Bija Ime e
dashur, ngado që Zëri Im dëgjohet, në çdo vënd, dhe në çdo tempull të dedikuar
për të adhuruar Zotin, do të ketë trazira. Ndërsa shumë do të më bëjnë nderime Mua, Mësimeve
të Mia, Kishës Sime, kur ata e dëgjojnë Zërin Tim, ndërsa Ai kërkon vëmëndje
tani, ata do të mbulojnë veshët.
Zëri Im do të bier në shpirtra kokfortë dhe të
shurdhët. Zëri Im, Fjala Ime dhe Thirrja Ime do të refuzohet me zemërim dhe do
të pështyhet, ndërsa Unë Jam persekutuar për herën e fundit në Tokë. Kjo është thirrja finale për të sjellë fëmijët
e Zotit në Gjirin Tim, para Ardhjes Sime të Dytë dhe prapë, shumë njerëz, të
hutuar nga gënjeshtrat e përhapura nga djajtë, do të largohen dhe do të
refuzojnë Mëshirën Time.
Unë edhe një herë do të refuzohem nga ata që banojnë
në Shtëpinë e Zotit, priftërinjtë dhe të gjithë ata që nuk e pranojnë të Vërtetën.
Fyerja përfundimtare ndaj Emrit Tim do të shihet nga të gjithë ju së shpejti.
Ata prej jush që i mbulojnë sytë dhe ecin qorrazi, gradualisht do ta shikojnë të
Vërtetën ashtu si po ju jepet juve në këtë kohë.
Unë nuk
mund të krijoj përçarje brënda Kishës Sime, sepse atëherë Unë do të mohoja
Veten Time. Trupi Im është Kisha dhe Ajo kurrë nuk do të vdesi, por do të jenë ata
brënda saj, që do të më refuzojnë Mua. Ashtu si Unë u refuzova herën e parë,
ata do të përpiqen, këtë herë, të më shkatërrojnë Mua, para se Unë të vij të
sjell shpëtimin final të premtuar njerëzimit.
Njeriu është i dobët. Njeriu është i paditur dhe
nuk është i denjë për Mëshirën Time. Njeriu është kokfortë. Njeriut ju dha e Vërteta
gjatë Kohës Sime në tokë, por prapë nuk e kupton Premtimin Tim. Kthimi Im, në
Ardhjen e Dytë do të përshpejtohet prej refuzimit të profetes Sime të fundit. Profetja
e cila është dërguar për t’ju dhënë Fjalën e fundit të Zotit për të pregatitur
shpirtrat tuaj, do të vuaj rëndë. Jam Unë, Jezu Krishti, që ju fyeni kur e
tallni Fjalën Time të Shenjtë e dhënë profetes së Zotit. Është Fjala e Zotit, që
po jepet për t’ju pregatitur për betejën me antikrishtin, që ju refuzoni. Duke
bërë kështu, ju shkatërroni shpirtra. Ju i pengoni këta shpirtra të hyjnë në
Parajsën Time.
Ata që thonë gjëra të këqija për Mesazhet e Mia nuk mund ta justifikojnë
pakënaqësinë e tyre, zemërimin apo llogjikën e tyre, sepse ata janë të mbushur
me gabime, që dalin prej mëkatit të krenarisë. Së shpejti e Vërteta do
të jetë e vështirë të dallohet nga gënjeshtrat e organizatës për një botë të
re, e cila do të fusi fenë pagane për një botë të re.
Nëse ju nuk më dëgjoni Mua tani, ju do të
detyroheni të pranoni këtë zëvendësim djallëzor. Ajo do të zbukurohet me një
pamje të jashtme vezulluese dhe të artë. Ajo do të lërë përshtypje madje edhe
tek ata më të devotshmit mes jush dhe do ta shtrëmbëroj besnikërinë tuaj ndaj
Meje dhe do të admirohet nga të gjithë. Kjo është feja që do të konvertoj
ateistët të besojnë në një gënjeshtër të madhe. Paqje nuk do të ketë tek ata që
e ndjekin këtë paturpësi pagane. Frika dhe urrejtja për njëri tjetrin do të
shfaqet, ku vëllai do të luftoj vëllain dhe ku rraca njerëzore do të ndahet më
dysh. Njëra gjysëm do të pranojë të vërtetën e shtrëmbëruar të kësaj feje për
një botë të re, e cila do të kryesohet nga shumë kisha, shumë besime, si dhe një
pjesë e madhe e Kishës Katolike. Gjysma tjetër do të përbëhet nga ata që me të
vërtetë më duan Mua dhe që do të mbeten besnikë ndaj të Vërtetës.
Kur ju nuk e pranoni të Vërtetën - të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë
– ju do të jetoni një gënjeshtër. Ju nuk do të keni aspak dashuri për Mua të
mbetur në shpirtin tuaj nëse ju pranoni gënjeshtrat që do t’ju ushqehen.
Dhe ndërsa
Fjala Ime mund t’ju duket si herezi sot, ashtu si ishte gjatë kohës Sime në Tokë,
shumë nga ju do t’i rrëmbejnë këto Mesazhe kur të jeni të uritur për të Vërtetën,
kur antikrishti të kontrolloj vëndet tuaja. Ju do të zvarriteni barkas dhe do të më thërrisni
Mua duke bërtitur. Ju, që blasfemuat kundër Meje, do të doni ta prisni gjuhën,
sepse ju do ta kuptoni atëherë se si fjalët tuaja më kanë fyer Mua. Unë e pres
këtë ditë me durim, por nëse ju qëndroni para Meje dhe më pengoni Mua të arrij
shpirtrat, Unë do t’ju hedh poshtë. Nëse vazhdoni të blasfemoni kundër Meje,
duke i deklaruar Mesazhet e Mia të jenë vepër e djallit, atëherë ju kurrë nuk
do të faleni. Sepse ky është mëkati më i madh kundër Zotit.
Mbajeni mënd
se Unë vij tek fëmijët e Zotit këtë herë të fundit me qëllim që të përmbush Besëlidhjen
e Atit Tim. Vullneti I Tij, tani mund të bëhet në Tokë ashtu si është në Qiell. As edhe
një mes jush nuk mund ta ndaloj këtë të ndodhi. As edhe një mes jush, edhe pse
disa prej jush më urrejnë Mua, nuk mund ta pengojnë Ardhjen Time të Dytë. Ata që
bërtasin tek Fjala Ime në zemërim dhe deklarojnë se ajo vjen nga Satani do të
banojnë me bishën përjetësisht.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: