtin djall
ëzor në jetën tuaj. Kur kjo të ndodhi ju do ta keni pothuajse të pamundur ta hiqni atë.

Një angazhim me komunikimin me ëngjëjt mund të çoj në fillimet e kultit. Kur kjo të ndodhi, ju do të tërhiqni ata ëngjëj që janë dëbuar prej Qiellit nga Ati Im Qiellor. Tani ata enden në tokë në qindra e mijra, duke kërkuar shtëpi. Shpirtrat që e lënë veten të hapur ndaj influencës së tyre shpejt mund të ngatërrohen në një botë shpirtërore që nuk është prej Hyjit. Me të përqafuar botën e nëndheshme ju nuk do të keni paqe. Këta ëngjëj të rënë do t’ju joshin drejt një rrjet mashtrimi. Para së gjithash, ju do të keni një ndjesi shprese dhe më pas një besim se ju mund të kontrolloni të gjitha aspektet e jetës suaj, me ndihmën e ëngjëjve të tillë. Gradualisht ju gabimisht do të besoni se jeni në kontroll të plotë të vetë fatit tuaj. Çdo ide e rreme e paqes do ta mbushi mëndjen tuaj por, menjëherë pas saj ju do të ndjeni një pakënaqësi të tmerrshme.

Angazhimi me shpirtra të tillë që ju besoni të jenë ëngjëjt e Hyjit, por që nuk i përkasin Mbretërisë së Tij, do t’ju bëj të merreni me kultin, që do t’ju verboj ndaj të Vërtetës dhe do ta shkatërroj shpirtin tuaj. 

Hyji nuk i jep Ëngjëjve të Tij lejën për t’ju dhënë juve dhurata, sepse këto mund të vijnë vetëm prej Tij. Ëngjëjve të Hyjit mund t’i kërkohet të luten për ju por kurrë për t’ju dhënë të mira materiale apo fuqi shpirtërore. 

Kur ju adhuroni ëngjëjt dhe kërkoni këto gjëra ju jeni fajtor për thyerjen e Urdhërimit të Parë të Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit 





Ata që e dhanë të drejtën e tyre tek bisha, kurrë nuk do të dalin para Meje

E Shtunë, 29 Nëntor 2014, në 14:25

Bija Ime fort e dashur, është përmes të dobëtit, të pambrojturit, të vetmuarit dhe të përulurit që Unë e shfaq Hyjninë Time. Fuqia Ime i përfshin shpirtra të tillë në Vullnetin Tim Hyjnor dhe, është përmes tyre, që Unë mund të përmbush Planin Tim për shpëtimin e njerëzimit.

Kur ata që janë thirrur nga Unë, për të shpallur Fjalën Time të Shenjtë, kanë devijuar nga punët e Shenjta për shkak të mëkatit të krenarisë, ata mundohen ta shprehin Fjalën Time me një respekt të egzagjeruar për vetë intelektin e tyre njerëzor. Ata harrojnë se, të më ndjekin Mua, tashmë është caktuar dhe se është Fjala Ime e Shenjtë që duhet të dëgjohet, dhe jo zërat e tyre. Është përmes mëkatit të joshjes që ata do ta shpërfillin Fjalën Time, në përpjekjet e tyre ambicjoze për të ma kaluar Mua dhe për të kërkuar lavdi. Është përmes mëkatit të përtacisë, sepse janë dembela, që ata do të jenë fajtor për tradhëtinë finale, kur do të dështojnë të qëndrojnë besnik ndaj Meje për shkak të mungesës së besimit dhe kurajos.

Dhe prandaj do të jetë në fazën finale të Ardhjes Sime të Dytë që ata të cilët besojnë se janë më të denjë, më të kualifikuar por me plot krenari, do të pësojnë një qortim të hidhur dhe poshtë ata do të rrëzohen. Të dobëtit, të përvuajturit dhe të thjeshtët që janë konsideruar nga ndjekësit në Kishën Time të jenë me pak rëndësi, por që do të qëndrojnë pas të Vërtetës, ata që do të mbështillen nga Unë në Ditën e Madhe. Unë do t’i thërras ata dhe do t’i drejtoj nga Unë ndërsa Unë i mbledh ata në Mbretërinë Time. Ata do të derdhin lotë gëzimi.

Pastaj Unë do të mbledh ata që nuk më njohin Mua, por që do të zgjohen nga Drita Ime – shpirtrat e mirë, me zemër të artë – dhe Unë do të them ‘ejani këtu në Strehën Time’. Dhe pastaj, mëkatarët që kanë kryer vrasje të tmerrshme, por që më kërkuan Mëshirën Time, do të thirren dhe Unë do të them ‘eja, Unë të fal ty sepse ti kërkove falje’.

Dhe pastaj, ata tradhëtarët e Mi, që dikur më njihnin Mua, por që më kthyen Mua shpinën, do të vijnë por nuk do të jenë në gjëndje të më shikojnë Mua në Sy. As edhe nuk do ta kërkojnë Mëshirën Time dhe Unë do t’ju them atyre ‘largohuni nga Unë, ju nuk jeni të denjë të hyni në Mbrëtërinë Time’.

Më në fund ata që e dhanë të drejtën e tyre tek bisha, kurrë nuk do të dalin para Meje sepse do të flaken në furrën e nxehtë së bashku me ata që më humbën Mua shpirtrat e atyre në Kishën Time në tokë, të cilët i ndoqën ata verbërisht në errësirën e natës.

Atëherë gjithçka do të marri fund, për një sekondë, një fillim i ri – një botë e re në tokë ashtu si duhej të kishte qënë. Një botë pa fund.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/29/those-who-gave-away-their-birthright-to-the-beast-will-never-come-before-me-2/

Friday 12 December 2014

Emra të rinj do t’ju jepen titujve, që kanë lidhje me Mua

E Premte, 28 Nëntor 2014, në 23:50

Bija Ime fort e dashur, bota është duke u pregatitur për Ardhjen Time të Dytë, dhe janë dy grupe të ndryshme që janë përfshirë në hapjen e udhës për këtë Ditë.

Ashtu si Unë, Jezu Krishti, ju pregatis nëpërmjet Ndërhyrjes Sime, po ashtu edhe Satani e pregatit ushtrinë e tij. Shumë plane janë kryer për shumë vite nga armiqtë e Mi të cilët e dinë të Vërtetën, por që kanë zgjedhur ta shkatërrojnë Planin Tim të Shpëtimit. Shumë kanë rënë përfshi të zgjedhurit dhe në të kundërt i janë përkushtuar kultit.

Armiqtë e Mi kanë krijuar shumë plane intriguese, të cilat përfshijnë genocidin e të pafajshmëve, pa dijeninë e tyre. Ndërsa shumë vepra të liga janë duke u orkestruar kundër racës njerëzore, për shkak të lakmisë dhe një dëshire për të kontrolluar, një akt më ambicioz do të shihet kur ata përfundimisht të marrin kontrollin e Shtëpisë Sime.

Planet janë gati për ta rrëzuar Shtëpinë Time të Shenjtë n
ë gjunjë. Pregatitjet janë bërë për bishën të zër vëndin e tij. Për të siguruar që ai do të mirëpritet nga bota, një plan i detajuar, që do të preki çdo aspect të politikës globale dhe fesë, është pregatitur. Por, përpara se bisha të kurorëzohet dhe të zër vënd në fronin e tij në Kishën Time, fshehtasi do të ndodhin shumë veprime shkatërruese mbi altarët e Kishës Sime. 

Meshat e zeza do të dalin jashtë kontrolli duke i dhënë fuqi Satanit dhe hierarkisë së tij. Ata do të shkatërrojnë gjithçka që është e Shenjtë dhe do të shkojnë deri aty sa ta shkatërrojnë Krishtërimin, në çfarë do të jetë mashtrimi më i madh në historinë e Kishës Sime në tokë. Ata do ta bëjnë këtë duke pretenduar ta mbështesin Krishtërimin. Asgjë nuk do të jetë ashtu si duket dhe vetëm ata që janë të bekuar me Dhuratën e dijes, do të shikojnë me të vërtetë çfarë po ndodh.

Çdo mëkat do të gjykohet të jetë i pranueshëm. Unë, Jezu Krishti, do të mallkohem por Emri Im do të përdoret për ta justifikuar pranimin e mëkatit mortor. Djalli, përmes bashkpunëtorëve të tij besnikë, do ta kthej përmbys gjithçka që vjen nga Unë. Emra të rinj do t’i jepen titujve, që kanë lidhje me Mua, dhe ata që më përfaq
ësojnë Mua. Titujt e tyre të parë do të zëvendësohen me të rinj, të cilat do t’i tregohen botës se përfaqësojnë një metodë të re, të avancuar dhe dashamirëse të barazisë. 

Mëkatet e njeriut do të lartësohen para Syve të Mi dhe do të vendosen para Altarëve të Mi, në shenjë mosbindje. Dijeni se ata që pohojnë se vijnë nga Unë janë gënjeshtarë, nëse nuk e mbajnë Fjalën Time të Shenjtë dhe nëse refuzojnë të shpallin të Vërtetën. Ata janë mashtruesa. Unë Do të tallem, jo vetëm përmes fjalëve, veprimeve dhe ndryshimeve në Doktrinën e Shenjtë, por nga ritualet e krijuara me kujdes, të cilat do të ndodhin mbi Altarët e Mi.

Dita do të vij kur Ati Im do të ndërhyj dhe do ta ndaloj k
ëtë shkatërrimin final. Përpjekjet nga armiqtë e Mi, për të futur jetë në ceremonitë e tyre të reja pagane, do të jenë të kota. Ata do të paraqesin ngjarje të sofistikuara dhe argëtuese ‘për të adhuruar Zotin’, por asnjë e mirë nuk mund të vij prej tyre sepse Flaka e Shpirtit të Shenjtë do të mungoj. Përkundrazi, gjithçka që do të shihet do të jetë tymi i një zjarri që digjet por që nuk ndizet. Ky është tymi i Satanit dhe ai do t'i mbysi fëmijët e Hyjit.